Lajmi.net: “Aktori shqiptar tregon se si e fitoi rolin në filmin ‘Fast and Furious 8’ (Foto)” plus 8 more |
- Aktori shqiptar tregon se si e fitoi rolin në filmin ‘Fast and Furious 8’ (Foto)
- Drejtori i RTK 2 del para gjyqit
- Demarkacioni, tema më e vështirë pozitë-opozitë
- Stresi prezanton nënën, bëhet i ndjeshëm si asnjëherë më parë (Foto)
- Pesë udhëtimet më të shkurtra me aeroplan (Video)
- Mattis: Qeveria e Sirisë ka kryer sulm kimik, nuk ka provë për rolin rus
- Si ka ndryshuar trupi ideal i femrës në 100 vitet e fundit (Foto)
- Si e shohin botën daltonistët (Video)
- Policia ka një lajm të tmerrshëm për bombat në autobusin e Dortmundit (FOTO)
| Aktori shqiptar tregon se si e fitoi rolin në filmin ‘Fast and Furious 8’ (Foto) Posted: 12 Apr 2017 12:11 AM PDT ![]() Nuk dihet se çfarë i ka tërhequr regjisorët dhe producentët e huaj, por Erandi do të jetë shqiptari i parë që do të luaj në filmin aksion më të ndjekur në gjithë botën "Fast and Furious". Përveç personazheve tashmë të njohura nga publiku, pjesë e kastit të këtij viti është edhe aktori shqiptar Erand Hoxha. Erand Hoxha është 30 vjeçari plotë ambicie, nga Tirana të cilit mësohet se i është besuar nga regjisori roli 'negativ' i një garuesi, në garat e shpejtësisë që do të zhvillohen gjatë filmit. Xhirimet e kësaj pjese janë bërë në Reykjahlio të Islandës, në liqenin e ngrirë siç shihet edhe nga fotot. Në këtë intervistë ekskluzive për opinion.al ai tregon mënyrën se si arriti të futet në kontakt me regjisorët e filmit, marrëdhëniet me aktorët e tjerë dhe për projektet e ardhshme. Cili është roli juaj në filmin "Fast and Furious 8", a mund të na jepni ndonjë detaj mbi karakterin e rolit? Atëherë aty kam rolin e personazhit negativ të një rebeli me forcat ruse, te cilat ne duam ti kapim e ti vrasim, pra jemi në ndjekje të personazheve kryesore, me pak fjalë vetëm aksion me armë nuk është se kam dialog në film. Si arrite të kontaktoje me regjisorët e filmit dhe si ndihesh që u bëre pjesë "Fast and Furious"? Te filmat e huaj kam arritur vetë të shkoj pa ndihmën e askujt, nëpërmjet platformës imdbpro, ku te dalin gjithë filmat që kërkojë personazhe aktor që u përshtaten karaktereve te filmit dhe aty ke mundësi të aplikosh vet, pa ndihmën e askujt, një nga këto aplikimet ka qenë dhe filmi "Fast and Furios" i cili i shpalli audicionet në shkurt të 2016. Pas aplikimit që bëra nuk është se pata ndonjë shprese se do përzgjidhesha, por ndodhi ajo që nuk e mendoja kurrë, me vjen një email nga Christopher Gray i cili është marrë me kastin e filmit "Fast and Furios". Atij ja di për faleminderit që më përzgjodhi, në atë rol te i cili është i vogel por i madh për mua. U çudita kur pashë që më kishte shkruar: "We love your look and can't wait to see what you ca do with this character". Në çfarë date do të mbahet premiera e parë e "Fast and Furios 8"? Premiera zyrtare në gjithë vendet është datën 14 prill. Cili është raporti juaja me aktoret e filmit? Raportet me aktoret e tjerë nuk është se i kam pasur të ngushta, por me të gjithë aty kisha kontakte, në përgjithësi te gjithë janë shumë funny, shume të mirë. Kush janë projektet e tua në të ardhmen? Është një film anglo-shqiptarë "Elvis Walks Home, me regji të Johnatan Pearce dhe Fatmir Koçit. Këtu flitet për luftërat angleze që janë bërë në Serbi-Kosove-Shqipëri, ku pjese e pushtimit jam dhe unë, grabisim shtëpitë mbas luftës, rrëmbenim fëmijët u shisnim organet etj, pak a shumë ky është roli. Premiera zyrtare është në tetor. Dmth është film që ka dramë, luftë është një nga me të bukurit për mua. /opinion.al/ |
| Drejtori i RTK 2 del para gjyqit Posted: 12 Apr 2017 12:09 AM PDT ![]() Në seancën fillestare të gjykimit të të akuzuarit Zharko Joksimoviq, avokati i tij, Betim Shala, e luti Gjykatën që të shtyhet seanca me arsyetimin se ai nuk ishte pajisur me kohë me shkresat e lëndës. "I lutem Gjykatës që të shtyjë këtë seancë që ne të mund të konsultohemi në lidhje me pranimin e fajësisë. Shkresat e lëndës nuk i kam pasur dhe sot jam ftuar nga Prokuroria që t'i marr ato", tha avokati Shala. Sipas aktakuzës Zharko Joksimoviq në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i kanalit 2 në Radiotelevizionin e Kosovës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij dhe nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitonte çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t'i shkaktojë dëm personit tjetër. Zharko Joksimoviq si përfaqësues i RTK-së në shtator të vitit 2013 kishte bërë një kërkesë që i ishte aprovuar për vizitë të punës në panairin e Teknikës dhe Teknologjisë në Amsterdam të Holandës, e cila ishte planifikuar të mbahej për tri ditë radhazi në shtator të atij viti. Këtë vizitë pune i akuzuari nuk e kishte realizuar por para Shërbimit të Financave të RTK-së kishte paraqitur biletën e udhëtimit me aeroplan, falsifikimin e faturës të qëndrimit në "Brussels Hotel Continental" në shtetin e Belgjikës dhe biletën e autobusit drejt Amsterdamit. Joksimoviq para Shërbimit të Financave të RTK-së i kishte paraqitur si dokumente biletën e lëshuar nga "Eurolines Belgium", vulën e fluturimit në vizën Shengen në pasaportën e tij dhe mëditjet e qëndrimit jashtë Kosovës , se kinse ka realizuar vizitën e punës në panairin e lartcekur me ç'rast nga RTK ka përfituar shumën prej 1.226 euro në emër të udhëtimit zyrtar në Amsterdam të Holandës. Me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Në bazë të aktakuzës i akuzuari Zharko Joksimoviq në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i RTK 2 në Radiotelevizionin e Kosovës, me anë të këtyre veprimeve ka vënë në lajthim organin kompetent-Shërbimet e Financave të RTK 2 prandaj po akuzohet edhe për veprën penale legalizimi i përmbajtjes së rreme. Kërkesa për shtyrje të gjykimit u aprovua nga kryetari i trupit gjykues Shashivar Hoti. Seanca e radhës mbahet në fund të këtij muaji. |
| Demarkacioni, tema më e vështirë pozitë-opozitë Posted: 12 Apr 2017 12:07 AM PDT ![]() Naim Rashiti, ndërmjetësuesi i dialogut politik mes pozitës dhe opozitës kosovare, thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është i mundur po qe se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi. Rashiti gjatë një interviste dhënë gazetës "Zëri" tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacionin me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra. Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t'ia ndërrojnë formatin. Ndryshe, Rashiti e vlerëson se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse. Ai cek se mes partive ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t'u takuar bashkërisht ekziston. |
| Stresi prezanton nënën, bëhet i ndjeshëm si asnjëherë më parë (Foto) Posted: 12 Apr 2017 12:04 AM PDT ![]() Ai e ka publikuar një foto ku na ka prezantuar me nënën e tij, imazh përkrah të cilit ka shkruar fjalë të mëdha, shkrua lajmi.net ”Cdo mengjes e percjell per ne pune ajo esht dita ime e lindjes dhe deri sa te vdes dot perulem nena ime askush smundet me marr vendin tend #Mirmengjesi Nene #Mirmengjesi Gjithve”, ka shkruar Stresi. Ndryshe Stresi është njër emrat më të komentuar në media pë shkak të problemeve me policin, sukseseve në muzikë e femrave./Lajmi.net/
|
| Pesë udhëtimet më të shkurtra me aeroplan (Video) Posted: 12 Apr 2017 12:03 AM PDT ![]() Nëse planifikoni të arrini shpejt, atëherë nisuni me aeroplan, largësia e vendeve nga njëri tjetri fillon nga 2.8 kilometra. Në të kundërtën, zgjedhni anijen, ose ecjen në këmbë, që të arrini destinacionin tuaj. Këto janë vendet në të cilat janë udhëtimet më të shkurtra me aeroplan: Cayman Brac deri tek Cayman i vogël – ky udhëtim zgjat 10 minuta. St. Gallen deri tek Friedrichshafen – 8 minuta Connemara deri tek Inishmaan- 6 minuta Minami Datto deri tek Kitadaito- 5 minuta Westray deri tek Para Westray – 47 sekonda /Lajmi.net/ |
| Mattis: Qeveria e Sirisë ka kryer sulm kimik, nuk ka provë për rolin rus Posted: 11 Apr 2017 11:59 PM PDT ![]() "Personalisht e kam rishqyrtuar inteligjencën dhe nuk ka dyshim se regjimi i Sirisë është përgjegjës për vendimin për të sulmuar dhe për vetë sulmin" në qytetin Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili u vranë 87 vetë, tha zoti Mattis. Derisa disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se besojnë se Rusia kishte luajtur rol, duke theksuar se i ka pasur forcat e vendosura në bazën e njejtë ajrore prej nga aeroplanët sirianë e lansuan sulmin, Mattis tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë për involvim të Rusisë. "Ishte shumë e qartë se regjimi i Assadit e planifikoi, e orkestroi dhe e ekzekutoi atë, dhe përtej kësaj ne nuk mund të themi asgjë në këtë moment", tha sekretari i mbrojtjes, Jim Mattiss. |
| Si ka ndryshuar trupi ideal i femrës në 100 vitet e fundit (Foto) Posted: 11 Apr 2017 11:50 PM PDT ![]() Në disa raste, kontrastet ndërmjet dekadave janë tronditëse dhe në thelb përcjellin mendësinë e një shoqërie të tërë për femrën e rolin e saj në shoqëri. Fotogaleria e mëposhtme përmbledh disa fotografi që ilustrojnë trupin ideal të femrës për 100 vite. 1910- forma të kolme, stilisti Charles Dana Gibson udhëhoqi tendencat e kësaj dekade. 1920- Vajza pa forma. Trupi ideal ishte me këmbë të gjata, por pa vithe e gjoks të madh. 1930- Ky ishte viti që riktheu format ! 1940- Gjatë viteve'40 vajzat shtatlartë ishin shumë të parapëlqyera dhe ishin figurat perfekte për ekranin e televizionit. 1950- Viti kur Marilyn Monroe shkëlqeu ! Te gjithë dëshironin të ishin si ajo dhe Elizabeth Taylor. 1960- Femrat "petite" (të vogla) pushtuan boten e ekranit dhe modës. 1970-Pin Up Girls dhe Hipitë 1980- Supermodelet 1990- femrat e tonifikuara 2000-2010- Instagrami, facebook-u ka shndërruar vetë VIP-at në paparacët e tyre. Ky profesion është në zhdukje pasi ata vetë nxjerrin cdo gjë ! Trupi ideal: Vithe e gjoks i bëshëm, bel i ngushtë.
|
| Si e shohin botën daltonistët (Video) Posted: 11 Apr 2017 11:49 PM PDT ![]() Duke ju falenderuar testimeve nga mjekët. shumë njerëz e kanë zbuluar se ata janë me të vërtetë ‘të verbër’ ndaj ngjyrave ose kanë mungesë të të pamurit të disa ngjyrave. Njihet me termin daltonizëm. Kjo nuk ka shërim, megjithatë lentet mund të ndihmojnë që njerëzit të dallojnë pak ngjyrat, transmeton lajmi.net Njerëzit e tillë kanë një super vizion, dhe mund të shohin më shumë ngjyra se njerëzit normal. Gjinia mashkullore është e infektuar më shumë nga mungesa e të dalluarit të ngjyrave. Nëse nuk keni lindur të tillë, s’do të thotë që nuk do të infektoheni nga kjo diagnozë. Gjithashtu, duhet ta dini që kjo mund të jetë e trashëguar nga nëna. Këto dhe të dhëna të tjera, mund t’i ndiqni në videon më poshtë. /Lajmi.net/ |
| Policia ka një lajm të tmerrshëm për bombat në autobusin e Dortmundit (FOTO) Posted: 11 Apr 2017 11:49 PM PDT ![]() Policia gjermane ka sjell një lajm të madh në lidhje me shpërthimet ndaj autobusit të Borussia Dortmundit para duelit me Monacon në Ligën e Kampionëve. Shpërthimet ishin koordinuar në orën 19:16, derisa skuadra kishte dalë nga hoteli dhe kishte filluar udhëtimin për në stadium, shkruan "Bild", përcjell "lajmi.net". Ende nuk është zbardhur i tërë rasti dhe identifikuar sulmuesit. Por, ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 18:45. /Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |



















