Lajmi.net: “‘Katastrofë’ për Shaqirin (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “‘Katastrofë’ për Shaqirin (FOTO)” plus 8 more


‘Katastrofë’ për Shaqirin (FOTO)

Posted: 01 Apr 2017 12:09 AM PDT

Xherdan Shaqiri vazhdon të mungojë në skuadrën e Stoke Cityt.

Ylli kosovar është i lënduar dhe nuk do të luajë as në takimin e ardhshëm kundër Leicester Cityt.

“Shaq është duke luftuar me pulpën e kombes përsëri për fat të keq”, ka deklaruar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughe, përcjell “lajmi.net”.

Shaqiri ndeshjen e fundit për Stoke Cityn e kishte luajtur në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Nuk mund ta marr aeroplanin e tij në ANP, i drejtohet kongresit amerikan

Posted: 01 Apr 2017 12:04 AM PDT

Aeroporti Adem Jashari

"Limak"-u ia kërkon 5600 euro në muaj qira John Chesnutit.

Amerikani, i cili ia ofroi aeroplanin e tij trajnues Kosovës dhe solli atë në pronën e Policisë së Kosovës, të cilët ia dhanë edhe çelësin e hangarit për ta vendosur atë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), tash e disa muaj është duke u penguar nga përfaqësuesit e kompanisë turke "Limak" ta shfrytëzojë aeroplanin.

Duke e parë se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket rastit të tij, Chesnut i ka shkruar kongresistit të tij në Ohio, Steve Chabot.

Zyra e kongresistit Chabot ka reaguar menjëherë duke e këshilluar atë për veprimet e mëtutjeshme, ndërsa vetë Johni tashmë ka angazhuar edhe një avokat për t'u marrë me rastin e tij

Çfarë ndodh nëse Rusia i shpall luftë Evropës?

Posted: 01 Apr 2017 12:01 AM PDT

Me përjashtim të luftërave të rastësishme rajonale dhe civile, ajo ka qenë relativisht në paqe në 72 vjetët e fundit. Kjo për kontinentin e vjetër është një epokë e artë.

Ekspertët e sigurisë janë gjithnjë duke hetuar skenarë, në të cilin një Rusi e fortë në njërën anë dhe aleatët evropianë të NATO-s nga ana tjetër shkojnë nga tensionet diplomatike në ato ushtarake.

Ata theksojnë, nuk ka gjasa, por në qoftë se ngjarjet globale na kanë mësuar ndonjë gjë, kjo është se gjasa nuk do të thotë e pamundur. Në fakt, mund të ndodhë në tre hapa shumë të thjeshtë.

Një: Donald Trump bën mirë të kuptohet se dëshiron ta tërheqë SHBA-në jashtë NATO-s.

Dy: Një Putin trim vendos për ta ndihmuar veten duke kërkuar që shtetet si Lituania Baltike, Letonia, Estonia duhet të jenë pjesë e Rusisë.

Tre: Duke pasur parasysh që këto shtete kanë qenë anëtare të NATO-s që nga viti 2004, pjesa tjetër e Aleancës – Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe të tjerët të shkojnë në ndihmë të Lituanisë, Letonisë dhe të Estonisë.

Rezultati – Hiroshima dhe Nagasakis do të jetë kudo, kështu mendojnë ligjvënësit rusë kur një ligjvënës rus Vladimir Zhirinovski diskutoi se kjo mund të ndodhte vitin e kaluar.

Tensionet në rritje

Tensionet mes Rusisë dhe Evropës janë gjithmonë të larta dhe kështu shqetësimi është i pranishëm.

Nga njëra anë, Rusia ka mbajtur stërvitje të mëdha bërthamore për 40 milionë qytetarë, duke dërguar nëndetëse në ujërat e vendeve të tjera dhe drejtimin e bombave në buzë të hapësirës ajrore britanike. Duke aneksuar një pjesë të një vendi tjetër, kjo sjellje nuk është parë përgjithësisht si fqinjësi e mirë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, beson se ish-shtetet sovjetike nuk duhen të jenë të pavarura: Secili ka një popullsi të madhe ruse dhe portet strategjike. Putinit sigurisht nuk i pëlqen t'i shohë ish-shtetet sovjetike anëtare të NATO-s dhe ai shpeshherë NATO-n e quan edhe si destabilizues të Rusisë.

"Ata do të lëvizin në shtetet baltike menjëherë", thotë Giles, i cili është edhe drejtor i Qendrës Kërkimore për Studimet e Konfliktit në Oxfordshire.

"Putin i beson sigurisë ruse, kërkon shtetet baltike të jenë nën kontrollin e tij. Por duhet të shohim më tej. Është e vështirë për t'ia vënë një kufi përfundimtar Putinit, pasi ai sigurisht do të kërkojë pjesë edhe në Poloni, po ashtu edhe një pjesë të Finlandës".

Në vitin 2015 një studim nga instituti i kërkimeve "RAND Corporation" ka ardhur në përfundim se Rusisë i duhen vetëm 60 orë për t'i pushtuar shtetet si: Lituania, Letonia dhe Estonia.

Lufta në terren: Nuk është mirë për të dyja palët nëse shkojnë në luftë direkt, thotë Shields: "çdo betejë nuk do të ishte asgjësim edhe pse këto nuk do të jenë fushëbetejat si ne i kemi njohur më parë, pasi raketat dhe artileria kanë një saktësi të mahnitshme dhe mund të shkatërrojnë infrastrukturën e armikut, depot e armëve dhe të tëra qytete. Të dyja palët do të luftojnë për kontrollin e deteve rreth Skandinavisë. Shumica e luftërave direkte do të evitohen pasi teknologjia e re eliminon sulmet direkte mes ushtarëve. Përfundimi është: nëse asnjëra palë nuk do të tërhiqet, një pjesë e Evropës do të zhytet nën rrënoja të shkatërrimit dhe numri i vdekjeve do të ishte i paimagjinueshëm".

Avantazhi kryesor i Rusisë në mes të kësaj kasaphane do të jetë dyfish. Së pari, për shkak se ajo ka më shumë armatim dhe njerëz, ajo mund t'i mbajë kundërshtarët më larg dhe më gjatë.

Së dyti, toka e Rusisë absolutisht do të thotë se mund të thithë më mirë shkatërrimin: NATO-ja mund të fshijë çdo strukturë të vetme qindra milje në territorin e armikut dhe Moska nuk do të pësojë as një gërvishtje.

Sulmet bërthamore

"Ajo që Rusia ka në arsenalin e saj për Perëndimin nuk është armë taktike bërthamore", shpjegon Giles, transmeton "Zeri.info".

Pra, përgjigjja e vetme për një grevë bërthamore taktike do të jetë një sulm i plotë bërthamor,e cila është e mundur sepse kjo do të sigurojë shkatërrimin e tyre. Perëndimit i mungojnë disa drejtime, të cilat Rusia vetëm i ka ndërtuar në strategjinë e saj për sulme eventuale bërthamore.

Po qe se luftërat shkojnë dhe bëhen bërthamore, atëherë do të fshihen shumë qytete, do të ketë miliona të vdekur. Në këtë pikë edhe strategët më të avancuar kanë tendencë për të ndaluar një komplot të mundshëm bërthamor.

Largimi i SHBA-së nga NATO-ja

Largimi i SHBA-së nga NATO-ja atëherë për Evropën do të jetë e vështirë t'i përballojë agresionit rus, po qe së i injorojmë armët bërthamore, tani për tani Rusia ka më shumë ushtarë.

Si një vend i vetëm, zinxhiri i komandës është më i efektshëm. Ushtarët janë më të angazhuar në betejat e fundit si në Ukrainë, apo edhe në Siri.

"Pas një dekade dhe 40 miliardë dollarë në vit për përmirësimet ushtarake, për armatime, për shumë avancime në ushtrinë ruse dimë që edhe shumë gjëra janë edhe sekrete dhe do të zbulohen vetëm në ndonjë luftë të mundshme. Gjithashtu është e mundur që edhe disa anëtarë të NATO-s do të tërhiqen, në veçanti Turqia, duke pasur parasysh marrëdhënien e ngrohtë midis presidentit Putin dhe presidentit Rexhep Erdogan. Kjo do të thotë për NATO-n 600.000 ushtarë më pak, pasi Turqia është kontingjenti i dytë më i madh pas SHBA-së", tha Lan Shield, profesor në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Ruskin.

Po qe se SHBA-ja do të largohet nga NATO-ja, atëherë do t'i hapeshin dyert drejt "Armageddonit", po lajmi i mirë është se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do ta lërë në baltë Aleancën.

Kjo nuk është vetëm se SHBA-së i duhet siguria, por edhe përparësitë ekonomike dhe politike.

Kjo do t'i japë Washingtonit influencë edhe në Evropë dhe po ashtu të mbrojë një kontinent.

Përveçse kjo është shumë e rëndësishme, por është edhe një pasuri nga evropianët, të cilët kanë lidhje me shumë kompani amerikane.

Ermal Mamaqi rrëfen momentin më të frikshëm në jetën e tij!

Posted: 31 Mar 2017 11:59 PM PDT

Ermali ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në të cilin rrëfeu të pathëna nga jeta e tij, shkruan lajmi.net.

Ai tregoi se momenti më i tmerrshëm në jetën e tij ishte kur i kishte humbur djali i tij Joeli në një turmë në Barcelonë.

Ermali tregoi se ishte ndjerë shumë keq kur nuk kishte kuptuar se ku e kishte djalin, pasi që Ami kishte menduar se është me të dhe e kundërta.

Pastaj, ai tregoi se kur e gjetën Joelin e kaluan kohën duke luajtur me piano. /Lajmi.net/

 

Nga e hëna vazhdon faza e tretë e repelimit të kafshëve në Rahovec

Posted: 31 Mar 2017 11:56 PM PDT

Ky proces është duke u kryer nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe do të zhvillohet në 4 faza. Deri më tani kanë përfunduar dy faza dhe deri të përfundimi i gjithë procesit, kanë mbetur edhe dy faza kurse, i gjithë procesi pritet të përfundoj në fillim të  muajit shtator, njofton Komuna e Rahovecit.

Repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.

Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë  me data 3 prill sipas këtij orari:

Me datë 03. 04. 2017, në fshatin Krushë e Madhe,

Me datë 04. 04. 2017, në fshatrat Celinë dhe Nagac,

Me datë 05. 04. 2017, në fshatrat Brestoc dhe Hoçë e Vogël,

Me datë 06. 04 .2017, në fshatin Sopniq,

Me datë 07. 04 .2017, në fshatin Xërxe,

Me datë 08. 04 .2017, në fshatin Radoste.

"Nga banorët e këtyre fshatrave, rekomandohet që të përkrahet ky aktivitet dhe këshillohen që t'i mbajnë bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, po ashtu qytetarët t'i marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve.

Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave.

 

 

Real Madrid befason tifozët me përforcimin e ri për 10 milionë euro (FOTO)

Posted: 31 Mar 2017 11:54 PM PDT

Mesfushori i Malagas, Pablo Fornals mund të transferohet në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

21-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha.

Në mesin e tyre ka hyrë edhe Real Madrid, raporton "Super Deporte", përcjell "lajmi.net".

Fornals ka kontratë me Malagan deri më 30 qershor 2019, dhe vlera e tij sillet rreth 10 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Historia në Tiranë, roja përndjek pastruesen: Bëmë seks edhe pas …

Posted: 31 Mar 2017 11:51 PM PDT

Roja me inicialet mësohet se është dënuar 1 vit burg për përndjekjen që i kishte bërë kësaj gruaje.

Siç shkruan gazeta Shekulli, roja fillimisht kishte krijuar lidhje miqësie me pastruesen e hotelit dhe më pas kishin nisur lidhje. Por kjo lidhje duket se ishte kthyer në një fiksim për rojen, i cili e ndiqte ngado këtë grua.

Gjatë deklarimeve në gjykatë, pastruesja është shprehur se i dënuari F. Z., ishte kthyer në një shqetësim për të dhe familjen e saj, pasi e priste te pallati dhe e ndiqte ngado që shkonte.

Por roja i dënuar është shprehur se me denoncuesen kishte bërë seks edhe pas denoncimeve që ishin bërë nga ajo në polici.

"Në asnjë moment nuk e kam përndjekur, pasi ka qenë dëshira e saj të lidhej me mua. Ne edhe pas kallëzimit në polici kemi kryer marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin", ka thënë ai në gjykatë.

Partitë shqiptare në Luginë bojkotojnë zgjedhjet presidenciale

Posted: 31 Mar 2017 11:42 PM PDT

Zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen të dielën në Serbi, nuk do t'i kenë votat e shqiptarëve.

Banorët e Luginës së Preshevës kanë deklaruar se do t'i bojkotojnë këto zgjedhje në shenjë revolte për mosrespektimin e të drejtave të tyre.

Partitë politike në Luginë kanë bërë të ditur se bojkoti nënkupton që asnjë kandidat serb apo program zgjedhor nuk përfshin pozitën politike të shqiptarëve.

Edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar shqiptaret për bojkot të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Ky Këshill ka konstatuar se shqiptarët në mënyrë drastike diskriminohen nga pushteti qendror i Beogradit.

Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka thënë për Zëri.info se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në këto zgjedhje pasi, sipas tij, si në të kaluarën ashtu dhe tani asnjë interesim as kandidatët, as programet e tyre zgjedhore nuk kanë shfaqur për pozitën politike të shqiptarëve.

Kamberi thotë se as kandidati për president i Serbisë, Nenad Çanak, që ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, nuk do të ketë besimin e shqiptarëve

Barcelona publikon pamje të rralla të Messit me ekipin U-16 (VIDEO)

Posted: 31 Mar 2017 11:40 PM PDT