Koha.net: “Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve në Kolumbi” plus 29 more

Koha.net: “Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve në Kolumbi” plus 29 more


Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve në Kolumbi

Posted: 01 Apr 2017 02:53 PM PDT

Deri më tani janë gjetur trupat e 154 personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi, kurse qindra persona tjerë raportohen të lënduar apo të zhdukur. Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur. Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PSG “poshtëron” Monacon për të fituar titullin e katërt me radhë të Kupës

Posted: 01 Apr 2017 02:45 PM PDT

Paris St Germain ka shkatërruar Monacon me rezultatin 4-1 në Kupën e Ligës Franceze të shtunën për të ngritur kështu trofeun e katërt me radhë dhe duke përfituar në këtë mënyrë një avantazh psikologjik ndaj rivalëve të tyre në garën për titull në Ligue 1. Julian Draxler nisi serinë e golave për PSG ndërsa Thomas Lemar barazoi shifrat para se të vinin golat nga Angel Di Maria dhe dy të tjera nga Edinson Cavani duke mbyllur një përballje drithëruese në Parc OL, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy-tre kilogramë më shumë mund të jenë shumë të mirë për shëndetin

Posted: 01 Apr 2017 02:42 PM PDT

A mund të jeni tepër të dobët? Absolutisht. Natyrisht, edhe pesha e tepërt është gjithashtu e dëmshme për shëndetin. Por 5 kg më shumë se pesha ideale tek personat më të moshuar se 60 vjet kanë rezultuar të jenë të lidhura me jetë më të gjatë dhe një numër më të vogël të pacientëve me osteoporozë, përcjell Huffington Post. Kjo sigurisht nuk është ftesë për ngrënie të tepruar, ndërsa ushtrimet e rregullta duhet të jenë pjesë e jetës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar

Posted: 01 Apr 2017 02:36 PM PDT

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerja 1 mijë lekëshe. Në raportin vjetor të 2016-ës, që ka dorëzuar në Kuvend, Banka e Shqipërisë raporton se gati gjysma e parave të falsifikuara në Shqipëri i përkasin prerjes 1 mijë lekëshe, çka e bën atë një kartëmonedhë me rrezik më të lartë se sa prerjet e tjera për mashtrim. “Konstatohet se kartëmonedhat e falsifikuara të prerjes 1000 lekë përbëjnë rreth 47% të totalit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuri Seferi me nokaut mposht hungarezin, fitoren ia dedikon Ramush Haradinajt

Posted: 01 Apr 2017 02:29 PM PDT

Pasi vëllai i tij, Sefer Seferi fitoi titullin WBF-Intercontinental, pas nokautoimit të boksierit brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos, edhe Nuri Seferi shënoi fitore në meçin ndaj hungarezit, Laszlo Hubert. Nën brohoritjet e mbi 3 mijë shqiptarëve të mbledhur në sallën në Burgdorf të Zvicrës, Nuri, që njihet me nofkën “Tysoni Shqiptar”, arriti të mposhtte hungarezin me “Knock Out” në raundin e katërt duke e rrëzuar dy herë në dysheme. “Kjo fitore i dedikohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaka fiton me Baselin, thumbon De Biasin

Posted: 01 Apr 2017 02:00 PM PDT

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, kohës së fundit ka polemizuar me trajnerin Gianni De Biasi për mos-ftesën në takimet e fundit që kombëtarja kuqezi i ka zhvilluar. Debatet nga distanca, Xhaka i ka vazhduar edhe përmes një postimi të fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook. Xhaka, në njëfarë mënyre ka thumbuar pikërisht De Biasin, duke “i treguar” atij se angazhimi me klubin Fc Basel ka qenë i pandalshëm që nga fillimi i sezonit, si në ligën e brendshme, ashtu edhe në Champions League,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bebe Rexha brohorit “kuqezi” së bashku me fansat shqiptarë në SHBA

Posted: 01 Apr 2017 01:48 PM PDT

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, sapo ka postuar një video në profilin e saj në Facebook, me të cilën ngjalli shumë shikime dhe pëlqime. Ajo, së bashku me disa fansa shqiptarë, dëgjohet teksa brohorisnin “kuqezi” para hotelit ku qëndron këngëtarja në Brooklyn, SHBA, raporton Koha.net. Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në SHBA për momentin. Kënga e saj e fundit është “F.F.F. (Fuck Fake Friends)”, të cilën e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aeroplani dhe treni bibliotekë, ngjallin interesim të lartë

Posted: 01 Apr 2017 01:40 PM PDT

Bashkia Çankërë e cila ndodhet në Anadollin qendror, ka gjetur një mënyrë unike për të tërhequr lexuesit në bibliotekë. Duke hapur një aeroplan dhe një tren bibliotekë, ajo ia ka arritur të tërheqë qindra lexues brenda një kohe të shkurtër, raporton AA. Bashkia Çankërë ka marrë dy vagonë të papërdorur nga Drejtoria e Hekurudhave të Turqisë, duke i dizajnuar dhe kthyer ato në një bibliotekë. Biblioteka e hapur në mars 2006 deri më tani përdoret nga 1.432......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy golat e Dzekos ia vështirësojnë punët Empolit të Veselit

Posted: 01 Apr 2017 01:36 PM PDT

Skuadra e Romës nuk e ka ndërmend t’ia lëshojë rrugën Juventusit në garën për titull të Serie A. Në ndeshjen e javës së 30 të kampionatit italian, romakët regjistruan një fitore bindëse ndaj skuadrës së përfaqësuesit të kombëtares shqiptare, Frederik Veselit, Empolit, i cili ishte titullar në këtë ndeshje. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën nga Edin Dzeko mjaftuan që skuadra nga kryeqyteti italian të sigurojë 3 pikë të plota në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atletico ndjek hapin me Barçën e Realin

Posted: 01 Apr 2017 01:33 PM PDT

Ekipi i Diego Simeones, Atletico Madrid, është këndellur nga humbja e xhiros së kaluar ndaj Barcelonës në shtëpi. Djemtë e Simeones arritën të regjistrojnë një fitore të nevojshme për t’u ngjitur në vendin e tretë në tabelën e La Ligas, pasi mposhtën si mysafir skuadrën e Malagas. Goli i parë u shënua nga Koke pas një asistimi nga Fernando Torres në minutën e 26-të, kurse goli i dytë dhe përfundimtar i takimit erdhi në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump sulmon NBC News për mbulimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e nëntorit

Posted: 01 Apr 2017 01:14 PM PDT

Presidenti Donald Trump e nxiti edhe më shumë debatin lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, me sulme ndaj televizionit NBC News dhe drejtorit të saj për politikën, Chuck Todd. Në dy postime në Twitter, të shtunën Trump u tall me pamjen e Toddit, kritikoi rrjetin televiziv se nuk ka mbuluar sa ç’duhet pohimet e pavërtetuara se ish-presidenti Barack Obama kishte urdhëruar përgjimin e fushatës së tij dhe i bëri thirrje NBC-së të ndërpriste pasqyrimin e ndërhyrjes ruse në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mushkolaj: LDK-PDK, koalicion i vendimeve të mëdha – s’ka zgjedhje të parakohshme

Posted: 01 Apr 2017 12:56 PM PDT

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovë kanë marrë mesazhe të qarta nga zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, se çështjet e rëndësishme që janë në proces, duhet të përfundojnë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Çështjet e rëndësishme, për të cilat duhet të merren vendimet, siç thonë ata, janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëndohen 5 persona në një aksident komunikacioni në fshatin Maxhunaj

Posted: 01 Apr 2017 12:38 PM PDT

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pran fshatin Maxhunaj, kanë mbetur të lënduar pesë persona. Siç raporton KosovaPress, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë dhe pastaj janë dërguar në QKUK. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Prishtinës ushqen edhe fëmijët e çerdhes në Besi me ushqim të kuzhinës qendrore

Posted: 01 Apr 2017 01:40 PM PDT

Është çerdhja e parë me bazë në komunitet në fshat. Kësisoj, qysh para se të funksionalizohet kopshti “Shtëpia Magjike” në Besi, ishte thënë se fëmijët këtu do të hanin ushqim bio, të përgatitur në kopsht. Por, fëmijët e këtij kopshti po ushqehen njësoj si të gjitha çerdhet e tjera të Komunës së Prishtinës, nga kuzhina qendrore, raporton emisioni 038 i KTV-së. Prindërit thonë se aktualisht janë pajtuar për këtë, pasi sipas tyre, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nishani mori pjesë në kremtimet për Ditën e Komunës së Ulqinit

Posted: 01 Apr 2017 12:28 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit, për nder të së cilës u mbajt një seancë solemne e Kuvendin Komunal të Ulqinit në Qendrën për Kulturën, ku të i pranishëm ishte edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Kryetari i Komunës Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit Komunal Loro Ndrekiqi, ministra të qeverisë së Malit të Zi dhe nga Kosova, Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete vendore, drejtues të besimeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria e Mali i Zi, vende mike

Posted: 01 Apr 2017 12:22 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ishte i pranishëm në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit, ku u takua me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili theksoi se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. “Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë”, theksoi Presidenti Nishani. Nishani, pasi vuri në dukje se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajmet e Mbrëmjes

Posted: 01 Apr 2017 12:21 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen në Francë dy të reja për përgatitje të sulmeve terroriste

Posted: 01 Apr 2017 12:17 PM PDT

Dy vajza adoleshente janë arrestuar sot në jug të Francës, me dyshimin se planifikonin të kryenin sulme terroriste, raporton AFP. Në hulumtimet e kryera nga anëtarët e departamentit të antiterrorizmit, kanë bërë të ditur se në shtëpitë e të dyshuarave 14 dhe 15 vjeçare, kanë gjetur prova që tregojnë për planifikimin e sulmeve terroriste, shkruan kp. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Koncertet e ‘Grupit KOHA’, kontribut për kulturën tonë”

Posted: 01 Apr 2017 12:16 PM PDT

Dirigjenti i njohur, Edon Ramadani, ishte mysafir në emisionin “Talk” të KTV-së. Ai është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Grupit “KOHA” për këto koncerte. Dhe duke folur për koncertet e këtilla që tashmë janë shndërruar në traditë me rastin e përvjetorëve të rëndësishëm të “Grupit KOHA”, Ramadani tha se këto koncerte po i kontribuojnë skenës sonë kulturore. Deklaratën mund ta dëgjoni më poshtë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vujanoviq: Kemi durim për demarkacionin, presim të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Posted: 01 Apr 2017 12:12 PM PDT

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës për të vendosur për demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Vujanoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës. “Kemi durim që të presim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrjedhin fotografitë e Mercedes S-Class të modernizuar

Posted: 01 Apr 2017 11:01 AM PDT

Limuzina e klasës së lartë nga oferta e Mercedes-Benz, S-Class, së shpejti do të modernizohet. Para premierës zyrtare, në internet kanë rrjedhur fotografitë e para të spiunuara. Në fotografinë e parë mund të shohim pjesën e përparme të kësaj limuzine, dritat e përparme si dhe interierin, transmeton Koha.net. Ndryshime më të mëdha do të pësojnë dritat e përparme. Në interier, mund të shohim timonin e ri përmes të cilit S-Class e re mund të lavdërohet. Mercedes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inva Mula dhe Olen Çesari, koncert live më 19 prill në Tiranë

Posted: 01 Apr 2017 10:59 AM PDT

Dy artistë shqiptarë të nivelit botëror, sopranoja Inva Mula dhe violinisti, Olen Çesari, do të jenë së bashku në një koncert live më 19 prill në orë 19:00, në Pallatin e Kongreseve në Tirane. Lajmi është bërë i ditur nga violinisti në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku fton ndjekësit të mos e humbasin këtë ngjarje kulturore. Violina virtuoze e Olen Çesarit së bashku me International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vitesh mungesë, raporton ATSH. Olen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Conte: Merituam më shumë

Posted: 01 Apr 2017 10:47 AM PDT

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pas humbjes nga Crystal Palace është shprehur se ekipi i tij meritoi më shumë nga përballja e sotme. Liderët e Premier Ligës humbën në Stamford Bridge me rezultat 1 me 2, transmeton Koha.net. “Mendoj se merituam së paku një barazim. Krijuam shumë raste, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë këtë rezultat. Në çdo ndeshje në Angli gjithçka mund të ndodhë, liga është shumë e fortë. U përballem me një ekip që kishte lojtarë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillojnë para-porositë për Samsung Galaxy S8 në Europë

Posted: 01 Apr 2017 10:40 AM PDT

Smartfoni më i ri i gjigantit të teknologjisë, Samsung Galaxy S8, tani është në dispozicion për para-porositje në Europë nga shitësit e dorës së tretë. Sidomos, ata në Gjermani dhe Itali tani mund të bëjnë para-porositë e tyre në Amazon, transmeton Koha.net. Detajet rreth çmimit dhe disponueshmërisë për këtë dy tregje dallojnë. Amazon në Gjermani e ka listuar këtë smartfon me çmim prej 799 euro, ndërsa dërgesat e para do t’i fillojnë nga 20......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paraburgim për dy të rinjtë që ngritën flamurin shqiptar në Kumanovë

Posted: 01 Apr 2017 10:34 AM PDT

Gjykata Themelore e Kumanovës, ka caktuar 8 ditë paraburgim për Luan Kadrijin, 21 vjeç nga fshati Sllupçan i Likovës, i dyshuar për heqjen e flamurit të Maqedonisë ditë më parë në Kumanovë dhe vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar. Për të dyshuarin tjetër 17-vjeçarin LL.S, po ashtu nga Sllupçani, Gjykata Themelore e Kumanovës ka përcaktuar masë për heqje lirie. Dy të rinjtë e lartpërmendur dyshohen se ditë më parë në Kumanovë kanë ulur flamurin shtetëror nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina ndalon mjekrat e gjata si masë kundër ekstremizmit fetar

Posted: 01 Apr 2017 10:30 AM PDT

Autoritetet kineze kanë prezantuar një sërë kufizimesh në rajonin Xinjiang, si pjesë e asaj që konsiderohet si fushatë kundër ekstremizmit fetar. Pjesë e këtyre masave janë ndalimi i mjekrave të gjata, veshja e rrobave që mbulojnë gjithë trupin dhe fytyrën dhe refuzimi i shikimit të televizionit shtetëror, raporton KTV. Kufizimet në fjalë janë miratuar nga ligjvënësit në Xinjiang gjatë kësaj jave, derisa nga sot ato kanë hyrë në fuqi. Ky rajon banohet nga ujgurët myslimanë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtëpia e Bardhë publikon e pasuritë milionëshe të zyrtarëve të saj

Posted: 01 Apr 2017 10:27 AM PDT

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pasuritë miliona dollarëshe të zyrtarëve të lartë të administratës Trump. Kështu, vajza e presidentit Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, kanë asete me vlerë nga 240 deri në 740 milionë dollarë, raporton KTV. Dokumentet e publikuara në orët e vona të së premtes, gjithashtu tregojnë edhe pagat e disa prej figurave kyçe në administratë. Megjithatë, Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, nuk janë të përfshirë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Keqpërdorimi i milionave të ndara pa kritere për OJQ-të, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Posted: 01 Apr 2017 02:23 PM PDT

“Pare paushall” është tema kryesore e së dielës në Koha Ditore, që flet për milionat e ndara pa kritere për organizatat joqeveritare. Në këtë shkrim mund të lexoni për 28 milionë eurot e ndara nga buxheti i shtetit për shoqërinë civile gjatë viteve 2015-‘16, keqpërdorimet e fondeve, shpërndarjen pa kritere dhe rregullimin ligjor të mënyrës së financimit të OJQ-ve. Lidhur me po të njëjtën temë vjen shkrimi “Kaosi i miliardave” që flet për pasivitetin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apple së shpejti me iPad-in e katërt Mini Pro

Posted: 01 Apr 2017 10:22 AM PDT

Ishte marsi i vitit të kaluar kur Apple kishte sjell serinë iPad, dhe tani raportohet se iPadi i katërt do t’i shtohet serisë Pro, transmeton Koha.net. Sipas Slash Gear pas atyre të lansuar me 12.9 inç, 10.5 inç dhe 9.7 inç, në tetor do të lansohet edhe një iPad Mini Pro. Por, këto ende mbeten spekulime, dhe risitë për këtë mund të konfirmohen nga Apple në ngjarjen e katër prillit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biznesi privat, për një vit të plotë operoi jashtëligjshëm brenda ndërtesës së Komunës së Ferizajt

Posted: 01 Apr 2017 01:20 PM PDT

Një biznes privat kreu pagesa mbi dhjetë euro brenda objektit të komunës së Ferizajt, duke operuar jashtëligjshëm. Zyra e Autoritetit të konkurrencës në kuadër të Qeverisë ia tërhoqi vërejtjen kryetarit Muharrem Svarça për këtë shkelje ligjore, raporton KTV. Megjithatë, Kuvendi komunal sërish tentoi ta japë në shfrytëzim këtë hapësirë, kësaj radhe në mënyrë legale. Por, këtë shërbim sërish e ka hedhur poshtë Ministria e Administrimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now