Lajmi.net: “Shkelje të panumërta kushtetuese” plus 8 more |
- Shkelje të panumërta kushtetuese
- Më në fund, shikojeni çfarë do të ndodhë me Shaqirin (FOTO)
- Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja
- Stresi ka një dilemë… (Foto)
- Sony prodhon Playstation4 e ri
- Kaos në Kolumbi, 314 të vdekur nga përmbytjet
- Guardiola mposht Barcelonën dhe Realin me përforcimin e ri: 100 milionë euro (FOTO)
- Qorraj: Krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan
- Jeni përdorues i ‘Messenger’? Njihuni me përditësimin e fundit
| Shkelje të panumërta kushtetuese Posted: 07 Apr 2017 11:54 PM PDT ![]() Akti më i lartë juridik i vendit, Kushtetuta e Kosovës, e miratuar nëntë vjet më parë po shkelet tërësisht nga vetë ata që janë të thirrur për zbatimin e saj. Sipas ekspertëve kushtetues, aktin më të lartë juridik në vazhdimësi e kanë shkelur presidenti i Kosovës, kryeministri dhe kryeparlamentari. Riza Smaka, i cili ka marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shprehet i zhgënjyer me shpërfilljen e Kushtetutës, e cila po shkelet vazhdimisht. “Jam shumë i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga mospërfillja, nëpërkëmbja e Kushtetutës. Këtë nuk e përfill kryetari i Kuvendit, e nëpërkëmb kryeministri, ka raste kur është evidentuar se është shkelur Kushtetuta si në Kuvend, po ashtu edhe në Qeveri. Ekzekutivi i vendit i ka cenuar 22-23 parime, norma kushtetuese me rastin e Marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë ai për Zërin. Smaka thotë se as që ka pritur nga këta liderë institucionalë ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas tij, Kosova dallon shumë me shtetin e së drejtës, pikërisht për shkak të shkeljeve të tilla. |
| Më në fund, shikojeni çfarë do të ndodhë me Shaqirin (FOTO) Posted: 07 Apr 2017 11:53 PM PDT ![]() “Xherdan Shaqiri ka stërvitur këtë javë kështu që ai duhet të jetë një opsion për ne. Ky është një lajm i mirë për ne", ka deklaruar trajneri i Stoke Cityty, Mark Hughes. |
| Thaçi zmbrapset për ushtrinë, i kërkohet dorëheqja Posted: 07 Apr 2017 11:51 PM PDT ![]() brapsur nga iniciativa e tij për transformimin e FSK-së në ushtri nëpërmjet ligjit, duke kërkuar tashmë që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në anën tjetër, partitë opozitare kërkojnë nga ai të dorëhiqet, ashtu siç kishte premtuar. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision të ri ushtarak. Madje Thaçi i ka dërguar dje letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për Transformimin e FSK-së të mos vihet për miratim në Kuvend. Ai tashmë është dorëzuar që ushtrinë ta bëjë nëpërmjet ligjit, por një gjë e tillë duhet bërë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ashtu siç rekomandojnë aleatët ndërkombëtarë. Në letrën e Thaçit dërguar Veselit, të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta Zëri, mes tjerash thuhet se shtetet anëtare të NATO-s dhe të SHBA-ja ende besojnë se institucionet e Republikës së Kosovës munden dhe duhet ta themelojnë FAK-un nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. "Për të arritur këtë qëllim, tani së fundmi partnerët strategjikë kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre që t'i ndihmojnë institucionet tona në një përpjekje tjetër serioze gjithëpërfshirëse, për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës, në veçanti të komunitetit serb për transformimin e FSK-së në FAK nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese", thuhet në letrën e Thaçit dërguar Veselit, duke shtuar se "gjithashtu përfaqësuesit politikë të komunitetit serb pas një periudhe të gjatë të bojkotit tani i janë kthyer punës në kuadër të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës". I pari i vendit insiston se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së është krejtësisht ligjore dhe legjitime, kushtetuese dhe në funksion të forcimit dhe të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të Kosovës. |
| Posted: 07 Apr 2017 11:49 PM PDT ![]() Meqenëse Stresi ka shumë projekte gati ai nuk di cilin më parë ta nxjerrë me video, shkruan lajmi.net. Por, megjithatë ai bëri të ditur se bashkë me stafin e BB4life kanë vendosur ta sjellin një projekt të madh muzikor të cilin do ta quajnë "Fake love". Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën 'Shokun se lo', e cila po pëlqehet shumë nga fansat e muzikës së tij. Njëherësh 'Shokun se lo' është kënga e parë e cila në vitin 2017 ka thyer rekord për marrjen e 300 mijë klikimeve për vetëm 24 orë, së paku këtë gjë e ka bërë të ditur këngëtari nga lajmi që ka marrë prej një kompanie gjermane. /Lajmi.net/ |
| Sony prodhon Playstation4 e ri Posted: 07 Apr 2017 11:49 PM PDT ![]() Në një intervistë të dhënë për "The Verge", përgjegjësi kryesor i grupit "Sony Interactive Entertainment America e PlayStation Worldwide Studios", Shawn Layden, u shpreh se kompania ka në program të hedhë në treg PlayStation e ri, por nuk ka dhënë një datë të saktë në lidhje me këtë gjë. Ai u shpreh se për momentin janë duke u marrë me përmirësime të mëtejshme të versionit PlayStation 4. Teknologjia e avancuar dhe përmirësimet e këtij versioni janë mënyra jonë për t'i treguar botës së teknologjisë se cili do të jetë qëndrimi ynë në të ardhmen. |
| Kaos në Kolumbi, 314 të vdekur nga përmbytjet Posted: 07 Apr 2017 11:45 PM PDT ![]() Sipas zyrtarëve, operacioni i shpëtimit është pezulluar, edhe pse 127 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, njoftuan agjencitë e lajmeve, transmeton lajmi.net. Në mesin e viktimave janë më shumë se 102 fëmijë, ndërsa kanë mbetur të pastrehë 4506 të tjerë. Rrëshqitjet e dheut kanë bërë që të përmbyset një qytet i tërë që më parë kishte 70.000 banorë, njofton Reuters. /Lajmi.net/
|
| Guardiola mposht Barcelonën dhe Realin me përforcimin e ri: 100 milionë euro (FOTO) Posted: 07 Apr 2017 11:44 PM PDT ![]() Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për transferimin e fenomenit të Monacos, Kylian Mbappe. Real Madrid, Barcelona e Paris Saint-Germain po ashtu kanë shprehur interesim për reprezentuesin francez, raporton "Le10Sport", përcjell "lajmi.net". Por, Guardiola është i gatshëm t'i mposhtë duke sjell Mbappen në Etihad Stadium. /Lajmi.net/ |
| Qorraj: Krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan Posted: 07 Apr 2017 11:32 PM PDT ![]() Ai ka thënë se aktualisht është një treg i Ballkanit i njohur si CEFTA 2006, për të cilin thotë se duhet shumë. Qorraj ka theksuar se duhet parë se çfarë e dallon këtë treg nga tregu i CEFTA-s dhe cili do të ishte interesi i Ballkanit që t'i hyhet kësaj iniciative, posaçërisht interesi i Kosovës. "Kosova dhe institucionet e saj janë të zotuara për vlerat euroatlantike, respektivisht për procesin e integrimit evropian, prandaj çdo iniciativë tjetër mund ta dëmtojë këtë proces dhe rrugëtimin e nisur. Prandaj krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan", ka deklaruar Qorraj në intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re". /Lajmi.net/ |
| Jeni përdorues i ‘Messenger’? Njihuni me përditësimin e fundit Posted: 07 Apr 2017 11:32 PM PDT ![]() "M" mund të ofrojë këshilla që shfaqen në një opsion të vogël që ndihmon të dërgohen para miqve, të merret një taksi apo të koordinohen planet me shoqërinë. Një shembull i mirë për të shpjeguar M, është se kur dikush pyetet "Ku jeni?", M do të sugjeroj të ndahet vendndodhja me atë person. Për momentin, Messenger M është duke u provuar tek përdoruesit e iOS dhe Android në SHBA. Për të tjerët, përditësimi do të vijë eventualisht. Në rast se nuk do të pëlqehet, opsioni i ri në Messenger, do të mund të fiket përmes 'Settings'. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















