Mesazhi.com: “Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë” plus 9 more |
- Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë
- SHBA detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria
- Kompania e njohur turke planifikon të investojë në sektorin minerar të Kosovës
- Të rinjtë serbë nuk e duan Vuçiqin, vazhdojnë protestat “kundër diktaturës”
- Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë
- Lot dhe vaj në xhaminë e Bardhit të Madh, familja Gashi i falin gjakun familjes Tërmkolli (Foto/Video)
- Kuvendi në pushim, pret seancën ndaj Haradinajt
- KMDLNJ: Naser Makolli nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore
- H. Vehbi Dibra, dijetar dhe personalitet i shquar mysliman shqiptar
- Kosi si përcjellës i domosdoshëm i antibiotikut
| Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë Posted: 04 Apr 2017 10:25 AM PDT Pas sulmit me armë kimike të regjimit Bashar Asad në rajonin Han Shejhun të qytetit të Idlibit, i cili ndodhet në veri të Sirisë, Franca ka thirrur Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në një takim urgjent, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim të ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, duke dënuar këtë sulm mizor tha: "Ftoj të gjithë që të marrin përgjegjësi kundër fakteve cilat rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare. Në këtë aspekt kam kërkuar të organizohet një takim urgjent në Këshilllin e Sigurimit të OKB-së". Në deklaratën e tij, Ayrault tha se ky sulm është një shkelje e "papranueshme" e Konventës së Armëve Kimike, e cila ndalon përdorimin e armëve kimike, duke vënë në dukje se populli i Sirisë që një kohë të gjatë është viktimë e sulmeve kimike. The post Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë appeared first on Mesazhi.com. |
| SHBA detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria Posted: 04 Apr 2017 08:23 AM PDT Portali i njohur Politico.eu i ka kushtuar një raport të veçantë iniciativës së presidentit Thaçi, për transformimin e FSK-së në Ushtri. Shkrimi nis me një përshkrim të kampit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku thuhet se ky është vetëm një kamp trajnimi i cili edhe pse duket si bazë ushtarake në fakt nuk është kështu, transmeton lajmi.net. "Kampi është një bazë trajnimi për Brigadën e reagimit të shpejtë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovë. Por në javët e fundit Thaçi ka nisur iniciativën për të transformuar këtë forcë në ushtri me drejta të plota, megjithë kundërshtimin nga Serbia dhe aleatët perëndimorë të Kosovës", nis shkrimi i kësaj gazete. Shkrimi tregon se pas presionit të madh perëndimor Thaçi është tërhequr paksa nga kjo iniciativë, e cila ka nxitur tensione mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve, e gjithashtu edhe mund të ndikojë në raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë. "Tani për tani 4.500 trupa të NATO-s janë e vetmja forcë ushtarake në Kosovë, një trashëgimi e fushatës së aleancës në bombardimet e vitit 1999 për t'i dhënë fund represionit serb ndaj shqiptarëve. Thaçi thotë se është koha që vendi i 1.8 milionë njerëzve të ketë ushtrinë e vet, 9 vite pas pavarësimit nga Serbia", bëhet e ditur në këtë shkrim. Politico hedh në pah edhe një hipotezë tjetër. Aty citohen analistë, sipas të cilëve Thaçi po tenton ta përdorë krijimin e Ushtrisë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse presidenti ka thënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. "Masa e Thaçit vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve në Ballkan sidomos në mes të Serbisë dhe Kosovës që aspiron të anëtarësohet në BE. Tensionet u ndezën në janar, pasi Beogradi dërgoi një tren në Mitrovicë me mbishkrimin 'Kosova është Serbi' në rreth 20 gjuhë. Treni u ndal para arritjes në kufi, por incidenti nxiti zyrtarët të përdorin një retorikë të ashpër. Arrestimi në janar i Ramush Haradinajt pas një urdhri nga Beogradi ka ushqyer gjithashtu shumë zemërim. Dhe një gjykatë e re që pritet të gjykojë krimet e luftës gjoja të kryera nga forcat guerile, gjithashtu pritet të nxjerrë paditë në qershor dhe ka shfaqur paknaqësi. Edhe udhëheqësit e BE-së e përshkruan situatën në rajon si të tensionuar" ka shkruar Politico.eu Në shkrim theksohet mos-përkrahja e kësaj iniciative nga aleatët perëndimorë të Kosovës. Përmendet reagimi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cila tha se NATO do ta shqyrtojë angazhimin e saj në Kosovë pas kësaj iniciative. Gjithashtu reagimet kanë ardhur edhe nga vendet e Evropës perëndimore. "Thaçi ka propozuar këtë projekt-ligj në mënyrë efektive duke mohuar pakicave etnike të drejtën e vetos. Ai kishte planifikuar të ndryshojë ligjin e FSK-së për ta ndryshuar mandatin e saj nga një forcë civile në atë ushtarake. Ai madje kërcënoi se do të jap dorëheqje nëse parlamenti nuk e voton këtë çështje, duke thënë se i gjithë vendi janë pro kësaj çështje", vazhdon shkrimi në këtë medium, transmeton lajmi.net 'Politico' pretendon se arsye për tërheqjen e Thaçit nga kjo çështje është vizita e ndihmës sekretarit amerikan, Hoyt Brian-Yee i cili ka thënë se ushtria duhet të krijohet vetëm me ndryshimet në kushtetutë. Edhe reagimi i serbëve ka qenë i pashmangshëm, të cilët pretendojnë se ky vendim është kërcënim për serbët e Kosovës, duke e cituar Nenad Rashiqin i cili ka thënë se serbëve ju duhet kohë për të shëruar plagët e luftës. "Analistët thonë se Thaçi është duke synuar krijimin e ushtrisë për të rritur popullaritetin e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e drejtoi deri sa të bëhet president pas një koalicioni me LDK-në. Çështja e ushtrisë mund të ndikojë në krijimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e që mund të ngjajë që PDK të rris numrin e deputetëev, kurse LDK të dështojë", citon Politico. "Duke pasur parasysh mjedisin politik në Kosovë mund të ketë dyshime se e gjitha biseda për ushtrinë është një akt i presidentit, i cili dëshiron vëmendje dhe dëshiron të dërgojë partinë që ai e kontrollon në triumf në zgjedhjet e ardhshme", është shprehur Lumir Abdixhiku. "Ju duhet të kaloni nëpër shumë faza deri te krijimi i Ushtrisë, që ajo të jetë e dobishme dhe të përdoret ashtu si duhet" ka thënë Aidan Hehir, një profesor në marrëdhëneit ndërkombëtare në Universitetin Ëestminster, duke shtuar se nisma për ushtrinë është një formë e teatrit politik. Besnik Selimi, kapiteni i Forcave të Sigurisë së Kosovës B.R.SH Gjilan Bataljoni i ka deklaruar se është i gatshëm për krijimin e një ushtrie pasi ka ndjekur trajnime në Danimarkë, Maqedon, SHBA dhe një kurs në Varshavë. "Unë vetëm dua të shërbej për vendin tim në çfarë do misioni jam i gatshëm ta përmbushë", është shprehur Selimi. Shkrimi I 'Politico' është realizuar nga Valerie Hopkins në qytetin e Gjilanit. The post SHBA detyroi Thaçin të heq dorë nga Ushtria appeared first on Mesazhi.com. |
| Kompania e njohur turke planifikon të investojë në sektorin minerar të Kosovës Posted: 04 Apr 2017 07:31 AM PDT Kosova ka pasur Strategji për sektorin minerar dhe infrastrukturë ligjore e cila e rregullon këtë fushë, por kemi dashur që të kemi angazhime dhe projekte konkrete me të cilat do të ndryshojë fotografia e sektorit minerar në vendin tonë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Këto komente Stavileci i bëri në takimin e organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro-Turke, me ç'rast para studentëve të Universitetit Isa Boletini të Mitrovicës, respektivisht degëve të gjeoshkencave dhe metalurgjisë, kompania turke ESAN, prezantoi mundësitë për investime në sektorin minerar në Kosovë dhe krijimin e vendeve të punës. Stavileci tha se janë duke shqyrtuar gjetjen e një balanci mes shfrytëzimit të resurseve dhe mbrojtjes së mjedisit, pra që gjithçka që bëhet në sektorin minerar duhet të gjejë një balanc në mes të përfitimeve ekonomike, ambientit dhe aspekteve sociale. "Një projekt në fushën e minierave konsiderohet se është i suksesshëm vetëm atëherë kur krijon bilanc ekonomik ambiental dhe social", tha Stavileci, duke shtuar se studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave janë kuadrot e ardhme, qoftë në bërjen e politikave sektoriale, qoftë në të qenë pjesë e një fuqie punëtore të kualifikuar e cila mund t'i përballoj sfidat e kohës. Më teje, kreu i MZHE-së tha se aprovimi i Ligjin për Investime Strategjike krijon një dritare e re për të investuar në sektorë të caktuar, ku në kuadër të këtij ligji të parat janë të listuara fusha e energjisë dhe minierave. Andaj investitorë që janë në Kosovë dhe ata të cilët janë të interesuar për të investuar e kanë parë si mundësi të mirë për të investuar në sektorin minerar. Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini" , Alush Musaj tha se sektori i minierave në Kosovë shihet vetëm si profesion për meshkujt por femrat janë pika kyçe e zhvillimit të këtij sektori. "Ne mendojmë që Kosova po shkon kah zhvillimi duke iu ofruar studentëve këto programe si kjo. Këtë mundësi që na u është dhënë sot shpresoj që do ta shfrytëzojnë studentët dhe mendoj që këta student do të punojnë në të ardhmen për një Kosovë më të zhvilluar", tha ai. Ndërkaq, Serpil Demirel, drejtoreshë në ESAN, tha se kjo kompani është e interesuar për investime në sektorin minerar në Kosovë dhe për këtë nga viti 2011 është në vend duke kryer hulumtime. "Jemi këtu për të finalizuar investimet. Kemi dy licenca për hulumtime dhe do të vazhdojmë edhe me hulumtime në tri zona tjera. Ndodhemi në fazën e parafizibilitetit dhe kemi një plan biznesi për investime", tha Demirel. Ndryshe, Kompania ESAN menaxhon nëntë miniera në Republikën e Turqisë dhe vitin e kaluar ka arritur të eksportojë mbi 200 milionë dollarë produkte minerare. ESAN ka shtrirë aktivitetin e saj në Itali, Ukrainë, Kinë dhe Portugali dhe në disa kontinente të botës. Esan Kosova, zyra përfaqësuese e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës është aktive që nga viti 2010 dhe deri tani ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro në hulumtime minerare në disa lokacione në vend. The post Kompania e njohur turke planifikon të investojë në sektorin minerar të Kosovës appeared first on Mesazhi.com. |
| Të rinjtë serbë nuk e duan Vuçiqin, vazhdojnë protestat “kundër diktaturës” Posted: 04 Apr 2017 07:21 AM PDT Studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme kanë protestuar sot për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Protesta po mbahet 'kundër diktaturës' nga shumë të rinj të Serbisë të pakënaqur me zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit president, transmeton lajmi.net. Protesta rinore sot është mbajtur në Çaçak ndërsa iu kanë bashkuar edhe profesorë individual. Nëpërmes rrjeteve sociale qytetarë të shumtë kryesisht të rinj kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave The post Të rinjtë serbë nuk e duan Vuçiqin, vazhdojnë protestat “kundër diktaturës” appeared first on Mesazhi.com. |
| Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë Posted: 04 Apr 2017 07:15 AM PDT Pas sulmit me armë kimike të regjimit Bashar Asad në rajonin Han Shejhun të qytetit të Idlibit, i cili ndodhet në veri të Sirisë, Franca ka thirrur Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në një takim urgjent, raporton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim të ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, duke dënuar këtë sulm mizor tha: "Ftoj të gjithë që të marrin përgjegjësi kundër fakteve cilat rrezikojnë sigurinë ndërkombëtare. Në këtë aspekt kam kërkuar të organizohet një takim urgjent në Këshilllin e Sigurimit të OKB-së". Në deklaratën e tij, Ayrault tha se ky sulm është një shkelje e "papranueshme" e Konventës së Armëve Kimike, e cila ndalon përdorimin e armëve kimike, duke vënë në dukje se populli i Sirisë që një kohë të gjatë është viktimë e sulmeve kimike. The post Franca thirrje për takim urgjent të KS-OKB-së për Sirinë appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 04 Apr 2017 06:50 AM PDT Në fshatin Bardh i Madh (Bellaqevcë), gjegjësisht në xhaminë e këtij fshati të Fushë Kosovës ka ndodhur pajtimi ndërmjet familjes Gashi dhe Tërmkolli. Ky akt pajtimi, transmeton Telegrafi, ka ndodhur në prezencën e shumë hoxhallarëve dhe të pranishmëve të tjerë, në mesin e lotëve dhe vajit. Gjithashtu në këtë pajtim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli. Bëhet fjalë për një falje gjaku të bërë nga familja Gashi për familjen Tërmkolli. Ndryshe, në vitin 2014, Shaban Termkolli, e kishte vrarë Labinot Gashin. The post Lot dhe vaj në xhaminë e Bardhit të Madh, familja Gashi i falin gjakun familjes Tërmkolli (Foto/Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Kuvendi në pushim, pret seancën ndaj Haradinajt Posted: 04 Apr 2017 04:39 AM PDT Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mos ketë seanca deri të enjten e javës së ardhshme, më 13 prill, njofton Klan Kosova. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ka kërkuar mosmbajtjen e seancave deri në përfundimin e rastit të Ramush Haradinajt. Haradinaj, lider i kësaj partie, është arrestuar dhe vazhdon të mbahet nga autoritetet franceze, me një urdhërarrest të Serbisë. The post Kuvendi në pushim, pret seancën ndaj Haradinajt appeared first on Mesazhi.com. |
| KMDLNJ: Naser Makolli nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore Posted: 04 Apr 2017 04:19 AM PDT Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një njoftimi për media theksoi se nga vizitat që i janë bërë të ndjerit Naser Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan, asnjëherë nuk kishte deklaruar se probleme shëndetësore. KMDLNj thekson se gjatë vitit 2016 ka regjistruar katër vdekje në burgje dhe 11 tentim vetëvrasje. Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së: "Më datë 3 prill 2017 në rrethana ende të pasqaruara vdiq i paraburgosuri Naser Makolli. I paraburgosuri Naser Makolli më datë 07.11.2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte intervistuar nga KMDLNj për 'rastin Dehari' pasi që i fundit ishte ndarë nga i njeri Dehari dhe i pari e kishte parë të shtrirë në dyshemenë e dhomës së Q.P në Prizren aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. Deklarata e KMDLNj për këtë rast ishte bërë publike ndërsa i paraburgosuri, tashmë i ndjeri Naser Makolli i kishte dhënë disa intervista. Pas transferimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli ishte vizituar nga KMDLNj por, në asnjë rast nuk ishte deklaruar se ka probleme shëndetësore pas së cilave KMDLNj do të kërkonte trajtimin e tij shëndetësor nga Shërimi Shëndetësor i Burgjeve. Vdekja e të paraburgosurit Naser Makolli për KMDLNj-në paraqet shqetësim të madh prandaj kërkon hetime të shpejta dhe profesionale pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia e mundshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka përgjegjësi morale, materiale dhe ligjore për sigurimin e jetës së personave të privuar nga liria dhe trajtimin e tyre në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe standardeve ndërkombëtare. Në vitin 2016, KMDLNj ka regjistruar katër (4) vdekje në burgje dhe 11 tentim për vetëvrasje prandaj si njërin prej rekomandimeve kryesore e ka pasur ngritjen e kapaciteteve profesionale të shërbimeve shëndetësore në burgjet e Kosovës si dhe ndërtimin e një spitali brenda hapësirave të institucioneve korrektuese e të tilla ka mjaftueshëm shkaku se janë ndërtuar kapacitete të paraburgimi dhe korrektuese në masë më të madhe se sa është nevoja reale. Të punësuarit në SHSHB duhet të kenë stimulim dhe kushte të veçanta nëse duan që ky shërbim Shëndetësor i Burgjeve të profesionalizohet dhe të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore. KMDLNj ka identifikuar së paku edhe 10 raste që meritojnë trajtim urgjent dhe profesional apo pezullim të dënimit në përpjekje për shërim. Të dënuarit me diagnozë terciare (sëmundje të pashërueshme) duhet të lirohen ndryshe numri i të burgosurve që do të vdesin nga sëmundja e cila (për shkak se janë të burgosur) domosdoshmërisht do të trajtohen si vdekje të dyshimta vetëm sa do të rritet. KMDLNj kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të jetë më transparent në reagime dhe të mos vonohet sikur në rastin e Naser Makollit. Ndryshe do të krijojë hapësirë për manipulime të ndryshme dhe interpretime sipas nevojave politike etj. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon që të mos ndërhyhet në hetimet për këtë rast dhe të priten rezultatet e obduksionit i cili qartë do të vërtetojë kohën, shkakun dhe mënyrën e vdekjes. Duhet t'i shmangemi deklaratave paragjykuese deri të përfundojnë hetimet si dhe duhet të tregohet më shumë respekt për dhimbjen e familjes Makolli". The post KMDLNJ: Naser Makolli nuk ka deklaruar se ka probleme shëndetësore appeared first on Mesazhi.com. |
| H. Vehbi Dibra, dijetar dhe personalitet i shquar mysliman shqiptar Posted: 04 Apr 2017 03:46 AM PDT Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me 12.03.1867, në një familje të nderuar, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare, ishte djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuar, Myfti i Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare… Ai zotëronte arabishten dhe osmanishten. Ai jetoi në një kohë kur akoma ishte e freskët Lidhja e Prizrenit. Ai u frymëzua nga libri "Dhe shkronja" e Sami Frashërit. Qyteti i tij, Dibra e Sipërme, aty nga viti 1900 përfshinte 3 fshatra dhe nuk ishte më pak e dëgjuar se qytetet e tjerë si: Shkupi, Prishtina, Tirana, Korça e Preveza, me një popullsi prej 136.000 banorësh.
Cila është veprimtaria e tij për Shqipëri? Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit… Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i Kongresit… Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës… Në Qeverinë e Parë të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë… Kur Ismail Qemali për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte… Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë… Në vitin 1916, nuk qe e rastit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Naltë të Sheriatit… Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë, detyrë të cilën e vazhdoi deri në vitin 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Mysliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme. Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit. Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Mysliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më 1935 H. Vehbi Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës. Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, ai që e përuroi Medresenë e Naltë në Tiranë… Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën "Zani i Naltë", që botohej në Tiranë prej muajit tetor 1923 deri në prill 1939… Dibra ishte një nga komentatorët më të shkëlqyer të Kur'anit në gjuhën shqipe. Këto ligjërata të mbajtura në xhami janë botuar në revistën "Zani i Naltë". Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në Harper Woods, të Detroitit, në shtetin Michigan, SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nën titullin "Ç'urdhëron Kur'ani?" Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin te Vehbi Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur'anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre. Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur'anore thoshte: "Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi…" Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull". Vendimi i Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar për zgjedhjen e Kryetarit të parë të KMSH-së pas themelimit më 1923, ku me shumicë votash u zgjodh kryemyftiu i Shqipërisë (1912-1923), H. Vehbi Dibra (1867-1937), detyrë që e mbajti deri më 1929. Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët, Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë para të cilave gjendej Komuniteti Mysliman Shqiptar, të cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t'i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se: "Injorancën s'mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë… pse jemi urdhnue për të studiue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue". Sipas tij trashëgimia islame e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne, "duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç'kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona". Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria për atdheun është pjesë e besimit". Gjithë vepra e Vehbi Efendiut mbetet si një mal në fushën e diturisë dhe kulturës sonë teologjike. Të paharruara e frymëzuese mbeten gjithmonë para nesh vetitë e tij të larta e njerëzore: thjeshtësia, ndershmëria, fisnikëria shpirtërore, dashuria për të renë e për të rinjtë, të cilëve u jepte zemër që po të kishin një shkëndijë, të ndiznin zjarr. Kemi besim se brezat e ardhshëm, në vazhdimësi të mësimeve të fesë do të studiojnë gjithnjë e më thellë veprën e shquar të H. Vehbi Dibrës me mirënjohje dhe nderim të thellë. Mbas vitit 1880, monarkitë fqinje, si Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kërcënonin ekzistencën e shqiptarëve si komb, për të copëtuar trojet e tij të banuara nga shqiptarët. Pikërisht, Vehbi Dibra, duke qenë i ngarkuar me detyrën e Myftiut të Dibrës, i fliste popullit se nderi i atdheut nuk mbrohet vetëm me lutje por edhe me përpjekje dhe sakrifica. Vehbi Dibra ishte për bashkimin e kombit shqiptar dhe ishte luftëtar i zjarrtë për hapjen e shkollës shqipe me alfabetin e Manastirit. Dhe pikërisht për këtë ai thirri Kongresin e Dibrës (Korrik 1909). Në këtë Kongres morën pjesë 36 delegatë nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët si: nga Kosova, Ismail Pashaj, Riza Beu, Rexhep Hoxha Myftiu i Dibrës (vëllai i Vehbi Agollit), nga Elbasani ishin delegatë Aqif Pashë Elbasani, Dervish Beu, Myderriz Ali Efendiu etj. Fillimisht, Kongresi zgjodhi për kryetar të tij, Vehbi Dibrën dhe sekretar: Halit Gjirokastritin dhe Islam Selanikun. Vehbi Dibra mbajti një fjalim të zjarrtë teologjik, e filozofik, falë kulturës së gjerë që kishte dhe si orator i mirëfilltë. Në historinë e Shqipërisë, Vëllimi i II, Tiranë 1984, fillon devijimi, që e konsideron këtë Kongres si xhonturk, gjë që nuk është e vërtetë dhe s'i përgjigjet realitetit! Këtë e bazojmë në diskutimet e delegatëve, si dhe në kujtimet e tyre të lëna me shkrim si, Hafiz Ali Korçës, të Kenan Manastirliut etj. që e hedhin poshtë këtë vlerësim që i bën Historia e Shqipërisë. Po t'i referohemi të vërtetës historike, tonin këtij Kongresi ia dhanë shqiptarët, siç pasqyrohet nga vendimet që mori: -Hapja e shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. -Ndarja e shkollës nga kisha dhe xhamia. -Zhvillimi i ceremonive fetare në gjuhën shqipe. -Njohja e zakoneve nga pushteti në gjuhën shqipe dhe vendosja e rregullit dhe sistemit në ushtri. Të gjashtë seancat e Kongresit u kthyen në përpjekje të ashpër dhe kjo u duk në fjalimet e Vehbi Dibrës dhe në fjalimet e një pjese nga delegatët si i: Abdyl Ypit, Rexhat Voka, Haxhi Ali Elbasani etj. Pa mbushur akoma dy vjet nga mbyllja e punimeve të Kongresit, Midis delegatëve për shpalljen e Pavarësisë (28 Nëntor 1912) u nisën në Vlorë, H. Vehbi Dibra bashkë me Hafiz Sherif Langun. I takon Vehbi Efendiut të nxjerrë fetvanë për shqiponjën e zezë dy krenare në mes fushës së kuqe të flamurit. Në kujdesin e Vlorës 28.XI.1912, ndër vendimet e rëndësishme, ishte edhe ai i krijimit të Senatit (Pleqësisë) prej 18 anëtarësh, Kryetar i së cilës u zgjodh Vehbi Dibra, kurse Ismail Qemali u zgjodh kryetar i qeverisë së përkohshme. Vehbi Dibra për çdo veprim mbështeti Ismail Qemalin. Kur u nis në krye të delegacionit, Ismail Qemali, la në krye të Qeverisë së Përkohshme Vehbi Agollin (Dibrën), i cili nga data 30 mars 1913, për dy muaj rresht kryesoi qeverinë në mbledhjet e saj, madje përballoi lakmitë serbe e malazeze dhe organizoi kryengritje shqiptare në mbrojtje të trojeve, që udhëhiqeshin nga Bajram Curri, Elez Isufi, Hasan Prishtina etj. dhe se mbajtja e tërësisë tokësore mund të bëhet vetëm me armë dhe se kryengritësit patën mbështetjen e qeverisë së përkohshme dhe veçanërisht të Vehbi Dibrës. Këtu le të ndalemi dhe të përmendim fjalët e N. Cirkoveç: "Kryengritja pa ndonjë (fjalë e pakuptueshme) ka mundur ta përgatisë vetë Vehbi Efendiu, nën urdhrin e të cilit janë të gatshëm të ngrihen të gjithë të uriturit! Ai është dhe Shejhul Islami i Shqipërisë. Kryengritja u përhap nga muaji Shtator 1913, por mjerisht kish mungesa në municione dhe armë. (Fjali e pakuptueshme)." Serbët ushtronin terror të paparë. Në lumin Drin nuk shikoje gjë, përveç trupa të pajetë fëmijësh, grash e pleqsh si dhe hi. Edith Durham këtë terror e përcakton në këtë mënyrë: "Fuqitë e Mëdha po kryejnë një veprim kriminal, duke e shtyrë ardhjen e komisionit të caktimit të kufijve." Nga ana e tij, Vehbi Dibra e çmonte mjaft rendin, mungesa e të cilit – thoshte ai – sjell anarkinë dhe situata të papëlqyera me të cilat Shqipëria është ndeshur mjaft herë. Vlen të theksohet se pas vitit 1925, Vehbi Dibra i përkushtohet tërësisht punëve të Komunitetit Mysliman dhe u shkëput nga veprimtaria e drejtpërdrejtë politike, sido që deri në frymën e fundit ai pati për moto Fe – Atdhe, këtë binom. Vehbi Dibra qysh në Marsin e vitit 1920 i drejtohej zyrave të myftinive me një qarkore, tash e tutje të mos përdoren vulat dhe aktet zyrtare në turqisht, por të mbaroni sa më parë një vulë me shqiponjë, duke futur kështu në institucionet fetare simbolin e flamurit tonë kombëtar. Haxhi Vehbi Dibra u nda nga kjo jetë, kaloi në jetën e vërtetë, me 24 Mars 1937, në moshën 70 vjeçare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare…[1] Në fjalën e Imzot Vissarionit, kryetar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbajtur me rastin e ceremonisë mortore të Haxhi Vehbi Dibrës, shihet vlerësimi maksimal që i bën lideri ortodoks një lideri mysliman, duke e thënë edhe vetë, se mund të jetë ndoshta rasti i vetëm dhe unikal në botë, sidomos për atë kohë, kur një kryeprift mban një ligjëratë në varrimin e një kryehoxhe: "Haxhi Vehbiun e kam njoftun si nji nga të parët Kryetarë Shpirtnuer, aj qe i pari që u dha dorën të Krishterëve tue u thanë se e ndjekim, po besimin që na kanë lanë të parët, porse kudo, në jetën tonë, jemi vllazën të pandashëm. Unë sot po e thyej pengesën e mosmarrjevet pjesë, nga ana e jonë, në ceremonina të tilla: na jemi vllazën. Myslimanizmi Shqiptar duhet të jete krenar që pati në gjirin e vet burra si i ndjeri: uroj nga zemra që të vazhdojë të ketë të tillë. Aj po ju len juve, shokë të Klerit Mysliman, idealin e tij qe po forcohet dita ditës: Haxhi Vehbiu asht nga ata që i pjellë rrallë koha, Aj tashti prehet i sigurt se misioni i tij atdhetaro-fetar qindron ndër duer të mira si të juejat. Haxhi Vehbi Efendi Dibra do të mbesi i pa harruem në Historin e zhvillimit të Sbqipnis së Re edhe në pikpamje tjatër: asht i pari Kryetar i fes Muhamedane në Shqipni i cili tue qenë prej origjinit të Shqipnis s'Epërme, respektohesh dhe simpathizohesh si prej Shqiptarve t'Jugut ma të largtë të Shqipnisë ashtu edhe prej atyne të Veriut ma t' epërmë si të Krishterë edhe Muhamedanë. Kohnat, në të cilat jetojë dhe sundojë punët e fes Muhamedane ne Shqipni, ishin kohnat e atyne sëmnndjeve shoqnore që kalojnë të gjithë Kombet kur janë formue rishtas si shtet, dhe personalitetet e ndershëm ose prinjësit e Fes ndodhen në pozitë të vështirë shumë, pse fiset ose Bajraktarët e Kombit janë në përpjekjet e tyne me ba për vehte të parin e fesë për me realizue qëllimin e vet. Sa punë e vështirë, sa punë e madhe asht që të qëndrojë i pari i fesë i pa anshëm, por edhe që t'i bajë të gjithë ta nderojnë e ta duan por edhe të gjithë ta ndigjojnë! Lipset të pranojmë se duhet nji dipllomaci dhe politikë e fortë, nji ideal ose dashuri Atdhetarije e madhe, që vetëm feja e ka ose e jep, me mujtë prinjësi i fesë t'jetë dhe të qëndrojë i patundun. Sa i nalt e sa i math ishte edhe në çdo rast prezantimi miku i Ynë i dashtun Haxhi Vehbi Dibra! Kur ecte, kur bisedonte, kur qëndronte në mes të miqëve dhe misafirve i bante të gjithë pa ndryshim feje ta duan e ta respektojnë; nuk bani kurrë dimagogji as rekllamë, por vetëm detyrën e tij Fetaro-Kombëtare si nji Muhamedan i mirë, por edhe si nji Shqiptarë i mirë, si nji fillosof i zoti i punëve shoqnore; jo se ishte miku i jonë personal, por pse ishte edhe nji njeri i tillë, edhe neve e pamë t'arsyeshme me mos u kërsye por me kuxue dbe me çqetsue pak kët mbëledhje të hirëshme me fjalë tona, në kët vend shumë të ndershëm ku prehen eshtnat e të dashtunve t'onë vllezër në kombësi, sa do që për të parën herë ndofta jo vetëm në Shqipni por ndofta edhe në të gjithë botën, për të parën herë flet nji Kryeprift Kristijan Orthodhoks në varrin e nji Kryehoxhe Muhamedan Mysliman».[2] [1] Për më tepër shih: Xhelili, Qazim, "Vehbi Dibra, personalitet dhe veprimtar i shquar I lëvizjes kombëtare", Tiranë, 1998. [2] Zani i Naltë, "Flet Imzot Vissarioni", nr. 4, Prill 1937:109-111. Më poshtë po japim faksimilet origjinale të revistës "Zani i Naltë", prill 1937, e cila i ka kushtuar disa shkrime ndërrimit jetë të H. Vehbi Dibrës. Shkeputur nga revista ZANI I NALTE. The post H. Vehbi Dibra, dijetar dhe personalitet i shquar mysliman shqiptar appeared first on Mesazhi.com. |
| Kosi si përcjellës i domosdoshëm i antibiotikut Posted: 04 Apr 2017 03:42 AM PDT Antibiotikët ndihmojnë për të luftuar infeksionet bakteriale në organizëm. Ato funksionojnë duke eliminuar bakteriet gastrointestinale e si rrjedhojë duke luftuar edhe disa sëmundje. Por problemi qëndron në faktin se, bashkë me bakteriet e dëmshme ato mund të eliminojnë edhe disa nga bakteriet e dobishme (bakterie që i prodhon vetë organizmi për të balancuar proçeset biologjike). Kështu mund të lindin probleme me mykun, probleme me tretjen, si edhe probleme me funksionimin e mirë të zorrëve, etj. Kosi natyral përmban probiotikë (të ngjashme me bakteriet e mira që prodhon organizmi ynë). Është e këshillueshme që të paktën 2 orë pas marrjes së antibiotikëve, të konsumohet mjaftueshëm kos natyral për të zëvendësuar probiotikët e humbur nga përdorimi i antibiotikëve. Ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e konsumimit të kosit edhe 10 – 14 ditë pasi të keni mbaruar trajtimin me antibiotikë. The post Kosi si përcjellës i domosdoshëm i antibiotikut appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



























