Mesazhi.com: “Në shkollën e Llaushës heqet pllaka e donatorit, vetëm pse ishte mysliman” plus 9 more |
- Në shkollën e Llaushës heqet pllaka e donatorit, vetëm pse ishte mysliman
- Kështu u kacafytën deputetët serbë në Kuvend (Video)
- Varrosen viktimat e sulmit me armë kimike në Siri
- Mustafa: Bizneset kosovare konkurrente me bizneset evropiane
- Rusia bllokon rezolutën e sanksioneve ndaj Bashar al-Assad
- Më 27 prill vendimi për Haradinajn
- Haradinaj po akuzohet për vrasjen e disa romëve
- Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time
- “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon”
- Renditja e re e FIFA-s, katastrofë për Kosovën dhe Shqipërinë (FOTO)
| Në shkollën e Llaushës heqet pllaka e donatorit, vetëm pse ishte mysliman Posted: 06 Apr 2017 12:05 PM PDT Shkolla Fillore "Halit Geci" në Llaushë të Skenderajt, ishte ndërtuar në vitin 2002 nga Banka Islame për Zhvillim, pasi që ajo ekzistuesja u dogj gjatë luftës në vitin 1998. Mirëpo, si duket dikend në këtë shkollë e ka penguar ky investim i Bankës Islame, e cila ua mundësoi qindra nxënësve të marrin diturinë në kushte të përshtatshme shkollore. Burime të Mesazhi.com nga kjo shkollë bëjnë të ditur se pllaka e investitorit që ishte e vendosur në hyrje të shkollës është larguar disa ditë më parë. Siç shihet edhe në fotografinë e siguruar nga Mesazhi.com, aty më nuk figuron pllaka e cila tregonte investitorin e kësaj shkolle. Sipas burimeve të portalit tonë kjo u bë për shkaqe të urrejtjes së disa zyrtarëve të lartë të kësaj shkolle, por edhe atyre komunalë ndaj myslimanëve, konkretisht botës arabe, nga vjen edhe investitori. Kjo shkollë ishte djegë nga policia dhe ushtria serbe më 3 gusht 1998. Pas mbarimit të luftës mësimi u mbajt në tenda dhe kontenjerë, ku numëroheshin 16 paralele me 460 nxënës dhe 25 punëtorë. Në vitin 2002 u ndërtua shkolla e re e financuar nga Banka Islamike për Zhvillim. Shkolla e re tani mori edhe emrin e ri, emrin e mësuesit dëshmor ”Halit Geci”. Banka Islame për Zhvillim ka 56 vende anëtare. Qëllimi kryesor i bankës është dhënia e kredive e granteve për projekte të ndryshme, që do të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social. The post Në shkollën e Llaushës heqet pllaka e donatorit, vetëm pse ishte mysliman appeared first on Mesazhi.com. |
| Kështu u kacafytën deputetët serbë në Kuvend (Video) Posted: 06 Apr 2017 11:37 AM PDT Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës krijuan goxha tollovi sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Deputetë e ministra nga Lista Serbe, subjekt ky që është edhe pjesë e institucioneve kosovare, janë ngatërruar mes vete. Arsyeja po del të jetë lufta për pushtet.
The post Kështu u kacafytën deputetët serbë në Kuvend (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Varrosen viktimat e sulmit me armë kimike në Siri Posted: 06 Apr 2017 09:31 AM PDT Civilët e vrarë nga sulmi me armë kimike i kryer nga regjimi i Asadit në Han Shejhun të Idlibit, dërgohen për në banesën e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Për shkak të mungesës së hapësirave për varre, disa persona janë varrosur në një varr të përbashkët. Ndërkohë disa familje kanë kundërshtuar për të varrosur të afërmit e tyre për shkak të disa thashethemeve se civilët të cilët kanë humbur jetën si rrjedhojë e ndikimit nga gazi helmues mund të zgjohen pas disa ditësh. Nga ana tjetër disa kufoma janë dërguar në banesën e fundit nga autoritetet vendore, për shkak se askush nuk i njihte. Ndërkohë një gjyshe është larguar me vështirësi nga kufoma e një vajze të vogël, teksa pranë saj ishte vetëm ajo, për shkak se familja e vajzës ishte në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm. Nga ana tjetër edhe ato pak civilë të cilët kishin mbetur në qytezë, pas kësaj ngjarjeje mblodhën rrobat e tyre për tu larguar nga ky vend për shkak të mungesës së sigurisë. Regjimi i Asadit ndërmori një sulm me armë kimike dy ditë më parë në qytezën Han Shejhun, vend ky që ndodhet në afërsi të Idlibit. Në këtë ngjarje të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur. The post Varrosen viktimat e sulmit me armë kimike në Siri appeared first on Mesazhi.com. |
| Mustafa: Bizneset kosovare konkurrente me bizneset evropiane Posted: 06 Apr 2017 08:51 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi Lulishten "Labi – Las Pallmas", e cila merret me kultivimin dhe eksportin e luleve, por edhe me rregullimin e kopshteve dhe dekoreve për ngjarje të ndryshme. Kryeministri Mustafa, vlerësoi punën e mrekullueshme të punëtorëve të kësaj lulishte. Gjatë vizitës, që u bëri serave në të cilat kultivohen lulet, kryeministri Mustafa përgëzoi kompaninë për punën dhe zgjerimin e veprimtarisë së vet, por edhe Ministrinë e Bujqësisë dhe USAID-in për përkrahjen e madhe në ofrimin e teknologjisë moderne. Pronari Luan Buçaj, u shpreh i nderuar me vizitën që i bëri kryeministri Mustafa lulishtes "Labi-Las Pallmas". Lidhur me buxhetin për bujqësi dhe hapjen e vendeve të punës, kryeministri Mustafa tha se është investuar mjaft shumë në këtë sektor dhe kreditë ndërkombëtare po orientohen në fushën e bujqësisë. The post Mustafa: Bizneset kosovare konkurrente me bizneset evropiane appeared first on Mesazhi.com. |
| Rusia bllokon rezolutën e sanksioneve ndaj Bashar al-Assad Posted: 06 Apr 2017 08:04 AM PDT Rusia ka përdorur edhe njëherë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit pranë OKB për të bllokuar një rezolutë e cila parashikonte vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad në lidhje me çështjen e përdorimit të armëve kimike, duke pretenduar se drafti që u propozua nuk bazohej në fakte të vërtetuara. Rezoluta u paraqit nga ambasadorët e SHBA, Britanisë dhe Francës, të cilat akuzuan qeverinë siriane në lidhje me incidentin me përmasa tragjike, duke shtuar ky është një rast i përsëritur disa herë. Ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit, Niki Hejli, tha se me votën kundër rezolutës OKB dështoi edhe njëherë që të ndërmarrë veprime kolektive kundër padrejtësive. Nga ana tjetër, përveç qëndrimit në Këshillin e Sigurimit, Rusia reagoi edhe përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. Ajo u shpreh se përfaqësuesi i Moskës në OKB nuk mund të pranonte një draft-rezolutë që kishte natyrë krejtësisht anti-siriane dhe që nuk bazohej në prova konkrete. Listës së personave që e dënuan ngjarjen në Siri ju shtua edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili gjatë pritjes së Mbretit Abdullah të Jordanisë, tha se kishte e ndjekur më vemendje atë që ndodhi dhe se bëhej fjalë për diçka të tmerrshme. The post Rusia bllokon rezolutën e sanksioneve ndaj Bashar al-Assad appeared first on Mesazhi.com. |
| Më 27 prill vendimi për Haradinajn Posted: 06 Apr 2017 07:33 AM PDT Trupi gjykues në Colmar të Francës ka marrë vendim që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij ka theksuar se gjyqësia franceze po i beson propagandës serbe. Haradinaj ka filluar të deklarohet pas fjalës së palës mbrojtëse duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë. "Kanë bërë krime në Kosovë dhe m'i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua", ka thënë Haradinaj. The post Më 27 prill vendimi për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com. |
| Haradinaj po akuzohet për vrasjen e disa romëve Posted: 06 Apr 2017 05:56 AM PDT Po vazhdon seanca gjyqësore kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në fjalën e prokurorit thuhet se Haradinaj dyshohet për vrasjen e disa romëve në Kosovë gjatë kohës së luftës. Prokurori ka thënë se romët kanë dhënë emrat e viktimave dhe sipas tyre Haradinaj ka shtyrë njerëz për t'i kryer veprat, raporton Indeksonline. Në provat e prokurorisë jepen edhe disa emra të viktimave. The post Haradinaj po akuzohet për vrasjen e disa romëve appeared first on Mesazhi.com. |
| Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time Posted: 06 Apr 2017 04:00 AM PDT Ministria e Kulturës së Kosovës në një ceremoni të organizuar ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar "Letërsia Shqipe", për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare. Shkrimtari i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon. "Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve", tha Kadare pas marrjes së çmimit. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani" tha se ka ardhur koha që në historinë e Kosovës të ketë vend të privilegjuar për librat dhe Ismail Kadarenë. "Për lexuesit e Kosovës, Kadareja është shkrimtar i zemrës. Kadare është autor që nuk është braktisur asnjëherë", tha Gajraku. The post Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time appeared first on Mesazhi.com. |
| “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” Posted: 06 Apr 2017 03:55 AM PDT Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese në Turqi do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare, tha se "Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror". Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi në një intervistë për Anadolu Agency (AA) vlerësoi tubimet në disa shtete evropiane për mbështetje të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan janë ndaluar padrejtësisht dhe se në këtë formë është shkelur liria e tubimit dhe e organizimit, e cila është një drejtë e garantuar me të drejtat ndërkombëtare. Sipas tij, arsyet e këtyre përpjekjeve për ndalimin e promovimit të aktivitetit të presidentit Erdoğan si dhe të ngjarjeve tjera ku si objektiv merret Turqia dhe presidenti i saj, janë të shumta, por që në radhë të parë vjen xhelozia. "Mendoj që në radhë të parë ka të bëjë me një xhelozi ndoshta politike për faktin se Presidenti Erdoğan është ndër liderët ndërkombëtarë më të suksesshëm të këtij shekulli, i cili ka arritur që Republikën e Turqisë ta nxjerrë nga një fundosje ekonomike dhe ta shndërrojë në një superfuqi ekonomike, në një superfuqi botërore dhe padyshim suksesi i tij, puna e tij, ashtu siç thotë populli ëshë therrë në sy për vendet tjera", tha Kelmendi. Duke rikujtuar 15 korrikun e vitit të kaluar, tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi deputeti Kelmendi tha se gjithmonë ka njerëz të cilët nuk ia duan të mirën Turqisë. "Është për çudi se si një pjesë e mirë ndërkombëtare nuk e ka dënuar apo konkretisht nuk janë pozicionuar në krah të Republikës së Turqisë, apo autoriteteve turke që t'i luftojnë këto organizata terroriste dhe aktivitete të cilat janë në dëm të këtij shteti por edhe të vet Bashkimit Evropian", tha Kelmendi. Ai gjithashtu foli për referendumin në Turqi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese të inicuara do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare. Sipas tij, një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror. Kelmendi po ashtu theksoi se vetëm Turqia dhe udhëheqësia aktuale e saj, në krye me Presidentin Erdoğan ka arritur t'i luftojë dhe të parandalojë shumë sulme dhe organizata terroriste, si dhe ta menaxhojë konfliktin në Siri. "Prandaj një sukses i tillë i Presidentit Erdoğan nuk është një sukses vetëm në Turqi por në përmasa ndërkombëtare dhe unë uroj që qytetarët e Republikës së Turqisë dhe të gjithë shtetasit e Turqisë kudo në botë t'i përkrahin fuqishëm këto ndryshime kushtetuese dhe t'i japin mbështetje edhe më të fortë kushtetuese presidentit Erdoğan ngase ai e ka dëshmuar që e do popullin, e do shtetin dhe se ka kontribuar si për popull dhe shtet, ashtu edhe për paqen ndërkombëtare", tha së fundi Kelmendi. – Çerkezi u bën thirrje shqiptarëve në Turqi me të drejtë vote, t'i thonë "PO" referendumit Njëri prej themeluesve të Partisë për Drejtësi, Sylejman Çerkezi në një intervistë për AA theksoi rëndësinë e shtetit të Turqisë si një urë lidhësve jo vetëm ndërmjet popullit shqiptar dhe atij turk, por edhe ndërmjet Evropës dhe Perëndimit, ku sipas tij bëhen gërshetimet edhe të kulturave dhe të qytetërimeve të ndryshme. Çerkezi duke rikujtuar rolin e Turqisë dhe rrymimet ose ballafaqimet e ndryshme që janë bërë më parë mes Evropës dhe Lindjes, përkatësisht gjatë periudhës Osmane, theksoi se kjo është arsyeja e marrjes si shënjestër apo objektiv të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nga Evropa dhe institucionet ndërkombëtare. "Tashmë për neve është e qartë, historia i ka dëshmuar ato gjëra dhe mendoj se historia përsëritet dhe kjo është arsyeja", tha Çerkezi. Sipas tij, Turqia e cila po përcjell një model më ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani, edhe në vlerën kulturore është ajo që po i prin botës islame. Duke theksuar se çdo ndryshim në Turqi padiskutim që do të reflektojë edhe në Ballkan, në prag të referendumit në Turqi, Çerkezi përcolli mesazhin se me këtë do të ketë spastrime të tradhtarëve, pra të FETO-s. "Mendoj që reflektimi i tij (FETO-s) në Ballkan ose mbjellja e tij në Ballkan është me kosto dhe besoj se këto ndryshime pas referendumit do të vijnë në dukje, ku do të kemi edhe pastrime të tradhtarëve, të cilët tradhtuan vendin e tyre pse mos të tradhtojnë pastaj edhe Ballkanin", tha Çerkezi. Duke theksuar se Presidenti Erdoğan me punën e tij ka ngritur zhvillimin ekonomik, kulturor, politik dhe në atë diplomatik në Turqi, Çerkezi, tha se ai ka dëshmuar që është një lider i vërtetë dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Turqi, të cilët kanë të drejtë vote, t'i thonë "PO" referendumit për ndryshimn e sistemit qeverisës presidencial në Turqi. The post “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” appeared first on Mesazhi.com. |
| Renditja e re e FIFA-s, katastrofë për Kosovën dhe Shqipërinë (FOTO) Posted: 06 Apr 2017 03:30 AM PDT FIFA e ka përditësuar ranglistën e kombëtarëve, në të cilën Kosova ka rënë për gjashtë vende më poshtë, ndërsa Shqipëria për 12 vende. The post Renditja e re e FIFA-s, katastrofë për Kosovën dhe Shqipërinë (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






