Lajmi.net: “Nuk është Hitleri, ja kush ka qenë vrasësi më i madh në botë i njerëzve me ngjyrë (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Nuk është Hitleri, ja kush ka qenë vrasësi më i madh në botë i njerëzve me ngjyrë (Foto)” plus 8 more


Nuk është Hitleri, ja kush ka qenë vrasësi më i madh në botë i njerëzve me ngjyrë (Foto)

Posted: 04 Apr 2017 11:49 PM PDT

Duhet ta njihni atë po aq sa dhe Mussolini, Mao, Stalini dhe Hitler për shkak të gjenocidit që kanë nkryer.

Emri i tij është Mbreti Leopold II i Belgjikës, i cili ka vrarë më shumë se 10 milionë afrikanë në Kongo.

Menjëherë sapo përmendet Afrika na vjen në mendje fëmijët që vuajnë për bukë, sëmundjet e ndryshme dhe skllavëria.

Ndërsa për njeriun i cili kërkoi të shuante një komb të tërë duke e privatizuar vendin e Kongos e duke dashur ta kthejë atë në pronën e tij, nuk ka ndodhur shpesh ta hasim në librat e shkollës.

Leopold II morri fronin në vitin 1865 duke e kthyer në të lavdishme mbretërinë e Belgjikës.

Çfarë ndodh me një qen që konsumon hashash?!

Posted: 04 Apr 2017 11:45 PM PDT

Chloe O'Neill, nga Glasgow i Skocisë, publikoi në "Twitter" gjendjen e çorientuar të qenit të saj, Gunnar, i cili kishte konsumuar aksidentalisht drogë.

Qenit dallohet që i dridhen këmbët dhe duket i përgjumur, ndërsa dyshja pret radhën në zyrën e veterinerit.
Ajo publikoi pamjet me statusi: "Jo çdo ditë qeni yt kalon nën efektin e drogës, sepse e ka konsumuar atë ndërsa kishim dalë për shëtitje dhe ta dërgosh më pas në spital".

Shumë prej komentuesve i kanë cilësuar pamjet si qesharake, ndërsa disa të tjerë e kanë marrë si një shembull që duhet ta shohin konsumatorët e lëndëve narkotike, për të parë në këtë mënyrë edhe efektin që ajo jep, tek ata.

Trezeguet: Juventus – Barcelona, ky ekip do të kualifikohet në gjysmëfinale (FOTO)

Posted: 04 Apr 2017 11:45 PM PDT

Ish sulmuesi i Francës, David Trezeguet beson se ish skuadra e tij Juventus do të fitojë ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

"Bianconerët" dhe "Blaugrana" takohen më 11 prill në duelin e parë në Torino.

Por, Trezeguet beson se Juventus do të dalë fitues.

"Nuk do të jetë e lehtë kundër Barcelonës por Juventus i ka idetë e qarta, kualifikimin tutje", deklaroi Trezeguet për mediat italiane, përcjell "lajmi.net".

"Jam i sigurt se Juventus ka dëshirën dhe mundësitë e kualifikimit në gjysmëfinale, është ekip me kualitete të mëdha", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Modelja me famë botërore pëlqen këtë këngë të Ermal Fejzullahut (Foto/Video)

Posted: 04 Apr 2017 11:43 PM PDT

Ajo së fundmi në Instagram ka publikuar disa imazhe ku shihet tek dëgjon njërën nga këngët e Ermal Fejzullahut, shkruan lajmi.net

‘Pa mu’ mban titullin kënga e cila duket se po i pëlqen shumë bukuroshes shqiptare e cila pranë vetes e ka vajzën e saj pranë së cilës po i kalon momentet më të mëdha të kohës.

Emina përveç një familjare e zonja njihet edhe si një femër që merret me aktivitete fizike dhe lëvizjet e ‘Yogas’ i bën për mrekulli./Lajmi.net/

Because after every workout stretching is a must ➰〰 thank you @asteriaactive for my outfit ✔️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

 

Shikoni se si mund t’i bëni vezët e zgjatura, janë të mrekullueshme (Video)

Posted: 04 Apr 2017 11:42 PM PDT

Për më shumë shikojeni videon dhe provojeni në shtëpi:

Këto janë pozicionet më të mira për t’i dhënë bebes gji (Foto)

Posted: 04 Apr 2017 11:39 PM PDT

Është diçka gjatë së cilës ju duhet të ndjeheni në mënyrë sa më të rehatshme. Çdo ushqyerje në secilin gji zgjat të paktën 10 minuta, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni një pozicion i cili ta bëjë ushqyerjen sa më të lehtë si për të voglin tuaj, por edhe për ju.

Prandaj është në dëshirën tuaj të zgjidhni dhe të vendosni cili është pozicioni më i përshtatshëm për ju dhe të voglin tuaj.

Ky është pozicioni klasik, dhe më i përdoruri. Duhet që koka e të voglit të arrijë deri tek gropën e krahut dhe të shtrihet në parakrahun tuaj. Mbështeteni këmbën tuaj mbi një stol në mënyrë që të mos lejoni rrëshkitjen e bebes. Vendoseni beben direkt mbi prehërin tuaj(ose mbi një jastëk mbi prehërin tuaj)dhe fytyra e tij është paralel me ju anash. Baçini i tij duhet të vendoset mbi stomakun tuaj, ndërsa hunda e tij nduhet të vendoset mbi thithin e gjirit. Kalojeni krahun e tij poshtë tuajit.

Nqs po ushqeni beben në të djathtën tuaj, vendoseni kokën e tij në gropën e krahut të djathtë. Shtrijeni parakrahun dhe dorën tuaj përgjatë kurrizit të bebes për të mbajtur kokën e tij. Vendosini gjunjët e tij përreth trupit tuaj ose nën gjirin tuaj të majtë. Në këtë mënyrë mund të poziciononi beben horizontalisht ose me një kënd të vogël, pozicion që ia lehtëson gjimarrjen të voglit.

Kur është i përshtatshëm ky pozicion: Është i përshtatshëm për bebet e lindura në kohë dhe në mënyrë natyrale(vaginale). Disa nëna e gjejnë këtë pozicion të vështirë pasi e kanë të vështirë të drejtojnë gojën e bebes drejt thithit , për shkak të dobësisë fiziologjike që kanë muskujt e qafës së të porsalindurit, prandaj nëse e dhe ju mendoni kështu atëherë përdoreni këtë pozicion pas muajit të parë të jetës së bebes tuaj, ku rkëta muskuj tonizohen dhe bebja nis ta mbajë disi kokën. Ky pozicion nuk pëlqehet as nga gratë të cilat i janë nënshtruar një prerjeje cezariane, pasi bebja ushtron mjaft presion mbi abdomen.

"Pozicioni përqafues i kryqëzuar"

Ky pozicion ndryshon nga i pari pasi në këtë pozicion të ri ju nuk e mbështesni kokën e bebes në gropen e krahut. Më saktë , krahët tuaj këmbejnë rolet. Nqs ju po ushqeni beben me gjirin djathtë, përdorni dorën dhe krahun e majtë për të mbajtur beben. Rrotullojeni trupin e tij drejt jush, kështu që gjoksi dhe barku i tij janë të pozicionuara drejt jush. Me gishtin tuaj të madh dhe gishtat e tjerë pas kokës dhe poshtë veshit, drejtojeni gojën e të voglit drejt gjirit tuaj.

Kur është i përshtatshëm ky pozicion: Ky pozicion mund të jetë i përshtatshëm për bebet me peshë të vogël dhe për fëmijët të cilët kanë vështirësi gjatë ushqyerjes me gji, pra që nuk janë përshtatur mirë me gjirin.

"Pozicioni i futbollistit"

Si sygjeron edhe emri, në këtë pozicion ju e fusni beben poshtë krahut tuaj (në të njëjtën anë me të cilën do të kryeni ushyerjen) si topin e regbisë apo një kuletë…fillimisht, poziciononi beben anash jush, poshtë krahut tuaj. Ai duhet të jetë përballë jush me hundën në nivelin e thithit të gjirit dhe këmbët rreth trupit tuaj drej shpinës suaj. Mbështesni krahun mbi një jastëk të vendosur mbi prehrin tuaj ose anash jush, dhe mbani shpatullat, qafën dhe kokën e të voglit në krahun dhe dorën tuaj. Duke përdorur një kapje si -C- për gjirin me anën e dorës tjetër, drejtojeni të voglin drejt thithit të gjirit, fillimisht mjekrën. Pooooor kujdes – mos e shtyni të voglin drejt gjirit me forcë, pasi ai mund të kundërshtojë duke harkuar dhe larguar kokën duke e shtyrë dorën tuaj. Përdorni parakrahun për të mbajtur shpatullat e tij.

Kur është i përshtatshëm ky pozicion: ju mund të provoni këtë pozicion nëse i jeni nënshtruar një prerjeje cezariane, për të mos vendosur beben mbi barkun tuaj, vendosje që do t'ju shkaktonte dhimbje. Ky pozicion mund të rekomandohet edhe nëse bebja juaj ka peshë të vogël ,apo hasni vështirësi për ta vendosur atë në gji. Ky pozicion është i volitshëm edhe nëse keni gjinjë të mëdhenj, ose thitha gjiri të sheshta. Po ashtu mund të zgjidhni këtë pozicion nëse keni binjakë, në mënyrë që ti ushqeni ata në mënyrë të njëhershme.

"Pozicioni shtrirë"

Për të ushqyer të voglin në këtë pozicion(shtrirë në anë në shtrat), vendosni disa jastëkë për të mbështetur shpinën. Ju mund të vendosni një jastëk poshtë kokës dhe shpatullave. Qëllimi është që të vendosni shpinën dhe krahët në një kënd të lehtë. Bebja vendoset përballë jush, mjaft pranë duke e shtyrë me dorë kokën e tij drejt gjirit. Nëse nuk ndjeheni rehat, dorën mund ta vendosni edhe poshtë kokës suaj. Nëse duhet që bebja të vendoset pak më lartë apo afër jush pasi nuk e arrin dot gjirin, atëherë vendosni një jastëk të vogël ose batanije të palosur poshtë kokës së tij. Koka e bebes duhet të jetë paralel me gjirin dhe jo poshtë tij.

Kur është i përshtatshëm ky pozicion: Ky pozicion është i përshtatshën sidomos nqs keni kryer një lindje vaginale të vështirë, traumatike dhe me epizotomi, apo edhe orët e para pas një prerjeje cezariane, kur qëndrimi ulur është i parehatshëm për ju. Por këtë pozicion mund ta përdorni nqs doni ti jepni gji të voglit në shtrat gjatë natës.

Këshilla për çdo pozicion të ushqyerjes me gji

Pozicionohuni në një mënyrë sa më të rehatshme

Zgjidhni një karrige të rehatshme, përdorni jastëkë në mënyrë që mbështesni shpinën dhe krahët Mund të përdorni jastëkë edhe për të vendosur këmbët në mënyrë që ta afroni të voglin sa më pranë jush. Për kët ëqëllim mund të përdoret edhe një stol. Nuk ka rëndësi se cilin pozicion keni zgjedhur, duhet të keni parasysh që ta vendosni në gji në mënyrën më të rehatshme dhe të përshtatshme për ju dhe të voglin, në mënyrë që ta bëni gjidhënien një veprim sa më të natyrshëm.

Mbaj në mënyrë korrekte gjirin

Gjatë laktacionit gjinjtë tuaj zmadhohen, tendosen dhe rëndohen. Ndërsa i jepni gji të voglit tuaj, përdorni dorën tuaj të lirë për të mbajtur gjirin me një kapje-C-(katër gishtat poshtë gjirit dhe gishti i madh në drejtim të orës 9-të) Kujdes : është e rëndësishme që gishtat tuaj ti vendosni të paktën 2 cm mbi areolën në mënyrë që i vogli të mos thithë direkt mbi thithin e gjirit duke e dëmtuar atë.

Mbështetni mirë të voglin tuaj

Të ndjerit rehat dhe i sigurt e ndihmon të voglin tuaj të marrë gjirin sa më këndshëm dhe të ushqehet me efikasitet. Përdor krahët dhë duart, madje edhe ndonjë jastëk, për të mbështetur kokën , qafën,shpinën, dhe anësitë e bebes në një linjë të drejtë. Ju mund ta mbështillni atë me një pelenë për ta bërë dhënien e gjirit më të lehtë.

Ndryshojeni rutinën

Provoni pozicione të ndryshme të vendosjes në gji ,derisa të gjeni atë që është më i përshtatshëm dhe i rehatshëm. Disa gra parapëlqejnë alterimin e pozicioneve për të parandaluar distendimin e gjirit dhe bllokimin e duktuseve të qumështit. Gjithashtu një praktikë e tillë parandalon edhe çarjen e thithave të gjirit, sepse presioni ushtrohet në pika të ndryshme të thithit. Gjithashtu alterimi i gjinjve gjatë ushqyerjes ,shton prodhimin e qumështit prej tyre.

Çlodhuni/Relaksohuni, përpara se të vendosni beben në gji

Merni frymë thellë,mbyllni sytë, mendoni për gjëra të lumtura për ju. Pini një gotë të madhe me ujë të ftohtë, lëng frutash ose qumësht kur nisni të ushqeni me gji, në mënyrë që të keni mjaftueshëm lëngje në trup, pasi kjo ju ndihmon në prodhimin e qumështit.Kur duhet hequr bebja prej gjirit? (sa kohë zgjat një ushqyerje)

Në mënyrë ideale, është i vogli juaj që vendos nëse është ngopur ose jo, apo nëse do të pijë në të dy gjinjtë. Nqs do t'ju duhet të ndryshoni pozicionin e bebes në gji për ta vendosur në gjirin tjetër, apo doni të ndërprisnii ushqyerjen për një arsye apo tjetër, fusni me delikatesë gishtin në këndin e gojës. Një "plup" i lehtë tregon se thithja është ndërprerë, dhe mund ta largoni beben nga gjiri.

Pavarësisht nga pozicioni që zgjidhni, të ushqesh me gji është dhe duhet të jetë, mënyra më e natyrshme për të rritur të voglin tuaj të shëndetshëm. /bebaime/

 

Ballack ka lajm të keq për Hazardin

Posted: 04 Apr 2017 11:37 PM PDT

Eden Hazard spekulohet se kërkohet nga Real Madrid.

Por, ish mesfushori gjerman Michael Ballack dyshon nëse Hazard mund të ketë ndikim të madh në rast të transferimit në Santiago Bernabeu.

"Hazard mund të mos e ketë kapacitetin për t'u ballafaquar me egot e mëdha në Real Madrid. Në sezonin e kaluar nuk ishte pozitiv dhe mund t'i ndodh prapë", deklaroi Ballack për "Telegraph", përcjell "lajmi.net".

"Nuk është futbollist që flet shumë dhe në Real Madrid mund të jetë një situatë e vështirë për të", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Barcelona – Sevilla, shikojeni kush do të luajë në sulm për ekipin e Enriques (FOTO)

Posted: 04 Apr 2017 11:28 PM PDT

Zgjedhjet, e vetmja zgjidhje

Posted: 04 Apr 2017 11:28 PM PDT

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Kosovë tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Mirëpo, me këtë mendim nuk po pajtohet opozita kosovare, madje as analistët politikë kosovarë. Sipas opozitës,  edhe deklaratat e Hoyt Yee-s duhet të kuptohen si diplomatike mes dy shteteve mike. Megjithatë, sipas tyre, në situatën aktuale për ta kapërcyer "ngërçin politik" zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Ndërkohë edhe analistët kosovarë kanë thënë se nëse Kuvendi i adreson për t'u dhënë zgjidhje tri çështjeve tashmë madhore dhe të njohura, atëherë zgjedhjet do të jenë të pashmangshme./zeri.info/