“LVV në Ferizaj: Shpërndarja e herbicideve për kultivuesit e grurit spektakël mediatik” plus 7 more Ferizaj Press

“LVV në Ferizaj: Shpërndarja e herbicideve për kultivuesit e grurit spektakël mediatik” plus 7 more Ferizaj Press


LVV në Ferizaj: Shpërndarja e herbicideve për kultivuesit e grurit spektakël mediatik

Posted: 15 Apr 2017 08:46 AM PDT

Në një konferencë për media Lëvizja Vetëvendosje shpërndarjen e herbicideve për kultivuesit e grurit e ka quajtur një spektakël mediatik i radhës.

Fazli Shabani, nga Nënkomiteti për Bujqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Pritja në rend me orë të tëra e fermerëve ferizajas për një shumë qesharake prej 10 eurosh për hektar tregon më së miri se në çfarë gjendje është bujqësia në Ferizaj.
Deklaratën e plotë dhënë në këtë konferencë nga Fazli Shabani, nga Nënkomiteti për Bujqësi i Lëvizjes Vetëvendosje mund ta lexoni të plotë në vazhdim:

Shpërndarja e herbicideve nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj për kultivuesit e grurit, nëpërmjet një "spektakli mediatik", më shumë shifet si përpjekje për të kamufluar dështimet e këtij pushteti dhe shkatërrimin e bujqësisë në tërësi se sa për të ndihmur realisht fermerët.
Grumbullimi i 452 fermerëve në një vend për t'ju ndarë herbicide me një vlerë të përgjithshme prej 19 mijë eurosh e për ti subvencionuar ata për 18 mijë hektarë grurë të sjellë në mendje poemën e mjerimit.
Sa për të treguar dhe argumentuar se si malltretohen fermeret ferizajas nga Drejtoria e Bujqësisë, duhet cekur se vlera mesatare që fermerët përfituan nga ky subvencionim është 42 euro për fermer ose 10.5 euro për hektar. Çuditërisht, këto skena mjerimi dhe këto shuma qesharake pa fije turpi nxirren para mediave e madje sipas logjikës së injorantëve tentohet të përfitohet politikisht nga to!
Gjirimet dhe fotot e arenës së lojës së pisët që pushtetit lokal po luan me fermerët ferizajas e që u shfaqën mediatikisht të kujtojnë skenat e tmerrshme të shpërndarjes së ndihmave nga organizatat humanitare në kohët më të vështira të popullit tonë.
Pritja në rend me orë të tëra e fermerëve ferizajas për një shumë qesharake prej 10 eurosh për hektar tregon më së miri se në çfarë gjendje është bujqësia në Ferizaj.
Vajtimi me "lot krokodilli" i z Vranovci në lidhje me limitet buxhetore të drejtorisë së tij nuk e shfajësojnë atë dhe shefin e tij, ato vetëm se na rikujtojnë tradhtinë e z Sfarqa ndaj fermerëve të cilëve ju premtoi përkrahje dhe buxhet mbi 3 milion euro e që në realitet e uli atë në vetëm 260 mijë euro ose në 1% të buxhetit të përgjithshëm të komunës.
Për më tepër, Drejtoria e Bujqësisë në rolin e një nëndege të LDK-së e hutuar totalisht pas votave e duke menduar që tani vetëm për zgjedhjet e ardhshme ka harruar obligimet e saj ndaj qytetarëve.
Skandalet në këtë drejtori nuk kanë të ndalur!
Shkatërrimi i pyjeve si asnjëherë më parë e që po përcillet me skandale korruptive!
Shpërndarja e lopëve pa asnjë vlerë racore e me çmime dyfish më të larta se vlera reale e tyre në treg e që si tender gjithashtu është përcjellur me afera korruptive!

Menaxhimi i qenve endacak, vaksinimi i qenve dhe macave kundër tërbimit janë shumë të rëndësishme për shëndetin publik e si projekte janë larguar nga planet e kësaj drejtorie!?
Gjendja e mjerueshme e tregut të bylmetit e cila paraqet edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve të cilët furnizohen në atë treg!
Ankesat e mishtoreve për marrje ryshfeti nga drejtoria e juaj e për të cilat edhe janë ankuar tek ju dhe kryetari!
Humbja e donatorëve egzistues si dhe shterpësia për të gjetur donator të ri, janë e metë dhe paaftësi e juaja!
Këto janë vetëm disa nga keqmenaxhimet e skandalet e juja që i dimë ne, ju dhe gjithë qytetarët.
Ju me të vërtetë na sollët gjendje të mjerueshme! Por akoma ka shpresë për të dalur nga kjo gjendje e shpresa është që ju sa më parë të ikni dhe kurrë më të mos ktheheni në pushtet. Fatmirësisht kjo ditë po afrohet, dita e shpresës, dita e votimit.

OJQ-të dhe shoqëria civile: Djegija e pishave në parkun e Lirisë u bë nga qytetarët e pandërgjegjshëm

Posted: 15 Apr 2017 05:29 AM PDT

Ferizaj. 15. 04.2017. Ojq-Etika dhe Forumi Regjional i Organizatave të shoqëris Civile në FErizaj  thot se djegja e pishave në parkun e lirisë është shkaktuar nga vetë dora e qytetarit të pa ndërgjegjshëm të cilet edhe nuk e dëshirojn qytetin tonë në shumë aspekte si ne hudhjen- e mbeturinave,zjarrëvënjen etj.Apelojmë si qytetarë dhe OJQ që të kemi respekt për qytetin ton ta ruajm ambientin qe te kemi jet te shëndosh.
#JoZjarrit
#JoMbeturina
#JoDëmtimintTëPyjeve

Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të merrën masa tek kompanitë publike dhe private që ta marrë seriozisht mirmbajtjen e parkut te LIRISË,pastrimin e rrugëve sepse është në pyetje jeta e qytetarëve tanë, thuhet në komunikatë e lëshuar nga OJQ-ETIKA dhe FRO-05

Këto janë  vendet që do të bëhen muralet (Foto)

Posted: 15 Apr 2017 02:30 AM PDT

Ferizaj.15.04.2017. Festivali i Muraleve "MURALFEST", pas konsultimeve të gjata si dhe verifikimin e lokacioneve të ndryshe në qytetin e Ferizajt ka vlerësuar që për Edicionin e dytë të përzgjedh këto tri lokacione.

Arsyeja e përzgjedhjes së tyre është vet pozita karakteristike që kanë këto lokacione, si dhe mundësisë për vendosjen e pajisjeve teknike të punës (skeleve).

MURALFEST, në bazë të mundësive financiare do të bëjë edhe disa mini murale në pjesë të ndryshme të qytetit si dhe realizimin e grafiteve 3D në rrugë dhe skulpturave me material riciklues.

FESTIVALI PO VJEN!

NASA: Një asteroid i madh i afrohet Tokës më 19 prill

Posted: 15 Apr 2017 02:17 AM PDT

"Megjithëse nuk ka asnjë mundësi që ky asteroid të përplaset me planetin tonë, një objekt hapësinor i përmasave të tilla do të kalojë shumë afër Tokës", nënvizoi NASA në një komunikatë.

I pagëzuar si 2014-JO25, asteroidi me diametër rreth 650 m do të kalojë 1,8 milionë km në afërsi të Tokës, d.m.th pak më pak se pesë herë distanca që ndan planetin tonë nga Hëna.

Ai mund të shihet me një teleskop të vogël për një apo dy net. Asteroidi 2014-JO25 është shfaqur për herë të fundit para 400 vjetësh dhe nuk do të rishihet më për 2 600 vjet.

Parashikohet që në vitin 2027, një asteroid me madhësi thuajse të njëjtë t'i afrohet Tokës.

Rritet numri i të vrarëve nga shpërthimi i bombës jobërthamore

Posted: 15 Apr 2017 02:17 AM PDT

SHBA për herë të parë ka përdorur bombën GBU-43/B më 13 prill, ku ka goditur pozicionet e IS-it në provincën Nangarhar të Afganistanit.

Guvernatori provincial, Muhammad Isail Shinwari, ka thënë më 15 prill se katër komandatë kyç janë në mesin e militantëve të vrarë. Ai ka shtuar se nga shpërthimi i bombës më të fuqishme jobërthamore të përdoror ndonjëherë, nuk ka asnjë viktimë në mesin e civilëve.

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit, më 14 prill ka raportuar se nga shpërthimi në qarkun Açin janë vrarë 36 militantë të IS-it, kur bomba goditit një komples të tunelit të përdorur nga IS-i si depo e municionit dhe qendër komanduese.

Bomba GBU-43/B njihet me njofkën "Nëna e të gjitha bombave".

Koreja e Veriut gati për “luftë bërthamore”

Posted: 15 Apr 2017 02:16 AM PDT

Parada, që është organizuar për të shënuar ditëlindjen e 105-të të Kim Il Sung, gjyshit të liderit aktual Kim Jong Un, është organizuar në kohën e ngritjes së shqetësimeve se Koreja e Veriut ndoshta është duke përgatitur testin e gjashtë bërthamorë, dhe lansimin eventual të ndonjë rakete, siç mund të jetë prova e parë e fluturimit të një ICBM.

Televizioni shtetëror ka shfaqur liderin Kim, duke duartokitur. Ai ishte i rrethuar nga zyrtarët e tjerë qeveritarë, të cilët po shikonin mijëra ushtarë dhe civilë të cilët morrën pjesë në sheshin Kim Il Sugn në Phenian.

Kim Jong Un nuk ka folur në këtë paradë. Por Choe Ryong Hae, që raportohet se është zyrtari i dytë më i pushtetshëm në vend, ka thënë se Pheniani është i përgatitur nga çdo kërcënim që vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka kritikuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për "krijimin e një situate të luftës" në Gadishullin Korean, pas vendosjes së aseteve strategjike ushtarake në rajon.

"Ne do të përgjigjemi ndaj luftës së hapur me luftë të hapur, dhe me luftë bërthamore të stilit tonë të sulmeve bërthamore", ka thënë Choe./REL

Krytari i Unionit i Bizniseve shqiptaro-gjermane Nazmi Viqa po zhvillon takime në Kosovë

Posted: 14 Apr 2017 01:57 PM PDT

Në vargun e aktiviteteve që Kryetari Nazmi Viqa dhe Antari i kryesisë Bekim Brestovci nga Unioni  i bizneseve shqiptaro-gjermane që po zhvillojnë në Kosovë janë vizita në Ministrinë e Diaspores ku u pritën nga Ministri Valon Murati, vizita në RTK që u pritën nga drejtori Gjeneral Mentor Shala, si dhe drejtori teknik Arber Ibrahimi si dhe drejtori për marketing
Arian Sahiti, vizita në Ciao Berto që  u pritën nga vëllezërit Krasniqi,
vizita në firmën ALfa-i anëtar Premium i UB me pronare Halil Jahaj pjesëmarrja në emisionin Odeon Siehe, vizita në Firmën CEO me pronare Bekim Xhafa.

Shkolla “Mejdi Xhaferri” përfiton një donacion prej 5 mijë dollarëve amerikan

Posted: 14 Apr 2017 01:01 PM PDT

Ferizaj.14.04.2017. Shkollës fillore "Mejdi Xhaferi" në fshatin Mirosalë të Ferizajt, iu dhurua një donacion në vlerë mbi 5 mijë dollar nga ushtari i Bondstillit dhe djali i tij Allen Ray Jones. Ai tha se, Kosovën e kishte njohur nga babai i tij i cili që nga viti 2014 kishe qenë ushtar në kampin Bondstill. Allen, shtoi se, këto mjete i kishte mbledhur fal një projekti të tij dhe organizimit të një koncerti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
" E kamë bërë një koncert dhe i tregova fëmijëve për Kosovën me ardhjen e tyre në koncert ata kanë dhuruar si donacion edhe shuma të mëdha të të hollave për të ndihmuar në këtë projekt që u realizua sot në këtë shkollë", tha Allen Ray Jones.
E, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, shprehu mirënjohjen e tij për kontributin që është dhënë nga vendi i cili vijnë edhe donatorët. Ai shprehu falënderimet e tij jo vetëm për donacionin por edhe për mobilizimin që është bërë që në një mënyrë ata kanë arritur ta njohin Kosovë.
" Unë jam shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin që kanë dhënë fqinjët, shokët dhe nxënësit e këtij komuniteti prej nga vijnë donatorët dhe jo vetëm rëndësinë që ka donacioni por, për rëndësinë që ka mobilizuar dhe aktivizuar një numër të madh të pjesëmarrësve të cilët përmes atyre 40 vetave që kanë performuar aty kanë arritur që në një mënyrë ta njohin Kosovës",ka potencuar Svarqa.
Një donacion i tillë është mirëpritur edhe nga drejtuesit e shkollës fillore të fshatit Mirosalë.
" Nga ky donacion shkolla ka përfituar, 4 kompjuter, 3 llaptopa, 1 printer, 1 projektor, 20 banka, 50 topa për nxënës dhe lyerjen e brendshme të shkollës", tha drejtori Naim Bytyqi.
Koordinatorja e këtij projekti Alberta Maloku, tregoi se si ka ardhur deri te kontakti me donatorin e këtij projekti.
Komuna e Ferizajt dhe drejtoria e shkollës, si dhe përfaqësues të kampit Bondstill me këtë rast në shenjë falënderimi ndanë edhe mirënjohje për donatorët e këtij projekti. E, nxënësit e shkollës fillore "Mejdi Xhaferi kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo-artistik.