Koha.net: “‘Labi mund të fitojë vetëm në Kosovarja Këndon’” plus 29 more

KOHA.net

Koha.net: “‘Labi mund të fitojë vetëm në Kosovarja Këndon’” plus 29 more


‘Labi mund të fitojë vetëm në Kosovarja Këndon’

Posted: 13 Apr 2017 04:09 PM PDT

  Deputeti i LDK-së, nga Ferizaj, Blerim Grainca është tallur me mundësitë e kandidatit të AKR-së, Labinot Tahiri për të fituar zgjedhjet për kryetar në këtë komunë. “Ferizaj është qytet i kulturës. Ka festivale, teatro. Ky individ mund të fitojë për shembull në festivalin “Kosovarja Këndon”, ose në Teatrin e Kukullave. Ne garën në Ferizaj, e kemi vetëm me PDK-në”, ka thënë Grainca në Interaktiv të KTV-së. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesutes në Tiranë tentojnë t’i vënë flakën Kryeministrisë

Posted: 13 Apr 2017 02:51 PM PDT

Ka eskaluar për pak qaste protesta e opozitës në Tiranë, në orët e mbrëmjes të së enjtes. Mediat në Shqipëri po raportojnë për hedhje të fishekzjarrëve e flakadanëve në drejtim të objektit të Qeverisë së Shqipërisë. Ballkanweb shkruan se nuk dihen arsyet e këtij acarimi të protestuesve, por nuk raporton për të lënduar apo për dëme të mëdha materiale. Situata është qetësuar pas pak çastesh. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

24 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin-cisternë në Meksikë

Posted: 13 Apr 2017 02:51 PM PDT

Të paktën 24 persona kanë vdekur të enjten kur një autobus është përplasur me një kamion-cisternë në jugperëndim të Meksikës, njoftuan autoritetet meksikane. Pas aksidentit, kamioni-cisternë është ndezur dhe me këtë rast kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar, transmeton kp. Autobusi po shkonte drejt bregdetit kur u ndesh me kamionin-cisternë që ishte nisur nga porti “Lazaro Kardenas”. Ekipet e shpëtimit ende janë në vendin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grainca: Prishja e koalicionit do të shkonte në dëm të PDK-së

Posted: 13 Apr 2017 02:39 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, thotë se prishja e mundshme e koalicionit ka gjasa që më shumë do t’i bënte dëm PDK-së sesa LDK-së. Ai thotë se të gjithë individët që kanë shprehur zërat e tyre së fundmi kundër koalicionit duhet të mendojnë më mirë disa matematika para se të vendoset për prishje të koalicionit. “PDK duhet të mblidhet dhe të vendosë për të vazhduar apo për të prishur koalicionin. Duhet të mendojnë mirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lyoni fiton dramën ndaj Beshiktashit

Posted: 13 Apr 2017 02:46 PM PDT

Lyoni ka arritur të fitojë përballjen e vështirë ndaj Beshiktashit në çerekfinale të Ligës së Evropës. Ryan Babel e kaloi Beshiktashin në epërsi në minutën e 15, pas një asistimi të bukur nga Talisca, transmeton Koha.net. Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit arritën të përmbysin rezultatin. Brenda dy minutave Lyoni arriti të fitojë përballjen, duke shënuar në minutën e 83 dhe 85 përmes Tolissos dhe Morelit. Gjysmëfinalisti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho: Nuk shfrytëzuam rastet, dhe u dënuam nga një gabim

Posted: 13 Apr 2017 02:40 PM PDT

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pas barazimit ndaj Anderlechtit ka thënë se ekipi i tij nuk shfrytëzoi rastet e krijuara, ndërsa u ndëshkua nga një gabim. Anderlechti i mohoi Unitedit fitoren në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës duke barazuar shifrat në fund të takimit, 1-1, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”, transmeton Koha.net. “Duhet t’i japim fund ndeshjes, patëm rastet, kontrollin, por nuk shënuam golat, rrezikuam......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Carrick: Është frustuese si barazuam

Posted: 13 Apr 2017 02:28 PM PDT

Mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick ka thënë se është shumë frustuese mënyra se si barazuan ndaj Anderlechtit, duke thënë se çështjen e fituesit do të duhej ta mbyllnin më herët. Anderlechti mori një barazim në fund të takimit ndaj Unitedit në çerekfinale të Ligës së Evropës, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit për javën e ardhshme në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net. “Është frustuese. Kishim aq shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dokumentar: Impressionists pj. 1 ®

Posted: 13 Apr 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

03:25 Cosmo ®

Posted: 13 Apr 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koha e lajmeve

Posted: 13 Apr 2017 05:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 13 Apr 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Music ®

Posted: 13 Apr 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: “Trimi dhe e bukura"

Posted: 13 Apr 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arta Memedi flet për projektin e ri

Posted: 13 Apr 2017 02:16 PM PDT

Pop-këngëtarja Arta Memedi ka folur në një intervistë për emisionin “Express” për këngën më të re “Dy herë”, të cilën e lansoi pak javë më parë. Se çfarë projekte muzikore pritet t’i publikojë gjatë muajve në vazhdim, këngëtarja me prejardhje nga Gostivari, e cila është pjesë e labelit “ON Records”, shikojeni storien e mëposhtme: ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sezoni veror në Hollywood me filma të jashtëzakonshëm

Posted: 13 Apr 2017 02:09 PM PDT

Sezoni i filmave me buxhet të lartë në Hollywood fillon zyrtarisht më 5 maj, me lansimin e vazhdimit të dytë të filmit 'Guardians of the Galaxy Vol. 2', që pritet të shihet nëse do ta tejkalojë suksesin që filmi i parë e pati arritur në arkat filmike me t’u lansuar nëpër kinema në vitin 2014. Në po të njëjtën javë, më saktësisht më 12 maj, studioja filmike Warner Bros, e publikon filmin 'King Arthur: Legend of the Sword', duke e sjellë tregimin fantastik në ekran të madh, me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reka: Kriza në Maqedonia, kulminacion i një modeli të gabuar shtetformues

Posted: 13 Apr 2017 02:13 PM PDT

Kriza në Maqedonia është kulminacion i një modeli të gabuar shtetformues në 26 vitet e fundit, i cili tentoi të krijonte një shtet mono-etnik nga një shoqëri multi-etnike, tha për Zërin e Amerikës Blerim Reka, ish ambasador i Maqedonisë në BE. Reka tha gjithashtu se problem i mprehtë në Maqedoni është kapja e shtetit, mungesa e sundimit të ligjit dhe mungesa e një gjyqësori të pavarur. Në lidhje me angazhimin e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës, Reka tha se për qetësimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rajoni në alarm për sulm të mundshëm terrorist

Posted: 13 Apr 2017 02:09 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetët që kërkojnë zgjedhje të parakohshme mos të kërkojnë të rikandidohen, thotë Musliu

Posted: 13 Apr 2017 02:04 PM PDT

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në Rubikon të KTV-së theksoi se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje tani. Musliu thotë se deputetët të cilët kërkojnë të shkojnë në zgjedhje tani, duhet të kenë moral sipas saj, dhe mos të kërkojnë një rikandidim për zgjedhjet e ardhshme. “Si legjislaturë kemi shumë detyra para vetes dhe i kemi shumë borxh qytetarëve. Pa i kryer detyrat kryesore që i kemi, nuk mund të shkojmë nëse zgjedhje. Nëse deputetët pranojnë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu tregon pse AAK po përkrah mocionin e Nismës dhe zgjedhjet e parakohshme

Posted: 13 Apr 2017 02:01 PM PDT

AAK është pro zgjedhjeve dhe pro mocionit të propozuar nga Nisma për Kosovën. Deputetja e këtij subjekti, Teuta Haxhiu thotë se tashmë opozita e përkrah nismën për zgjedhje të parakohshme. Haxhiu përmend arsimin, shëndetësinë dhe ikjen e qytetarëve të Kosovës si disa nga arsyet pse duhet të rrëzohet kjo qeveri dhe të shkohet në zgjedhje. “Po shkojmë në zgjedhje sepse është shkatërru arsimi si kurrë më parë. Shëndetësia po ashtu, do të shkojmë për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK e bindur se demarkacioni s’kalon, Ferati thërret që të pritet Haradinaj

Posted: 13 Apr 2017 02:00 PM PDT

Duke i përshëndetur porositë dhe vizitat e sotme, të senatorin amerikan dhe ministrit të jashtëm gjerman, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu siguron që demarkacioni nuk do të marrë votat e nevojshme për të kaluar. Deputetja e AAK-së mbetet e bindur se kurdo që demarkacioni të dërgohet në Kuvend, ajo nuk do të kalojë. “Kurdo që të vjen në Kuvend, do ta marrë votën kundër dhe në numër të madh të deputetëve. Qeveria e ka punë të vetën, le ta sjellin kur të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celta Vigo e Ajax fitojnë përballjet e para çerekfinale

Posted: 13 Apr 2017 01:52 PM PDT

Celta Vigo ka arritur të mposhtë Genkun në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Spanjë. Spanjollët fituan përballjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës me rezultat 3 me 2, transmeton Koha.net. Sisto, Aspas e Guidetti shënuan në radhët e Celta Vigos, kurse për Genkun shënuan Boetius e Buffel. Në ndeshjen tjetër Ajaxi fitoi me rezultat të pastër 2 me 0 ndaj Schalkes. Fitoren vendasve iu siguroi Klaassen duke shënuar dy gola në minutat 23 dhe 52. Pas një jave zhvillohen ndeshjet e kthimit, me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anderlechti e Unitedi barazojnë në çerekfinalen e parë

Posted: 13 Apr 2017 01:53 PM PDT

Anderlechti dhe Manchester United janë ndarë baras në çerekfinalen e parë në Ligën e Evropës. Ekipet barazuan me rezultat 1 me 1. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e parë në ndeshje duke i dhënë epërsinë Unitedit në minutën e 37. Rezultati u barazua nga Leander Dendoncker në minutën e 86-të. Takimi i kthimit në Old Trafford zhvillohet javën e ardhshme. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Shpata e Argjendtë”, demonstrim i forcës dhe profesionalizmit të KFOR-it, FSK-së e Policisë

Posted: 13 Apr 2017 01:34 PM PDT

KFOR-i, FSK-ja e Policia kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta. Përmes ushtrimeve me skenarë të ndryshëm, u demonstrua forca dhe profesionalizmi i tyre. Christian Rainer, gjeneral Brigade i KFOR-it, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis KFOR-it dhe organizatave të tjera pjesëmarrëse. Këto ushtrime i përcolli nga afër ambasadori amerikan, Greg Delawie. Kjo është hera e tretë që këto institucione stërviten së bashku Për sigurinë në vend u diskutua edhe në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apple prodhon sensorë për matjen e sheqerit në gjak pa gjilpërë

Posted: 13 Apr 2017 01:14 PM PDT

Kompania Apple po prodhon sensorë me të cilët do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC. Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike. Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple, Steve Jobs, transmeton kp. Shumë kompani shëndetësore deri më tash kanë provuar të krijojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia thotë se ka në mision parandalimin e rrezikut ndaj qytetarëve

Posted: 13 Apr 2017 12:58 PM PDT

Interesimit të portalit Koha.net për të mësuar më shumë detaje rreth shqetësimeve të fundit në lidhje me sigurinë në vend, Policia e Kosovës i është përgjigjur me parimet e përgjithshme të misionit të saj. Zyra për Informim e PK-së, ka thënë se “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit te ligjit, ndër detyrat dhe autorizimet ligjore të saj janë, të mbrojë jetën, pronën dhe të ofrojë siguri për të gjithë personat, të parandalojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon ndeshja Lyon – Beshiktash

Posted: 13 Apr 2017 12:41 PM PDT

Ka filluar me vonesë takimi i çerekfinales ndërmjet Lyonit dhe Beshiktashit në Ligën e Evropës, transmeton Koha.net. Përleshje ndërmjet fansave, shtyhet takimi Lyon – Beshiktash Ndeshja ka nisur me rreth 45 minuta vonesë, pasi ishte paraparë që të niste në ora 21:05, për shkak të përleshjes dhe hyrjes së tifozëve në fushë. Fansat e Beshiktashit në prag të kësaj përballje janë përleshur me policinë franceze jashtë stadiumit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfiskohet kokainë me vlerë prej 17 milionë dollarësh

Posted: 13 Apr 2017 12:31 PM PDT

Agjentët federalë kanë konfiskuar kokainë në vlerë prej 17 milionë dollarësh, e cila është gjetur në një anije në afërsi të bregdetit jugor të Porto Rikos, kanë njoftuar sot autoritetet amerikane. Gjatë aksionit janë konfiskuar 600 kilogramë kokainë dhe janë arrestuan dy persona, një qytetar i Republikës Dominikane dhe një i Venezuelës, raporton AP, transmeton kp. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria shtyn mbledhjen e paraparë për nesër, s’jep arsyen

Posted: 13 Apr 2017 12:29 PM PDT

Përmes një njoftimi të orëve të fundit, Qeveria e Kosovës njofton se ka shtyrë për një kohë ta pacaktuar mbledhjen e paraparë të mbahet nesër. “Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përcaktuar të mbahej nesër në orën 09:00, shtyhet për një kohë tjetër.
Për ditën dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes do të njoftoheni së shpejti. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftim. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada amerikane në Prishtinë thërret shtetasit e vet për kujdes të shtuar në këto ditë

Posted: 13 Apr 2017 12:14 PM PDT

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha. “Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përleshje ndërmjet fansave, shtyhet takimi Lyon – Beshiktash

Posted: 13 Apr 2017 12:07 PM PDT

Është shtyrë takimi i çerekfinales në Ligën e Evropës ndërmjet Lyonit dhe Beshiktashit, për shkak të trazirave të fansave. Në prag të fillimit të kësaj përballje qindra fansa janë parë brenda fushës, transmeton Koha.net. Fansat e Beshiktashit në prag të kësaj përballje janë përleshur me policinë franceze jashtë stadiumit. Reuters raporton se ka pasur përleshje ndërmjet fansave në stadium. Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë takimi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now