Mesazhi.com: “Ky është lloji i armatimit me të cilin pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ky është lloji i armatimit me të cilin pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës” plus 9 more


Ky është lloji i armatimit me të cilin pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës

Posted: 03 Apr 2017 12:52 PM PDT

Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, krahas nevojës për shtimin e radhëve i cili do të arrij në 8 mijë trupa do të ketë edhe një sistem të avancuar të armatimeve konvencionale mbrojtëse.

"Forca e ardhshme do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme armatimi për të realizuar misionin kushtetues, përkatësisht mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës gjatë situatave të ndryshme emergjente, e gatshme dhe e furnizuar për të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare të mbështetjes së paqes dhe operacione ndërkombëtare humanitare, thuhet në një përgjigje për Indeksonline dhënë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Pajisjet individuale dhe kolektive për mision janë të dizajnuara që të kemi një ndërveprueshmëri dhe efekt të zjarrit direkt dhe indirekt gjatë operacioneve luftarake në të ardhmen. Sistemet mbrojtëse mobile të zjarrit janë të përcaktuara që të krijojnë bazën e fuqisë luftarake dhe të ofrojnë kapacitetet e nevojshme mbrojtëse sipas skenarëve të përcaktuar në Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë", thuhet në përgjigje.

Ndërkaq forcës ajrore Ushtria e Kosovës pritet që fillimisht të pajiset vetëm me helikopterë për të cilët sipas tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përgatitjes së konceptit të kapaciteteve ajrore për nevoja të institucioneve dhe së shpejti pritet të dalë me të dhëna konkrete në këtë fushë.

Sipas tyre, gjatë planifikimit të forcës dhe përcaktimit të armatimit janë marrë për bazë kriteret e ndërveprueshmërisë, kështu që armatimi dhe sistemet të jenë të ndërveprueshme me forcat e NATO-s dhe gjithashtu është marrë për bazë kriteri financiar që Republika e Kosovës dhe tatimpaguesit të mos rëndohen nga blerjet ushtarake në të ardhmen.

"Industria e pajisjeve ushtarake është duke u zhvilluar dhe në treg ekziston një numër i madh i pajisjeve dhe armëve që dallohen për nga çmimi dhe përformanca, lloji i përdorimit gjatë operacioneve, siguria e personelit dhe pajisjeve e kritere të tjera. Mund të theksoj se ne kemi partneritet strategjik me disa shtete dhe në këtë aspekt do të jemi konsistent në avancimin e bashkëpunimit jo vetëm ushtarak por edhe ekonomik", thuhet në përgjigjen Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

The post Ky është lloji i armatimit me të cilin pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Takohet pozita-opozita, a do të ketë marrëveshje?

Posted: 03 Apr 2017 10:48 AM PDT

Takimi në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës tashmë ka filluar.

Në këtë takim i cili po mbahet në ambientet e "Swiss Diamond", po marrim pjesë nënkryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca, nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi, nga AAK, Ardian Gjini kurse nga koalicioni PDK- LDK po marrin pjesë, Xhavit Haliti, Elmi Reçica dhe Lutfi Haziri, transmeton Telegrafi.

Në takim do të diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Asnjëra prej subjekteve politike nuk ka dhënë ndonjë detaj se për çka tjetër do të debatojnë.

The post Takohet pozita-opozita, a do të ketë marrëveshje? appeared first on Mesazhi.com.

“Edhe nëse vdes tash nuk e kam dert, mbase e di ku po i lë fëmijët”

Posted: 03 Apr 2017 10:15 AM PDT

Familja e Liridona Berishës nga fshati Kçiq i komunës së Mitrovicës bëhet me shtëpi të re.

Kjo familje jetonte në gjendje shumë të rëndë, mirëpo falë bamirësve nga sot Liridona e cila vuan nga një sëmundje e rëndë së bashku me dy fëmijët e saj do të jeton në shtëpinë e re cila u ndërtua nga shoqata bamirëse "Jetimat e Ballkanit".

Liridona tregon për Ekonomia Online se shtëpia e improvizuar në të cilën kanë jetuar deri më tani, nuk i ka plotësuar as kushtet minimale për banim.

Ajo me lot në sy falënderon të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë së saj.

"Deri më tani kam jetuar në një gjendje të mjerueshme. Edhe vet jam e sëmur dhe kam vuajtur shumë nga skamja. Falënderoj të gjithë bamirësitë që na mundësuan të kemi një jetë normal. Zoti i ndihmoftë të gjithë", thotë ajo.

E drejtori i shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati thotë për këtë shtëpi mjetet u grumbulluan për vetëm 5 ditë.

Ai thotë se shtëpia komplet kushtoi 25 mijë euro dhe për këtë ai falënderon donatorët, që sipas tij ishin të shumtë, duke dhuruar mjete financiare, por edhe material ndërtimor, që kjo familje të bëhet me shtëpi.

"Neve në nëntor të vitit të shkuar kemi vizituar këtë familje, të cilës i kemi sjell gjëra ushqimore dhe higjienike. Kemi parë që jeton në një gjendje të mjerueshme dhe jemi mobilizuar për të kërkuar ndihmë për të. Aksionit i janë përgjigjur shumë bamirës dhe për një kohë të shkurtër mblodhëm mjetet e duhura", thotë ai.

Kastrati i ka falënderuar donatorët dhe njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë sado pak për të ndihmuar familjet skamnore të cilat sipas tij janë të shumta në Kosovë.

Shtëpia ka 3 dhoma, kuzhinë, banjo dhe korridor dhe është komplet e mobiluar.

 

The post “Edhe nëse vdes tash nuk e kam dert, mbase e di ku po i lë fëmijët” appeared first on Mesazhi.com.

Suedi, autobusi i aksidentuar ishte me nxënës të shkollës së mesme.

Posted: 03 Apr 2017 08:02 AM PDT

Policia suedeze ka thënë se tre personat që humbën jetën, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u rrokullis dhe doli nga rruga të dielën, janë nxënës së shkollës së mesme.

Zëdhënësi i policisë, Peder Jonsson nuk ka dhënë më shumë detaje për studentët e tjerë, që kanë qenë duke udhëtuar me këtë autobus.

Autoritetet kanë thënë se autobusi dykatësh po barte 52 nxënës. Ai u rrokullis dhe u përplas të dielën në Suedinë qendrore. 11 persona janë lënduar nga ky incident, por sipas zyrtarëve shëndetësorë, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

The post Suedi, autobusi i aksidentuar ishte me nxënës të shkollës së mesme. appeared first on Mesazhi.com.

200.000 fëmijë sirian kanë lindur deri më tani në Turqi

Posted: 03 Apr 2017 07:55 AM PDT

200 mijë fëmijë të emigrantëve sirianë kanë hapur sytë për herë të parë në Turqi.

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli bën të ditur se në kampet e ngritura janë krijuar ambiente të veçanta për nënat shtatzëna, nënat me fëmijë të vegjël, etj.

Nga ana tjetër Turqia ka ndërguar 31 mijë e 66 mjete transporti të mbushura me ndihma humanitare me vlerë rreth 1.75 miliardë lira turke, për sirianët që ndodhen në vendin e tyre dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Në Turqi deri më tani janë realizuar 840 mijë ndërhyrje kirurgjikale të emigrantëve nga Siria dhe Iraku.

Krahas kësaj në të gjithë Sirinë, deri më tani ka mbi 1 milionë refugjatë të shtruar, ndërsa kanë marrë shërbim klinik 22.5 milionë refugjatë.

The post 200.000 fëmijë sirian kanë lindur deri më tani në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

HRW akuzon Izraelin se bllokon aktivitetin humanitar në Rripin e Gazës

Posted: 03 Apr 2017 07:50 AM PDT

Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Izraelin se bllokon hyrje-daljet në Rripin e Gazës për aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët janë duke dokumentuar shkeljet e raportuara në territoret palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi me seli në New York, tha se pengesat izraelite ngrenë dyshimin në pohimet e Izraelit, i cili tha më herët se grupet të cilat merren me të drejtat e njeriut, paraqesin burim informatash për hetimet e tyre për krimet të cilat mund të jenë kryer gjatë konfliktit të vitit 2014 në Gaza.

"Nëse Izraeli dëshiron që prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime (ICC) të marrin seriozisht pohimet e tyre, se hetimet për krime po zbatohen në mënyrë të duhur, hapi i parë i mirë do të ishte të lejojnë hetuesit nga grupet për të drejtat e njeriut të zbardhin informatat e tyre", deklaroi drejtori i Zyrës HRW-së për Izraelin dhe Palestinën, Sari Bashi.

Në vitin 2014 Izraeli zbatoi një operacion shkatërrues 51 ditorë të bombardimeve ndaj Rripit të Gazës, ku si pasojë mbetën të vdekur mbi 2300 palestinezë.

Ushtria e Izraelit nga ana e saj tha se në përleshjet e lartpërmendura janë vrarë 68 ushtarë dhe pesë civilë izraelitë.

Prej vitit 2007, Rripi i Gazës mbahet i bllokuar si nga Izraeli ashtu edhe nga Egjipti, për çka furnizimi me ushqim, lëndë djegëse dhe medikamente është bërë përmes tuneleve nëntokësore.

The post HRW akuzon Izraelin se bllokon aktivitetin humanitar në Rripin e Gazës appeared first on Mesazhi.com.

Holanda kryeson në ueb faqet me përmbajtje abuzuese ndaj fëmijëve

Posted: 03 Apr 2017 07:37 AM PDT

Amerika e Veriut ka qenë rajoni me më shumë ueb faqe që përmbajnë imazhe të abuzimit të fëmijëve, u theksua se në vitin 2016 numri në Amerikën e Veriut ka shënuar një rënie prej 20 për qind, ndërsa në Evropë është rritur për 19 për qind.

Sipas këtij raporti, rreth 60 për qind e ueb faqeve që përmbajnë abuzim të fëmijëve gjenden në Evropë.

Në vlerësimin e bazuar në shtete, theksohet se Holanda kryeson në ueb faqet me përmbajtje abuzuese ndaj fëmijëve. Holanda me 37 për qind të këtyre ueb faqeve kryeson në listë, ndërsa pas saj vijnë SHBA-të me 22 për qind, Kanadaja 15 për qind, Franca 11 për qind dhe Rusia me 7 për qind.

Në raport njoftohet se 53 për qind të fëmijëve që gjenden në ueb faqet e këtij lloji janë të moshës 10-vjeçare dhe nën këtë moshë.

The post Holanda kryeson në ueb faqet me përmbajtje abuzuese ndaj fëmijëve appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim në metronë e Shën Pjetërburgut, të paktën 10 të vdekur.

Posted: 03 Apr 2017 07:31 AM PDT

Një shpërthim i dyfishtë ka tronditur metronë e Shën Pjetërburgut gjatë kësaj të hëne, duke shkaktuar të paktën 10 të vdekur.

Shpërthimet kanë ndodhur në stacionet pranë sheshit "Sennaya Ploschad", i cili është mbuluar krejtësisht nga tymi, si dhe pranë universitetit "Tekhnologichesky Institute".

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që njerëzit po evakuohen me shpejtësinë maksimale.

Nga raportimet paraprake thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë, ndërsa janë shënuar edhe mbi 50 të plagosur, sipas informacioneve të organeve ligjzbatuese lokale. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të "linjës blu" janë mbyllur përkohësisht.

Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit "Sennaya Ploshchad" janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar.

Kompania e metrosë thotë se të gjithë pasagjerët po evakuohen.

Presidenti Vladimir Putin ndodhej në Shën Pjetërburg këtë të hënë për bisedime. Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të thotë se presidenti është informuar mbi shpërthimet. Putin vizitonte qytetin e Shën Pjetërburgut sot dhe pritej të fliste edhe me homologun bjellorus më vonë gjatë ditës.

The post Shpërthim në metronë e Shën Pjetërburgut, të paktën 10 të vdekur. appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj takon Myftiun Tërnava, koordinim për lobimin për njohje

Posted: 03 Apr 2017 07:20 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin kanë biseduar për koordinimin në lidhje me zhvillimet në vend dhe jashtë Kosovës në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka treguar, ndërsa kanë diskutuar në lidhje me koordinimin për njohje dhe lobim me vendet myslimane.

"Për një lobim sa më efektiv kur është fjala për njohjen nga vendet me shumicë myslimane, pa dyshim që nevojitet një koordinim sa më i madh me Bashkësinë Islame të Kosovës. E falënderova Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesit të njohjeve, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën", ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj dhe Tërnava kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit, dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

The post Hoxhaj takon Myftiun Tërnava, koordinim për lobimin për njohje appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim i dyfishtë në metronë e Shën Petersburgut, të paktën 10 të vdekur

Posted: 03 Apr 2017 06:42 AM PDT

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e dy shpërthimeve në metronë e Shën Petersburgut në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy shpërthimet kanë ndodhur në stacionet “Sheshi Senaja” dhe “Instituti Teknologjik” të metrosë së Shën Petersburgut.

Sipas lajmeve në mediumet ruse, thuhet se shkaktar i shpërthimit në stacionin “Sheshi Senaja” ka qenë një bombë thërrmuese e vendosur në vagonin e trenit.

Si pasojë e shpërthimeve të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, teksa pas sulmeve janë mbyllur shtatë stacione, kurse në vendin e ngjarjes është dërguar numër i madh i policisë dhe ekipe të shpëtimit.

Putin në Shën Petersburg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në kohën teksa ka ndodhur shpërthimi ka qenë në një takim në Shën Petersburg me presidentin e Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, është njoftuar nga presidenti i Shërbimit të Sigurisë Federale.

Putin ka thënë se ekziston mundësia që shpërthimet të kenë qenë sulme terroriste, duke shprehur më tej ngushëllime për të afërmit e viktimave në shpërthim.

The post Shpërthim i dyfishtë në metronë e Shën Petersburgut, të paktën 10 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.