“Konsumimi i përditshëm i aspirinave e zvogëlon rrezikun e kancerit” plus 9 more Ferizaj Press |
- Konsumimi i përditshëm i aspirinave e zvogëlon rrezikun e kancerit
- Kurrë mos pini ujë pas ushqimit djegës, por qumësht (Video)
- Ngasja e biçikletës, e shëndetshme për mendjen dhe trupin
- Përveç që është i mirë për shëndetin, vrapi e rritë edhe jetëgjatësinë
- Hasta la Vista: Microsoft announces the “dead” Windows Vista
- Does it look like iPhone 8? (Video)
- Veseli-McCain’it: FSK’në do ta transformojmë në koordinim me partnerët dhe SHBA’në
- KEDS njofton për vendet që do të përballen me ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim
- Ish-presidenti kroat bën sërish shqiponjën, kësaj herë në krah me modelen nga Kosova (Foto)
- Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë
| Konsumimi i përditshëm i aspirinave e zvogëlon rrezikun e kancerit Posted: 13 Apr 2017 09:12 AM PDT Miliona amerikanë konsumojnë doza të vogla të aspirinës çdo ditë për shëndet më të mirë të zemrës. Duke e bërë këtë, ata gjithashtu mund të jenë duke i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga lloje të ndryshme të kancerit – të paktën kështu thotë një studim i ri. Hulumtuesit e studimit në fjalë kanë zbuluar se në mesin e më shumë se 130,000 personave nga SHBA, ata të cilët rregullisht kishin konsumuar aspirinë kishin qenë 7 deri 11 për qind më pak të prirë të vdesin nga kanceri përgjatë dekadave të ardhshme, transmeton Telegrafi. Rreziqet e të vdekurit nga kanceri i zorrëve, gjirit, prostatës dhe – për meshkujt – kanceri i mushkërive kishin qenë shumë më të vogla në mesin e konsumuesve të aspirinës. Zbulimet tregojnë se aspirina ka veti antikanceroze, por hulumtuesit gjithashtu kanë theksuar se njerëzit nuk duhet të fillojnë të përdorin aspirinë çdo ditë me shpresën se do ta shmangin kancerin. Edhe USPSTF (Task Forca e SHBA-së për Shërbime Parandaluese) rekomandon se disa persona duhet të konsiderojnë përdorimin e dozave të vogla të aspirinës për t'i zvogëluar rreziqet e kancerit të zorrëve – e gjithashtu shmangien e sëmundjeve të zemrës. Më specifikisht, task forca sugjeron se njerëzit të cilët janë në vitet e tyre të 50'ta apo 60'ta të konsultohen me doktorin para se të marrin ndonjë vendim. |
| Kurrë mos pini ujë pas ushqimit djegës, por qumësht (Video) Posted: 13 Apr 2017 09:09 AM PDT Në videon e plasuar më poshtë, shpjegohet ndjenja djegëse, e cila shkaktohet nga materia e quajtur kapsaisin, që zakonisht gjendet në speca. Po që se keni ngrënë ndonjëherë ushqim, që nuk e keni ditur se është i djegës, sigurisht që e keni ndjerë nxehtësinë në gojë. Kjo materie detektohet nga receptorët në gjuhë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit, që në organizëm ka hyrë diçka e pazakontë.Trupi reagon me djegësi, duke u munduar që të eliminojë këtë material të padëshirueshëm, transmeton Telegrafi. Por, pse uji e nxitë djegësinë në gojë, teksa qumështi e eliminon? E tëra është tek përbërësit. Kapsaisina ka një varg molekular jo polar, njëjtë sikur qumështi. Kur këto bëhen bashkë, kthehen në materie tjetër jo polare. Nëse pini ujë, atëherë kapsaisina shpërndahet, duke bërë që të keni djegie edhe më të mëdha. /Telegrafi/ |
| Ngasja e biçikletës, e shëndetshme për mendjen dhe trupin Posted: 13 Apr 2017 09:04 AM PDT Kjo nuk është diçka e çuditshme sepse benefitet nga ngasja e tyre janë të pazëvendësueshme. https://youtu.be/_nQLtfwoKFM |
| Përveç që është i mirë për shëndetin, vrapi e rritë edhe jetëgjatësinë Posted: 13 Apr 2017 08:57 AM PDT Ky studim i cili u zhvillua në Universitetin Shtetëror në Iowa, ka analizuar të dhënat nga Instituti Cooper dhe disa studimeve të tjera, duke bërë lidhjen në mes ushtrimeve dhe vdekshmërisë. Shkencëtarët kanë deklaruar që nëse vraponi çdo ditë nga një orë është ushtrimi më efektiv për të rritur jetëgjatësinë, pavarësisht sa kilometra vraponi apo sa shpejtë vraponi. Personat që vrapojnë rregullisht mund të shtojnë deri në tri vite jetë. Në bazë të këtyre analizave gjasat për vdekje të parakohshme, zbresin deri në 40% tek personat që vrapojnë rregullisht. |
| Hasta la Vista: Microsoft announces the “dead” Windows Vista Posted: 13 Apr 2017 08:49 AM PDT Microsoft on Tuesday said a final farewell to the operating system, Windows Vista. Support for this operating system is stopped so that all users of Vista, if you want to be safe in the internet world, must pass in newer versions of Windows.This marks the end of the era of Windows Vista, probably the worst of the global operating system hardware and software manufacturer. Vista was originally conceived as a revolutionary replacement for its predecessor with innovative system Files and user interface. However, Vista was out of control and most of the users were simply not satisfied with its stability. Moreover, Microsoft has begun repairing problems early in the development phase, while the new system of organizing data was abandoned. Although the new Aero design was attractive option to use 3D was very large demand for computers of the time so it is rarely applied. In addition to 3D, some parts of Vista does not function normally, especially in old computers. Vista had earned a reputation as the operating system that uses more rezurse of equipment that directs, especially laptops. Vista was launched in January 2007 and was followed by very suksesshsm version, Windows 7. |
| Does it look like iPhone 8? (Video) Posted: 13 Apr 2017 08:46 AM PDT One of the best ridizajnet Apple’s famous iPhone handset will be removing the physical button.However, iOS users are still curious to know how it will look iPhone 8 without this button. A new video has emerged on the Internet that shows how the expected look of the new generation of iPhone – without physical button, reports Gazeta Express. The video suggests that gestures can be used or a digital button which will be placed at the bottom of the screen. Mobile, shown in the video, is quite beautiful. |
| Veseli-McCain’it: FSK’në do ta transformojmë në koordinim me partnerët dhe SHBA’në Posted: 13 Apr 2017 08:27 AM PDT Sipas njoftimit të Kuvendit, senatori amerikan ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të forcohet dhe të jetë pjesë e familjes së Aleancës Veriatlantike NATO, shkruan Gazeta Express. Nga ana tjetër, edhe Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain për qëndrimin e qartë dhe mbështetës për ushtrinë e Kosovës dhe e ka siguruar se Prishtina zyrtare do të jetë në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët e saj për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Në takimin mes kryeparlamentarin Veseli dhe Senatorit McCain përveç për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është diskutuar edhe për luftën që ka bërë Kosova kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar senatorin McCain dhe SHBA-të për ndihmën e parezervë dhe mbështetjen e dhënë për popullin e Kosovës."Kosova sot është një storie e suksesit. Ne jemi të lirë dhe kemi ndërtuar institucione demokratike falë njerëzve si ju, që në momentet më të vështira e kanë mbështetur popullin e Kosovës. Kosova është një demokraci e re që qartazi aspiron integrimin në strukturat euro-atlantike dhe partneriteti me SHBA-të në këtë rrugëtim është jetik", tha kryeparlamentari Veseli.Senatori e falënderoi kryeparlamentarin për mikpritje dhe përgëzoi Republikën e Kosovës për të arriturat e deritashme ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të SHBA-së për të ardhmen e Kosovës.Senatori tha se Kosova ka bërë progres në shumë fusha, duke shtuar se Kosova duhet të angazhohet që të ndërtojë një partneritet për paqen në rajon, të angazhohet për fqinjësi të mirë dhe të punojë për një të ardhme edhe më të sigurt. /GazetaExpress/. |
| KEDS njofton për vendet që do të përballen me ndërprerje të rrymës gjatë ditëve në vijim Posted: 13 Apr 2017 08:26 AM PDT Komunikata nga KEDS:
Ferizaj Mirëmbajte të planifikuar -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it -Nuk ka Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta 1. Më 16.04.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet: · Dalja 10 kV Kosovatrans (Kodi: 40041004) prej orës 06:00 deri në orën 09:00 dhe nga ora 12:00 deri në orën 15:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC-ja dhe ndërtesa e TMK. Arsyeja e ndërprerjes: punime në transformator. Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit 1. Më 18.04.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: · Dalja 10 kV Shtimja (Kodi: 41046003) prej orës 09:30 deri në orën 10:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtimja, Godanci,Lagjja e Pajtimit dhe Viva Freshi. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar. 2. Më 18.04.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: · Dalja 10 kV Drejtimi i Caralevës (Kodi: 41046004) prej orës 11:00 deri në orën 12:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Caraleva, Reçaku, Belinci, Topillë, Llanishtë, Devetakë, Grajqevcë, Zborcë dhe Petreshticë. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar. 3. Më 18.04.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: · Dalja 10 kV Petrova (Kodi: 41046002) prej orës 12:30 deri në orën 13:30 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr. Ahmet Shtimja,Petrova, Reqaku (nje pjesë) dhe Mullopolci. Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar. 4. Më 18.04.2017 në NS 35/10 kV Shtime do të shkyçet: · Dalja 10 kV Rashinca (Kodi: 41046001) prej orës 14:00 deri në orën 16:00 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtimja pjesa nga Ferizaji, Rashinca, Davidovci, Muzeqina, Gjyrkoci, Vojnovci dhe TS-Vëllezërit Hoxha (Betonjerka). Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar
|
| Ish-presidenti kroat bën sërish shqiponjën, kësaj herë në krah me modelen nga Kosova (Foto) Posted: 13 Apr 2017 08:26 AM PDT Sehu në Instagram ka postuar fotografinë duke thënë se Mesiq mbetet mik i mirë i të gjithë shqiptarëve. "Me presidentin kroat, Stipe Mesiç, jo vetëm mik i madh i familjes, por edhe mik i mrekullueshëm i shqiptarëve po ashtu", ka shkruar ajo. Mesiq edhe më parë është shfaqur në fotografi me veprime të tilla. |
| Në përvjetorin e rënies përkujtohen 6 dëshmorë dhe 13 martirë Posted: 13 Apr 2017 07:36 AM PDT Kaçanik.13.04.2017. Në Sllatinë janë përkujtuar 6 dëshmorët Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu dhe 13 martirët Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 18 vjetorin e rënies. Në manifestimin e organizuar për nder të veprës së të rënëve, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se jemi bërë bashkë për të nderuar dëshmorët dhe martirët të cilët në këto ditë të veçanta na bëjnë të ndihemi krenar duke kujtuar veprën e tyre sublime. "Dëshmorët ishin ideatorët, projektuesit dhe vizionarët e së ardhmes sonë të ndritur. Liria kishte sakrificën e saj, ndërsa dëshmorët ishin ata që u përballën me një armik të pabarabartë në luftë, por që në fund ky përkushtim i tyre u kurorëzua me lirinë e shumëpritur" tha Kryetari Ilaiz duke shtuar se sot kujtojmë historinë sa të dhimbshme, por edhe të lavdishme të atdheut tonë.
|
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






