“Kryetari Svarqa u prit nga ambasadori Markusz” plus 9 more Ferizaj Press |
- Kryetari Svarqa u prit nga ambasadori Markusz
- Lëshohet në qarkullim dy kahësh rruga ‘’12 qershori’’
- Drejtori Halili, kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Nënshkruhet Memorandumi, BE mbështet Kosovën në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm
- Tillerson: Rusia të bëjë zgjedhjen, ose me ne ose me Sirinë dhe Iranin
- Hoxha: S’ka sundim të ligjit pa respektim të të drejtave pronësore
- Zgjedhja e kryesisë përplas pensionistët e Ferizajt
- Është bërë asfaltimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Musa Arifi”
- Trondit mjeku sirian: Pacientet nuk vdiqën nga sulmi kimik (VIDEO)
- Rusia dhe Serbia: SHBA-ja po përdor shqiptarët për të zgjeruar ndikimin në Ballkan
| Kryetari Svarqa u prit nga ambasadori Markusz Posted: 11 Apr 2017 06:48 AM PDT Ferizaj.11.04.2017. Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svaraqa u prit sot në ambasadën e Hungarisë në Kosovë nga ambasadori Laszlo Markusz. Kryetari Svarqa tha pas takimit se u bisedua për rritjen e bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe ambasadës hungareze, e cila po ndërmjetëson për realizimin e kredive të buta tek institucionet financiare të Hungarisë, sipas marrëveshjes ndërmjet qeverive të të dyja vendeve. Komuna e Ferizajt planifikon të konkurrojë me disa projekte, që do të financoheshin nga këto lloj kredish |
| Lëshohet në qarkullim dy kahësh rruga ‘’12 qershori’’ Posted: 11 Apr 2017 06:47 AM PDT Nga mbrëmë, rruga "12 qershori" në Ferizaj, është bërë e kalueshme për automjete në të dyja kahjet, për shkak të punimeve që kanë filluar në rregullimin e qendrës së qytetit. Këtë vendim të pushtetit lokal, nuk e mirëpritën aspak bizneset që operojnë përgjatë rrugës "12 Qershori". Ata thonë se kjo gjë do t'i dëmtoj shumë. "Është bërë dy kahje nga mbrëmë, për biznese është shumë e vështirë sepse është e vështirë për t'u ndalë klientët sepse nuk kanë ku me u ndalë, ata për me ardhë tek biznesi ynë duhet të ndalen në trotuar, menjëherë vijnë policia dhe e dënojnë. As nuk na kanë paralajmëruar paraprakisht, vetëm kur i kemi parë veturat duke lëvizur në dy kahje, për ne është shumë problem sepse nuk mund të shërbehen klientët",tha Jeton Zagraxha. "Nuk ka ku të ndalet klienti, është shumë problem për ne, kjo që kanë bërë është marre, pak më herët sa nuk ndodhi një aksident",tha Behlul Islami. Inspektori i komunikacionit në Ferizaj, Hajrush Leka, tha se një vendim i tillë, i paparalajmëruar, është marrë për shkak të tollovisë që krijohej nga punimet në shesh. "Nuk kemi patur mundësi me i lajmëru qytetarët, arsyeja ka qenë se siç dihet janë duke u kryer punimet në rrugën "Dëshmorët e Kombit", është krijuar tollovi dhe ne i kemi ndërmarrë mbrëmë masat dhe i kemi ndryshuar kahjet, ndërsa për momentin do të jetë dy kahje, por ne do të përcjellim zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë dhe do të shohim se si do të jenë rezultatet, por për momentin do të jetë kështu deri në një vendim tjetër",tha Reka,transmeton Televizioni Tema.
|
| Drejtori Halili, kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Posted: 11 Apr 2017 06:21 AM PDT Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, është kthyer në Ferizaj, pas vizitës dhjetë ditore që kishte në Shtete e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Departamentit amerikan të shtetit. I pari i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, me këtë rast është shprehur se vizita është për siguri publike, ndërkaq kanë qenë të ftuara 9 komuna të Republikës së Kosovës, komuna të cilat janë në rrjetin e komunave të forta, që kryesisht si projekt ka qenë një vizitë studimore për të parë nga afër se si veprojnë komunat në Shtete e bashkuara të Amerikës, për parandalimin e ekstremizmit, radikalizmit nëpër shoqëri. "Gjatë kësaj vizite ne kemi shfrytëzuar rastin që të shkëmbejmë përvoja, dhe eksperienca edhe në fushën e arsimit ku mund të them se në çdo vizitë që ne e kemi pasur, temë kryesore ka qenë organizimi i shkollave, qoftë fillore, të mesme, por edhe studimeve. E rëndësishme ishte se në këto gjëra kishte një angazhim tejet të madh, sa i përket edhe komunitetit nëpër institucione dhe informimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në këto vende", ka thënë drejtori Halili. Ai tutje është shprehur se si koordinator të komunave që kanë marr pjesë në këtë takim kanë vizituar edhe vizituar shumë institucione, si në Departamentin e Shtetit, por edhe në nivelin të shteti, por edhe në nivelin komunal. "Kemi pasur takim edhe me departamentin e edukimit në nivel të shtetit në shtetin e Atlandës. Fillimisht në kemi shkuar në Washington Dc ku jemi pritur nga përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ku kemi realizuar shumë, takime ku jemi informuar rreth programit, rreth mundësive se si ato veprojnë në komunitet për parandalimin e ekstremizmit si dhe marrjen e informacioneve nga ana e qytetarëve, dhe njëkohësisht marrjen e këtyre rasteve me secilin person, i cili ka nevojë", tha Halili. Drejtori Halili, është shprehur se po ashtu ka vizituar edhe shumë komuna, ku është parë nga afër se veprohet në procesin edukativo-arsimor dhe si është e ndërlidhur tema sa i përket parandalimit të ekstremizmit nëpër shkolla. "Në bazë të analizave dhe statistikave që ata i kanë, moshat më të prekura janë 14, 16 deri në moshën 24 vjeçare ku janë të përfshirë në luftërat e lindjes", ka përfunduar drejtori Halili. |
| Posted: 11 Apr 2017 05:51 AM PDT Sipas njoftimit të dërguar për media nga Ministria e Financave thuhet se ky memorandum ka për qëllim përkrahjen 3-vjeçare të BE-së për institucionet e Kosovës në përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rajonal dhe më gjerë në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative. Sipas këtij Memorandumi, procesi në vazhdim do të karakterizohet me ndërmarrjen e aktiviteteve strategjike në vlerësimin e riskut në sektorët më të cenueshëm ekonomikë për t’i adresuar ato nëpërmjet masave adekuate. "Veprimet që do të ndërmerren në të ardhmen do të dëshmojnë përkushtimin e institucioneve të Kosovës drejt sundimit dhe zbatimit të ligjit, një faktor kyç në përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të bërit biznes. Andaj, për të arritur sukseset e synuara është esenciale vazhdimi i bashkëpunimit efikas ndër-institucional, si dhe me sektorin privat", thuhet në njoftim. Bashkimi Evropian përmes projekti të saj "Mbështetje në luftimin e ekonomisë joformale, krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm" vazhdon të përkrahë institucionet e Kosovës në avancimin e procesit në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, korrupsionit, pastrimin e parave, dhe ekstremizmin e dhunshëm, proces ky i ndërlidhur ngushtë me integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. |
| Tillerson: Rusia të bëjë zgjedhjen, ose me ne ose me Sirinë dhe Iranin Posted: 11 Apr 2017 05:51 AM PDT Siç ka raportuar agjencia, Tillerson para udhëtimit për në Moskë ka thënë se |
| Hoxha: S’ka sundim të ligjit pa respektim të të drejtave pronësore Posted: 11 Apr 2017 05:50 AM PDT Gjatë kësaj vizite, ajo mbajti një ligjëratë me studentët e drejtësisë të këtij Universiteti, me ç'rast theksoi se mbetet e përkushtuar në avancimin e sistemit juridik, me theks të veçantë në fuqizimin e sundimit të ligjit. "Sundimi i ligjit nuk fuqizohet vetëm nga institucionet, por nga të gjithë qytetarët dhe nga ju student. Ju jeni ata, të cilët qysh gjatë studimeve, njoftoheni për së afërmi me ligjin dhe të drejtën, me hierarkinë e normave juridike dhe konceptin e të drejtës pozitive, por më e rëndësishmja është që qysh në këtë fazë të pranoni dhe kuptoni se askush dhe asgjë nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin", tha Hoxha. Sundimi i ligjit, para se gjithash, shtoi ajo nënkupton barazi para ligjit dhe ne nuk mund të themi se kemi arritur këtë synim përderisa të gjithë qytetarët nuk do të jenë të barabartë para ligjit. Gjatë ligjëratës Hoxha theksoi rëndësinë e të drejtave pronësore duke vlerësuar se kjo e drejtë do të jetë efikase vetëm atëherë kur qytetarët i kanë të garantuara të drejtat e tyre pronësore dhe me lehtësi i gëzojnë ato në praktikë. "Ju tashmë e dini se të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat pronësore në veçanti, kanë veprim erga omnes, andaj le ta respektojmë të gjithë këtë parim, le ta inkurajojmë dhe ndihmojmë njëri tjetrin që t'i realizojmë këto të drejta. Vetëm kështu mund t'i dëshmojmë të gjithëve se populli ynë ka përqafuar vlerat dhe parimet demokratike", tha ajo.
|
| Zgjedhja e kryesisë përplas pensionistët e Ferizajt Posted: 11 Apr 2017 05:43 AM PDT Organizata e pensionistëve në Ferizaj, organizoi Kuvendin e saj zgjedhor. Por, përveç mysafirëve të ftuar, në sallën ku mbahej ky aktivitet pati edhe mysafirë të pa ftuar, madje ata nuk ishin pakicë. Derisa kryetari aktual, Nebih Mehmeti, insistonte që Kuvendi të zhvilloj punimet në prezencën e delegatëvetë ftuar, një pjesë tjetër e pensionistëve pengonin ato, duke e quajtur këtë Kuvend të jashtëligjshëm. Ata kërkonin të dinë saktë se si zgjedhet një kryesi në bazë të statutit të kësaj organizate. "Së pari lajmërim nuk ka pas për këtë, lajmërimi është dashtë të bëhet më herët, kjo sallë s'ka pas mundësi me i zënë të gjithë ata që duhet të vijnë këtu sot. Por, nëse keni dashtë që Kuvendi të mbahet kështu i izoluar, pa informim të duhur, mos mendoni që ne jemi të padijshëm, ne jemi më shkollovana se ju, i kuptojmë të gjitha fshehtësitë e juaja. E nëse ju doni ta vazhdoni kështu, besa u qoftë që s'keni me mujt me bë asgjë, e dimë se çfarë është duke ndodhur aty në organizatë, ju duhet me dhënë vetë dorëheqje", tha pensionisti Shefqet Reka. "Po doni me mbajtë këtë Kuvend në mënyrë interne, jo kështu nuk shkon. Informimi është dashtë të bëhet me kohë, ju po punoni pa marrëveshje të pensionistëve, po dilni nëpër fshatra dhe po e kërkoni votën e njerëzve që as nuk janë anëtarë këtu. Qe shumë vite me radhë janë në krye e njejta kryesi, që asgjë s'ka ndryshuar për të mirë", tha një tjetër pensionist, pa dashur të prezantohet. Në anën tjetër, kryetari Nebih Mehmeti, tha se Kuvendi është organizuar në harmoni me statutin e organizatës. "Të gjithë ata që i ka votuar rrethi, bashkësia lokale, prej atyre e kanë caktuar edhe delegatin që sot ka me ardhë në Kuvend, kështu që ne jemi në rregull gjithçka për të vazhduar punimet dhe për t'u zgjedhur kryesia e kryetari", u shpreh Mehmeti. I pranishëm në këtë takim ishte dhe drejtori i shëndetësisë dhe i mirëqenies sociale Burim Karameta, i cili propozoi që mbledhja të shtyhet për ndonjë ditë tjetër. "Po propozoj që ky Kuvend të shtyhet, pasi që po shihet se nuk ka kurrfarë atmosfere që të vazhdojnë punimet ashtu siç duhet", theksoi Karameta. Por, pavarësisht kësaj thirrje të pushtetit lokal dhe pavarësisht grindjeve dhe përleshjeve fizike që pati aty, drejtues të organizatës këmbëngulen që Kuvendi të vazhdoj me delegatët e ftuar, ndërkaq, pjesa tjetër e anëtarëve të revoltuar dolën nga salla, transmeton Televizioni Tema. |
| Është bërë asfaltimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Musa Arifi” Posted: 11 Apr 2017 05:37 AM PDT Ferizaj.11.04.2017. Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka inspektuar edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi më bashkëpunëtoret e tij. Ky projekt nga drejtuesit e qeverisë lokale të Ferizajt, u vlerësua si tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj rrugë, sepse sipas tyre është rrugë e cila lidhet me dy magjistralet Ferizaj-Gjilan, dhe magjistralen, Prishtinë-Shkup. "Sot po përfundojmë projektin e rrugës "Musa Arifi", projekt dy vjeçare, ku vitin e kaluar ka përfunduar shtresa e parë e asfaltit, ndërkaq sot po gjejmë edhe shtresën e dytë. Në këtë rrugë është punuar, ujësjellësi, kanalizimi, trotuaret dhe ndriçimi publik", ka thënë drejtori Ilazi. E nga ana tjetër banorët e kësaj rrugë, thanë se kjo rrugë ka qenë në gjendje të mjerueshme. Ata u shprehen tejet të lumtur se tashmë është rregulluar infrastruktura në mënyrën më të mirë të mundshme. U bë e ditur se gjatësia e rrugës "Musa Arifi", është mbi 500 metra, ndërsa ka gjatësi me rreth 6 metra. ![]() |
| Trondit mjeku sirian: Pacientet nuk vdiqën nga sulmi kimik (VIDEO) Posted: 11 Apr 2017 01:09 AM PDT I kualifikuar si mjekë i përgjithshëm në Britani, por që në mënyrë vullnetare ka shkuar në siri për të ndihmuar në spitale, ai ka thënë se plagët e pacientëve tregojnë se gazi i përdorur në sulm është i pa njohur dhe se nuk e ka hasur asnjëherë deri më tani tek të plagosurit që ka kuruar. Sipas tij gazi i përdorur në sulmin ku vdiqën 80 civil në mensin e tyre edhe 20 fëmijë, është një lloj arme e re për të cilën askush nuk e di. |
| Rusia dhe Serbia: SHBA-ja po përdor shqiptarët për të zgjeruar ndikimin në Ballkan Posted: 11 Apr 2017 01:09 AM PDT Një gjë e tillë filloi me bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999 dhe po vazhdon edhe në të tashmen me krizën e vazhdueshme politike në Maqedoni, ku pakica shqiptare është duke u përpjekur të instalojë një qeveri properëndimore. Maqedonia ka mbetur në krizë politike që nga dhjetori i 2016-s, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pavarësisht fitores elektorale të Partisë Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), të udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevksi, qeveritë perëndimore po mbështesin haptazi partinë kryesore të opozitës, Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë (SDSM), Zoran Zaev, shkruan |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








