Mesazhi.com: “Barca vazhdon me fitore” plus 9 more |
- Barca vazhdon me fitore
- Nesër vendimi përfundimtar për Haradinajn
- Trump: Sulmi me armë kimike është “fyerje ndaj njerëzimit”
- 100 vite prej kur SHBA hyri në Luftën e Parë Botërore
- Takimi për Sirinë në Bruksel, mbizotërojnë thirrjet për largimin e Asadit
- Gjermani, aprovohet projektligji për urrejtjen kibernetike
- Që nga muaji shkurt, mbi 400 persona në Somali kanë vdekur nga thatësia dhe kolera
- Pamje të rënda: Sulmi kimik në Siri tregon mizorin e luftës ndaj njerëzve të pafajshëm (Video/Foto)
- Daçiq: Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund ta padis Serbinë
- Thaçi në Rezallë përkujton dëshmorët e lirisë
Posted: 05 Apr 2017 12:29 PM PDT Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 3-0 në La Liga. Vendasit ishin më të mirë dhe ishte një fitore e merituar nga klubi katalunas. Luis Suarez duke festuar golin e epërsisë. Foto: Getty Images Goli i parë në takim erdhi nga Luis Saurez në minutën e 25-të, ndërsa pas tre minutash shënoi Lionel Messi. Në minutën e 33-të Messi shënoi edhe një herë, duke shkuar me rezultat 3-0 skuadrat në pushim. Lionel Messi duke festuar golin e tretë. Foto: Getty Images Messi rrezikoi edhe një pjesën e dyte, ashtu edhe Paco Alcacer, por në pjesën e dytë nuk pamë asnjë gol. Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e parë me 69 pikë, por me dy ndeshje më shumë se Real Madridi me 68. Sevilla renditet në pozitën e katër 58 pikë. Getty Images Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është ndaj Malagas, kurse Sevilla kundër Deportivo de La Coruna. The post Barca vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com. |
Nesër vendimi përfundimtar për Haradinajn Posted: 05 Apr 2017 12:28 PM PDT Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se nesër pritet që të merret vendimi për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë, ku është ndaluar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb. Një vendim i tillë ishte pritur të merrej në mars por ishte shtyrë për 6 prill për shkak se Serbia kishte ofruar prova të reja në synimin për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, të cilin e akuzon për krime lufte. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim nga Franca për KALLXO.com tha se AAK pret një vendim pozitiv nesër. "Ajo çka presim ne është që përgjigja të jetë pozitive dhe Haradinaj të jetë i lirë në punën e tij dhe të kthehet në Kosovë", tha Nitaj. Ai ka sqaruar situatën e nesërme. Sipas tij nesër duhet të përfundohet e gjithë kjo procedurë. "Seanca e nesërme është seancë përfundimtare, fjala e prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Tash gjithçka varet nga trupi gjykues nëse do ta shpallë vendimin nesër apo do ta shpallë vendimin pas një kohe të caktuar, por ajo çka mund të them unë është që shqyrtimi I krejt lëndëve dhe materialeve përfundon nesër", tha Nitaj, Gazeta ka provuar të kontaktojë gjatë ditës edhe me avokatin e Haradinajt, Arianit Kocin, por nuk ka arritur. Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze. Me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën që ishte paraparë të mbahej nesër për shkak të seancës së Haradinajt. Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka pezulluar bisedimet me Serbinë, deri në lirimin e plotë të Haradinajt. The post Nesër vendimi përfundimtar për Haradinajn appeared first on Mesazhi.com. |
Trump: Sulmi me armë kimike është “fyerje ndaj njerëzimit” Posted: 05 Apr 2017 10:39 AM PDT Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se sulmi me armë kimike në Siri është një "fyerje e tmerrshme ndaj njerëzimit". "E tmerrshme. Gjë e tmerrshme. E papërshkrueshme," tha Trump teksa po takohej me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Të dy udhëheqësit po mbanin takim në zyrën Ovale, kur njëri nga gazetarët e pyeti Trump për qëndrimin e tij lidhur me sulmin kimik në Siri. "Do ta shohësh", iu përgjigj Trump gazetarit, ndërsa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë se cilat do të jenë përgjigjet ndaj sulmit të cilin e kreu Bashar Al Asad kundër popullsisë civile në Idlib. /MESAZHI/ The post Trump: Sulmi me armë kimike është "fyerje ndaj njerëzimit" appeared first on Mesazhi.com. |
100 vite prej kur SHBA hyri në Luftën e Parë Botërore Posted: 05 Apr 2017 10:19 AM PDT Kjo e enjte shënon përvjetorin e 100 kur Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në Luftën e Parë Botërore. Deklarata e parë doli më 6 prill 1917, pasi kërkesa e Presidentit Woodrow Wilson për të hyrë në luftë me Gjermaninë u miratua nga Kongresi. Pavarësisht nga hyrja e vonshme në luftë, 116,000 amerikanë kanë vdekur në fushën e betejës, më shumë se numri total i të vrarëve në Kore dhe Vietnam. E njohur ndryshe si Lufta e Madhe, vrasja e Archduke Franz Ferdinand, trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze, është konsideruar gjerësisht si shkaktari i një nga konflikteve më vdekjeprurëse në botë. E nisur në korrik te vitit 1914, Lufta e Pare boterore zgjati më shumë se katër vjet, deri më 11 nëntor 1918. Deri në fund të saj, menjehere pas nënshkrimit te Traktatit të Versajës, perandorite austro-hungareze dhe osmane pushuan se ekzistuari. /MESAZHI/ The post 100 vite prej kur SHBA hyri në Luftën e Parë Botërore appeared first on Mesazhi.com. |
Takimi për Sirinë në Bruksel, mbizotërojnë thirrjet për largimin e Asadit Posted: 05 Apr 2017 10:05 AM PDT Britania dhe Franca kanë përsëritur thirrjet që kreu i regjimit sirian Bashar Al Asad të largohet nga pushteti, pas një sulmi kimik që vrau rreth 80 persona në qytetin Idlib. Thirrjet për largimin e Asadit kanë mbizotëruar në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga BE, e cila kishte për qëllim për të rimbështetur bisedimet e ngecura mes Assadit dhe rivalëve të tij. "Nuk ka asnjë dyshim se ata që janë përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar humanitar, apo të drejtat e njeriut, kushqo që janë dhe kudo që janë, do të marrin dënimin e merituar," tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Frederika Mogherini. "Në vecanti ne dënojmë përdorimin e armëve kimike sic është raportuar në sulmin e djeshëm, dhe kërkojmë që ato (sulmet) të ndalen, dhe kërkojmë llogaridhënie përmes mekanizmave të duhur. Objektivi kryesor i punës sonë të përbashkët mbetet një paqe e qëndrushme dhe gjithpërfshirëse për Sirinë dhe sirianët. Duke iu referuar Assadit si "tiran" ministri i jashtëm britanik Boris Johnson tha se ai nuk kishte dyshim se qeveria e Damaskut qëndron pas sulmeve të raportuara. "Të gjitha evidencat në të cilat kam pasur qasje, unë e kam parë regjimin sirian si përgjegjës për këtë krim," tha Johnson. "Nëse duam rindërtim të Sirisë, duhet të krijohet një tranzicion që nuk përfshinë regjimin e Asadit." E ardhmja e Asad, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani, ka qenë gjithmonë problemi kryesor i bisedimeve që kanë për synim dhënien fund të konfliktit. /MESAZHI/
The post Takimi për Sirinë në Bruksel, mbizotërojnë thirrjet për largimin e Asadit appeared first on Mesazhi.com. |
Gjermani, aprovohet projektligji për urrejtjen kibernetike Posted: 05 Apr 2017 09:18 AM PDT Ministrat gjerman kanë aprovuar një projekt ligj i cili ka për qëllim të zhdukë problemin gjithnjë në rritje të urrejtjes kibernetike dhe informacioneve nga bota e krimit në websajte. Legjislacioni ende do të kaloj nëpër debate parlamentare, por gjithsesi propozon dënime deri në 50 milion euro ndaj sajteve të mediave sociale, të cilat vazhdimisht po dështojnë në largimin e përmbajtjeve të dëmshme. Në anën tjetër, kompanitë e internetit insistojnë se është e pamundur që të kontrollohet sasia e madhe e teksteve dhe imazheve që postohet në websajte, ndërsa ka prej tyre që thonë se nuk është punë e tyre të vendosin politika të përmbajtjes. Muajin e kaluar, Gjermania u bë kryelajm kur një gjykatë ktheu mbrapsht një kërkesë që kishte qëllim të ndalonte keqpërdorimin e një selfieje të shkrepur nga një refugjat sirian. Në këtë rast, Anas Modami kishte bërë një selfie me Kancelaren Angela Merkel, foto kjo që ishte keqpërdorur disa herë në internet, duke e identifikuar atë gabimisht si "person të lidhur me terrorizmin". /MESAZHI/ The post Gjermani, aprovohet projektligji për urrejtjen kibernetike appeared first on Mesazhi.com. |
Që nga muaji shkurt, mbi 400 persona në Somali kanë vdekur nga thatësia dhe kolera Posted: 05 Apr 2017 09:04 AM PDT Së paku 400 persona, në mesin e tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e thatësisë dhe kolerës në Somali qysh nga fillimi i muajit shkurt. Ministri Abdullaahi Hashi Ali zbuloi për agjencinë Anadolu se së paku 407 viktima janë konfirmuar deri më tani. Pothuajse 18,000 njerëz po trajtohen në spitale për sëmundjet që lidhen me thatësinë dhe kolerën shtoi ai. Zonat më të prekura janë Bay, Bakol, dhe Shabelle, tha Ali. Në anën tjetër, qeveria Somaleze, me mbështetjen e UNICEF dhe OBSH-në po luftojnë kundër sëmundjeve që lidhen me cilësinë e ujit, pasi sëmundjet më vdekjeprurëse në vend lidhen me këtë dukuri. Sipas OKB-së, gjendja e thatësisë në Somali është më e rënda qysh nga viti 1945. Gjysma e popullisë së vendit dhe mijëra fëmijë kanë nevojë për ndihma të enjëhershme humanitare. /MESAZHI/
The post Që nga muaji shkurt, mbi 400 persona në Somali kanë vdekur nga thatësia dhe kolera appeared first on Mesazhi.com. |
Pamje të rënda: Sulmi kimik në Siri tregon mizorin e luftës ndaj njerëzve të pafajshëm (Video/Foto) Posted: 05 Apr 2017 08:54 AM PDT Një sulm i dyshuar kimik në provincën e Idlibit, zonë e kontrolluar nga rebelët, ka vrarë 72 persona dhe ka lënë të lënduar më shumë se 400 të tjera. Një grup mjekësorë ka thënë se deri sa ishin duke trajtuar të lënduarit spitali ishte bombarduar nga aeroplanët luftarak, raporton CNN. Aeroplanët që shkaktuan këtë sulm dyshohet të jenë që qeverisë sirianë ose nga Rusia, mirëpo qeveria siriane ka thënë se ajo nuk përdorë armë kimike, gjithashtu edhe Rusia ka mohuar se ka krye sulme në këtë zonë, transmeton lajmi.net. Sulmi ka shkaktuar viktima të pafajshme, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Ajo se çfarë është parë këto ditë në Siri janë trupa fëmijësh të shtrirë në tokë duke mos mundur të marrin frymë, pamje këto që tmerruan botën. Ndaj këtij sulmi ka pasur deklarata që e kanë dënuar ashpër sulmin, i cili ka lënë shumë persona të vdekur dhe qindra të tjerë më pasoja. Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritët, pasi disa persona janë në gjendje të rëndë. Kujdes, pamjet më poshtë janë shumë të rënda.
The post Pamje të rënda: Sulmi kimik në Siri tregon mizorin e luftës ndaj njerëzve të pafajshëm (Video/Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
Daçiq: Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund ta padis Serbinë Posted: 05 Apr 2017 08:51 AM PDT Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po vazhdon me provokime për shkak të deklaratës, se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid. Siç raporton "Beta", Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të ngre padi ndaj Serbisë, pasi që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi. "Pasi pësoi debakël ideja e tij për formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës dhe pasi u tërhoq nga kjo ide pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare, Thaçi menjëherë ka provuar ta tërheq vëmendjen e opinionit me një temë tjetër – padinë ndaj Serbisë për gjenocid. E din mirë Thaçi se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe nuk ka të drejtë të ngre padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë", ka thënë Daçiqi. The post Daçiq: Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund ta padis Serbinë appeared first on Mesazhi.com. |
Thaçi në Rezallë përkujton dëshmorët e lirisë Posted: 05 Apr 2017 08:49 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në përkujtimin e të rënëve në masakrën e Rezallës, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net. Pasi vendosi lule te varrezat e të rënëve, Thaçi, ka thënë se duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë sakrificë të madhe që është bërë për të arritur në këtë ditë. Në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, ai ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi. "Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm, se pa ato përpjekje, pa atë sakrificë, nuk do të ndodhte as liria, e as pavarësia e Kosovës", ka shtuar Thaçi. Ai më tej ka thënë se derisa sot kujtojmë me dhimbje të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, por në të njëjtën kohë ndihemi edhe krenarë. Presidenti ka shtuar se me dhimbje të madhe kujtojmë të gjithë ata martirë, prej foshnjave deri te njerëzit më të moshuar që janë viktimë e dhunës dhe represionit deri në përmasat të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë. "Ndihemi shumë krenar me të gjithë ata bashkëluftëtar, me familjet tuaja, që secila shtëpi e juaja këtu në Rezallë dhe kudo në Drenicë ishit Ushtri Çlirimtare e Kosovës, dhe të jeni të bindur dhe ndihuni gjithmonë krenarë, siç jeni ndjerë gjithmonë. Sepse, pa atë bashkim tuajin, pa atë sakrificë tuajën, nuk do të ndodhtë e mrekullueshmja liri, që po e gëzojnë fëmijët e Kosovës sot", ka theksuar Thaçi. Ai, më tej ka thënë se jemi pikërisht sot këtu në Rezallë për të përkujtuar dëshmorët e lirisë, për të përkujtuar të kaluarën, por edhe për të marrë energji për synimet tona për të ardhmen e Kosovës si shtet i konsoliduar, për tu anëtarësuar në NATO, në Bashkim Evropian. The post Thaçi në Rezallë përkujton dëshmorët e lirisë appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |