Koha.net: “Nuri Sahin thotë se s’do të harrojë kurrë incidentin e Dortmundit” plus 29 more

Koha.net: “Nuri Sahin thotë se s’do të harrojë kurrë incidentin e Dortmundit” plus 29 more


Nuri Sahin thotë se s’do të harrojë kurrë incidentin e Dortmundit

Posted: 12 Apr 2017 03:09 PM PDT

Mesfushori i Dortmundit, Nuri Sahin, thotë se nuk do të harrojë kurrë fytyrat e bashkëlojtarëve pas shpërthimit afër autobusit të martën në mbrëmje. Një shpërthim i fuqishëm afër autobusit të Dortmundit kishte detyruar shtyrjen e ndeshjes ndaj Monacos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të mërkurën. Si pasojë e shpërthimit mbrojtësi Marc Bartra u detyrua të operohej pas lëndimeve të pësuara në incident. Pas traumës së pësuar ndeshja u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo: Kemi avantazhin, por s’ka përfunduar

Posted: 12 Apr 2017 03:08 PM PDT

Njeriu kryesor i Real Madridit në përballjen e sotme ndaj Bayernit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ekipi i tij ka avantazh të mirë, por ka paralajmëruar bashkëlojtarët se asgjë s’ka përfunduar. Ronaldo shënoi të dy golat në fitoren prej 1 me 2 në “Allianz Arena” në çerekfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net. “Kemi një avantazh fantastik, por ende s’ka përfunduar asgjë. Bayerni ka një ekip shumë të fortë, dhe janë ende gjallë”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BSPK kërkon pagë minimale 250 euro

Posted: 12 Apr 2017 02:54 PM PDT

Alush Sejdiu, nënkryetar i BSPK-së, thotë se sot kanë adresuar shumë shqetësime për shkeljen e  të drejtave të punëtorëve te kryeministri Isa Mustafa. Ai në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kanë kërkuar që paga minimale e punëtorëve në Kosovë të jetë 250 euro. Në vend deri tani, sipas ligjeve në fuqi, paga minimale ishte nga 130 deri në 170 euro, por Alushi thotë se BSPK ka kërkuar pagë minimale 250 euro të cilën e konsiderojnë shifër të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ancelotti: Detajet vendosën, por jemi gjallë për ndeshjen e kthimit

Posted: 12 Apr 2017 02:53 PM PDT

Bayern Munichu humbi përballjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit në shtëpi, dhe sipas trajnerit të klubit gjerman, Carlo Ancelotti ishin detajet ato që vendosën këtë ndeshje. 1 me 2 ishte rezultati final i ndeshjes së sotme të zhvilluar në “Allianz Arena”, transmeton Koha.net. Për Bayernin shënoi Vidal, kurse dy golat për “Los Blancos” i shënoi Cristiano Ronaldo. “Detajet e vogla e bënë diferencën sot. Humbëm penaltinë kur mund të kishim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zidane: Ende s’ka përfunduar asgjë, por ishim të mirë

Posted: 12 Apr 2017 02:42 PM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se ekipi i tij ishte shumë i durueshëm përkundër që ishte në disavantazh në pjesën e parë. Reali arriti të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë përmes Cristiano Ronaldos, që shënoi të dy golat e fitores 1-2 ndaj Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. Zidane ka theksuar gjithashtu se ende nuk ka përfunduar asgjë, ndërsa shton se në ekipi i tij ka mundur të shënojë më shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trajneri i Leicesterit: Çerekfinalja me Atleticon akoma e hapur

Posted: 12 Apr 2017 02:26 PM PDT

Trajneri i Leicesterit, Craig Shakespeare, ka lavdëruar paraqitjen e ekipit të tij në humbjen 1 me 0 në çerekfinalen e parë ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve. Kampioni anglez u dominua tërësisht nga vendasit, që golin e vetëm e arritën përmes Antoine Griezmannit nga penaltia. “Mendoj se rezultatin 1 me 0, do ta pranonim edhe para ndeshjes. Erdhëm për një gol si mysafirë, por e pamë sa ekip i mirë është Atletico. Ndeshja është akoma e hapur. E dimë çfarë jemi në gjendje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramos: Kemi mundur të shënojmë më shumë

Posted: 12 Apr 2017 02:14 PM PDT

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos pas fitores ndaj Bayern Munichut ka thënë se ekipi ka mundur të shënojë edhe më shumë gola në përballjen e sotme. Reali fitoi me rezultat 1 me 2 në çerekfinalen e parë ndaj Bayernit në “Allianz Arena”, falë dy golave të shënuara nga Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net. “Ishte një fitore e madhe për ne, por ne do të kthehemi në shtëpi me ndjenjën se kemi mundur të shënojmë edhe një gol”, është shprehur Ramos. Ai më tutje ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuajtje me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Posted: 12 Apr 2017 02:16 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lusiana Lopilato flet hapur për trajtimin e të birit nga kanceri

Posted: 12 Apr 2017 02:11 PM PDT

Gruaja e këngëtarit Michael Buble, Lusiana Lopilato, ka folur për herë të parë hapur për trajtimin mjekësor të djalit të tyre, i cili është përballur me sëmundjen e kancerit, në një konferencë për media, e cila ishte mbajtur për të promovuar filmin e saj të ri, “Los Que Aman, Odian”. Aktorja argjentinase ka thënë se gjendja e djalit të tyre është duke u përmirësuar dhe tha se inkurajimi dhe lutjet e fansave të saj i ka dhënë fuqi, përgjatë kësaj kohe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump ndryshon mendimin për NATO

Posted: 12 Apr 2017 02:07 PM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se NATO “nuk është më e vjetërsuar”, duke përmbysur qëndrimin e mëparshëm që kishte alarmuar aleatët, transmeton koha.net. Gjatë pritjes së Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka thënë se kërcënimi nga terrorizmi ka theksuar rëndësinë e aleancës. Ai ka thirrur NATO-n që të ndihmojë më shumë ‘partnerët’ Irak e Afganistan. Më parë Trump ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

5 albumet që duhet dëgjuar gjatë prillit

Posted: 12 Apr 2017 01:58 PM PDT

Kemi pak ditë që kemi hyrë në muajin prill dhe me fillimin e një muaji të ri, adhuruesve u servohet edhe muzikë e re. Emisioni “Express” në KTV ju sjell në vazhdim renditjen e pesë albumeve, të cilat preferohet të dëgjohen me t’u lansuar për publikun e gjerë. Me një nga zërat më të dallueshëm dhe unik të kohëve moderne, artisti i njohur me emrin skenik Father John Misty rikthehet me incizimin e tij më të ri, `Pure Comedy`, që e vë në pah madhështinë dhe zhvillimin e tij si......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Para tri ditësh kam kërkuar vazhdimin e dialogut me Prishtinën

Posted: 12 Apr 2017 02:03 PM PDT

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se dialogu i Beogradit dhe i Prishtinës është ndërprerë, jo me iniciativë të Serbisë, dhe se para tri ditësh ka kërkuar vazhdimin e dialogut, pasi, sipas tij, nuk ka asgjë më të mirë se sa bisedimi, transmeton Koha.net. Ai, siç përcjell FoNet, ka shtuar se dialogu nuk është fare i thjesht e i lehtë dhe se temat e hapat që i kemi bërë, kanë kërkuar guxim të udhëheqjes së Serbisë, ka thënë Vuçiq në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo përmbys Bayernin

Posted: 12 Apr 2017 01:39 PM PDT

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo është treguar vendimtar në përballjen e sotme çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit. Ai shënoi dy herë për të përmbysur disavantazhin e Bayernit në “Allianz Arena”, të cilin e krijoi Arturo Vidal me golin e shënuar në minutën e 25-të, raporton Koha.net. Vidal shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Griezmann i jep fitoren Atleticos ndaj Leicesterit

Posted: 12 Apr 2017 01:36 PM PDT

Atletico Madridi ka arritur të fitojë përballjen e parë ndaj Leicesterit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ishte lojtari më i mirë i klubit spanjoll, Antoine Griezmann ai që ishte vendimtar në këtë përballje, transmeton Koha.net. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 28-të. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo në histori të Ligës së Kampionëve

Posted: 12 Apr 2017 01:35 PM PDT

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve. Me dy golat e shënuar ndaj Bayernit në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, portugezi ka arritur në shifrën e 100 golave. Me këtë rast ai u bë futbollisti i parë që ka arritur këtë shifër. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moska i dha mbështetje grusht shtetit të dështuar në Malin e Zi

Posted: 12 Apr 2017 01:31 PM PDT

Shtëpia e Bardhë sot ka konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme, sipas të cilave Moska ka dhënë mbështetjen e saj për grusht shtetit të dështuar në Malin e Zi, tetorin e kaluar. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i atribuoi Moskës përgjegjësinë për këtë projekt për grusht shteti, programuar të ndodhte ditën e zgjedhjeve legjislative më 16 tetor. deklaratë ndodhi në të njëjtin moment kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua në Moskë kreun e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OJQ serbe CPT paralajmëron padi kundër Daut Haradinajt

Posted: 12 Apr 2017 01:25 PM PDT

Organizata joqeveritare serbe CPT, Centar za mir i toleranciju (Qendra për paqe e tolerancë), me seli në Prishtinë, ka paralajmëruar se do të ngre padi kundër Daut Haradinajt, transmeton Koha.net. Kështu njofton gazeta në serbisht “vesti” nga Frankfurti. Padia bëhet për shkak të gjoja kërcënimeve që Daut Haradinaj ka bërë kundër minoritetit serb në Kosovë. "Disa ambasada në Kosovë, UNMIK, OSBE, Zyra për Kosovën si dhe disa përfaqësues politikë serbë, i kanë dënuar ato......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo kalon Realin në epërsi ndaj Bayernit

Posted: 12 Apr 2017 01:23 PM PDT

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Reali tani po udhëheq me rezultat 1 me 2, transmeton Koha.net. Golin e dytë portugezi e shënoi në minutën e 77 pas asistimit nga Asensio. Goal Ronaldo (1:2) Bayern Munich vs Real... by ylberenexhipi ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Prishtinë

Posted: 12 Apr 2017 01:19 PM PDT

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën UÇK në Prishtinë. Sipas informatave të para ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, raporton KTV. Policia e Kosovës dhe ambulancat janë parë në vendin e ngjarjes. Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës. “Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rr.”UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Realiteti virtual së shpejti i padallueshëm nga jeta aktuale

Posted: 12 Apr 2017 01:10 PM PDT

Një kompani teknologjike që është e para për prodhimin e produkteve të realitetit virtual, është duke planifikuar për një kohë kur “jeta aktuale dhe realiteti virtual do të jenë të padallueshme”, raporton TheSun transmeton koha.net. Kompania që prodhon qip, AMD në të cilin punon lojërat consol si Playstation 4 e Xbox One, thotë se realiteti virtual është duke marr botën. Disa njerëz i kanë përqeshur pajisjet VR si Oculus Rift, HTC Vive e Samsung Gear, të cilat tani janë të shtrenjta,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Shkup vazhdojnë protestat antishqiptare

Posted: 12 Apr 2017 01:08 PM PDT

Në ditën e 45-të të protestave, iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, sot ka dalë me kërkesa të reja, ku sikurse VMRO DPMNE-ja, kërkuan zgjedhje të reja. Sipas protestueseve, mundësia e vetme për të vlerësuar platformën e përbashkët të partive shqiptare janë zgjedhjet e reja. Ata porositën shumicën e re në Kuvend “që të mos tentojnë gjatë festave të bëjnë grushtet”. Protestuesit që nga fillimi i protestës janë shprehur kundër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era Istrefi pozon për revistën e mirënjohur amerikane

Posted: 12 Apr 2017 12:57 PM PDT

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi përmes rrjetit social Instagram ka konfirmuar se ka pozuar për revistën e mirënjohur amerikane Nylon. Ajo ka prezantuar markën e veshjeve amerikane Guess, transmeton Koha.net. “Sot xhirime për Guesss, me revistën Nylon”, ka shkruar ajo në Instagram. Ajo gjithashtu ka falënderuar gjithë ekipin që sot kanë bërë xhirimet. “Faleminderit Guess, Nylon dhe gjithë ekipit që ishin pjesë e kësaj dite fantastike”, ka shkruar ajo.   Shooting for @guess with @nylonmag......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plastelinë në jogurtin për fëmijë!

Posted: 12 Apr 2017 12:54 PM PDT

Në njërin nga marketet tona në Prishtinë ndodh edhe kjo: Në jogurtin për fëmijë është gjetur edhe plastelinë! Kështu fëmija, pos që, ndoshta, ka mundur ta hajë atë që ia ka blerë prindi, më pas plastelinën ka mundur ta përdorë për ndërtimin e figurave të veta të preferuara. Ky, ndoshta, është humor i zi, por shtrohet pyetja serioze: A i kontrollon AUVK prodhimet që plasohen e shiten nëpër këto markete. Foton në portalin tonë, bashkë me kuponin ku e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo hesht “Allianz Arenan”

Posted: 12 Apr 2017 12:53 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka heshtur "Allianz Arenan" pasi ka barazuar rezultatin në 1 me 1 ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Portugezi shënoi në fillim të pjesës së parë për të heshtur gjermanët në çerekfinalen e parë. Cristiano Ronaldo Goal HD - Bayern Munich 1-1... by riqezi...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jardim: Jemi vetëm në gjysmë të rrugës

Posted: 12 Apr 2017 12:37 PM PDT

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim pas fitores ndaj Dortmundit ka thënë se e di që është vetëm në gjysmë të rrugës për në gjysmëfinale. Monaco e mposhti në udhëtim Dortmundin në përballjen e parë çerekfinale me rezultat 2-3, dhe është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. “Sa i përket çerekfinales, e dimë se jemi vetëm në gjysmë të rrugës”, është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vidal dështon ta dyfishojë epërsinë e Bayernit ndaj Realit

Posted: 12 Apr 2017 12:34 PM PDT

Arturo Vidal nuk ka arritur të dyfishojë epërsinë e Bayernit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, duke dështuar nga pika e bardhë. Kiliani, që shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e fundit të pjesës së parë gjuajti shumë larg mbi portë. Pjesa e parë e çerekfinales së parë është mbyllur 1 me 0 në të mirë të Bayernit. 45' Arturo Vidal Penalty Missed HD - Bayern... by nammakudla ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski i ofron sërish LSDM-së deputetë për ta formuar qeverinë

Posted: 12 Apr 2017 12:31 PM PDT

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski vazhdon të bëjë thirrje kundër formimit të qeverisë nga LSDM dhe partitë shqiptare, duke thënë se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet. Gruevski kundërshtimin e tij e shprehu bazuar në protestat siç tha ai të qytetarëve, ndërsa edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e partisë së tij, për të formuar qeverinë. Që nga arritja e marrëveshjes mes LSDM-së dhe partive......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshje masive e fansave të Leicesterit me policinë spanjolle

Posted: 12 Apr 2017 12:12 PM PDT

Fansat e Leicesterit janë përfshirë në një përleshje masive me policinë spanjolle para përballjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, raporton BBC. Objekte të ndryshme janë gjuajtur drejt policisë, derisa edhe shumë fansa kanë mbetur të lënduar, transmeton Koha.net. BBC raporton se policia spanjolle ka përdorur shkopinj gome për të shpërndarë turmat në qendër të qytetit. Gjithashtu gjashtë policë ishin sulmuar nga fansat e Leicesterit, derisa tetë fansa të Leicesterit po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vidali “bombardon” me kokë Realin

Posted: 12 Apr 2017 12:15 PM PDT

Arturo Vidal ka “bombarduar” portën e Real Madridit me një gjuajtje të fuqishme me kokë për të kaluar Bayernin në epërsi, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Gjermanët janë duke fituar 1 me 0 nga minuta e 25-të, kur kiliani shënoi pas harkimit të Thiago Alcantaras. Arturo Vidal Goal HD - Bayern Munich 1-0 Real... by riqezi...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump urdhrin për sulm në Siri e dha derisa po hante desert

Posted: 12 Apr 2017 12:10 PM PDT

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka treguar të mërkurën se urdhrin për sulm raketor në Siri javën e kaluar, e kishte dhënë derisa ishte me liderin kinez Xi Jinping duke ngrënë desert. “Përfunduam drekën. Pastaj kaluam në desert. Provuam pjesë të ëmbëlsirave më të mira me çokollatë, të cilat i keni parë ndonjëherë. Edhe presidenti Xi ka kaluar mirë”, tha Trump për Fox Business TV network. Trump remembers details of cake he was eating while launching missiles, but not which country he......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now