Mesazhi.com: “Reali eliminon Bayernin” plus 9 more |
- Reali eliminon Bayernin
- Atletico në gjysmëfinale
- Turqia dhuron 5 mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë
- Padia ndaj Serbisë për gjenocid, mes deklaratave dhe mundësive
- Turqi, zbulohet rrjeti europian qe lobonte ne favor te “JO” ne referendum
- Sektori i energjisë faktor kyç i zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja
- Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik
- Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur
- Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur
- Delawie: Miratimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale hap konkret kundër korrupsionit
| Posted: 18 Apr 2017 02:21 PM PDT Skuadra e Real Madridit është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Bayern Munchen me rezultat 4-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë ndërsa, gjashtë gola u shënuan në të dytën dhe në dy pjesët e vazhdimeve. Të parët shënuan ekipi i Carlo Ancelottit me anë të Robert Lewandowskit, për ta barazuar pastaj rezultatin Crisitano Ronaldo në minutën e 76-të. Menjëherë pas pak minutave Sergio Ramos shënoi në portën e tij, për t’ia dhënë epërsinë ekipit të Bayernit, të cilët e quan në vazhdime këtë ndeshje mjaftë të zjarrtë. Por, çfarë ndodhi në minutën e 84-të referi i ndeshjes Kassai e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Artur Vidalin pa pasur asnjë kontakt me lojtarin e Real Madridit. Të njëjtin gabim amatoresk gjyqtari i ndeshjes e bëri edhe në golin e minutës së 105-të, ku ylli portugez ishte një metër në ofsajd dhe pa marrë parasysh këtë gjyqtari e pranoi golin si të rregullt. Me këtë gol të barazimit ekipi i Bayernit ra krejtësisht duke pranuar edhe dy gola në minutat e 110-të dhe 112-të, me anë të Ronaldos dhe Asensios. The post Reali eliminon Bayernin appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 18 Apr 2017 02:18 PM PDT Skuadra e Alteico Madridit ka siguruar gjysmëfinalen e madhe në Ligën e Kampionëve. Spanjollët arritën që të nxjerrin një barazim në Angli, kundër Leicester Cityt, barazim ky që i dërgon ata në fazën tjetër. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, me golat e shënuar nga: Jamier Vardy për vendasit dhe Saul Niguez për mysafirët. Takimi i parë kishte përfunduar me fitore të madrilenëve me rezultat minimal 1 me 0 në “Vincente Calderon”. The post Atletico në gjysmëfinale appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqia dhuron 5 mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë Posted: 18 Apr 2017 12:01 PM PDT Qeveria e Turqisë, përmes Zyrës së Kryeministrit, i ka dhuruar shoqatës humanitare "Bereqeti" që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, 5 mijë pako ushqimore të dedikuar për familjet skamnore. Sipas drejtorit të kësaj shoqate, Fitim Flugajt, kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon Kosovën në këtë formë. Ai tregon për Ekonomia Online se kjo është hera e katërt me radhë që familjet me gjendje të rëndë ekonomike ndihmohen nga ky shtet. Flugaj thotë se këto pako ushqimore do të shpërndahen në muajin ramazan. "Është viti i katërt me radhë që shteti turk ndihmon me mijëra pako ushqimore Kosovën. Këtë vit na ka ofruar 5 mijë pako. Këto pako janë të dedikuara për familje skamnore të cilat do t'i shpërndajmë gjatë muajt Ramazan", ka thënë Flugaj.
The post Turqia dhuron 5 mijë pako ushqimore për familjet skamnore në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Padia ndaj Serbisë për gjenocid, mes deklaratave dhe mundësive Posted: 18 Apr 2017 11:24 AM PDT Tash e disa vite, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur deklaratat se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid të kryer gjatë luftës, në vitin 1998 dhe 1999. Një deklaratë të tillë, ai së fundmi e ka ripërsëritur, përmes rrjetit social Facebook, duke përkujtuar 18 vjetorin e masakrave ndaj civilëve në fshatrat Poklek dhe Çikatovë e Vjetër, të kryera nga forcat serbe. Presidenti Thaçi ka theksuar se "populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t'i harrojnë këto krime dhe shumë shpejt do ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë". Megjithatë, deri më tash, asnjëherë nuk është saktësuar se para cilës gjykatë do të ngrihej një padi e tillë. Zyrtarët e kabinetit të presidentit Thaçi, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë dhënë asnjë sqarim se kur dhe në cilën gjykatë ndërkombëtare do ta ngrisë shteti i Kosovës padinë ndaj Serbisë. Por, Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar mundësinë në parim që Kosova mund ta ushtrojë mekanizmin e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkundër se për një gjë të tillë ekzistojnë pengesa të natyrës juridike. Kjo gjykatë, siç thotë profesor Hoti, është trup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe në parim, para kësaj gjykate mund të parashtrojnë padi vetëm shtetet që kanë statusin e anëtarit të Kombeve të Bashkuara. "Megjithatë, ekziston një hapësirë e ngushtuar juridike, që për shtetet ose entitetet që nuk janë anëtare të OKB-së, por që marrin mbi vete të respektojnë ose t'i pranojnë dispozitat nga statuti, atëherë edhe këtyre entiteteve u bëhet e mundur një gjë e tillë. Prandaj, mendoj që Kosova do të kishte mundësinë, sipas paralajmërimeve të presidentit, që ta ndiqte këtë rrugë dhe ta padisë Serbinë për të bëmat e saj në Kosovë". Në anën tjetër, organizatat, të cilat janë marrë me hulumtimin e krimeve të luftës, vlerësojnë se institucionet e Kosovës, nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve për krimet e kryera nga forca serbe në Kosovë, të cilat do ta bënin efektive padinë eventuale të shtetit të Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid. Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, fond ky i cili është marrë me hulumtimin e krimeve të luftës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në disa raste kësaj organizate i janë drejtuar prokurorë të ndryshëm për raste të veçanta, por nga institucionet e Kosovës nuk ka pasur kërkesa lidhur me materialet që posedon fondi. "Unë nuk kam ndonjë informacion që institucionet e Kosovës kanë mbledhur fakte. Sigurisht që prokuroritë kanë mbledhur fakte për raste të caktuara, por nuk e besoj që janë mbledhur faktet për të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe të jenë sistematizuar ato. E di që para më shumë se 4 vjet është themeluar edhe Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës. Disa publikime që i kanë pasur ata nuk më bëjnë të besoj që janë mbledhur faktet në mënyrë të detajuar, të cilat pastaj do ta krijonin lëndën, respektivisht, padinë ndaj Serbisë për gjenocid". Profesor Hoti, thekson se provat për krimet e forcave serbe në Kosovë do të duhej mbledhur që moti. Por, megjithatë, sipas tij, krimet e tilla, nuk vjetrohen asnjëherë. "Sa më afër periudhës kur janë zhvilluar luftimet, provat do të ishin më të besueshme, më të prekshme dhe më vizuale. Ndërkohë që, përtej rrethanave praktike ose politike, mendoj që edhe tani nuk është vonë, për faktin që veprimet që inkriminojnë një shtet që të ketë kryer gjenocid ose krime të luftës, kundër paqes apo kundër të drejtave të njeriut, nuk vjetërsohen asnjëherë. Pra, për to mund të ngritet ose mund të iniciohet proces gjyqësor qoftë edhe pas 40, 50 ose 100 vjetësh, kur të jenë zbuluar rrethanat e tilla". Blakaj, shpreh mendimin, se pavarësisht se ngre ose jo padi Kosova ndaj Serbisë, faktet për krimet e forcave të saj në Kosovë, duhet mbledhur gjithsesi. "Faktet është dashur të mblidhen më herët, por edhe tani nuk është vonë që të mblidhen ato. Me kalimin e kohës, kujtimet e dëshmitarëve okularë zbehen. Për fat të keq, një numër i tyre më nuk janë në jetë. Pastaj, dokumentacioni gjithashtu zhduket, mbetet në sirtarë të ndryshëm dhe siç kalon koha, është më vështirë të mblidhe këto fakte dhe të kompletohen. Mirëpo, pa marrë parasysh për çfarë arsye, ato fakte duhet të mblidhen, sepse, fundja, në të ardhmen ato duhet ta krijojnë një lloj kujtese kolektive për të kaluarën që ka ndodhur në Kosovë". Ndryshe, autoritetet e Beogradit kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit Thaçi, se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid, duke theksuar se këto janë përpjekje për të frikësuar serbët dhe se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid. The post Padia ndaj Serbisë për gjenocid, mes deklaratave dhe mundësive appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqi, zbulohet rrjeti europian qe lobonte ne favor te “JO” ne referendum Posted: 18 Apr 2017 11:03 AM PDT -Për disa anëtarë të dërguar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) dhe Zyra Demokratike për të Drejtat e Njeriut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të monitoruar votimin e referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese në Turqi, zbulohet se kanë marrë pjesë në takime kundër Turqisë dhe para votimit kanë kryer fushata për “jo”, raporton Anadolu Agency (AA). Anëtari i partisë së majtë gjermane Andrej Hunko i cili ndodhet në delegacionin prej 20 personash të dërguar nga PACE, para votimit të referendumit ka marrë pjesë në fushatë për “jo”. Hunko në takimet ku ka marrë pjesë dhe në thirrjet nëpërmjet medias sociale ai ka nxitur qytetarët që të votojnë “jo”. Hanko në Gjermani dhe në PACE ku ai është zv/kryetar i Grupit të majtë të bashkuar ka mbajtur qëndrime kundër Turqisë dhe ka marrë pjesë në takimet e grupeve mbështetëse të PKK-së. Deputeti gjerman nëpërmjet medias sociale ka bërë thirrje që në referendumin popullor në Turqi të votohej “jo”. Hunko i cili gjatë seancave të PACE-së ka propozuar amendamente të ndryshme në lidhje me çështjet e Turqisë dhe i cili ka qenë në rendin e ditës me fjalimet e bëra në favor të organizatës terroriste në Asamblenë e Përgjithshme, ai tregohet si “përfaqësuesi i PACE” në prapaskenat e Këshillit Evropian. Hunko i cili është dërguar në Turqi si anëtar i delegacionit monitorues të OSBE-së dhe PACE, gjithashtu edhe anëtarët e tjerë austriak Stefan Schennach, Alev Korun dhe Zerife Yatkın kanë vizituar personat të cilët më parë kishin nisur një grevë urie. Prokuroria e Berlinit në Gjermani rreth Hunko dhe 10 kolegëve të tij deputetë të cilët shpeshherë janë takuar me anëtarët e organizatës terroriste PKK kishte nisur një hetim në vitin 2014 për shkeljen e ndalesës ndaj PKK-së. Deputetët duke përfshirë edhe Hunko kanë kërkuar në Gjermani heqjen e ndalesës ndaj PKK-së. Edhe anëtarja austriake është kundër Turqisë Alev Kkorun, një prej emrave të diskutueshëm në delegacion që nga viti 2008 është deputete e Partisë së Gjelbër në Austri. Nënshtetasja austriake me origjinë turke e cila njihet për idetë e saj të majta është anëtare e Grupit Socialist në Këshillin e Evropës. Korun e cila ka dalë në pah kryesisht me mbështetjen e dhënë ndaj ngjarjeve “Gezi” në vitin 2013, ajo në vitin 2014 me disa deputetë të grupit partiak mori pjesë në tubimin në mbështetje për Kobanin para Ambasadës së Turqisë në Vjenë duke mbajtur edhe pankartën “Kobani nuk është vetëm”. Ajo gjithashtu në vitin 2015 me një grup deputetësh austriakë kanë nënshkruar deklaratën e cila njofton se mbështesin në mënyrë të qartë HDP-në. “Është e paqartë ende se si do të komentojmë tentativën e dyshuar për grusht shteti. Nëse me të vërtetë është një tentativë për grusht shteti kjo e gjitha është planifikuar në mënyrë joprofesionale dhe nga kjo situatë përfiton më së shumti presidenti”, ishte shprehur Korun në një deklaratë për një gazetë pas tentativës për grusht shteti me 15 korrik. Korun gjithashtu ka marrë pjesë edhe në protestën e mbajtur para parlamentit austriak “nën hijen e leckave” të organizatës terroriste PKK, me qëllim mbështetjen e anëtarëve të HDP-së të arrestuar, si dhe kishte kërkuar lirimin e deputetëve të HDP-së. Edhe kryetari i Komisionit hetimor të të drejtave të njeriut të Parlamenti të Turqisë, Mustafa Yeneroğlu, ka shprehur reagimet në lidhje me përfshirjen e Andrej Hunko në delegacionin monitorues. Ai është shprehur se “Deklarata në raportin e OSBE-së nga deputeti federal gjerman i cili njihet si mbështetës i PKK-së, që mbështet PKK-në, madje ofron edhe financime, për të cilat kemi dokumente, vërteton qartë se është e pavlerë dhe e motivuar politikisht.” Ndaj raportin e përgatitur nga OSBE dhe PACE ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan duke u shprehur se “Ne as nuk i vërejmë dhe as nuk i dëgjojmë raportet e përgatitura nga ju me përmbajtje politike”. The post Turqi, zbulohet rrjeti europian qe lobonte ne favor te “JO” ne referendum appeared first on Mesazhi.com. |
| Sektori i energjisë faktor kyç i zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja Posted: 18 Apr 2017 06:01 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Forumin e Dytë të Nivelit të Lartë për Energji "Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut". Në këtë forum ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, ministri Blerand Stavileci, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria. Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme që Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë nga partnerët ndërkombëtarë, mbështetje kjo që ka ndikuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe në fokusimin në sektorët kyç të zhvillimit, siç është edhe sektori i energjisë. "Ne kemi miratuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2017-2026 dhe këtë e konsiderojmë si një të arritur të veçantë, sepse energjia mbetet një prej prioriteteve themelore dhe jo vetëm si resurs relevant për zhvillim ekonomik dhe për zhvillim social të Kosovës edhe në këtë periudhe, por edhe në periudhën e ardhshme. Konsiderojmë poashtu se aq sa ka qenë e rëndësishme aprovimi i kësaj Strategjie, aq i rëndësishëm është edhe angazhimi ynë i përbashkët për implementimin e saj dhe kjo do të jetë prioritet i veçantë i Qeverisë. Poashtu edhe prioritet i bashkërenditjes, në mënyrë që ne t'i arrijmë caqet, të cilat dëshirojmë t'i arrijmë me strategjinë tonë në këtë fushë", tha kryeministri Mustafa. Më tej, kryeministri Mustafa theksoi nevojën që ka Kosova për zhvillimin e burimeve të energjisë, por edhe fillimin e ndërtimit të Termocentralit "Kosova e Re", si prioritet i parë i Qeverisë. Kosova, siç theksoi kryeministri, ka prioritet të veçantë zhvillimin ekonomik, një zhvillim propulziv të bazuar në resurse të brendshme dhe në partneritet me investitorët strategjikë të jashtëm, sidomos të sektorit privat dhe në fushën e energjisë. Kryeministri Mustafa, po ashtu tha se do të punohet edhe në shfrytëzimin e burimeve tjera alternative, në mënyrë që të ketë energji të ripërtëritshme dhe të sigurohet efiçienca e energjisë elektrike, respektimi i plotë i kushteve ambientale, për të cilat duhet të sigurohen kushte të veçanta. Më tej, kryeministri tha se Qeveria ka treguar se mund të demonstrojë një vizion të qartë zhvillimor përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe përmes politikave ditore ekonomike, të cilat kanë krijuar stabilitet makroekonomik dhe buxhetor dhe mundësi për trende afatgjate të rritjes ekonomike. Një falënderim të posaçëm për bashkëpunimin e deritanishëm, kryeministri Mustafa ia ka adresuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorit Delawie, përfaqësuesve të Bankës Botërore, të Bashkimit Evropian, partnerëve gjermanë për përkrahjen në fushën e energjisë, duke shprehur interesimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në implementimin e strategjisë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se e gjitha që është bërë në kuadër të një vizioni strategjik për të ardhmen e sektorit është përfshirë në pesë objektiva themelore, që kanë vlerë prej rreth 3 miliardë euro, investime që priten në të ardhmen të realizohen në sektorin e energjisë. Më tej, ministri Stavileci theksoi se lajm shumë pozitiv për sektorin e energjisë në dy vitet e fundit është edhe miratimi i pakos së tretë të ligjeve për energjinë, që hapë rrugën për liberalizimin e tregut dhe të çmimeve, e poashtu krijon mundësinë e një tregu konkurrues të energjisë elektrike, synim ky jo vetëm i Kosovës, por i të gjitha shteteve të regjionit. Greg Delawie, ambasador i SHBA-ve në Kosovë, e ka quajtur shumë të rëndësishëm këtë diskutim, meqenëse viti 2017 për Kosovën është shumë i rëndësishëm për këtë sektor. Shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, theksoi rëndësinë që ka Strategjia e Energjisë, si një hapësirë e mirë për donatorët për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në zbatimin e saj. Për të, është e rëndësishme që të bëhet integrimi i tregut regjional të energjisë. Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, tha se ky është fillimi i një reforme të rëndësishme dhe të obligueshme, për të arritur standardet e BE-së. Faruk Serdareviç, përfaqësues i projektit mbështetës i USAID-it, "REPOWER", për sektorin e energjisë në Kosovë, paraqiti një ekspoze mbi zhvillimet, arritjet si dhe sfidat për të ardhmen në sektorin e energjisë. The post Sektori i energjisë faktor kyç i zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja appeared first on Mesazhi.com. |
| Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik Posted: 18 Apr 2017 05:48 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, përuruan fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik. Ky segment rrugor do të jetë i pari në Kosovë me katër korsi në një drejtim, pra tetë korsi në të dy drejtimet. Zgjerimi i këtij segmenti do të bëhet në të dy anët me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi, me trotuare të ndriçuara dhe shteg të biçiklistëve. Në fjalën e tij, kryeministri Mustafa u shpreh i kënaqur me investimet që po bëhen në Prishtinë, të cilat po mundësojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin më të mirë. "Më vjen mirë që po hapet hyrja në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, sepse ne këtë e konsiderojmë investim për kryeqytetin. Është një hyrje, e cila do të jetë madhështore, jo vetëm në pamje, por edhe në pikëpamje të funksionimit sepse do të kemi dy rrugë me nga katër korsi, si dhe me gjithë infrastrukturën tjetër për këmbësorë dhe për biçiklistë. Edhe pjesa tjetër e ndërtimit të rrugës deri te udhëkryqi për Pallatin e Drejtësisë është një hap shumë i rëndësishëm sepse shënon edhe fillimin e ndërtimit të unazës për Prishtinën, e cila më vonë mund të lirojë qarkullimin e automjeteve për qytetin e Prishtinës dhe vazhdimin e unazës ashtu siç ka qenë e paraparë me projekt, prandaj unë i vlerësoj si investime shumë të rëndësishme jo vetëm sa i përket shumës, e cila sipas informatave të ministrit është rreth 9 milionë euro, por edhe sa i përket funksionalitetit dhe detyrimeve tona që i kemi për të krijuar kushte më të mira për qytetarët", theksoi kryeministri Mustafa. Ndërsa ministri Zharku ritheksoi se MI-ja, përveç këtij projekti, do të vazhdojë të investojë në realizimin e projekteve të tjera infrastrukturore në komunën e Prishtinës. "Sot pata nderin që së bashku me Kryeministrin të përurojmë fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në Veternik, hyrja e Prishtinës. Kjo do të jetë një rrugë me katër korsi, e cila do të ketë edhe shtegun e biçiklistëve, ndriçimin, si dhe trotuarin për këmbësorë. Është një investim prej 3 milionë eurosh. Përveç kësaj, e njoftova kryeministrin se me investimet e bëra në infrastrukturën rrugore të Prishtinës kemi përmirësuar trafikun për të gjithë qytetarët. Në fund të vitit 2015 kemi përfunduar anashkalimin që lidhet me autostradën "Ibrahim Rugova" dhe autostradën që vazhdon për Shkup. Në këtë vit kemi vazhduar me zgjerimin e rrugëve prej QMI-së deri në Veternik, si dhe me zgjerimin e rrugëve prej Prishtinës në drejtim të Fushë- Kosovës. Tani po vazhdojmë me projektin aktual, kurse në procedurë tenderimi është edhe zgjerimi i rrugës prej urës së Veternikut deri në kthesën që shkon te Pallati i Drejtësisë, ku do të kemi një rrethrrotullim. Po ashtu, jemi duke punuar edhe në riprojektimin e gjithë kyçjes apo urës së Veternikut. Përpos kësaj, në komunën e Prishtinës do të realizohen edhe disa projekte të tjera, si asfaltimi i rrugës Hajkobillë – Zajçec, Stallovë deri në Marevc të ri, si dhe disa projekte te tjera. Investimet e përgjithshme në komunën e Prishtinës për sivjet do të jenë afër 9 milionë euro", theksoi ministri Zharku. Sipas kontratës së nënshkruar, ky projekt do të realizohet me dy llote. Lloti i parë do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 160 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,600,166.65 eurosh, ndërsa lloti i dytë do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh. Punimet e llotit të dytë parashihen të përfundojnë brenda 110 ditësh pune. The post Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik appeared first on Mesazhi.com. |
| Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur Posted: 18 Apr 2017 05:10 AM PDT Në sulmet e kryera në qytetet Idlib dhe Halep të Sirisë 15 civilë, shumica e të cilëve fëmijë humbën jetën. Sulmet janë kryer në zonat që janë nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri i Shëndetësisë së qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ferras Cundi në një deklaratë për AA tha se “Rajoni Maaret Herma të qarkut Xhebel Zevije në jug të qytetit Idlib, u sulmua nga avionët rusë. Objektiv i sulmit ishin shtëpitë e popullatës civile. Nëntë fëmijë dhe një grua humbën jetën”. Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Civile në rajonin Kefer Nubul, në afërsi të Maaret Harma-s, tha se “Nga shkatërrimet e shkaktuar nga sulmi, është kuptuar se është përdorur bomba vakum. Po vazhdojnë punimet për shpëtim”. Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep në një deklaratë në rrjete sociale ka shkruar se në një sulm në orët e mëngjesit në rajonin Urm Kubra kanë humbur jetën 5 civilë. Në deklaratë thuhet se ka të plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra. “Sulmi është kryer nga avionët rusë të cilët kanë përdorur bomba vakum”, thonë nga Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep. The post Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur appeared first on Mesazhi.com. |
| Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur Posted: 18 Apr 2017 04:19 AM PDT Në sulmet e kryera në qytetet Idlib dhe Halep të Sirisë 15 civilë, shumica e të cilëve fëmijë humbën jetën. Sulmet janë kryer në zonat që janë nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri i Shëndetësisë së qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ferras Cundi në një deklaratë për AA tha se “Rajoni Maaret Herma të qarkut Xhebel Zevije në jug të qytetit Idlib, u sulmua nga avionët rusë. Objektiv i sulmit ishin shtëpitë e popullatës civile. Nëntë fëmijë dhe një grua humbën jetën”. Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Civile në rajonin Kefer Nubul, në afërsi të Maaret Harma-s, tha se “Nga shkatërrimet e shkaktuar nga sulmi, është kuptuar se është përdorur bomba vakum. Po vazhdojnë punimet për shpëtim”. Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep në një deklaratë në rrjete sociale ka shkruar se në një sulm në orët e mëngjesit në rajonin Urm Kubra kanë humbur jetën 5 civilë. Në deklaratë thuhet se ka të plagosur, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra. “Sulmi është kryer nga avionët rusë të cilët kanë përdorur bomba vakum”, thonë nga Qendra e Mbrojtjes Civile në Halep. The post Sulme ajrore në Siri, 15 civilë të vdekur appeared first on Mesazhi.com. |
| Delawie: Miratimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale hap konkret kundër korrupsionit Posted: 18 Apr 2017 04:06 AM PDT Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale. Delawie shkruan se Kuvendi i Kosovës me miratimin e këtij Ligji ka bërë hap konkret në luftimin e korrupsionit. "Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Kuvendi mori hap konkret në luftimin e korrupsionit…",shkruan Delawie, në Twitter. Ambasadori Delawie kishte bërë thirrje ditë më parë për miratimin e këtij ligji. Edhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha u shpreh sot se miratimi i këtij Projektligji është i një rëndësie të veçantë sepse mënjanon ndërhyrjen politike në ekzekutimin e sanksioneve penale. The post Delawie: Miratimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale hap konkret kundër korrupsionit appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






