Mesazhi.com: “Siri, disa të vdekur nga sulmi i forcave të regjimit” plus 8 more |
- Siri, disa të vdekur nga sulmi i forcave të regjimit
- Po vjen “Swexit”, Suedia në gjurmët e Britanisë
- E pakuptimtë heshtja e Shtetit përballë zgjedhjeve të Serbisë
- Votimet në Kosovë për zgjedhjet presidenciale serbe, OSBE-ja i cilëson të qeta
- Sherifi: Thaçi ra në kurthin që ua ngriti të tjerëve
- 200 të vdekur nga përmbytjet në kolumbi
- Serbia sot voton për presidentin e ri
- Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës nuk është çështje e KFOR-it
- Serbët në veri votojnë për liderët në Serbi
| Siri, disa të vdekur nga sulmi i forcave të regjimit Posted: 02 Apr 2017 10:27 AM PDT Të paktën tre persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në sulmet e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në vendin Jisr es Sugur në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA). Burimet lokale thanë se njësitet e Asadit nga ajri dhe nga toka kanë sulmuar disa fshatra të Idlibit të cilat janë të kontrolluara nga opozita. Shumë shtëpi në fshatrat On-Nacije dhe El-Gasaniye, që gjenden pranë kufirit me Turqinë, janë shkatërruar, ndërkohë që për të plagosurit thuhet se janë shtruar në spital. Sulmet akoma vazhdojnë herë pas here. The post Siri, disa të vdekur nga sulmi i forcave të regjimit appeared first on Mesazhi.com. |
| Po vjen “Swexit”, Suedia në gjurmët e Britanisë Posted: 02 Apr 2017 10:26 AM PDT Suedia është gati të ndjekë shembullin e Britanisë dhe të largohet nga BE deri në fund të kësaj dekade, kjo si pasojë e pakënaqësive të mëdha për drejtimin që po ndjek projekti evropian, thotë një deputet euroskeptik për mediat britanike, transmeton Top Channel. Peter Lundgren, nga partia e djathtë demokratët suedezë tha se forcat anti-BE po shtohen në Stokholm dhe parashikon se do të ketë një referendum të stilit të Brexit-it për vendin e Suedisë në bllok, brenda pak vitesh. Partia e tij, kryeson aktualisht në sondazhet e opinionit publik dhe planifikon të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të Suedisë para se të shkojë drejt një vote publike, nëse do të marrë pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Ai thotë se shumë zgjedhës në vendin skandinav, që i ka rezistuar apeleve për t'iu bashkuar euros, janë të alarmuar nga drejtimi që ka marrë BE dhe duan të shkëputen. Një sondazh i kryer në janar tregonte se 39 për qind e suedezëve janë aktualisht në favor të daljes nga blloku, numër ky pothuajse i barabartë me britanikët që kanë mbështetur Brexit-in para se David Cameron të shpallte referendumin. Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi, që do të mbahen në ose para 9 shtatorit të vitit të ardhshëm, do të jenë kështu një test i rëndësishëm për bashkimin evropian, që po përballet me një rritje frenetike të forcave populiste. The post Po vjen "Swexit", Suedia në gjurmët e Britanisë appeared first on Mesazhi.com. |
| E pakuptimtë heshtja e Shtetit përballë zgjedhjeve të Serbisë Posted: 02 Apr 2017 07:12 AM PDT Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri ka thënë se heshtja e institucioneve kosovare karshi mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e zhvlerëson shtetësinë e Kosovës. "Votimi i lirë për president të Serbisë në Republikën e Kosovës, pa leje dhe pa dakordim e zhvlerëson shumë shtetësinë tonë. Mos reagimi, heshtja dhe në njëfarë forme pranimi i këtij realiteti për mua është i pakuptimt", ka shkruar Tahiri. Sipas tij. kjo qasje vërteton se serbët e Kosovës janë peng i politikave të verbëra dhe mendësisë primitive të politikës së Beogradit "Me këtë qasje të Beogradit zyrtar rruga drejt normalizimit dhe fqinjësisë së mirë do të jetë e gjatë", ka cilësuar drejtori i Institutit për Qererisje Lokale në Kosovë, Besnik Tahiri. The post E pakuptimtë heshtja e Shtetit përballë zgjedhjeve të Serbisë appeared first on Mesazhi.com. |
| Votimet në Kosovë për zgjedhjet presidenciale serbe, OSBE-ja i cilëson të qeta Posted: 02 Apr 2017 07:09 AM PDT Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori norvegjez, Jan Braathu, ka qëndruar të dielën në pjesën veriore të Mitrovicës, ku ka vizituar një qendër të grumbullimit të votave, në kuadër të procesit të zgjedhjeve presidenciale serbe. Braathu, pas vizitës, e ka cilësuar procesin si të rregullt dhe pa probleme. “Kam ardhur që të shoh se si janë duke shkuar gjërat, dhe nga ajo që pashë, gjithçka është në rregull dhe normale. Situata është e qetë, njerëzit po vijnë dhe kjo është mirë. Ne po shohim shumë njerëz që po vijnë dhe po kryejnë obligimin dhe të drejtën e tyre dhe nëse gjërat shkojnë kështu, ne do të jemi të lumtur”, tha Braathu. Ai tha se misioni do ta kryejë këtë proces në bazë të marrëveshjeve me institucionet e Prishtinës. Në bazë të njoftimeve të misionit të OSBE-së në Kosovë deri në orën 14është shënuar një pjesëmarrje prej 20.24 për qind e qytetarëve serbë me të drejtë vote. Qytetarët serbë që kanë votuar në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, megjithatë kanë shprehur dyshimet e tyre se zgjedhjet mund të sjellin ndonjë ndryshim. “Nuk di a do të ketë ndryshim drastike. Nuk do të mund të ndodhin ndryshime të mëdha. Vetë fushata elektorale ka treguar sa a mund dikush nga Beogradi të ndikojë në Prishtinë”, tha Goran Markoviq nga Mitrovica e Veriut. Zgjedhjet presidenciale serbe po zhvillohen në territorin e Kosovës sipas një marrëveshjeje të arritur me misionin e OSBE-së dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Një ditë para zgjedhjeve, kryeministri Isa Mustafa tha se " po vazhdon praktika e mëhershme e votimeve për qytetarët me dy shtetësi". Qendrat e grumbullimit, siç i ka cilësuar OSBE-ja, janë hapur përveç Mitrovicës veriore, edhe në Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë. Autoritetet e sigurisë në veri të Kosovës, thanë se gjendja është e qetë dhe pa probleme. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se deri më tash policia nuk ka informata për ndonjë incident. “Në këtë aspekt, situata e sigurisë mund tëthemi se është e qetë, marrë parasysh faktin se nuk kemi asnjë incident të raportuar gjatë ditës sot”, ka deklaruar Hoti. Mbi 6 milionë e gjysmë qytetarë me të drejtë vote në Serbi zgjedhin, të dielën, presidentin e ri nga 11 kandidatë sa janë regjistruar për garën presidenciale. Presidenti serb zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Serbisë. Mandati i presidentit aktual serb, Tomislav Nikoliq, përfundon më 31 maj. Zgjedhjet paraprake presidenciale janë mbajtur më 2012 kur Nikoliq fitoi garën përballë kandidatit të demokratëve Boris Tadiq. Zgjedhjet presidenciale serbe në territorin e Kosovës kanë shkaktuar tensione në mesin e shqiptarëve të cilët nga mesi i javës kanë bllokuar rrugët në, siç kanë thënë, kundërshtim të mbajtjes së zgjedhjeve. Bllokada shkaktoi valën e reagimeve nga BE-ja që kërkoi nga autoritetet në Prishtinë të lirojnë rrugët dhe të mundësojnë fushatën zgjedhore për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Reagoi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që e cilësoi bllokadën e rrugëve "bllokim të Kosovës drejt Evropës". The post Votimet në Kosovë për zgjedhjet presidenciale serbe, OSBE-ja i cilëson të qeta appeared first on Mesazhi.com. |
| Sherifi: Thaçi ra në kurthin që ua ngriti të tjerëve Posted: 02 Apr 2017 02:11 AM PDT Transformimi i FSK-së në ushtri pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare është vështirë i realizueshëm. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili nismën e vrullshme të presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit e ka cilësuar si tendencë për bajraktarizëm dhe protagonizëm. Duke folur për bërjen e ushtrisë, Sherifi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi për ta ndryshuar mandatin e FSK-së përmes rrugës ligjore, në koordinim me ndërkombëtarët, ka qenë një gënjeshtër e cila, siç është shprehur ai, ra tek pas ardhjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë. E në këtë "kurth" të ngritur për të tjerët, sipas Sherifit, para pak ditësh ra vetë presidenti Thaçi. "Nëse në fillim të kësaj iniciative arriti që ta mashtrojë publikun se këtë iniciativë e ka filluar në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, ai personalisht e ka ditur se kjo nuk është e vërtetë dhe se është një mashtrim. Kjo gënjeshtër e tij ra përfundimisht pas ardhjes në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee. Dje, përfundimisht e shpalli të përfunduar iniciativën e tij për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës përmes ligjit dhe u zotua se kjo do të bëhet nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Praktikisht kjo çështje u kthye aty ku ishte para 5 marsit. Në një mënyrë kurthin që ngriti për të tjerët, Thaçi ra vetë", tha Sherifi, në një intervistë për "Zëri". Më tej sekretari i "Nismës" ka folur edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, me ç'rast është shprehur i bindur se versioni aktual i saj nuk kalon në asnjë mënyrë. Ndërkaq, ka bërë me dije se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të bëhet vetëm duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese "Versioni aktual i Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk kalon më. Tanimë kemi një numër të mjaftueshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita të cilët kanë deklaruar se në asnjë rast nuk do ta votojnë këtë version të marrëveshjes. Duke e pasur parasysh këtë fakt, mund të them lirisht se ndihma që Lista Serbe ia ka ofruar Qeverisë për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit është e pamjaftueshme. Ndërsa sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai mund të bëhet vetëm duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo tendencë për të vepruar në kundërshtim me këtë aktgjykim do të përbënte shkelje të rëndë të Kushtetutës", tha ai. Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe mbi atë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, për kthimin e Listës Serbe në Kuvend e për shumë çështje të tjera. Ndërsa për Gjykatën Speciale tha se është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës. "Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që të themelohet një gjykatë për të gjykuar viktimën përderisa agresorit i lejohet vetë t'i gjykojë kriminelët, të cilët krimet i kanë kryer duke qenë pjesë e mekanizmave të shtetit si ushtria dhe policia", tha Sherifi. Megjithatë, sipas tij, "kjo Gjykatë tanimë është fakt dhe edhe pse e padrejtë, rrugë tjetër pos ballafaqimit me mjete juridike nuk ka". The post Sherifi: Thaçi ra në kurthin që ua ngriti të tjerëve appeared first on Mesazhi.com. |
| 200 të vdekur nga përmbytjet në kolumbi Posted: 02 Apr 2017 02:07 AM PDT Është rritur në mbi 200 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin Putumayo të Kolumbisë, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmeve në shtypin lokal, në fatkeqësinë natyrore të ndodhur në kryeqytetin Mocoa të rajonit administrativ Putumayo, në jug të vendit, kanë humbur jetën mbi 200 persona. Sipas shifrave të publikuara nga Kryqi i Kuq i Kolumbisë mësohet se në qytetin ku është shpallur zonë fatkeqësie nuk ka informacione për 220 persona. Gjithashtu vihet në dukje se janë plagosur 202 persona të tjerë të cilët janë transportuar në Neiva, kryeqytet i rajonit administrativ Hulia si dhe bëhet e ditur se janë ndikuar nga fatkeqësia mbi 300 familje. Ndër të tjera raportohet se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të shirave të cilat kanë rënë për një natë në sasinë e 10 ditëve. Shirat të cilët nisën në rajonin Mocoa në jug të Kolumbisë shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Mocoa, Mulato dhe Sancoyaco, ku më pas u përmbytën 17 lagje. Në rajonin Mocoa i cili është kryeqyteti i rajonit administrativ Putumayo jetojnë 45 mijë persona dhe ndodhet në kufirin me Ekuadorin dhe Perunë. The post 200 të vdekur nga përmbytjet në kolumbi appeared first on Mesazhi.com. |
| Serbia sot voton për presidentin e ri Posted: 02 Apr 2017 02:06 AM PDT Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, janë hapur vendvotimet në Serbi në të cilat qytetarët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA). Në garën për president të Serbisë janë 11 kandidatë. Në zgjedhjet e sivjetme për kreun e shtetit, qytetarët e Serbisë do të votojnë në 396 qendra të votimit, ndërsa të drejtë vote kanë 6.724.949 qytetarë. Do të votohet edhe në Kosovë, dhe atë në 90 vendvotime, ku të drejtën e tyre mund ta realizojnë 105.929 votues. Të drejtë vote për presidencialet në Serbi ka edhe diaspora e cila do të votojë në gjithsej 53 vendvotime në 32 shtete të botës, ndërkohë numri i atyre më të drejtë vote është 11.590. Zgjedhjet për presidentin e Republikës së Serbisë mbahen çdo pesë vjet, për aq sa, sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë zgjat mandati i presidentit. Përveç zgjedhjeve të rregullta, Kushtetuta parasheh edhe mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale, të cilat mund të mbahen nëse presidenti nuk është në gjendje të kryej detyrën, ose kur mandati i tij përfundon para skadimit të afatit kur ai është zgjedhur. Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një total prej 1.955 vëzhgues vendas nga katër OJQ, si dhe nga 126 vëzhgues të huaj nga 25 organizata, komisione zgjedhore dhe ambasada. The post Serbia sot voton për presidentin e ri appeared first on Mesazhi.com. |
| Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës nuk është çështje e KFOR-it Posted: 02 Apr 2017 01:58 AM PDT Situata politikë në Kosovë është stabile, sipas Komandantit të KFOR-it Giovanni Fungo. Ai ka thënë se misioni që drejton mbetet i përkushtuar në mbështetjen e paqes në Kosovë, ndërsa ka përmendur se në vitet e fundit ka pasur edhe tensionime të situatës. "KFOR angazhohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe është për një Kosovë multietnike, ashtu siç e kërkon Rezoluta 1244", ka thënë Fungo për "Evening News", transmeton Klan Kosova. Fungo ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku ka theksuar se ajo është çështje politike dhe se KFOR nuk është i përfshirë në këtë proces. The post Komandanti i KFOR-it: Ushtria e Kosovës nuk është çështje e KFOR-it appeared first on Mesazhi.com. |
| Serbët në veri votojnë për liderët në Serbi Posted: 01 Apr 2017 11:54 PM PDT Zgjedhjet për kryetar të Serbisë kanë filluar edhe në veri të Mitrovicës, përkatësisht në shkollën e mesme teknike "Mihajllo Petroviq-Allas", e cila është hapur sot në ora 7:00. Deri tani po vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalur për të votuar. Nga gjithsej 90 vendvotime, sa do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht 11 në veri të Mitrovicës, shtatë në Zveçan, shtatë në Zubin Potok dhe pesë vendvotime në Leposaviq. Mësohet se edhe në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë hapur qendrat e votimit me kohë. Numri i atyre që kanë të drejtë vote në veri të Mitrovicës është rreth 15.137 persona. Zgjedhjet mbahen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe do të monitorohen nga OSBE-ja. OSBE-ja ka bërë të ditur se në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së. The post Serbët në veri votojnë për liderët në Serbi appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





