“Lista e kandidatëve të LSI-së për Tiranën, Meta: Manjani refuzoi” plus 9 more 24 ore lajme

“Lista e kandidatëve të LSI-së për Tiranën, Meta: Manjani refuzoi” plus 9 more 24 ore lajme


Lista e kandidatëve të LSI-së për Tiranën, Meta: Manjani refuzoi

Posted: 29 Apr 2017 07:40 AM PDT

Kreu i LSI-së Ilir Meta, në një deklaratë për mediat bëri me dije emrat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Lista e kryeqytetit udhëhiqet nga ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Vihet re që në listë ka shumë të rinj, të cilët sipas Metës janë e ardhmja. Në total janë 36 kandidatë, 19 prej ...

Xhaketa e Johnny Castle shitet për 62.500 dollarë

Posted: 29 Apr 2017 07:33 AM PDT

Një xhaketë lëkure për 62.500 dollarë. Është ajo e veshur nga Patrick Swayze në filmin kult të viteve '80, "Dirty Dancing", në rolin e Johnny Castle. Ajo u shit në një ankand të Los Angeles dhe është blerë me shifrën rekord nga një koleksionist i Hollivudit që u prezantua thjesht me emrin Glenn. Xhaketa bashke ...

Një biletë 12 mijë dollarë, por rezultoi një kaos

Posted: 29 Apr 2017 07:31 AM PDT

Një festival i mrekullueshëm muzikor, biletat e të cilit kushtonin 12.000 dollarë, i mbështetur nga Bella Hadid dhe Kendall Jenner është cilësuar si një tmerr i vërtet nga të pranishmit, ku disa madje e kanë quajtur një film horror. "Fyre Festival", i organizuar gjithashtu nga Ja Rule, është reklamuar se do të sillte dy fundjava ...

JLo mahnit në “Billboard Latin Music Awards”

Posted: 29 Apr 2017 07:27 AM PDT

Një ceremoni çmimesh muzikore, ajo e së enjtes mbrëma e mbajtur në Coral Gables të Floridës, por duket se vëmendjen kryesore e ka tërhequr një person "muy caliente". Bëhet fjalë për Jennifer Lopezin, e cila duket se i ka ngritur së tepërmi temperaturat edhe kushtet klimatike nuk të ofronin diçka të tillë në orët e ...

Kërkuam qeveri teknike…na dhanë president teknik

Posted: 29 Apr 2017 06:54 AM PDT

Nga Astrit Patozi Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të "uroj" Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën…Dhe më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit të atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që ...

Listat e deputetëve, ja sa do të ketë secili qark

Posted: 29 Apr 2017 06:44 AM PDT

Sot partitë politike do ti drejtohen Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), për të depozituar listat përkatëse me kandidatët për deputet për zgjedhjet e 18 qershorit. Mësohet se qarku me më shumë mandate është Tirana, me plot 34 mandate dhe me më pak Kukësi që do të përfaqësohet nga 3 deputetë në legjislaturën 2017-2021. Lista me mandatet ...

23 dëshmitarë për vrasjen e dyfishtë

Posted: 29 Apr 2017 06:39 AM PDT

Pak ditë pas vrasjes së ish-oficerit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, policia ka referuar në prokori rrëfimet e 23 dëshmitarëve okularë që panë skenën sesi ndodhi atentati i dyfishtë. Dëshmitarët, mes tyre edhe punonjës të autoservisit, konfirmojnë se njëri nga automjetet e vrasësve i kanë prerë rrugën objektivit teksa të dy viktimat po dilnin nga ...

Fatos Kongoli: Në komunizëm na pengonte edhe autocensura

Posted: 29 Apr 2017 05:49 AM PDT

Shkrimtari Fatos Kongoli u nderua me titullin Doktor "Honoris Causa" nga Universiteti "Ismail Qemali" – Vlorë Shkrimtari Fatos Kongoli u nderua me titullin Doktor "Honoris Causa" nga Universiteti "Ismail Qemali" – Vlorë. Gjatë ceremonisë referuan prof. Roland Zisi – rektor i Universitetit "Ismail Qemali" dhe prof. Ermir Xhindi – studiues i letërsisë, pedagog. Ata vlerësuan ...

Zgjedhje pa opozitën s’ka kuptim, por as duhen penguar

Posted: 29 Apr 2017 05:39 AM PDT

Nga Artan Fuga Kush do që të mos votojë është në të drejtë të tij. Si t'ja dojë qefi. Edhe ai që nuk do as të zgjidhet dhe as të zgjedhi, edhe ai është në të drejtë të tij. Si ta mendojë. Edhe partitë që nuk duan të garojnë janë në të drejtë të tyre. ...

Spartak Braho i LSI-së, kandidat në listat e PS-së

Posted: 29 Apr 2017 05:27 AM PDT

Spartak Braho, një emër shumë i rëndësishëm i LSI-së do të kandidojë në listat e Partisë Socialiste. Ai do të kandidojë në Tiranë, bashkë me disa emra të tjera të PS-së. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, por duket se kjo është një marrëveshje mes dy partive PS-LSI.