Mesazhi.com: “SHBA lëshon bombën me te madhe jo-bërthamore në Afganistan” plus 9 more |   
- SHBA lëshon bombën me te madhe jo-bërthamore në Afganistan
 - Ministri turk i drejtësisë godet revistën Economist
 - Policia: Vetëvendosje po shpifë
 - Mustafa: Përkrahja e SHBA-ve vitale për Kosovën dhe rajonin
 - Gjykatësja myslimane gjendet e mbytur në lum
 - VV “prezanton” struktura e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës
 - McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese
 - Trump: Ka ardhur koha ti jepet fund luftës në Siri
 - Oficeri Xhevahir Hasanaj shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike
 - Senatori McCain arrin në Kosovë
 
|    SHBA lëshon bombën me te madhe jo-bërthamore në Afganistan Posted: 13 Apr 2017 10:13 AM PDT Ushtria amerikane ka lëshuar një bombë të madhe në Afganistan, njoftojne per CNN katër zyrtarë ushtarakë amerikanë të lidhur me misionin. Bomba masive e quajtur A GBU-43 / B me nofkën Moab, ra në orën 7 të darkës sipas kohës lokale, thanë burimet. The post SHBA lëshon bombën me te madhe jo-bërthamore në Afganistan appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Ministri turk i drejtësisë godet revistën Economist Posted: 13 Apr 2017 09:52 AM PDT Ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag ka kritikuar të përjavshmen britanike The Economist për pretendimet se Turqia "po rrëshqet në diktaturë". Bekir Bozdag, duke folur për gazetarët në Ankara, tha: "Ajo që The Economist ka bërë shpreh një mosrespekt të madh, dhe është shkelje e etikës gazetare." Bozdag shtoi se votuesit britanik nuk janë ata që do të vendosin fatin e vendit në referendumin e së dielës. "Nuk mund ta kuptoj pse Britania dhe disa vende në Europë si Austria, Holanda dhe Gjermania janë aq të shqetësuara nga referendumi dhe ndryshimi i sistemit udheheqes në Turqi," shtoi Bozdag. Ai shtoi se populli turk do t'ia japë përgjigjen e duhur The Economist-it në kutitë e votimit, në referendumin e së dielës. Të dielën, populli turk do t'i përgjigjet një referendumi lidhur me nenin 18 të kushtetutës, i cili do ta ndërroj qeverisjen e vendit nga sistem parlamentar, në atë presidencial. /MESAZHI/ 
 The post Ministri turk i drejtësisë godet revistën Economist appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Policia: Vetëvendosje po shpifë Posted: 13 Apr 2017 09:03 AM PDT Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me deklarimet e z.Molliqaj në konferencën e mbajtur sot me (13.04.2017), ku ndër të tjera deklaron dhe publikon shkrimet se "Policia udhëhiqet nga strukturat kriminale të PDK-së", dhe "Për vite përgjimet nga Policia e Kosovës janë bërë jashtëligjshëm", reagon fuqishëm ndaj kësaj deklarate të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon: Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e sajë ligjor ka për mision Ruajtjen e Rendit dhe Sigurisë Publike, Sigurinë e Përgjithshme në vend, si dhe funksionon në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese për të gjitha çështjet organizative, operacionale dhe hetimore brenda PK-se. Sa i përket dyshimeve dhe deklarimeve të pavërteta të z.Molliqaj, i cili përpiqet të paraqes Policinë e Kosovës si institucion jo profesional, dëshirojmë edhe një herë të ri-theksojmë se Policia e Kosovës është institucion profesional, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga çfarëdo ndikimi apo pretendimi nga jashtë, duke përfshire edhe pretendimet e pavërteta dhe tendencioze të z.Molliqaj. Tendenca për të paraqitur PK-në, si institucion i ndikuar nga faktorë të jashtëm e në veçanti duke u përpjekur të linçojë stafin menaxherial të PK-së, nuk kuptohet ndryshe veç se njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë personelin policor, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Referuar edhe deklarimeve rreth realizimit të përgjimeve, sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithë herë bazuar në urdhër të ligjshëm të Gjykatës kompetente. Policia e Kosovës vlerëson se është shume indikativë deklarata e z.Molliqaj, për faktin se në të gjitha rrethanat kur ne jemi të fokusuar njëqind përqind në çështjet jetike dhe madhore për sigurinë dhe interesin kombëtar të Kosovës, personi i njëjtë shfaqet me deklarime tendencioze duke u munduar të krijoj huti në opinionin publik, dhe kjo qasje i shkon në dobi vetëm armiqve të shtetit të Kosovës e jo qytetarëve të saj. Angazhimi dhe përkushtimi i PK-së do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve për policinë, dhe në asnjë rrethanë pretendimet si këto të z. Molliqaj, nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për ti shërbyer vendit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese. Prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z.Molliqaj. The post Policia: Vetëvendosje po shpifë appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Mustafa: Përkrahja e SHBA-ve vitale për Kosovën dhe rajonin Posted: 13 Apr 2017 08:55 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Senatorin Amerikan, John McCain. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe Senatori McCain, biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve si dhe zhvillimet në Kosovë dhe më gjerë. Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve në të gjitha fazat, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës, përkrahja e cilës është vendimtare për avancimin e proceseve në të gjitha fushat për Kosovën, rajonin dhe më gjerë", tha kryeministri Mustafa. Kryeministri Mustafa, po ashtu, e njoftoi Senatorin McCain për proceset në Kosovë dhe adresimin e çështjeve të mbetura në rrugën integruese evropiane, liberalizimin e vizave dhe për krijimin e Ushtrisë së Kosovës në koordinim të ngushtë me SHBA-të dhe NATO-n. Senatori Amerikan, John McCain, vlerësoi progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve euroatlantike. Senatori McCain, po ashtu, shprehu përkrahjen e SHBA-ve për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe proceset tjera vitale për qytetarët e Kosovës, duke e përgëzuar kryeministrin Mustafa për lidershipin e dëshmuar në proceset e deritashme. Gjatë takimit, u bisedua edhe për domosdoshmërinë e miratimit në Kuvendin e Kosovës të Marrëveshjes për ratifikimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do t'i hapte rrugën shumë proceseve euroatlantike të Kosovës. The post Mustafa: Përkrahja e SHBA-ve vitale për Kosovën dhe rajonin appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Gjykatësja myslimane gjendet e mbytur në lum Posted: 13 Apr 2017 07:22 AM PDT Një juriste e njohur me ngjyrë, që u bë e para grua myslimane që shërbente si gjykatëse amerikane, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork. Trupi i Sheila Abdus Salaam, një gjykatëse 65-vjeçare në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, u gjet në ujë pranë Harlemit. Policia nxori trupin e saj nga uji dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Zyrtarët thanë se trupi i saj nuk tregonte shenja të dukshme traume ndërkohë që nuk kanë pranuar të spekulojnë për shkaqet e vdekjes. Familja e saj e identifikoi dhe autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Abdus-Salaam, ka lindur në Uashington DC dhe u bë e para grua afro amerikane që u emërua në gjykatën e apelit kur guvernatori demokrat Endriu Cuomo, e përzgjodhi atë për gjykatën e lartë të shtetit në 2013. Enciklopedia e historisë politike amerikane e universitetit Princeton, e ka cilësuar Abdus Salaam si gruan e parë myslimane që shërben si gjykatëse në SHBA. Ajo po ashtu është edhe e para grua me ngjyrë që emërohet në gjykatën më të lartë të shtetit. Duke cituar burime të pakonfirmuara, "New York Post", raportonte se Abdus Salaam ishte raportuar e zhdukur nga shtëpia e saj mëngjesin e të mërkurës. Përpjekjet për ta arritur atë kishin qenë të pasuksesshme. The post Gjykatësja myslimane gjendet e mbytur në lum appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    VV “prezanton” struktura e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës Posted: 13 Apr 2017 07:15 AM PDT Sot, përmes një konference për media, Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj, paraqiti skemën e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës, skemë kjo që ka bërë që Kosova të renditet si vend me nivel të lartë të krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore dhe drogë në raportet e progresit dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Kjo skemë e paraqitur nga Molliqaj ka në krye Kadri Veselin, i cili për një kohë të gjatë ishte në krye të Shërbimit Informativ të Kosovës, kurse tash është në krye të Kuvendit dhe PDK-së. Në skemë shfaqen qartë lidhjet e drejtuesve të departamenteve kryesore në Policinë e Kosovës me Kadri Veselin dhe PDK-në. Molliqaj fillimisht tregoi se i pari i Drejtorisë së Përgjithshme, Shpend Maxhuni, përmes lidhjeve me PDK-në është zgjedhur drejtori i Policisë kundërligjshëm. Babai i tij ka qenë pjesë e UDB-së, kurse dhëndrri i tij, Kadri Arifi, dyshohet për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive, duke qenë në atë kohë ndihmësdrejtor i shtyllës së hetimeve. I njëjti, më herët kishte qenë pjesë e UDB-së, kurse më pas edhe e ShIK-ut. "Si zv/drejtor i Njësitit Anti-terror është i vendosur Luan Keka, bashkëshortja e të cilit ishte kandidate e PDK-së për deputete, kurse vetë ai është mik i Shefit te Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti. Ai po ashtu ka lidhje me Ilmi Ramadanin, dikur zyrtar i lartë i ShIK-ut e tani këshilltar i Kadri Veselit", shtoi Sekretari Molliqaj. Ai tregoi po ashtu se drejtor i Departamentit të Operacioneve është miku i Elmi Reçicës, Rashit Qalaj, babai i të cilit ka qenë pjesë e partisë së Millosheviqit, SPS, kurse ky vetë ka banesë në kompaninë "Beni Dona", e cila merr tenderë prej mijëra eurosh nga Policia. Ndërkaq, në krye të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike është një ish-zyrtar tjetër i ShIK-ut, Emin Beqiri, për të cilin dihet publikisht se ishte vartës i Nazim Bllacës. Molliqaj përmendi edhe një gjë shqetësuese që lidhet me përgjimet. "Sipas informatës sonë, për vite të tëra përgjimet e Policisë së Kosovës kanë qenë të jashtëligjshme. Nuk e di nëse ekziston edhe sot, por dhoma ku janë bërë përgjimet ka qenë brenda policisë, ku ka përgjuar qytetarët pa asnjë vendim", tha ai. Me këtë rast, shtoi se këtu ka shkelje të ligjit dhe kërkoi që Policia e Kosovës të bëjë publike kontratat që ka me operatorët e telefonisë mobile në vend, ku tha se këto kontrata për vite të tëra kanë qenë të ndryshme, pasi që ajo me IPKO-n është sipas standardeve që parashihen, kurse ajo me VALA-n shkel ligjin dhe të drejtat e njeriut. The post VV “prezanton” struktura e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese Posted: 13 Apr 2017 07:09 AM PDT Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm, por ua bëri të qartë ligjvënësve të vendit se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese. Senatori amerikan para deputetëve të Kuvendi foli edhe për rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. McCain tha se miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi do të sillte edhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe do të paraqiste një hap të rëndësishme drejt të ardhmes në BE. Ai më tej shtoi se është po ashtu shumë e rëndësishme që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Senatori tha se përkushtimi i SHBA-së për rajonin mbetet i hekurt. Sipas senatorit republikan angazhimi i SHBA-së për Kosovën është apartiak, pasi sipas tij si republikanët ashtu edhe demokratët angazhohen për këtë pjesë të rajonit. Ai tha se Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha, sidomos në atë të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit. Por sipas McCain,përkundër të arriturave Kosova ka ende shumë punë dhe sfida por që do ta kenë mbështetjen e SHBA-ve. McCain përmendi edhe nevojën e zhvillimit ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit, nevojën e sundimit të ligjit. Ai tha se SHBA përkrah edhe projektin rreth termocentralit Kosova e Re. Senatori republikan shprehu edhe nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se dialogu është në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore. Ai tha se mund të imagjinohet dhimbja dhe pasojat nga lufta, por sipas tij, e vetmja zgjidhje për një të ardhme të sigurt është dialogu dhe pajtimi. McCain po ashtu tha shembullin e SHBA-ve dhe Vietnamit. Ai tha se para disa dekadave do të ishte e pabesueshme të mendohej një pajtim ndërmjet këtyre dy shteteve, por tashmë këto dy vende kanë normalizuar marrëdhëniet. The post McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Trump: Ka ardhur koha ti jepet fund luftës në Siri Posted: 13 Apr 2017 07:07 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dënoi edhe njëherë masakrat e regjimit në Siri. “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre”, tha Trump, raporton Anadolu Agency (AA). Trump dhe Stoltenberg pas takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Shtëpinë e Bardhë ku dhe u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Në lidhje me luftën e brendshme në Siri Trump tha se “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës së brendshme brutale në Siri, për të mposhtur terroristët dhe për të siguruar kthimin e refugjtëve në shtëpitë e tyre”. Duke vënë në dukje rëndësinë e punimeve së bashku me NATO-n për zgjidhjen e problemeve në Siri Trump tha: “I jemi mirënjohës vendeve anëtare të NATO-s dhe aleatëve për mbështetjen e dhënë në dënimin e masakrave që Asadi ka kryer duke përdorur armë të tmerrshme. Masakrimi me armë kimike në mënyrë të tmerrshme i civilëve të pafajshëm, madje duke pëfrshirë fëmijët dhe foshnjat dhe që kanë nevojë për ndihmë, duhet të refuzohet kategorikisht nga të gjithë popujt që e vlerësojnë jetën e njeriut”. Kritika qeverisë së Moskës Pasi ka shprehur kritika për qeverinë e Moskës për shkak të mbështetjes që i ofron regjimit të Asadit, presidenti Trump thotë se: “Aktualisht me Rusinë nuk biem aspak dakord. Sikur të dakordohemi do të ishte shumë mirë. Me shumë gjasa marrëdhëniet tona me Rusinë mund të jenë në nivelin më të ulët”. Në pyetjen nëse kanë patur apo jo dijeni rusët për sulmin kimik në Idlib, Trump thekson se “Rusia punon ngushtë me regjimin e Sirisë dhe mundësia është e lartë që të ketë dijeni nga këto sulme”. Megjithatë duke mos përdorur shprehje të prera Trump duke iu referuar hetimeve në vazhdim tha se “Do të shikojmë rezultatet”. “NATO nuk është e dalë nga përdorimi” Trump deklaroi se “NATO nuk është organizatë që ka dalë nga përdorimi” në konferencën e përbashkët për media me Stoltenberg dhe u tërhoq nga ajo që kishte thënë më parë se “NATO është e dalë nga përdorimi”. Presidenti amerikan ka bërë thirrje edhe njëherë në çështjen e pagesës së shumave që vendet anëtare kanë premtuar. Më tej Trump njoftoi se së shpejti do të dërgojë në Afganistan këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster dhe do të kërkojë që të bisedojë me elementët aleatë të NATO-s atje mbi çështjet në luftën kundër terroristëve. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se SHBA-të kanë shumë aleatë të vlefshëm brenda NATO-s dhe se marrëdhëniet SHBA-NATO janë shumë me vlerë. The post Trump: Ka ardhur koha ti jepet fund luftës në Siri appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Oficeri Xhevahir Hasanaj shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike Posted: 13 Apr 2017 04:31 AM PDT Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.     Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa May, transmeton lajmi.net. Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. The post Oficeri Xhevahir Hasanaj shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike appeared first on Mesazhi.com.  |   
|    Senatori McCain arrin në Kosovë Posted: 13 Apr 2017 04:18 AM PDT Senatori amerikan, John McCain, ka arritur në Prishtinë, duke nisur kështu vizitën e tij dy ditëshe në Kosovë. Ai pritet të takojë liderët e institucioneve dhe partive politike. Nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është bërë me dije se senatori amerikan do të nderohet me çmimin "Urdhri i Lirisë". Ky çmim, pritet që t'i dorëzohet të premten. Çmimi, senatorit McCain i ndahet për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, që për Kosovën konsiderohet "aleat i përjetshëm". McCain do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Po ashtu, McCain, të enjten, pritet t'i drejtohet me një fjalim Kuvendit të Kosovës, i cili mblidhet në një seancë solemne pikërisht për senatorin amerikan. Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik. Gjatë vizitës në Sarajevë, McCain ka thënë se është i shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje dhe Hercegovinës. Kurse, gjatë qëndrimit në Beograd, ku ka takuar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, McCain ka deklaruar se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është e rëndësisë jetike për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. "Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, mesazhi për kolegët e mi në Senat, presidentin dhe popullin amerikan, është se çdo gjë që ndodh në pjesën lindore të Evropës është me interes jetik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve", ka thënë McCain në Beograd. Në deklaratat e bëra gjatë këtij turneu diplomatik, ai ka akuzuar Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik. "Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë", ka thënë McCain. Ndonëse ishte pritur, megjithatë ai nuk ka vizituar Maqedoninë. Fakti që ky senator, me ndikim nga radhët e republikanëve dhe ish-kandidat për president, anashkalon Maqedoninë, është një porosi e fuqishme diplomatike për krizën në Maqedoni, kanë vlerësuar analistët. Sidoqoftë, vizita e senatorit amerikan dhe ato të zyrtarëve tjerë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vlerësohen si tregues i përkushtimit amerikan për rajonin, në kohën e interesimit të Rusisë për të rritur ndikimin e vet në këtë pjesë të Evropës. John McCain ka qenë kandidat republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, por ai ishte mposhtur nga demokrati Barack Obama. The post Senatori McCain arrin në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.  |   
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now.  |   Email delivery powered by Google | 
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





