Home »
» Këngë për Nermin Vlora Falaschin, humanisten dritërore, shkrimtaren fisnike (18. 04. 1921 -28. 11. 2004), emrin e së cilës mban Biblioteka Qendrore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
Këngë për Nermin Vlora Falaschin, humanisten dritërore, shkrimtaren fisnike (18. 04. 1921 -28. 11. 2004), emrin e së cilës mban Biblioteka Qendrore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
I BUKUR SI SY NERMINI
Nga ALBERT HABAZAJ
Sonte do të flas me hënën,
Të kujtoj babën e nënën.
Këtu në Vlorën e këngës,
Këtu në ëndrrën e zëmrës…
Mbushur perla Labërie,
Ngrohur me zjarr Shqipërie,
Ku për paqe lind ulliri,
I bukur si sy Nermini.
Nermin Vlora në Kaninë -
Sorkadhe mbi trëndelinë...
Mëngjesbukurin mban vesa,
Kujtimin fisnik në shpresa...
Mbushur aromë Shqipërie,
Nermin Vlora drit’ lirie!
14. 04. 2017