Libraria : “Gruaja e kepucarit, Adriana Trigiani - $13.80” plus 8 more |
- Gruaja e kepucarit, Adriana Trigiani - $13.80
- Stuhia e bores, Vladimir Sorokin - $6.90
- Prane Lindjes, Fitzroy Maclean - $11.83
- Tirana e vjeter, Gazmend A. Bakiu - $14.79
- Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato - $13.80
- Thatesia e gjate, Cynan Jones - $5.92
- Ana Bolena, Hilary Mantel - $13.80
- Celesi i shtepise, Tatiana Salem Levy - $5.92
- Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar - $5.92
| Gruaja e kepucarit, Adriana Trigiani - $13.80 Posted: Bukuria ndjellëse dhe madhështore e Alpeve italiane është sfondi i takimit të parë të Enzës, një vajzë e bukur me këmbë në tokë, dhe Çiros, një djalosh i shkathët që jeton në një manastir murgeshash. Historia merr një kthesë të papritur kur Çiroja zbulon skandalin e priftit të zonës, dhe nga fshati i tij e dërgojnë të fshihet në Amerikë. |
| Stuhia e bores, Vladimir Sorokin - $6.90 Posted: Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie. |
| Prane Lindjes, Fitzroy Maclean - $11.83 Posted: Ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare, 1937 – 1945, të përvojës në frontin e Luftës së Dytë Botërore. Me kërkesën time, në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguan në Moskë, që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues. |
| Tirana e vjeter, Gazmend A. Bakiu - $14.79 Posted: Tirana është një ndër qytetet më përfaqësuese shqiptare, e padiskutim më i bukuri. Me ta arritur, gjoksi të gufohet njëlloj sikur të merrje frymë thellë. |
| Historia e Dizajnit, Gabriella D'Amato - $13.80 Posted: Një histori e qartë dhe sintetike që ripërshkon ngjarjet më domethënëse të dizajnit, të shekullit XX. Konkurset, ekspozitat, poetikat individuale ose kolektive dhe intuitat produktive ose teknologjike vijnë të rivendosura përmes hallkave që lidhin ngjarjet me kauzat përkatëse dhe pasojat. |
| Thatesia e gjate, Cynan Jones - $5.92 Posted: Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla. |
| Ana Bolena, Hilary Mantel - $13.80 Posted: Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit. |
| Celesi i shtepise, Tatiana Salem Levy - $5.92 Posted: Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara. |
| Mahur Beste, Ahmet Hamdi Tanpinar - $5.92 Posted: E vërteta është se Behxhet Beu edhe i donte pasqyrat, por edhe frikësohej prej tyre. Me fytyra të qeshura, këto orendi të dashura përthithnin brenda tyre çdo gjë që takonin në dritë, e kishte raste kur ato të mbyllnin me forcë e ashtu heshtazi të balsamosnin në një mënyrë të çuditshme... Pasqyrat, e shpërndara në të katër anët, ishin simbol i një kohe të kaluar në heshtje. |
| You are subscribed to email updates from Libraria ShtepiaeLibrit.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





