Mesazhi.com: “Juventusi eliminon Barcelonën” plus 9 more |
- Juventusi eliminon Barcelonën
- Monaco mposht Dortmundin, shkon në gjysmëfinale
- Thirrje raciste në Austri: “Ndaloni islamizmin”
- Thaçi: Nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme
- Egzon Ibrahimi i katërti në botë në leximin e Kur’anit
- Gaza, “tenda solidarizimi” për të burgosurit palestinezë në grevë urie
- Përkundër rezultateve ka edhe shumë punë në zhvillimin ekonomik të Kosovës
- Dialogu në Bruksel të përfundojë me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
- Francë, të pavendosurit do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale
- Ivanov dhe Rama urojnë Erdoğanin për suksesin në referendum
Posted: 19 Apr 2017 02:36 PM PDT Skuadra italiane në fazën çerekfinale eliminoi Barcelonën, ku pas barazimit 0-0 vlejti rezultati i ndeshjes së parë 3-0 në favor të "zonjës së vjetër". Ndeshja ishte shumë fortë, me katalonasit që qarkulluan topin gjatë 90 minutave, mirëpo mbrojtja e Juventusit ishte e pathyeshme. The post Juventusi eliminon Barcelonën appeared first on Mesazhi.com. |
Monaco mposht Dortmundin, shkon në gjysmëfinale Posted: 19 Apr 2017 02:34 PM PDT Monaco ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Dortmundin me rezultat 3-1 dhe me të përgjithshëm 6-3. Golat për skuadrën nga principata i shënuan, Lottin në minutën e tretë, Falcao në minutën e 17 dhe Germain në m inutën e 81-të. Ndërsa golin e vetëm për gjermanët e shënoi Marco Reus në minutën e 48-të. The post Monaco mposht Dortmundin, shkon në gjysmëfinale appeared first on Mesazhi.com. |
Thirrje raciste në Austri: “Ndaloni islamizmin” Posted: 19 Apr 2017 10:44 AM PDT Një sulm racist ka ndodhur ndaj ndërtesës së Komunitetit Islam (IGGÖ) në kryeqytetin e Austrisë në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i IGGÖ, Ibrahim Olgun në një deklaratë për AA lidhur me çështjen tha se njerëz ende të paidentifikuar kanë shkruar në pjesën e jashtme të ndërtesës "Ndaloni islamizmin". Duke theksuar se si xhemati musliman në Austri ndodhet për më shumë se 100 vite, Olgun tha se "Asnjëherë nuk kemi patur për qëllim që të kemi një lëvizje për islamizim. Ne këtu vetëm po i përmbushim përgjegjësitë tona lidhur me kërkesat e popullit musliman që jetojnë këtu. Ne kurrë nuk kemi detyruar jomuslimanët që të bëhen muslimanë. Ne përpiqemi t'i ndihmojmë ata që shprehin interesim për fenë Islame". Duke shprehur keqardhjet për sulmin e ndodhur, Olgun bëri të ditur se brenda tyre kanë edhe një qendër e cila i regjistron sulmet ndaj muslimanëve. "Për fat të keq në vitet e fundit ka një rritje të sulmeve ndaj xhamive, muslimaneve të mbluara dhe popullit musliman. Jemi të shqetësuar lidhur me shpesh po ia shprehim këtë autoriteteve zyrtare", tha Olgun. "Njësitë e sigurisë duhet t'i marrin masat e nevojshme" Olgun po ashtu tha se mesazhi i cili dëshirohet të përcillet me këtë sulm ndaj qendrës e cila i përfaqëson muslimanët në këtë vend është se "Pa marrë parasysh se sa shumë jeni a po sa xhamia i keni, nëse duam ne vijmë deri në qendrën tuaj dhe e sulmojmë atë. Ne nuk trembemi nga asgjë dhe nga asnjë fuqi". Duke theksuar se pas sulmit do të rriten masat e sigurisë, Olgun tha se po shpesh po i ekspozohen sulmeve me fjalë nëpërmjet telefonit, e-maileve dhe postës, por që nuk po i lënë vend provokimeve duke vepruar me matje. "Frikësohemi të dalim në rrugë" Ai tha se njësitë e sigurisë nuk ua kanë dhënë mbështetjen e nevojshme pas këtij sulmi, Olgun tha se "Presim nga njësitë e sigurisë në Austri që të japin dënime më bindëse ndaj atyre që realizojnë sulme ndaj muslimanëve. Por, për fat të keq deri më tani nuk e kemi parë një qëndrim të tillë". Duke shprehur dëshirën për zvogëlimin e sulmeve ndaj muslimanëve në Austri, Olgun tha se muslimanët të cilët jetojnë në këtë vend janë të shqetësuar për shkak të rritjes së këtyre sulmeve. "Ndonjëherë frikësohemi të dalim në rrugë. Posaqërisht gratë të mbuluara e përjetojnë këtë ndjenjë më shumë. Presim nga autoritetet zyrtare dhe forcat policore që të marrin masa më bindëse kundër sulmeve të kryera ndaj muslimanëve të cilët jetojnë si në Austri ashtu edhe në vende të ndryshme të Evropës", tha Olgun. The post Thirrje raciste në Austri: "Ndaloni islamizmin" appeared first on Mesazhi.com. |
Thaçi: Nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme Posted: 19 Apr 2017 10:29 AM PDT Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet. "Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerim me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor", ka thënë Thaçi. "Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë jovizion për Ballkanin Perëndimor, për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joevropiane dhe të frymës dhe vizionit jo euroatlantik", ka theksuar ai. "Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t'u integruar pastaj tutje në familjen evropiane", është shprehur Thaçi. Ditë më herët, në një intervistë për "Politico", Edi Rama ka paralajmëruar se "Evropa mund të përballet me një makth" nëse vendet e Ballkanit "çmenden" si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së BE-së. Ai në plan të parë e ka vënë bashkimin e shqiptarëve në kuadër të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Por, nëse kjo rrugë pamundësohet, ai ka paralajmëruar edhe mënyra tjera. "Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin", ka thënë Rama. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i kishte cilësuar si populiste deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama. Në një intervistë për "KTV", ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër veç BE-së. "Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s'na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje", ka theksuar ai. The post Thaçi: Nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme appeared first on Mesazhi.com. |
Egzon Ibrahimi i katërti në botë në leximin e Kur’anit Posted: 19 Apr 2017 10:26 AM PDT Studenti Egzon Ibrahimi, i deleguar nga Bashkësia Islame e Kosovës në garat Ndërkombëtare të leximit dhe këndimit të Kuranit të mbajtura në Kuvajt, është stolisur me vendin e katërt në botë, shkruan Mesazhi.com. Këtë lajm e ka konfirmuar kryeimami Sabri Bajgora në proflilin e tij në fcb. "Ky është një sukses i madh për të gjithë Ne. Egzonit i dëshirojmë suksese të reja në arenën ndërkombëtare. Allahu e ruajtë në çdo hap të jetës së tij", ka shkruar Bajgora. The post Egzon Ibrahimi i katërti në botë në leximin e Kur'anit appeared first on Mesazhi.com. |
Gaza, “tenda solidarizimi” për të burgosurit palestinezë në grevë urie Posted: 19 Apr 2017 08:10 AM PDT Banorë të Gazës kanë vendosur tenda në shenjë solidarizimi me të burgosurit palestinezë të cilët gjenden në grevë urie në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA). Tendat e vendosur në sheshin Seraja në Gaza nga Komiteti i Forcave Nacionale dhe Islame, ka mbledhur shumë palestinezë. Krahas fotografive të të burgosurve palestinezë, në fushën ku u ngritën tendat janë vendosur edhe pankarta me mbishkrimet “Të burgosurit janë në rrezik” dhe “Duam lirimin e menjëhershëm të të burgosurve”. Neshet el-Vahidi, zëdhënësi i Komitetit të të Burgosurve dhe të Liruarve që vepron nën lëvizjen Fatah, në fjalën e tij tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin dhe të jenë në solidarizim me të burgosurit palestinezë që mbajnë grevë në burgjet izraelite. “Çështja e të burgosurve është nja nga çështjet e pandryshueshme themelore dhe lirimi i tyre është detyrë kombëtare nga e cili nuk heqim dorë”, tha Vahidi. Ai ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare të të drejtat e njeriut që të aktivizohen urgjentisht për shpëtimin e jetës së palestinezëve që mbajnë grevë urie në burgjet izraelite. Ndryshe, rreth dy mijë palestinezë të hënën filluan grevë urie për t’i dhënë fund praktikave arbitrare dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraelit dhe për përmirësimin e kushteve në burgje. Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë. The post Gaza, “tenda solidarizimi” për të burgosurit palestinezë në grevë urie appeared first on Mesazhi.com. |
Përkundër rezultateve ka edhe shumë punë në zhvillimin ekonomik të Kosovës Posted: 19 Apr 2017 06:55 AM PDT Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe me mbështetje të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj është hapur Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2017" në të cilin u vlerësua se përkundër rezultateve të arritura ka edhe shumë punë në zhvillimin ekonomik. "Edhe pse është vështirë të ndahet politika nga ekonomia, megjithatë kjo prani e vendeve të tjera tregon se zhvillimi ekonomik po e gjen rrugën e tij në mënyrë sa më të pavarur", tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duke hapur panairin. Kreu I OEK-ut tha se panairi ka rëndësi ekonomike dhe është vend ku behët promovimi i prodhimeve, dhe kërkoi që për ekonominë duhet bërë më shumë se sa të flitet. "Ky panair sa ka rëndësi ekonomike, ka edhe rëndësi promovuese. Ky panair dëshmon se për ekonomi duhet të bëhet më shumë se sa të flitet. Dua të besoj që së shpejti do ta kemi ligjin për tregti të brendshme dhe ligjin antidamping, tha Gërxhaliu. Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa tha se "ne si dy shtete kemi një treg të përbashkët ekonomik për të cilin ne do të duhet të punojmë dhe do të doja që prezente të ishin shumë kompani nga Shqipëria", tha ajo. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert tha se sot për te është një ditë e veçantë se po ndodh në Kosovë dhe se pajtohem me presidentin Gerxhaliu që zhvillimi ekonomik është garanci e stabilitetit politik dhe social dhe në të njëjtën kohë theksoi se sundimi i rendit dhe ligjit duhet te janë prioritet nëse mendohet te ketë investime dhe investitor të jashtëm. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, potencoi rëndësinë që kanë investimet në ekonomi dhe kërkoi përkrahjen e bizneseve duke kërkuar nga institucionet të ndihmojnë njerëzit e biznesit, sepse ata dinë të krijojnë vende pune. The post Përkundër rezultateve ka edhe shumë punë në zhvillimin ekonomik të Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
Dialogu në Bruksel të përfundojë me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Posted: 19 Apr 2017 06:53 AM PDT Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën e diskutimit "4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi, Sa po ndihmon dialogu politik?", i organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Para të pranishmëve, kryeministri Isa Mustafa foli për rëndësinë e procesit të dialogut, për marrëveshjet e arritura, për pengesat në zbatimin e tyre, duke theksuar edhe rëndësinë e përfshirjes së opozitës dhe të shoqërisë civile në procesin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Mustafa tha se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja ka dhënë rezultate pozitive për Kosovën. Sa i takon Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Isa Mustafa tha se ai mund dhe do të themelohet vetëm duke respektuar tërësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe shefja e zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave. Gjatë tryezës, u prezantua edhe një Raport lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i hartuar nga Agron Bajrami, si dhe u zhvilluan diskutime lidhur me procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Fjala e kryeministrit Mustafa në tryezë: Do të bëj përpjekje të jap opinionet e mia lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me dialogun, duke iu përmbajtur edhe titullit të kësaj tryeze se "4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi sa po ndihmon dialogu politik?". Ky dialog ka dhënë rezultate të mira për arsye se të gjitha marrëveshjet janë arritur mbi bazën e Kushtetutës dhe mbi bazën e ligjeve të Kosovës. Qëllimet themelore janë arritur në disa fusha. Ajo që është themelore është shtrirja e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit, përfshirja e qytetarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës, zvogëlimi i dëmeve ekonomike dhe ekonomisë informale të shkaktuara nga veprimi i strukturave paralele serbe por edhe i ndërhyrjeve të shtetit serb në disa komuna dhe në disa kompani dhe avancimi i rrugës së Kosovës në integrimet evropiane. Mendoj se e arritur tjetër është vendosja e reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në disa fusha, në fushën e lëvizjes së lirë, në fushën e tregtisë së lirë, në fushën e njohjes së diplomave, të sigurimit të automjeteve, certifikatave fito-sanitare, etj. Do të thotë, për herë të parë kemi arritur t'i bëjmë dhe të arrijmë reciprocitet ndërmjet dy vendeve. Është pastaj hapja e zyrave ndërlidhëse, e Kosovës në Beograd dhe e Serbisë në Prishtinë, prapë si e arritur në vitin 2013, është marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve, që na ka mundësuar që ne të kemi kufij shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bëjmë kontrollimin dhe mbikëqyrjen e këtyre kufijve, të fillojmë të ndërtojmë edhe pikat e përhershme kufitare me mbështetjen e Bashkimit Evropian, që është prapë rezultat i këtyre marrëveshjeve. Është vendosja e institucioneve shtetërore të Kosovës në katër komunat veriore, meqenëse nuk e kemi pasur përpara të vendosura atje dhe veprimi i këtyre institucioneve para së gjithash e kemi funksionimin e doganave në veri, e kemi funksionimin e Policisë së Kosovës në veri dhe heqjen e veprimit të policive paralele, që kanë qenë dhe kanë vepruar atje. Është e arritur shuarja e disa strukturave paralele, po them disa jo të gjithë strukturave paralele, sepse strukturat janë shuar vetëm në fushat në të cilat ne kemi arritur marrëveshje. Këto kryesisht kanë të bëjnë me shuarjen e "Mbrojtjes Civile" në veri të vendit. Sot, përfundimisht në Qeveri kemi vendosur që edhe pjesën prej 50 sa kanë mbetur nga pjesëtarët e "Mbrojtjes Civile", ta integrojmë në institucionet e Kosovës dhe me këtë e kemi përfunduar krejtësisht. Është funksionimi i organeve të drejtësisë me marrëveshjen për drejtësi që e kemi arritur në Bruksel, që nënkupton se do të shuhen të gjitha gjykatat ilegale serbe, të cilat kanë vepruar në Kosovë dhe do të zbatohen ligjet e Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe veriun e Kosovës dhe është pastaj edhe zbatimi i marrëveshjes për heqjen e targave ilegale nga përdorimi. Kemi filluar tani me pajisjen e qytetarëve serbë në veri me dokumentet e Republikës së Kosovës. Kemi proceduar në Qeveri me aktet lidhur me këtë dhe mendoj se edhe kjo është një e arritur mjaft e madhe e procesit të dialogut. Është arritur kodi shtetëror telefonik i Kosovës mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, që nuk ka vetëm simbolikë ose karakter shtetëror, por ka karakter ekonomik, sepse përmes kësaj ne i kemi kursyer Kosovës qindra miliona euro, që i kemi shpenzuar më parë për këto çështje. Sa i përket Asociacionit, është pjesë gati kryesore e marrëveshjes së parë të arritur në Bruksel dhe poashtu është komponentë themelore e marrëveshjes së dytë që e kemi arritur në Bruksel në vitin 2015. Unë nuk kam parë kohëve të fundit ndonjë disponim shumë të madh të përfaqësuesve serbë në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës për të vazhduar me themelimin e Asociacionit, sepse i kam ftuar disa herë që të ulemi ta aktivizojmë ekipin menaxhues që ata të fillojnë dhe të punojnë. Ndoshta edhe arsyeja është se atyre nuk ju pëlqen shumë që kjo të bëhet mbi bazën e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por rrugëdalje tjetër në themelimin e kësaj nuk ka, andaj Asociacioni mund dhe do të themelohet vetëm duke respektuar tërësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Me arritjen e marrëveshjes, ne duhet të arrijmë edhe marrëveshjen për implementimin e tyre dhe kjo të shkurtohet sepse kam përshtypjen se të gjitha këto po zgjaten për arsye të proceseve të cilat Serbia po i kalon në procesin e integrimit të saj evropian dhe të kushtëzimeve të caktuara me faktorin e dialogut. Po ashtu, konsideroj se në këtë proces të dialogut duhet të gjejmë hapësirë që të kyçet edhe opozita, edhe shoqëria civile, në mënyrë që këto çështje të diskutohen më gjerë dhe të jenë të pranueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Procesin e konsideroj të rëndësishëm që të vazhdoj sepse kemi trashëguar probleme me Serbinë të cilat nuk mund t'i zgjidhim në formë tjetër përpos procesit të dialogut. The post Dialogu në Bruksel të përfundojë me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë appeared first on Mesazhi.com. |
Francë, të pavendosurit do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale Posted: 19 Apr 2017 06:32 AM PDT Më shumë se një e katërta e votuesve edhe më tej është e pavendosur se për kë të votojë në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat të dielën do të mbahen në Francë, andaj pikërisht këto votues të papërcaktuar edhe do të vendosin zgjedhjet, raporton Anadolu Agency (AA). Qendrat dhe Covipof dhe Ioso-Sopra Steria studimin e fudnit të mendimit publik në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë e zbatuan më 16 dhe 17 prill, ndërsa sot shpalosën edhe rezultatet. Vendimin mbi atë se për cilin kandidat presidencial do të votojnë e kanë marrë 72 për qind e votuesve francezë, që është për gjashtë për qind më shumë në raport me rezultatet e anketës të para dy javëve. The post Francë, të pavendosurit do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale appeared first on Mesazhi.com. |
Ivanov dhe Rama urojnë Erdoğanin për suksesin në referendum Posted: 19 Apr 2017 02:49 AM PDT Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë mbrëmë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill. Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan. Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor. The post Ivanov dhe Rama urojnë Erdoğanin për suksesin në referendum appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |