Mbrojtja e Pal Lekaj e bindur se akuzat për keqpërdorim do të hidhen poshtë Gazeta Tribuna

Mbrojtja e Pal Lekaj e bindur se akuzat për keqpërdorim do të hidhen poshtë Gazeta Tribuna


Mbrojtja e Pal Lekaj e bindur se akuzat për keqpërdorim do të hidhen poshtë

Posted: 14 Apr 2017 02:37 AM PDT

Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, dhe dy ish-zyrtarët tjerë të kësaj komune të akuzuar për "keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar", kanë dalë sot para gjykatës Themelore në Gjakovë, për shqyrtimin fillestar të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj tyre.
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Prokurori Special ka lexuar akuzat ndaj Pal Lekajt dhe dy ish-zyrtarëve të tjerë të komunës së Gjakovës për "për keqpërdorim të detyrës zyrtare".

Prokuroria pretendon se ish-kryetari Lekaj së bashku me ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë, gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t'i shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj.

Këto akuza i kanë mohuar të akuzuarit dhe mbrojta e tyre.

Arianit Koci, avokat i ish-kryetarit Lekaj – tash shef i grupit parlamentar të AAK'së, për Gazetën Express tregoi se mbrojtja 30 ditëve do ta bëjmë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhjen e kësaj aktakuze.

"Me kriteret që po përdorën në këtë Aktakuzë, çdo kryetar komune dhe çdo ministër mund të akuzohet. Nuk është vepër penale çdo vonesë në realizimin e një tenderi. Rruga është kryer dhe nuk ka palë të dëmtuar", tha Koci, pas seance.

Aktakuza është ngritur për një rrugë të asfaltuar në një fshat, pak kilometra larg qytetit të Gjakovës, që sipas mbrojtësit të Lekajt, dhe vetë deputetit, komuniteti ka përfituar prej drejtimit të saj.

"Nuk ka palë të dëmtuar dhe askush nuk ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme", tha avokati Arianit Koci, për Gazetën Express.

The post Mbrojtja e Pal Lekaj e bindur se akuzat për keqpërdorim do të hidhen poshtë appeared first on Gazeta Tribuna.