Koha.net: “Protestuesit vendosin tenda para Kuvendit maqedonas” plus 29 more |
- Protestuesit vendosin tenda para Kuvendit maqedonas
- Rama kërkon që shqiptarët në Maqedoni ta ruajnë qetësinë
- LSDM akuzon Gruevskin e Ivanovin për eskalimin në Kuvend
- Gërxhaliu: Jam turpëruar dhe nuk kam shkuar në Mejë
- “Haradinaj, rast i mirë që Serbia të heqë dorë nga Kosova”
- Grubi: Sela mbetet në spital, deputetët tjerë më lehtë të lënduar
- OSBE dënon dhunën në Shkup
- Serial: Perandori epis. 87 ®
- Cosmo ®
- Rubikon ®
- Express Music ®
- Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 14 ®
- Interaktiv
- Nuhiu: Po marrim në duar situatën, të gjithë deputetët janë evakuuar
- Derbi i Manchesterit mbyllet pa fitues
- “Njohja nga SHBA e Xhaferit si kryekuvendar arritja më e madhe kundër albanofobisë”
- SHBA njeh Talat Xhaferin kryeparlamentar të Maqedonisë
- Me bombola gazi Policia maqedonase hap korridore për largimin e deputetëve
- Vuçiq alarmohet nga situata në Maqedoni
- Thaçi: Qytetarët në Maqedoni nuk duhet të bien pre e provokimeve
- Ivanov thërret liderët politikë në takim
- Meta: Stabiliteti i Maqedonisë është kyç për sigurinë në Ballkan
- Cosmo
- Kështu filloi dhuna ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë
- Rama: Meta presidenti i duhur, nesër zgjidhet
- Veseli bën thirrje që të ruhet paqja në Maqedoni
- 13 persona në spital pas përshkallëzimit të situatës në Maqedoni
- Mediat botërore: Çfarë po ndodh në Maqedoni
- Ymeri: Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjell këtë gjendje
- Tuzi bëhet komunë
Protestuesit vendosin tenda para Kuvendit maqedonas Posted: 27 Apr 2017 03:01 PM PDT Protestat para Kuvendit të Maqedonisë pritet të vazhdojnë edhe më tutje. Alsat-M raporton se protestuesit aktualisht kanë vendosur një tendë te hyrja kryesore, dhe kanë paralajmëruar se do të vendosin edhe më shumë tenda. Sipas këtyre raporteve thuhet se protestuesit kanë paralajmëruar turne për të qëndruar gjatë gjithë kohës para Kuvendit. Nga situata e tensionuar sot në Maqedoni, për shkak të zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit, janë lënduar 45 persona mes të cilëve...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama kërkon që shqiptarët në Maqedoni ta ruajnë qetësinë Posted: 27 Apr 2017 02:47 PM PDT Lidhur me ngjarjet në Maqedoni, sonte reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke bërë thirrje për distancim nga dhuna. "Ajo që dua të them me shumë sinqeritet dhe këmbëngulje, është që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, të jenë shembull sesi ne të gjithë së bashku nuk duam fundin e Maqedonisë, por duam stabilitetin dhe demokratizimin e mëtejshëm. Është një moment ku realisht duhet shumë qetësi", tha ai. Rama...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
LSDM akuzon Gruevskin e Ivanovin për eskalimin në Kuvend Posted: 27 Apr 2017 02:46 PM PDT LSDM e Zoran Zaevit ka reaguar për zhvillimet e sotme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, ku për të gjitha sulmet dhe dhunën që kanë ndodhur nga protestuesit, fajtorë janë Nikolla Gruevski dhe George Ivanov. LSDM për mes një komunikate për media, ka njoftuar se të gjithë deputetët janë të sigurt dhe janë evakuuar nga Kuvendi. “Nikolla Gruevski, Gorge Ivanov dhe deputetët tjerë të VMRO-së, janë fajtorë për gjendjen e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët kanë deklaruar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gërxhaliu: Jam turpëruar dhe nuk kam shkuar në Mejë Posted: 27 Apr 2017 12:30 PM PDT Instituti i mjekësisë ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë asnjëherë nuk ka gëzuar mbështetje serioze. Drejtori i këtij departamenti, Arsim Gërxhaliu thotë se është hera e parë pas 18 vitesh që ai nuk ka shkuar në Mejë. Gërxhaliu thotë se pamundësia për të zbardhur fatin e të pagjeturve, ka bërë që ai, sot në ditën e të pagjeturve të ndjehet i turpëruar për t’iu dal përpara familjarëve. "Sot është hera e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Haradinaj, rast i mirë që Serbia të heqë dorë nga Kosova” Posted: 27 Apr 2017 12:25 PM PDT Leksion që Serbia të heqë dorë nga Kosova një herë e mirë thotë zv.ministri i Drejtësisë, Florian Dushi është rasti i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai më Rubikon të KTV-së ka thënë se ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të plotë me atë në Colmar. Sjellje të natyrshme i quan Dushi reagimet e qeverisë serbe pas lirimit të Haradinajt. "Është një propagandë politike të cilën ajo vazhdimisht e merr për ta luajtur rolin e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Grubi: Sela mbetet në spital, deputetët tjerë më lehtë të lënduar Posted: 27 Apr 2017 02:19 PM PDT Artan Grubi nga BDI ka dhënë njoftimin e fundit për gjendjen e deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. Ai ka thënë se të gjithë deputetët shqiptarë bashkë me kolegët maqedonas janë evakuuar nga ndërtesa e Kuvendit dhe janë të sigurt. Grubi po ashtu ka njoftuar se deputeti tjetër shqiptar për të cilin u raportua se ka marrë lëndime më të rënda është në spital. Ky është postimi i Grubit në Facebook: Të gjithë deputetët shqiptar bashkë me shumë koleg...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 02:14 PM PDT Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar dhunën e sotme në Maqedoni, transmeton Koha.net. Protestuesit maqedonas sot kishin hyrë brenda parlamentit të Maqedonisë, me ç’rast janë lënduar disa deputetë, në mesin e tyre edhe Zijadin Sela. Sot në krye të Kuvendit të Maqedonisë është zgjedhur Talat Xhaferi, dhe kjo ka shkaktuar tensionimin e situatës. “Dënojmë incidentin në Shkup. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Duhet të rivendoset qetësia dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 06:55 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 06:20 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 05:10 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 04:15 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Serial: “Trimi dhe e bukura" epis. 14 ® Posted: 27 Apr 2017 03:25 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 02:03 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nuhiu: Po marrim në duar situatën, të gjithë deputetët janë evakuuar Posted: 27 Apr 2017 02:01 PM PDT Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ka thënë se Policia e Maqedonisë dalëngadalë po e merr nën kontroll situatën si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit të Maqedonisë. Nuhiu ka thënë se janë evakuuar të gjithë deputetët e shumicës së re në Kuvend, derisa ka thënë se brenda vazhdojnë të qëndrojnë disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, si Trajko Veljanoski, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev dhe disa të tjerë. Sipas ministrit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Derbi i Manchesterit mbyllet pa fitues Posted: 27 Apr 2017 01:54 PM PDT Manchester City dhe Manchester United kanë barazuar pa gola në kryendeshjen e xhiros së 26-të në Premier Ligë. City dominoi në derbin e Manchesterit, por pavarësisht se kishte më shumë raste nuk arriti të realizojë golin e fitores. Unitedi mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pasi Marouane Fellaini u ndëshkua me të kuq në minutën e 84-të. Në tabelë, City mbetet i katërti me 65 pikë të tubuara, një më shumë se Unitedi që është i pesti. Liverpooli është i treti me 66...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Njohja nga SHBA e Xhaferit si kryekuvendar arritja më e madhe kundër albanofobisë” Posted: 27 Apr 2017 01:45 PM PDT Kolumnisti i Kohës Ditore e drejtori i Riinvestit, Lumir Abdixhiku ka komentuar faktin se nëpërmjet ambasadës së saj në Shkup, Qeveria e SHBA-ve e njeh Talat Xhaferin si kryetarin e ri, dhe të vetëm, të parlamentit maqedon. “Kjo është arritja më e madhe shqiptare në një shtet që me maska, huliganë e regjim fashist promovon albanofobinë. Këtë fakt s'mund ta ndryshojë askush; as skenarët rus”, ka thënë ai. “Koha kur shqiptarët presin qejfet e kombësive të tjera për të drejtat e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA njeh Talat Xhaferin kryeparlamentar të Maqedonisë Posted: 27 Apr 2017 01:45 PM PDT Përmes Ambasadës në Maqedoni, SHBA ka njoftuar se e njeh si kryetar të Kuvendit në Maqedoni Talat Xhaferin. Xhaferi u zgjodh sot kryeparlamentar dhe menjëherë pas zgjedhjes së tij qytetarët sulmuan deputetët brenda Kuvendit duke lënduar disa prej tyre. Pas kësaj situate, SHBA ka reaguar duke thënë se dënon dhunën në Parlament dhe se kjo nuk i takon demokracisë dhe është plotësisht e papranueshme. “Një shumicë e deputetëve zgjodhën Talat Xhaferi si kryetar të Parlamentit gjatë një seance...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Me bombola gazi Policia maqedonase hap korridore për largimin e deputetëve Posted: 27 Apr 2017 01:41 PM PDT Policia maqedonase kanë hedhur disa bombola gazi për të bërë shpërndarjen e protestuesve jashtë Parlamentit. Përmes këtyre veprimeve ata kanë hapur rrugë për ambulancën si dhe të hapet rruga për largimin e deputetëve, raporton Reuters. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu ka thënë se ka urdhëruar policinë që të përdorin të gjitha masat për të marrë situatën nën kontroll, transmeton Koha.net. “Në një përpjekje për të vënë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vuçiq alarmohet nga situata në Maqedoni Posted: 27 Apr 2017 01:34 PM PDT Kryeministri i Serbisë, presidenti në ardhje këtij vendi, Aleksandar Vuçiq ka thirrur për nesër në orën 14:00 mbledhje të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë për të diskutuar për situatën e krijuar në Maqedoni pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit, çka shpërtheu në dhunë brenda këtij institucioni. Mediat në Serbi raportojnë se Vuçiq ka arritur urgjentisht në shtabin e Qeverisë së tij për të përcjell më për së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi: Qytetarët në Maqedoni nuk duhet të bien pre e provokimeve Posted: 27 Apr 2017 01:28 PM PDT Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për situatën e tensionuar në Maqedoni. Situata në Maqedoni ishte përshkallëzuar pasi Talat Xhaferi u shpall kryetar i Kuvendit maqedonas, dhe me këtë rast protestuesit kanë hyrë brenda parlamentit duke lënduar disa deputetë, transmeton Koha.net. Ai ka uruar Talat Xhaferin për postin e kryetarit të Kuvendit. “Po i përcjell me shqetësim ngjarjet në Republikën e Maqedonisë. E përshëndes zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ivanov thërret liderët politikë në takim Posted: 27 Apr 2017 01:25 PM PDT Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka kërkuar që qytetarët të përmbahen dhe që të mos bien pre e provokimeve. Në një konferencë të jashtëzakonshme pasi deputetët u sulmuan brenda Kuvendit, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeparlamentar, Ivanov ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet. Ivanov ka thirrur liderët politikë që nesër të takohen për të gjetur një zgjidhje pas situatës së fundit. “Kërkoj të jeni të qetë, të përmbaheni e të mos bieni pre e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Meta: Stabiliteti i Maqedonisë është kyç për sigurinë në Ballkan Posted: 27 Apr 2017 01:20 PM PDT Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për situatën e krijuar atje. Ai apelon dhe u kërkon autoriteteve vendase të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e dhunës dhe pasojave të saj. “Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 01:10 PM PDT ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu filloi dhuna ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë Posted: 27 Apr 2017 12:53 PM PDT “Almakos” ka publikuar një video se si ka nisur dhuna ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama: Meta presidenti i duhur, nesër zgjidhet Posted: 27 Apr 2017 12:49 PM PDT Kryeministri Edi Rama, duke folur në Top Channel e quajti Ilir Metën si personin e duhur për president të Republikës. “Është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi pasur deri më tani. Është një President i lidhur me të gjithë. Ka akses tek të gjithë, flet me të gjithë dhe u thotë të gjithëve se çfarë mendon. Kjo është një zgjidhje ideale edhe për vetë PD”, tha ai. “Edhe sot Ilir Meta është kandidat për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Veseli bën thirrje që të ruhet paqja në Maqedoni Posted: 27 Apr 2017 12:49 PM PDT Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë. Ai ka bërë thirrje që të ruhet paqja dhe stabiliteti. “Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e Kosoves. I bejme thirrje faktorit politik qe te ruaj paqen dhe stabilitetin. Eshte ne interesin e te gjithe popujeve ne rajon qe te ruhet stabiliteti si dhe që krizat te zgjidhen me mjete politike”, ka shkruar ai në Facebook. Pas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
13 persona në spital pas përshkallëzimit të situatës në Maqedoni Posted: 27 Apr 2017 12:45 PM PDT Deri më tani raportohet se 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Shkupit për shkak të lëndimeve të pësuara në protestë. Talat Xhaferi sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, dhe për këtë situata është përshkallëzuar brenda dhe jashtë Kuvendit pasi protestuesit kishin arritur të futeshin brenda objektit. “Raportohet se në spitalin e qytetit 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet që kanë marrë nga protestuesit....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mediat botërore: Çfarë po ndodh në Maqedoni Posted: 27 Apr 2017 12:45 PM PDT Situata e tensionuar në Maqedoni nuk është anashkaluar as nga mediat botërore. Protestuesit hynë në Kuvendin e Maqedonisë pasi shumica parlamentare, Social Demokratët dhe partitë shqiptare votuan për të zgjeshur një shqiptar si krye-parlamentar, shkruan britanikja daylimail online. “Protestuesit vërshuan parlamentin e Maqedonisë pasi u votua për krye-parlamentarin” – është titulli i prestigjiozes amerikane Washington Post. Turma e protestuesve në Maqedoni ka thyer kordonin policorë dhe ka hyrë në parlament për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ymeri: Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjell këtë gjendje Posted: 27 Apr 2017 12:44 PM PDT Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar situatën e fundit në Maqedoni, kur pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë shpërtheu dhunë, ka thënë se “tolerimi i deritashëm i dhunës e shovenizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje”. “Këtu ndërkombëtarët nuk janë krejt të papërgjegjësi. Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve. Qartazi kjo nuk e paqëson pjesën shovene...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 27 Apr 2017 10:36 AM PDT Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar. Ky lajm bëhet i ditur për Top Channel nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë. Në votim nuk ka marrë pjesë opozita...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |