“Lourdes, mos ke harruar gjë?” plus 9 more 24 ore lajme

“Lourdes, mos ke harruar gjë?” plus 9 more 24 ore lajme


Lourdes, mos ke harruar gjë?

Posted: 12 Apr 2017 07:10 AM PDT

Ajo është me pushime në Miami teksa është fotografuar në plazh e veshur me bikini të zeza, por fotografëve nuk u ka shpëtuar një detaj. Pavarësisht pamjes Lourdes, vajza e Madonnës ka harruar të pastrojë sqetullën. Në disa foto ajo ka ngritur krahun për të mbuluar sytë nga dielli, por ka nxjerrë në pah sqetullën ...

Eurovision 2017

Posted: 12 Apr 2017 07:03 AM PDT

Ukraina hapi dyert e ambientit ku do të mbahet Festivali europian i Këngës. Punimet po zhvillohen me ritme tepër të shpejta në "International Exhibition Centre" në Kiev, sipas zëvendëskryeministrit Vyacheslav Kyrylenko, i cili nuk ngurroi të theksonte se urdhri për të ndaluar pjesëmarrjen e përfaqësueses ruse në konkurs mbetej i pandryshuar. "Po përgatitemi për Eurovizionin ...

Hoxhaj takon Edi Ramën, vendoset data e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive

Posted: 12 Apr 2017 06:55 AM PDT

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj sot ka qëndruar në Tiranë. Gjatë një takimi që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, u vendos që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbledhja do të mbahet në qytetin e Vlorës më 24 prill, raporton Telegrafi. ...

Tanin: Të drejtën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut e ka vetëm Këshilli i Sigurimit

Posted: 12 Apr 2017 06:47 AM PDT

Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Enver Hoxhaj, se në Kosovë duhet të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, është komentuar edhe nga shefi i këtij misioni.  Pas takimeve të zhvilluara më deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zahir Tahin ka thënë ...

Rrihte të bijën se nuk i bindej rregullave islamike, arrestohet kosovari

Posted: 12 Apr 2017 06:38 AM PDT

E rrihte vajzën minorene, sepse refuzonte të vishte shaminë e kokës, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Kjo është arsyeja dhe njëkohësisht akuza që ka çuar në arrestimin e një shqiptari nga Kosova, 38 vjeç, rezident në Siena të Italisë. Ai është ndaluar nga policia për keqtrajtim dhe dëmtim të minorenes me të ...

Sigmar Gabriel, në Tiranë: Reforma, jo tendosje e përçarje

Posted: 12 Apr 2017 06:33 AM PDT

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel mbërrin të hënën në Tiranë, në vazhdën e një turi që e çon edhe në Serbi e Kosovë. "Ne duam të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenjes", deklaron Gabriel i cituar nga "Deutsche Welle". "Do t'i siguroj bashkëbiseduesit ...

Zgjedhja e presidentit, juristët e Kuvendit: Mund të nisë që nesër

Posted: 12 Apr 2017 06:28 AM PDT

Procedura për zgjedhjen e presidentit mund të fillojë që nesër. Ky është opinioni juridik që Administrata e Kuvendit i ka dërguar kryetarit Ilir Meta. Për shkak të një përcaktimi të hollësishëm në Kushtetutë, që e lidh nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit me mbarimin e mandatit të Kuvendit, kishte disa paqartësi nëse procedura duhej ...

Rruga e Arbrit, 250 mln euro; Qeveria miraton propozimin

Posted: 12 Apr 2017 06:24 AM PDT

Qeveria ka shpërblyer me një bonus sa dhjetë përqind të pikëve ofertën e një kompanie private për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Top Channel zbardh vendimin, i cili pas shumë vitesh zvarritje i hap rrugë zyrtarisht ndërtimit të rrugës që lidh Tiranën me Dibrën. Sipas ofertës së propozuar nga kompania "Gjoka Konstruksion", rruga do të ...

“Daily Mail” dëmshpërblen Melania Trumpin

Posted: 12 Apr 2017 06:17 AM PDT

Gazeta "Daily Mail" dhe faqja e saj në internet "Mail Online" do t'i paguajnë dëmshpërblim Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump, për t'i dhënë fund padisë për pretendime të rreme për punën e saj si modele. Palët ranë dakord para një gjykatësi britanik në Gjykatën Mbretërore, megjithëse shuma e dëmshpërblimin nuk bëhet e ditur. Në ...

Dortmund, arrestohet një islamik. Në kërkim një tjetër

Posted: 12 Apr 2017 06:11 AM PDT

Policia gjermane ka vënë në pranga një të dyshuar me lidhje islamike, pas sulmit me bomba ndaj autobusit të futbollistëve të Borussia Dortmund. Prokurorët thanë gjithashtu se tre pajisjet eksplozive të përdorura mbrëmjen e djeshme përmbanin shirita metalikë prerës. Dy letra që merrnin përsipër përgjegjësinë e sulmit janë objekt hetimi i tyre. Zyrtarët po i ...