Lajmi.net: “Turp i madh çfarë i ka bërë gjyqtari mbrëmë Barcelonës (VIDEO)” plus 8 more |
- Turp i madh çfarë i ka bërë gjyqtari mbrëmë Barcelonës (VIDEO)
- Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (Foto)
- Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë
- Vajza që u gjet duke jetuar me majmunë, nuk di të flasë dhe të ecë si njeri (Video)
- Ditë e madhe në Vala Superligë, shikoni çfarë ndeshje na presin
- Dardan Sejdiu: Jemi të gatshëm për bashkim opozitar
- Xhensila feston ditëlindjen, kështu e befasoi Besi (Foto)
- Nuk do ta besoni se si dukej palestra në vitet e 40-ta, do të befasoheni nga pamjet (Video)
- Zyrtari i shtetit tallet me Edita Tahirin dhe Kosovën
| Turp i madh çfarë i ka bërë gjyqtari mbrëmë Barcelonës (VIDEO) Posted: 08 Apr 2017 11:44 PM PDT |
| Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (Foto) Posted: 08 Apr 2017 11:41 PM PDT ![]() Por fotografia e fundit ka zhvendosur këtë sfidë në një nivel krejt tjetër. Kjo pikturë është bërë nga Sandro del Prete dhe titullohet 'Mesazhi i Dashurisë së Delfinëve'. Dhe ekziston arsyeja pse delfinët janë të përfshirë. Po të shikoni më mirë në këtë imazh do të shihni se aty gjenden 8 delfinë. 'The Independent' ka postuar këtë foto-iluzion dhe ka dhënë rezultatin. Sipas gazetës angleze, të rriturit janë të prirë të shohin dy trupa njerëzisht të zhveshur kurse fëmijët shohin delfinët. |
| Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë Posted: 08 Apr 2017 11:38 PM PDT ![]() Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1275 shtetas turq, shkruan kp. Votimet do të fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren. |
| Vajza që u gjet duke jetuar me majmunë, nuk di të flasë dhe të ecë si njeri (Video) Posted: 08 Apr 2017 11:36 PM PDT ![]() Fëmija që besohet të jetë tetë vjeçe, kishte të gërvishtura të trup dhe sillej në mënyrë agresive me njerëzit. Por, me kafshët ndjehej më rehat, transmeton Telegrafi. "Refuzoi që ta merrnim me vete dhe lëshonte klithma gjatë tërë kohës. Nuk dihet prej nga vjen, apo për sa kohë ka qëndruar me egërsirat", ka thënë Yadah, që ishte në krye të patrullës policore. Megjithëse e pranon ushqimin, ende nuk po lejon që t'i pastrohen plagët, ndërsa refuzon të mësojë të ecën si njeri. "Duke u bazuar në deformimet, plagët, sistemin e lëvizjes dhe komunikimin përmes thirrjeve, mund të thuhet se për një kohë të gjatë ka qenë në mesin e kafshëve", ka thënë një mjek lidhur me rastin. Ndërkohë, janë duke u bërë hulumtimet për të kuptuar nga vjen ajo, nëse ka humbur nga familja apo është braktisur. |
| Ditë e madhe në Vala Superligë, shikoni çfarë ndeshje na presin Posted: 08 Apr 2017 11:36 PM PDT ![]() Skuadra “minatore” luan ndaj Ferizajt në shtëpi, ku nëse fiton shkon në +9 pikë nga Feronikeli. Sot në Vala Superligë zhvillohen edhe tri takime tjera interesante, përcjellë “Lajmi.net”. Më poshtë i keni çiftet, të cilat fillojnë prej 15:00. Xhiro 25 |
| Dardan Sejdiu: Jemi të gatshëm për bashkim opozitar Posted: 08 Apr 2017 11:34 PM PDT ![]() Sipas tij, një koalicion i cili do ta ndryshoj qeverisjen në vend, raporton Gazeta Blic. Ai ka folur edhe për prishjen e opozitës. Sipas tij, nuk ishte Vetëvendosje ajo që e prishi bllokun opozitar, dhe gjithçka u prish te lista zgjedhore. Sejdiu ka folur edhe për Alternativën e themeluar nga Mimoza Kusari- Lila dhe Ilir Deda. Sipas tij, ky pushtet nuk rrëzohet me formimin e subjekteve të reja politike."Sa të jem në politikë, do të jem në Vetëvendosje", tha ai. |
| Xhensila feston ditëlindjen, kështu e befasoi Besi (Foto) Posted: 08 Apr 2017 11:29 PM PDT ![]() Një befasi romantike asaj ia bëri i dashuri i saj Bes Kallaku, i cili kishe blerë disa trëndafilë, me petalet e të cilëve kishte dekoruar vendin, shkruan lajmi.net. Xhensila publikoi një fotografi në të cilën shihet një tortë me mbishkrimin 'Urime ditëlindjen', e rreth saj ishin ndezur disa qirinjë. Si dhurata të para që ajo kishte marrë nga i dashuri i saj, shihet edhe një zingjirë dhe një palë vathë. Ne mund t'i themi asaj edhe 100 të tjera. /Lajmi.net/ |
| Nuk do ta besoni se si dukej palestra në vitet e 40-ta, do të befasoheni nga pamjet (Video) Posted: 08 Apr 2017 11:24 PM PDT ![]() Palestrat jane te furnizuara me mjetet me te persosura ne ditet e sotme por, a ishte keshtu ne vitet e 40-ta dhe cfare mjetesh perdornin atehere femrat per tu debosuar dhe per te formesuar trupin? |
| Zyrtari i shtetit tallet me Edita Tahirin dhe Kosovën Posted: 08 Apr 2017 11:18 PM PDT ![]() Përmes një postimi në profilin e tij në "Facebook" ka thënë se "Asteriksi si fluska e Gurit, as ne Rome s'po shkrihet edhe pse koha e nxete". Kështu, ai ka ironizuar me ministren, Edita Tahiri e cila në kohën kur është arritur marrëveshja për paraqitjen e Kosovës me Aseriks (fusnotë) në nisma rajonal në mënyrë që mos të pengohet nga Serbia, pati thënë se fusnota do të jetë një "fluskë bore" e cila mund të shkrihet shpejt./Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |















