Lajmi.net: “Kështu duket nusja e Albatritit pak kohë para lindjes së fëmijës (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kështu duket nusja e Albatritit pak kohë para lindjes së fëmijës (Foto)” plus 8 more


Kështu duket nusja e Albatritit pak kohë para lindjes së fëmijës (Foto)

Posted: 11 Apr 2017 05:10 AM PDT

Në disa fotografi të publikuara nga Egzona, ajo shihet se ka shtuar peshë më shumë, kjo ngase ajo iu është ofruar ditëve të fundit të shtatzënisë, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, në imazhet e fundit të publikuara nga vetë ajo, duket më e bukur se asnjëherë më parë.

Çifti duket se po e presin me shumë entuziazëm ardhjen në jetë të fëmijës së parë, ata tashmë kanë filluar edhe me blerjen e dhuratave. /Lajmi.net/

Përse nuk ju pëlqen zëri juaj? (Video)

Posted: 11 Apr 2017 04:59 AM PDT

Gjithashtu, ky është zëri që e dëgjojnë të tjerët nga ju, transmeton lajmi.net

Shkenca ka një shpjegim për këtë. Tingujt që hyjnë në veshë tanë janë dy lloje: Ata që përcillen me ajrin (kur e dëgjojmë zërin të regjistruar) dhe ata që përcillen me kockat (kur e dëgjojmë zërin duke folur).

Kur njerëzit e dëgjojnë zërin e tyre të regjistruar, mungojnë tingujt me të cilët janë mësuar ta dëgjojnë veten kur flasin. /Lajmi.net/

 

Në Polac të Skenderajt nisin gërmimet, dyshohet për varrezë masive

Posted: 11 Apr 2017 04:58 AM PDT

Prek Gjetaj nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se rezultatet e analizave do të tregojnë për çfarë bëhet fjalë.

Gërmimet që janë kryer në këtë pikë, sipas tij kanë qenë në agjendë për t'u hulumtuar dhe verifikuar nëse aty ndodhet varrezë me trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës 1998-99 në Kosovë. / Zëri.info/

 

Turqi: Nga eksplodimi – së paku katër vetë të plagosur

Posted: 11 Apr 2017 04:55 AM PDT

Ky eksplodim ndodhi vetëm disa ditë para mbajtjes së referendumit, me të cilin kërkohet zgjerimi i autoritetit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një i lënduar raportohet se është në gjendje kritike.

Shkaku i eksplodimit, që është përcjellur me re të tymit mbi pjesën qendrore Baglar në Dijarbakir, nuk ishte menjëherë i njohur.

Ky qytet është më i madhi në pjesën juglindore të Turqisë, ku militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) kanë luftuar kundër qeverisë së Turqisë për më tepër se tri dekada, duke kërkuar autonomi të kurdëve.

Më 16 prill në Turqi mbahet referendumi me të cilin synohet zgjerim i autoriteteve të Erdoganit, duke e transformuar Turqinë në republikë presidenciale.

Juventus – Barcelona, ndryshim i madh në formacion nga Enrique

Posted: 11 Apr 2017 04:54 AM PDT

Sergio Busquets nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori është i suspenduar andaj Luis Enrique ka marrë një vendim për pasardhësin e tij.

Sipas mediave spanjolle, Javier Mascherano do të luajë në rolin e tij natyral para mbrojtjes, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, dyshja në qendër të mbrojtjes do të jenë Gerard Pique e Samuel Umtiti. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy  

Sylejman Selimit nuk po i lejohet tretmani shëndetësor

Posted: 11 Apr 2017 04:49 AM PDT

Ajo tha se ministria e drejtësisë, Dhurata Hoxhaj, gjatë raportimit në komisionin ka thënë se Qeveria ka prioritet mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke thënë se pikërisht kur Qeveria thotë kështu, mu në atë sektor ka shkelje.

"Në Kosovë nuk po respektohen të drejtat e njeriut, ne kemi pas shumë ankesa, në këtë rast kemi pas ankesa nga të burgosurit të cilët nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë të trajtohen sepse në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe meritojnë të trajtohen. Rasti i fundit është i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, i cili këto ditë për shkak të gjendjes së rënd shëndetësore, nuk po lejohet të merr tretman shëndetësor", tha ajo. /RTK/

Policia e Kosovës intensifikon hetimet për kërcënimet ndaj Arbana Xharrës

Posted: 11 Apr 2017 04:48 AM PDT

Zonja Xharra bëri me dije, në fillimjavë, se “është kërcënuar përmes vizatimeve të një kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrjen e objektit ku banon dhe në një vendparkim të veturës së saj".

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia ka nisur prej disa ditësh hetimet intensive në rastin e Arbana Xharrës", por nuk dha ndonjë hollësi rreth motiveve dhe as edhe kryesve të mundshëm të veprës.

Kryeredaktorja e të përditshmes "Zëri" ka bërë të ditur se edhe më herët është përballur me kërcënime për shkak 'të punës së saj".

Ajo i tha, të hënën Zërit të Amerikës se "ka kohë që merret me radikalizëm fetar dhe me ndikimin e agjendës së (presidentit turk Recep Tayyip) Erdogan në Kosovë dhe Maqedoni dhe se kohët e fundit i janë bërë shumë linçime si në Kosovë edhe në Maqedoni".

Policia e Kosovës ndërkaq tha për Radion Evropa e Lirë se po zhvillon hetimet edhe për rastet e mëhershme të kërcënimeve ndaj zonjës Xharra, por nënvizoi se "nuk po i ndërlidhë me rastin e fundit të ndodhur para disa ditësh".

Kërcënimet ndaj Arbana Xharrës i ka cilësuar shqetësuese Asocacioni i Gazetarëve në Kosovë, i cili ka kërkuar nga "organet e rendit që t'i zbardhin sa më parë njoftimet për kërcënime ndaj saj".

Kërcënimi ndaj zonjës Xharra ka shkaktuar një valë reagimesh në Kosovë të spektrit politik, por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Arbana Xharra është laureate e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.

Tahiri: S’ka dialog me Beogradin pa lirimin e Ramush Haradinajt

Posted: 11 Apr 2017 04:43 AM PDT

Edita Tahiri

Këto komente, Tahiri i ka bërë pas raportimin në Komisionin për Stabilizim-Asociim.

"Në momentin kur hiqet pezullimi (nga Kuvendi i Kosovës), dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdoj t'i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit", ka deklaruar Tahiri.

"Besoj që Haradinaj do të lirohet, sepse ai po mbahet padrejtësisht në Francë dhe pastaj është Kuvendi i Kosovës që duhet të marrë vendimin e ri, për heqjen e pezullimit", ka theksuar Tahiri.

Kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun me Beogradin ka thënë se do ta respektoj plotësisht Rezolutën e Kuvendit për pezullimin e dialogut me Beogradin, përderisa të mos lirohet Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Haradinaj aktualisht po qëndron në Francë, nën masën e lirimit me kusht. Ai po i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Colmar të Francës, ku po shqyrtohet kërkesa e Beogradit për ekstradimin e tij në Serbi.

Prokuroria Speciale Serbe pretendon që Haradinaj ka kryer krime lufte, ndërkohë që Haradinaj dhe institucionet në Prishtinë kanë vlerësuar se ky është një proces i motivuar politikisht nga Beogradi.

A e dini që ekziston dhoma pa jehonë? (Video)

Posted: 11 Apr 2017 04:41 AM PDT

Fjala anechoic është nga latinishtja dhe do të thotë pa jehonë. Njeriu i cili ka bërë video-regjistrimin, ka qëndruar rreth një orë në të, në errësirë, transmeton lajmi.net

Njerëzit të cilët e provojnë këtë eksperiencë, arrijnë të dëgjojnë edhe rrahjet e zemrës, qarkullimin e gjakut nëpër damarë, zhurmën e veshëve, duke u afruar me veten si asnjëherë më parë.

Disa madje kanë frikë nga kjo gjë dhe duken sikur janë afër për t’u çmendur.

Shikoni videon më poshtë dhe do të kuptoni përse është fjala. /Lajmi.net/