Lajmi.net: “Një asteroid i madh pritet të kalojë afër Tokës” plus 8 more

Lajmi.net: “Një asteroid i madh pritet të kalojë afër Tokës” plus 8 more


Një asteroid i madh pritet të kalojë afër Tokës

Posted: 18 Apr 2017 11:39 PM PDT

Ky asteroid, megjthqë dy herë më reflektues së Hëna, nuk do të jetë i dukshëm në sytë e njerëzve. Vetëm ata që janë të pajisur me teleskop shtëpiak mund ta shohin atë për një ose dy netë.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se asteroidi me emrin 2014-J025, do të jetë më së afërti Tokës për së paku 500 vitet e ardhshme.

Mercedes G-Class edhe pas afro 40 vitesh, sërish do të duket si kuti (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:38 PM PDT

Zyrtarë të kompanisë Mercedes, kanë bërë të ditur se modeli ri i kësaj serie, që prezantohet në fund të shtatorit, vjen me shumë risi, transmeton Telegrafi.

"Forma katrore nuk do të hiqet, por shumë ndryshime do të pësojë pjesa e jashtme së bashku me enterierin", është thënë lidhur me rastin.

Nuk bëhen të ditura detajet, por makina që është e aftë edhe për terrene të vështira, në të ardhmen mund të ketë më shumë se 416 kuajfuqi sa ka tani.

“Fast and Furious 8”, “boom” të ardhurash në kinematë amerikane

Posted: 18 Apr 2017 11:37 PM PDT

Filmi me Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Charlize Theron ka mbledhur në fundjavë 100 milionë dollarë, nga 147 milionë që ka mbledhur kapitulli paraardhës i serisë, por duke shënuar edhe një rekord "në të gjithë botën" me 532.5 milionë dollarë në një fundjavë të vetme, duke thyer atë të mbajtur nga "Lufta e Yjeve Wars : Rizgjimi i forcës", me 529 milionë dollarë në gjithë botën.

Në vendin e dytë renditet "Baby Boss", filmi i ri i animuar i Dreamworks, me 15,5 milionë dollarë në fundjavë (më shumë se 116,3 milionë në total), i ndjekur nga "E bukura dhe bisha", filmi i Disney që ka mbledhur 13,6 milionë dollarë (në total 455 milionë dollarë).

Në kapitullin e tetë të "Fast and Furious", Dom (Vin Diesel) dhe Letty (Michelle Rodriguez) janë në muaj mjalti në Kubë dhe Brian (Paul Walker) dhe Mia (Jordana Brewster) janë tërhequr. /oranews/

Monaco – Borussia Dortmund, formacionet e skuadrave (FOTO)

Posted: 18 Apr 2017 11:37 PM PDT

Ribery s’ka të ndalur, shikojeni çfarë ka bërë pas ndeshjes Real Madrid – Bayern Munich (FOTO)

Posted: 18 Apr 2017 11:31 PM PDT

Franck Ribery ka kritikuar ashpër gjyqtarin Viktor Kassai pas humbjes së Bayern Munichut ndaj Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ribery ka akuzuar Kassain se ndikoi direkt në rezultatin final të humbjes me rezultat të përgjithshëm 6:3, përcjell “lajmi.net”.

“Një vit i vështirë i punës, faleminderit gjyqtar, bravo”, shkroi Ribery në rrjete sociale. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Mos i anashkaloni, thinjat paralajmërojnë disa sëmundje të rrezikshme tek meshkujt

Posted: 18 Apr 2017 11:30 PM PDT

Më saktësisht, hulumtuesit e Universitetit të Kairos në Egjipt kanë zbuluar se shfaqja e shpejtë e thinjave është e ndërlidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, pavarësisht moshës që keni.

"Plakja është faktor i pashmangshëm i rrezikut koronar dhe ndërlidhet me shenja dermatologjike të cilat mund t'ju paralajmërojnë për një rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme", ka treguar Dr. Irini Samuel, kardiologe në Universitetin e Kairos.

Për studimin e tyre, hulumtuesit kishin ekzaminuar 545 meshkuj të rritur, të cilët i kishin ndarë në grupe të ndryshme dhe kishin parë se meshkujt të cilët po zhvillojnë më shpejt thinja, po kanë rrezik më të shtuar të sëmundjeve të zemrës./Albeu.com/

Femra që i dha hijeshi revistës ‘Sports Illustrated’ ju bën ta harroni ndeshjen Real-Bayern (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:29 PM PDT

Linja atraktive, lëkurë të lëmuar, shikim joshës – janë vetëm disa prej karakteristikave të bukurisë së saj.

Për këtë arsye, edhe në vitin 2017 modelja e ka zbukuruar revistën e famshme Sports Illustrated.

Fotografitë janë realizuar nga në ishullin Sumba, ndërsa kostumet e larjes janë dizajnuar nga Ola Vida.

Ndryshe, Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend me të cilin ka një vajzë njëvjeçare.

PDK-ja gati për zgjedhje, LDK-ja jo

Posted: 18 Apr 2017 11:29 PM PDT

Partia më e madhe në vend, PDK-ja, po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme të cilat pritet të mbahen në fillim të muajit qershor, ndërkohë që partneri i saj i koalicionit mohon mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato do të organizohen tek vitin e ardhshëm.

Partitë opozitare thonë se tashmë është humbur shumë kohë dhe sa më shpejt duhet të mbahen zgjedhjet. Lëvizja "Vetëvendosje" ende nuk jep emra konkretë se me cilën parti do të lidhnin koalicion në rast të zgjedhjeve. "Nisma për Kosovën" dhe AAK-ja thonë se do shkojnë në zgjedhje së bashku dhe kurrsesi me PDK-në. Analistët politikë si parti fituese potenciale i shohin PDK-në dhe LVV-në, kurse LDK-ja partner në qeverisjen e re.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë për gazetën "Zëri" se datat për zgjedhje të parakohshme do të jenë më 28  maj ose më 4 qershor.

"Të them të drejtën nuk ka qëndrim zyrtar, por prej fillimit është thënë se në fund të majit apo në fillim të qershorit. Jozyrtarisht po flitet për 28 majin ose 4 qershorin, unë jam insistues dhe jam insistues të mbahen këto zgjedhje", ka thënë Buja.

I kishin mbetur pak orë jetë, 25-vjeçarja mesazh prekës për të fejuarin (Foto)

Posted: 18 Apr 2017 11:25 PM PDT

Pas një transplanti mushkrie të dështuar, Nardya Miller merr vesh se ka vetëm pak orë për të jetuar, pasi trupi i saj i refuzon organet që ajo dikur shpresonte se do t'i shpëtonin jetën.

Vajza jeton me një maskë oksigjeni 24 orë, ndaj ajo vendosi që të bënte një status të fundit për të fejuarin e saj.

"Ndoshta të kam njohur ty gjatë gjithë jetës sime, ndoshta të kam njohur për 10 vjet, ndoshta të kam njohur ty për një kohë të shkurtër, por në më pak se një javë unë nuk do të shikoj ty përsëri, unë nuk do ta shikoj më fytyrën tënde, kurrë nuk do të flas me ty, kurrë nuk do të prek, të të mbaj, kurrë më. Por, unë gjithmonë do të dua, për miqësinë që kemi krijuar dhe kujtimet që kemi. Gjerat jo gjithmonë shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar në jetë, ka disa gjëra të mëdha që ne kurrë nuk do t'i kemi, vende që unë nuk do të shkoj dhe që nuk do të jetoj për t'i parë. Por, unë gjithmonë do të qesh, sepse jam këtu. Unë kurrë nuk do të heq dorë dhe kurrë nuk e kam bërë, por tani thjesht duhet të shkoj. Të lutem jetoje jetën tënde në mënyrë absolute", ishte ky statusi që preku shumë zemra.

Dëshira e fundit e Nadyar ishte që sa më shumë njerëz ta kuptonin rëndësinë e dhurimit të organeve. Ajo gjithashtu shpreson që i fejuari nuk do të dëshpërohet pas vdekjes së saj.

"Nardya nuk do të shkojë në shtëpi, ajo po lë pas të fejuarin e saj të bukur që punon aq shumë për tu kujdesur për të", është shprehur kushëriri i 25-vjeçares, i cili shton se Nardya ka hapur një faqe ku kërkon ndihmë nga njerëzit që të dhurojnë shuma monetare për të shpëtuar nga borxhet të fejuarin e saj, ajo nuk do që të ikë nga kjo jetë dhe të lejë në vuajtje njeriun me të cilin ka kaluar shume vite.

Dëshira e saj e fundit është që ai të vazhdojë jetën e tij, të mos i lërë dashurisë së saj asnjë borxh dhe u bën thirrje të gjithëve që të dhurojnë organe që të shpëtojnë jetë njerëzish.