Lajmi.net: ““Adios” Real Madrid, Pepe befason tifozët me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: ““Adios” Real Madrid, Pepe befason tifozët me klubin e ri (FOTO)” plus 8 more


“Adios” Real Madrid, Pepe befason tifozët me klubin e ri (FOTO)

Posted: 03 Apr 2017 11:50 PM PDT

Pepe do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas medieve turke, mbrojtësi portugez është në bisedime me Galatasarayn, përcjell "lajmi.net".

Gjiganti turk i ka ofruar Pepes kontratë dyvjeçare.

Kurse, marrëveshja e tij me "Los Blancos" do të skadojë pas përfundimit të këtij stinori. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

20 eksperiencat që patjetër duhet t’i përjetoni (Foto)

Posted: 03 Apr 2017 11:47 PM PDT

E çfarë kuptimi ka jeta kur ne nuk bëjmë gjëra që duhet t’i bëjmë? Në gjithë këtë kaos, çfarë nëse udhëtimi jonë vjen në një fund me shumë eksperienca të humbura?

Ju duhet të keni një plan për aventura dhe eksperienca të reja. Si rezultat, jeta kthehet për së mbari, transmeton lajmi.net

Janë shumë gjëra për t’u bërë në këtë jetë, që ju bëjnë të ndiheni se me të vërtetë po jetoni. Të shohim edhe më larg, këto plane ju ndihmojnë të jeni ai që dëshironi të jeni.

Në vend që të jeni para kompjuterit tuaj, ju mund të bëni diçka tjetër. Çfarë po ju mban ende? Aventurat që do t’i përjetoni, ju bëjnë jetën me plot kuptim.

1. Jetoni vetëm
Së pari, të jetoni vetëm nuk është vetëm përjetim i qetësisë dhe të mësuarit të vetës por gjithashtu ju bën të përballeni me një faqe të re të jetës suaj.

life experience

2. Kaloni një ditë të tërë pa përdorur asnjë mjet të teknologjisë

Dhe nuk ka teknologji që ju bën ta ndjeni diellin në fytyrën tuaj.

life experience

3. Ndjekni aventura të reja.

Përfundimisht, kjo do të ju sjell eksperiencë dhe do të ju mësojë shumë.
life experience

4. Ndihmoni të huajin.

Mund të bëni diçka, pa pasur asgjë përfitim për vete.life experience 

5. Bëhuni vullnetar për një punë sociale.

Si rezultat, ju do të pranoni bekime dhe buzëqeshje të ngrohta.
life experience

6. Performoni në skenë.

Një ditë tjetër bëjeni këtë, në skenë.

life experience

7. Kaloni natën nën yje.

Kaloni këto çaste me të dashurit tuaj ose vetëm.
life experience

8. Shkoni vetëm në një trip.

Duket se është e rrezikshme por është argëtuese.
life experience

9. Dashurohuni.

Hera e parë sigurisht do të ju ndryshojë shumë.
life experience

10. Ndahuni.

Kjo do të ndryshojë plotësisht personalitetin tuaj.
life experience

11. Shkoni në një koncert.

Derisa argëtoheni, ju do të fitoni një eksperiencë të re.
life experience

12. Notoni lakuriq.

Sigurisht, në mënyrë sekrete, të gjithë dëshirojnë ta provojnë.
life experience

13. Provoni skydiving.

Përballë kësaj, ju do t’i largoni frikërat tuaja.
life experience

14. Kalojeni vikendin vetëm.

Ju mund të mos i kushtoni vetes shumë vëmendje në kaosin e jetës. Merrni iniciativën dhe kalojeni vetëm një fundjavë.

life experience

15. Mësoni të luani një instrument muzikor.

Sado pak të mësoheni, kjo do të ju sjell kënaqësi.

life experience

16. Kaloni kohë me gjyshërit tuaj.

A e mbani mend kur është hera e fundit që keni kaluar kohë me gjyshërit tuaj?
life experience

17. Adoptoni një qen.

Mund të jetë edhe çdo kafshë tjetër që ju e doni, megjithatë, adoptojeni.
life experience

18. Takohuni me një njeri të famshëm.

Jeni fans i dikujt? Atëherë, takohuni me të. Mësoni të shihni jetën nga perspektiva e tyre.
life experience

19. Mësoni të gatuani ushqimin tuaj të preferuar.

Si rezultat, gjithmonë do ta doni.
life experience

20. Mësoni një gjuhë të re me shokun tuaj më të mirë.

Krijoni mundësi të reja në jetën tuaj. /Lajmi.net/
life experience

Burrat që e bëjnë këtë janë dashnorët më të mirë, a jeni ju një nga ata?

Posted: 03 Apr 2017 11:45 PM PDT

Shumë djemë ishin të shqetësuar sepse mendonin se për një seks të mirë femrat e duan madhësinë e penisit, transmeton lajmi.net.

Në fakt nuk është ashtu, një anketë e bërë me femra ka rezultuar që femrat nuk e duan që penisi të jetë shumë i madh, por që ka të bëjë me gjëra të tjera që seksi të jetë i përkryer.

Puthja është çelësi kryesor që seksi të jetë perfekt dhe kjo është përgjigja e shimicës se femravë që janë anketuar, poashtu edhe dajaku është një përgjigje se shumë ferma e kan dhënë si opsion. /Lajmi.net/

“Deminimi i plotë i zonave të minuara do të zgjatë edhe 8 vite”

Posted: 03 Apr 2017 11:43 PM PDT

Sallova thotë se diminimi i zonave të minuara koordinohet nga kjo qendër kurse bëhet nga FSK dhe ndihmohet nga Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe ndihma e qytetarëve.

"Kosova ka pas një hapësirë të minuar që në e kemi ndarë në 520 zona, por falë punës së palodhshme deri më tani është bërë një punë e madhe dhe janë deminuar shumica e tyre, kurse kanë mbet për deminim edhe 111 zona", ka thënë Sallova për RTK.

Ai tregon se tani është duke u punuar në deminimin e këtyre 111 zonave të cilat, sipas tij, janë në vende të vështira dhe për këtë kërkohen edhe 8 vite punë.

"Deri më tani kemi pasur mbi 2000 raste kur u jemi përgjigjur thirrjeve të qytetarëve. Për fat të keq ka pasur edhe dhjetëra qytetarë të vdekur e mbi 100 të plagosur kur qytetarët kanë hasur në mina dhe ato kanë shpërthyer", thotë Sallova.

Ai kërkon nga qytetarët që mos i prekin, të mos i lëvizin objektet e dyshimta, por ti lajmërojnë policinë e pastaj policia njofton Qendrën koordinuese për deminim.

Sallova, falënderojë SHBA-në për ndihmën e dhënë në trajnim, si dhe ndihmën në pajisjen e nevojshme për deminim, që i ka dhuruar kësaj qendre dhe FSK-së.

Lista Serbe del me një kërkesë të re

Posted: 03 Apr 2017 11:42 PM PDT

Deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë serbë në institucionet e Kosovës janë kthyer pas një bojkoti gati 6-mujor, jo vetëm për t'i ruajtur mandatet, por edhe me qëllimin që të jenë prezentë dhe aty afër kur të nisë hartimi i Statutit të BKS-së, me çka praktikisht edhe formohet Bashkësia e Komunave Serbe, e njohur në Serbi si "Zajednica Srpskih Opstina".

Që prej përfundimit të luftës, si dhe 8 vjet pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, arsimi dhe shëndetësia në mjediset serbe zhvillohet me sistemin e Republikës së Serbisë. Në këto dy fusha shteti i Kosovës nuk ka funksionuar fare në mjediset serbe, përkundrazi Qeveria e Kosovës ka financuar nga buxheti i vet arsimin dhe shëndetësinë serbe në Kosovë, duke siguruar paga për punëtorët serbë në arsim dhe në shëndetësi, të cilët paguhen edhe nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Serbia, duke synuar që "Zajednica" të ketë kompetenca mbi arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin hapësinor, tani është duke bërë trysni mbi deputetët e Listës Serbe dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës që të kërkojnë sa më shumë favore për AKS-në, duke përfshirë edhe Universitetin serb të Prishtinës që funksion në Mitrovicë.

S’ka më “pulat e Petritit” tash kemi “pulat e Mozzikit” (Foto)

Posted: 03 Apr 2017 11:40 PM PDT

Mozzik ka blerë një gjel me të cilin ka shkrepur edhe disa fotografi dhe i ka shpërndarë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Pasi publikoi imazhet me gjel në dorë, Mozzik mori komente të shumta nga fansat e tij, të cilët i kishte argëtuar me këto imazhe.

Ndoshta, këto nuk janë vetëm imazhe, por pas tyre mund të fshihet një projekt i ri nga këngëtari, madje në njërin prej tyre ai i la mbishkrimin "Mirupafshim".

Kënga e fundit e Mozzik është ‘Me hile’ e cila për pak kohë sa u publikua është pëlqyer shumë nga publiku dhe vazhdon të jetë një ndër këngët e fundit më të dëgjuara. /Lajmi.net/

Terror në Rusi: Herë pas here në metro

Posted: 03 Apr 2017 11:36 PM PDT

Vagona të shkretuar metroje, tym, njerëz të mbuluar nga gjaku. Edhe nëse rrethanat vazhdojnë të jenë të paqarta, pamjet e shpërthimit në metronë e Shën Petersburgut të kujtojnë viktimat e shumta të atentateve të mëparshme – për shembull para shtatë vjetësh në Moskë. 41 vetë u vranë në fund të marsit 2010, në shpërthime brenda një ore në dy trena metroje. Përgjegjëse ishin dy atentatore vetëvrasëse, të cilat vepronin të ngarkuara nga islamistë të Kaukazit verior rus.

Gjurmët të çojnë në Rusinë Jugore

Që prej mesit të viteve 1990, metroja e Moskës ka qenë herë pas here objekt i atentateve të përgjakshme. Në vitin 2004, Moska u godit dy herë. Fillimisht, në shkurt një atentator vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 41 vetëve të tjerë, kur ndezi një bombë midis dy stacioneve. Pastaj në gusht, një grua e hodhi veten në erë dhe vrau tetë kalimtarë.

Në shumicën e herëve gjurmët e atentateve çojnë te islamistët në Rusinë Jugore, veçanërisht në Republikën e Çeçenisë. Në vitet 1990 Rusia zhvilloi atje dy luftëra kundër separatistëve.

Russland Terroranschlag auf U-Bahn in St. Petersburg (picture-alliance/AP Photo/D. Lovetsky)

Sulm kundër metropolit të kulturës

Atentatet me një numër të madh viktimash ka disa vjet që kanë ndodhur. Në fund të vitit 2013, një valë terroriste prej sulmesh tronditi qytetin e Vollgogradit. Në shpërthime në autobusë dhe në stacionin kryesor të trenit e humbën jetën 40 vetë. Në janar 2011 një atentat me një numër të ngjashëm viktimash u krye në aeroportin e Moskës “Domodedovo”.

Shën Peterburgu, qyteti i lindjes të Presidentit rus Vladimir Putin deri tani kishte mbetur i paprekur. Kjo tani i përket së shkuarës. Presidenti Putin madje ndodhej në qytet, kur shpërtheu njëri nga vagonët e metrosë.

Russland Terroranschlag auf U-Bahn in St. Petersburg (picture-alliance/AP Photo/D. Lovetsky)

Moska i merr seriozisht kërcënimet

Misioni në Siri ishte me sa duket motivimi i vrasësit të ambasadorit të Rusisë në Turqi, në dhjetor 2016. Ambasadori Andrej Karlow u vra në një ekspozitë nga punonjës turk i sigurisë. Shteti Islamik e ka kërcënuar Rusinë tashmë me atentate dhe Moska me sa duket i merr shumë seriozisht këto kërcënime. Shërbimi i fshehtë i brendshëm, FSB raporton herë pas here për arrestimin e të dyshuarve si ekstremistë dhe për atentate të penguara.

Kështu, në nëntor 2016 u arrestuan në Moskë dhe në Shën Peterburg dhjetë të dyshuar me lidhje me IS, të cilët u tha se kishin planifikuar atentate natën e ndërrimit të viteve. Pak më parë, autoritetet ruse arritën të pengojnë një atentat të Shtetit Islamik në Nishnij Novgorod. Vetëm pak ditë më parë, në fund të marsit, luftëtarë çeçenë sulmuan një bazë të gardës së Rusisë, një njësi e policisë e krijuar në vitin 2016. U vranë gjashtë ushtarë dhe gjashtë sulmues. /DW

SKANDAL: Zbulohet ndeshja e kurdisur nga Barcelona (FOTO)

Posted: 03 Apr 2017 11:31 PM PDT

Të shikosh Barcelonën që fiton me shumë gola diferencë nuk është çudi e madhe në futboll. Por, e shtuna e kaluar pati me të vërtetë diçka të dyshimtë, kur ekipi i dytë i katalanasve fitoi me rezultatin 12-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për kategorinë e tretë të Spanjës, ku edhe militojnë, përballë rivalëve të Eldenses. Kaq mjaftuar që në ekip kundërshtar të shkaktohet një tërmet, i nisur me akuza për trukim dhe i përfunduar me shkrirjen e skuadrës.

Njëri prej futbollistëve të Eldenses ka akuzuar publikisht se katër prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje e kanë trukuar takimin, për të humbur sa më thellë dhe për këtë gjë ka pasur një sherr në dhomat e zhveshjes.

Më tej, klubi ka vendosur që të shkrihet dhe të mos jetë pjesë e këtij kampionati, duke e nisur edicionin pasardhës në një kategori më poshtë, shkruan Panorama Sport.

Sulmuesi i Eldenses, Sheik Saad, nuk ishte në fushën e lojës në ndeshjen e fundit dhe ai akuzon se ky vendim u mor për shkak se nuk ishte pjesë e grupit që toleronte në fushën e lojës. Për këtë, ai ka vendosur të bëjë publike gjithçka që ndodhi.

"Unë isha titullar deri 30 minuta para ndeshjes, por papritur vendosën që të luajë dikush tjetër. Janë të paktën katër futbollistë, emrat e të cilëve jam gati t'i bëj publike më vonë, që kishin vendosur të toleronin takimin, për të humbur sa më thellë. Sulmuesit tjetër që u aktivizua në vendin tim iu kërkua që të mos shënonte asnjë gol, nëse donte që të luante. Dyshoj shumë se edhe trajneri ka qenë në dijeni të trukimit, pasi nuk kishte pse të bëhej formacioni në atë mënyrë dhe që gjithçka ta merrnin në dorë katër persona", tha fillimisht ai.

"Në dhomat e zhveshjes ka pasur një zënkë të madhe. Isha gati të sherrit me grushte me shokët e ekipit për atë që po bënin, por kjo nuk ndikoi aspak. Nuk më intereson tashmë se cilat janë pasojat, sepse ishte me të vërtetë shumë e rëndë", shtoi Saad.

Kurse, pas akuzave se humbja 12-0 ndaj Barcelonës B ishte e trukuar, klubi nuk ka pritur më që të shihet rezultati i hetimit. Në një komunikatë për shtyp, ata kanë njoftuar se tërhiqen në mënyrë të menjëhershme nga kampionati dhe se institucionet e futbollit duhet të nisin një hetim mbi bastet.

Pjesë e skuadrës së Eldenses është edhe një futbollist kuqezi. Bëhet fjalë për portierin 20-vjeçar Alesio Abibi, i cili nuk ka luajtur në ndeshjen e akuzuar për trukim. Madje, nuk ka pasur thuajse fare minuta në dispozicion gjatë këtij edicioni. Në të shkuarën, Abibi ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, ku është aktivizuar për disa minuta në një ndeshje miqësore ndaj Italisë. Pas vendimit për shkrirjes e skuadrës, tashmë ai ka mbetur pa ekip.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

A është ky gjesti më i pahijshëm në histori të futbollit? (VIDEO)

Posted: 03 Apr 2017 11:27 PM PDT

Related Posts: