Lajmi.net: “Tre astronautë kthehen sot në Tokë pas 173 ditësh” plus 8 more |
- Tre astronautë kthehen sot në Tokë pas 173 ditësh
- Boksieri shqiptar ia thyen brinjët kundërshtarit (VIDEO)
- Pesë vjeçari gjen mesazh në shishe të shkruar 27 vite më parë (Video)
- Dy deputetë të PDK-së, pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë
- Xhaka dhe Mustafi, startues sonte (FOTO)
- ‘Revoltohet’ Era: Tregomni pak qka ka nodhe?! (Foto)
- Edhe këtë vit pa ushtri
- Formacioni i javës në Premierligë
- Histori frymëzuese/ “Fillova biznesin me 15 dollarë”
| Tre astronautë kthehen sot në Tokë pas 173 ditësh Posted: 09 Apr 2017 11:44 PM PDT ![]() Komandanti i SHBA-së, Shane Kimbrough, rusët Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhikov, janë duke u përgatitur të ulen sot në Kazakistan. Astronautja Peggy Whitson sot ka marrë komandën nga Kimbrough të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë. |
| Boksieri shqiptar ia thyen brinjët kundërshtarit (VIDEO) Posted: 09 Apr 2017 11:38 PM PDT ![]() Por ajo që ka rënë në sy është se i ka thyer një brinjë kundërshtarit të tij. Ferit Keta është një kampion shqiptar i ri boksi që po rritet dita-ditës. Dhe kjo fjalë kujdesit dhe stërvitjes së Ismail Ketës, ish-kampionit shqiptar në kick-box. Ka qenë pikërisht Ismal Keta që ka dhënë detajin e thyerjes së brinjës, teksa ka shkruar: "Të dashur miq, ëndrra e keqe ose meraku i tepërt, del për mirë shpeshherë. Vëllai i vogël Ferit Keta sapo shënoi fitoren me KO në raundin e parë kundër polakut shtatlartë, duke ia thyer brinjën në krahun e majtë. Faleminderit juve dhe gjithë shqiptarëve që kishin ardhur të na mbështesin." |
| Pesë vjeçari gjen mesazh në shishe të shkruar 27 vite më parë (Video) Posted: 09 Apr 2017 11:34 PM PDT ![]() Pesë vjeçari Ryder Goggin ishte duke festuar ditëlindjen e tij në Mendocino, Kaliforni, kur ai e gjeti shishen në plazh. Brenda ishte ky shkrim: “Përshëndetje, emri im është Kris. Jam 10 vjeç dhe jam në klasën e pestë. Jetoj në Sakramento. Më thirr nëse e gjen këtë, që ta di se ka zbarkuar në breg.” Shkrimi ishte i datës pesë shtator 1998, transmeton lajmi.net INSIDE EDITION kishte thirrur numrin, por nuk ekzistonte tashmë. Ryder dhe e ëma e tij kanë thënë për IE se ende janë duke provuar të gjejnë autorin. /Lajmi.net/ |
| Dy deputetë të PDK-së, pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Posted: 09 Apr 2017 11:32 PM PDT ![]() Kjo iniciativë ka gjetur përkrahje nga dy paritë opozitare, LVV-ja e AAK-ja. Madje mocioni është mbështetur edhe nga disa deputetë të partive në pushtet. Por përkundër këtyre, analistët vlerësojnë se rrëzimi i Qeverisë nuk është i mundur vetëm nga opozita, siç cekin ata, pa disa vota të pozitës ky mocion është i pamundur. Kurse i palëkundur në veprimet e tij ka mbetur shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, sipas të cilit koalicioni do ta dërgojë deri në fund mandatin e tij pavarësisht tentativave për zgjedhje të parakohshme. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shukri Buja, deklaron se është pro rrëzimit të Qeverisë Mustafa./zeri.info/ |
| Xhaka dhe Mustafi, startues sonte (FOTO) Posted: 09 Apr 2017 11:28 PM PDT |
| ‘Revoltohet’ Era: Tregomni pak qka ka nodhe?! (Foto) Posted: 09 Apr 2017 11:25 PM PDT ![]() Në profilin e saj në instagram, Era ka treguar se shumë nga profilet e fansave të saj të hapur në emër të këngëtares janë mbyllur, e për këtë gjë nuk di se çfarë ka ndodhur, shkruan lajmi.net. Fansat e saj me shumë llogari të tilla të hapura, të cilët këngëtarja i quan 'nicera' janë zvogëluar në masë të madhe, këtë gjë e kishte vërejtur edhe vetë Era në bazë të komenteve që ka marrë në foton e fundit të saj. Për këtë gjë këngëtarja kërkon sqarim nga publiku, duke thënë "Tregomni pak qka po ndodhe?!". Kënga e fundit e Erës është 'Redrum' e cila është publikuar një muaj më parë dhe deri tani ka mbi 14 milionë klikime. /Lajmi.net/ |
| Posted: 09 Apr 2017 11:22 PM PDT ![]() Ndërrimi i misionit të FSK-së në ushtri tani është i lidhur ngushtë me shpejtësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E sipas njohësve të proceseve politike dhe juridike në vend, as njëra e as tjetra nuk pritet të ndodhin brenda pak muajve, siç paralajmëroi presidenti Thaçi në fjalimin e tij në Koshare ditën e djeshme. Bashkërendimi me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në dhe aprovimi i tyre, sipas analistëve kosovarë, është i domosdoshëm. E për "aventurën" e presidentit Thaçi ka edhe të tillë që ia kërkojnë dorëheqjen si akt moral. Në anën tjetër, opozita kosovare edhe njëherë ka thënë se Kosova ka humbur mjaft kohë në kompletimin e sektorit të sigurisë. Sipas tyre, është e papranueshme që të pritet në "përjetësi" amini i një force politike e cila lidershipin e ka në Beograd. Kurse, i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që mos t'i pranojë më aventurat e presidentit Thaçi. |
| Formacioni i javës në Premierligë Posted: 09 Apr 2017 11:19 PM PDT |
| Histori frymëzuese/ “Fillova biznesin me 15 dollarë” Posted: 09 Apr 2017 11:16 PM PDT ![]() "Isha 23 vjeç dhe e papunë, në kërkim të punës, por nuk gjeja asgjë. Nëna ime më sugjeroi idenë për bërjen dhe shitjen e sapunëve. Duhej të investoja 15 USD për një recetë bazë për të bërë sapunë. Bëja sapunë gjatë natës, dhe shkoja derë më derë për t'i shitur ato gjatë ditës. Që javën e parë krijova 10 klientë. Ato të gjithë pëlqenin sapun tim dhe kërkonin më shumë. Unë bëra 22 USD nga seria e parë e sapunëve. Mbajta mënjanë një pjesë të fitimit dhe bleva më shumë furnizime. Brenda një muaji, fitova më shumë se 50 klientë. Ende më kujtohet hera e parë kur shkova në një dyqan, për të kërkuar menaxherin, ta pyesja nëse ishte i interesuar të blinte sapunë nga unë. Ajo më shikoi nga koka deri te këmbët, pa veshjen time të lënë pas dore, sapun tim pa emër, dhe më tha se nëse sapuni im nuk do të kishte një emër asnjë dyqan nuk do ta blinte. U ndjeva e demoralizuar në fillim, por nuk hoqa dorë. Pa hezitim, i shkrova Institutit të Kërkimeve Industriale në Uganda dhe kërkova ndihmën e tyre për të përmirësuar markën e sapunit tim. E regjistrova kompaninë time si "Pelere Group". Në gjuhën time Madi (fis indigjen), Pelere do të thotë "diçka e mrekullueshme". Sot, unë kam punësuar 20 persona, gjysma e tyre janë nën 30 vjeç, dhe shumica e tyre janë femra. E kemi zgjeruar biznesin dhe tani shes mbi 10 produkte, të gjitha organike. Sot, biznesi im është vlerësuar në 700,000 USD dhe unë dua ta zgjeroj më tej. Kur e fillova askush nuk e mendoi se do të ishte aq i suksesshëm. Shumë njerëz refuzuan të më marrin seriozisht, sepse isha e re. Disa njerëz madje më ngacmuan duke më thënë se do të më jepnin biznesin, në qoftë se unë do të martohesha me ato! Por unë vazhdova. Unë jam ambasadore për sipërmarrësit e rinjnë Ugandë. Sa herë që të rinjtë më thonë se ata nuk kanë të holla për të filluar një biznes, unë u kujtoj atyre se si kam filluar, me 15 USD dhe një enë bosh, ku përzieja përbërësit për sapunin tim. Ne mund të jemi të rinj, por duhet të kemi mundësi të barabarta". |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |


















