INSAJDERI: “VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë” plus 19 more

INSAJDERI: “VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë” plus 19 more


VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë

Posted: 12 Apr 2017 09:34 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Komuna e Shtërpcës është duke diskriminuar nxënësit shqiptarë meqë nuk është duke ofruar transportin e nxënësve në shkollat e dy fshatrave të kësaj komune, Bitijë dhe Kashtanjevë.

"Distanca mbi 3,5 kilometra nga shtëpia për në shkollë është bërë problem shqetësues për nxënësit dhe familjet e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë të Komunës së Shtërpcës. Pavarësisht problemit të distancës dhe pengesave që po krijohen për nxënësit dhe familjet e tyre Komuna e Shtërpcës përkatësisht drejtoria e Arsimit nuk i ka marrë seriozisht asnjëherë kërkesat e këtyre dy fshatrave", thuhet në një njoftim për media të VV-së.

"Lëvizja VETVENDOSJE! shpreh shqetësimin me situatën e krijuar dhe kërkon që Komuna të bëjë një zgjidhje për transportin e nxënësve për në Shkollë të këtyre dy fshatrave. E drejta për shkollim është një e drejtë elementare që duhet të realizojnë edhe fëmijët e fshatrave Bitijë dhe Kashtanjevë dhe të gjithë fëmijët tjerë pa dallim vendbanimin, etnie  apo edhe dallimeve tjera", thuhet tutje në komunikatë.

"Ne gjithashtu adresojmë kritika ndaj të gjithë atyre përfaqësuesve që janë pjesë e vendimmarrjes lokale që asnjë herë se kanë adresuar këtë problem deri më sot. Ne si Lëvizje VETEVENDOSJE! vlerësojmë  se vetëm përmes barazisë dhe mundësive për të gjithë mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë që jeton në harmoni më vlerat më të larta demokratike"./Insajderi.com

The post VV: Komuna e Shtërpcës po i diskriminon nxënësit shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

IPKO fitoi 70 milionë euro gjatë vitit 2016

Posted: 12 Apr 2017 09:26 AM PDT

Kompania e telekomunikacionit IPKO, ka prezantuar të mërkurën rezultatet financiare për vitin 2016, investimet dhe të hyrat që u arritën gjatë kësaj periudhe dhe pozitën e saj në treg.

Janë rreth 70 milionë euro të hyra dhe 11 deri në 15 milionë investime  vjetore që sipas drejtuesve të kësaj kompanie janë realizuar vitin kaluar.

Këto të gjetura, ku paraqesin suksesin dhe sfidat e IPKO-s u prezantuan nga drejtori i saj Robert Erzin dhe zëdhënësi Alban Kastrati.

Robert Erzin duke shpalosur këto rezultate kanë thënë se rreth 80 për qind e qytetarëve të Kosovës marrin shërbimet e telefonisë fikse, internetit dhe televizionit.

Ai shtoi se tregu i tyre po zhvillohet dhe se numri i përdoruesve po rritet, por tha se ka disa pengesa dhe sfida që po i përcjellin.

Drejtori i IPKO-s po ashtu bëri të ditur se sot janë 90 për qind e qytetarëve që shërbehen me rrjet 3G dhe 4G ndërkohë tregoi se viti 2016 u përmbyll me 650 mijë përdorues të telefonisë mobile në vend.

Erzin tha se kjo kompani i kushton shumë rëndësi afërsisë me konsumatorin, duke pasur kështu, qendrën më të madhe të thirrjeve për konsumatorë e cila, siç thotë ai, u përgjigjet rreth 1 milion pyetjeve të përdoruesve brenda një viti.

Duke e cilësuar si një përmbyllje të suksesshme vitin 2016, drejtori i IPKO-s Rober Erzin tha se janë 70 milionë euro të hyra që u realizuan për vitin e kaluar.

Ai, si problem shqetësues përmendi edhe operatorët ilegalë e që tha se janë 30 sosh në Kosovë.

Në IPKO kanë folur edhe për shndërrimin e kodit nga +386 në +383. Ata kanë thënë se po mundohen këtë proces ta përfundojnë sa më lehtë dhe shpejtë. Erzin tha se në tregun kosovar ka shumë pengesa që ia pamundësojnë kompanisë zhvillimin e duhur, duke thënë se çmimet për resurse të reja frekuencore janë tejet të larta, dhe përbëjnë rreth 12 për qind të të ardhurave të kompanisë.

Në këtë konferencë, po ashtu, u tha se tregu i telekomunikimeve në Kosovë është duke u bërë gjithnjë e më sfidues, pasi që të hyrat po bien, kryesisht për shkak të rënieve të shkaktuara në pjesën e roamingut dhe thirrjeve ndërkombëtare.

The post IPKO fitoi 70 milionë euro gjatë vitit 2016 appeared first on INSAJDERI.

Çiftet e famshëm që kanë kaluar testin e kohës

Posted: 12 Apr 2017 09:21 AM PDT

Në botën e showbiz dëgjojmë shpesh për ndarje dhe lidhje mes njerëzve të famshëm, por ka dhe nga ata që e kanë kaluar testin e kohës dhe që ende janë të dashuruar me njëri tjetrin.

Hughe dhe Deborra Jackman
Hughe Jackman ka bërë një dedikim të mrekullueshëm për bashkëshorten Deborra në 21-vjetorin e martesës së tyre. "Për dashurinë e jetës sime. 21 vite të lumtura. Të dua me gjithë zemrën time", shkruan ai.

Jon Bon Jovi dhe Dorothea
Martesa e Bon Jovi me Dorothea është shumë e fortë prej 25 vjetësh dhe rokeri ka një sekret të thjeshtë për jetëgjatësinë e lidhjes. "Qëllova që herën e parë", ka thënë ai për People në 2015 duke thënë spër Dorothean e tij: "Ajo është më e mirë, e adhuroj".

David dhe Victoria Beckham
Mund të jenë çifti më i fotografuar që është parë ndonjëherë. Ylli i futbollit nisi të takohet me stilisten në kohën kur ajo ishte pjesë e grupit Spice Girls. Çifti u martua në 1999 dhe nuk janë ndarë që atëherë. Sekreti i lidhjes së tyre të suksesshme? "Jemi bashkë prej 18 vjetësh, të martuar prej 16 vjetësh. Ti i beson gjykimit të tjetrit. Mendoj se kjo ka funksionuar për ne", ka thënë David, baba i katër fëmijëve.

Tom dhe Rita Hanks
"Nuk më besohet akoma që gruaja ime është ende me mua", ka thënë Hanks për People mbi martesën e tij 28-vjeçare me Ritën. "Nëse do të ishim në gjimnaz, dhe unë do të isha shakaxhi, nuk do të kisha kurajon të flisja më të", vijon ai.

Sarah Jessica Parker dhe Mathew Broderick
Parker dhe Broderick ia atribuojnë martesën e tyre të suksesshme privatësisë. "Sekreti është që ne nuk e diskutojmë atë. As tek reporterët as tek ndonjë tjetër. Kjo është!", ka thënë aktorja për Huffington Post.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell
Dhe pse janë bashkë që prej 1983, ata nuk u martuan, një vendim që vazhdojnë ta kenë për një arsye të mirë. Hawn ka thënë: "Një marrëdhënie që zgjat nuk është martesa. Por përputhshmëria dhe komunikimi. Dhe ti dëshiron që këto të dyja të jenë në rregull".

Sarah Michelle Gellar dhe Freddie Prinze jr.
Ne nuk ngopemi kurrë së parë superçiftin e viteve '90, të cilët shfaqen rregullisht në Instagramin e Gellar. Çifti u martua zyrtarisht në vitin 2002.

Calista dhe Harrison Ford
Pasi u takuan në ndarjen e çmimeve Golden Globe në 2002, çifti nisi një lidhje që zgjati 8 vite para se të martoheshin në 2010. "Ata janë shumë mirë me njëri tjetrin", ka thënë një burim për People.

The post Çiftet e famshëm që kanë kaluar testin e kohës appeared first on INSAJDERI.

Afrim Muqiqi në gjykatë – Hyri dhunshëm në QKUK duke mos paguar 1 euro

Posted: 12 Apr 2017 09:21 AM PDT

Këngëtari i njohur Afrim Muqiqi, dje është paraqitur në Gjykatë, pasi ndaj tij është ngritur një aktakuzë për veprën penale 'Pengim i Personit Zyrtar në Kryerjen e Detyrave Zyrtare'

Sipas aktakuzës së siguruar nga arbresh.info, këngëtari ka penguar një person zyrtar tek sa po kryente detyrën e tij si punëtor sigurimi në oborrin e QKUK-së.

Këngëtari në fjalë nuk ka pranuar të paguaj shumën prej 1 euro për tu futur brenda në oborrin e QKUK-së, ai është fjalosur me punëtorin e sigurimit dhe kishte vazhduar të voziste veturën me shpejtësi duke goditur konin me ngjyrë të kuqe të shenjës stop.

The post Afrim Muqiqi në gjykatë – Hyri dhunshëm në QKUK duke mos paguar 1 euro appeared first on INSAJDERI.

Veseli tash thotë se ushtria mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

Posted: 12 Apr 2017 09:12 AM PDT

Kur Kadri Veseli priti në zyrën e tij presidentin dhe paraardhësin e tij në krye të partisë, Hashim Thaçin, që ia dorëzonte projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri pa bërë ndryshimet kushtetuese, të dytë ishin shfaqur  entuziast se kjo punë ishte çështje ditësh.

"Unë qysh nesër do të thërras Kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë shumë shpejt, ashtu si parashihet përmes procedurave. Kosova ka nevojë për këtë ligj. Do të procedojmë shpejt", kishte thënë Veseli.

Megjithatë pas disa javësh diskutime publike dhe kundërshtime të ashpra dhe këmbëngulëse të Ambasadës Amerikane dhe NATO-s, ky projektligj u tërhoq me arsyetimin se ende nuk ishin shterur të gjitha mundësitë për të bindur Listën Serbe që të votojë ndryshimet kushtetuese.

Por në një intervistë të dhënë për "EUROPP" – një blog i London School of Economics", Veseli ka thënë treguar se tashmë zyrtarisht e vetmja mënyrë për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve kushtetuese.

"Mënyra më e mirë dhe e vetme për ta arritur krijimin e ushtrisë do të jetë përmes një procesi gjithëpërfshirës, i bazuar në ndryshimet kushtetuese", ka thënë Veseli, raporton Insajderi.

Ai ka folur edhe për një marrëveshje mes Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së kur ka  përmendur ushtrinë.

"Është një marrëveshje në mes të udhëheqësve të Kosovës dhe aleatëve tanë në NATO, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të drejtën dhe nevojë e Kosovës që të ketë forcë të armatosur", ka thënë Veseli.

Megjithatë ai ka kritikuar politikanët serb në Kosovë.

"Asnjë person nuk mund ta keq fuqinë e vetos për sigurinë e fëmijëve tanë dhe lidershipi serb në Kosovë duhet ta gjejnë forcën që t'i rezistojnë Beogradit për këtë çështje", ka thënë Veseli.

The post Veseli tash thotë se ushtria mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe

Posted: 12 Apr 2017 09:10 AM PDT

Qeveria e Kosovës është e gatshme të ulet dhe të nisë bisedimet me përfaqësuesit e Listës Serbe për përpunimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sapo përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në ekzekutivin e vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, për komunitete.

Kryeministri Mustafa, muajt e kaluar, tri herë i ka ftuar përfaqësuesit e Listës Serbe në takim, për të diskutuar lidhur me propozimet e tyre për përpunimin e statutit të Asociacionit, në praninë edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, patën "ngrirë" pjesëmarrjen tyre në institucionet qendrore, që nga tetori i vitit të kaluar. Kushti i tyre për tu kthyer në institucionet qendrore e ka qenë krijimi i statutit të Asociacionit, si dhe themelimi i tij.

Zëvendësministri Gecaj thotë se tashmë Qeveria është në pritje të kthimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në ekzekutiv.

"Tani, ne e kemi parë që Lista Serbe është kthyer në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por, megjithatë, kemi pak telashe me kthimin e tyre të plotë në Qeveri, për shkak të disa problemeve të brendshme që i ka Lista Serbe. Sigurisht që i keni parë edhe nëpër medie, deklarimet e ndryshme nga përfaqësuesit e tyre", tha Gecaj.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, së fundi janë përplasur ndërmjet vete, për shkak se dy përfaqësues të kësaj liste, Slavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq, secili veç e veç, kanë parashtruar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim të Listës Serbe si parti politike, duke pretenduar që të dy se janë kryetar të kësaj liste.

Por, a është biseduar brenda kësaj liste për çështjen e kthimit të përfaqësuesve të saj në Qeverinë e vendit?

Slavko Simiq, i cili thotë se është kryetar i Listës Serbe, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, se kur do të kthehen përfaqësuesit e kësaj liste në Qeverinë e Kosovës.

Por, Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është mbajtur asnjë takim lidhur me këtë çështje. Madje, ai thekson, se tash e tutje nuk mund të flas në emër të Listës Serbe, për shkak se brenda saj, siç thotë ai, "ka shumë faktorë".

"Por, mund të them hapur se tash e disa muaj nuk kemi pasur asnjë takim. Madje, nuk kemi pasur mbledhje as kur është marrë vendimi për 'ngrirjen' e pjesëmarrjes në institucione. Këtë e pata lexuar në media. As që e kam ditur. Takimin e fundit e kemi pasur para disa ditësh, ku unë nuk kam qenë i ftuar. Edhe për këtë mbledhje kam kuptuar nga mediat se po mbahet. Kështu që, për aq sa unë jam i njoftuar, nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë mbledhje në këta muajt e fundit, për asnjë temë, e aq më pak për këtë për të cilën po flasim", tha Petroviq.

Ditë më parë, Petroviq, në mënyrë të hapur, para mediave, kishte polemizuar me Slavko Simiqin dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq, për çështje të brendshme të Listës Serbe.

Megjithatë, zëvendësministri Gecaj, thotë se Qeveria e Kosovës, është gatshme që t'i presë përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të nisin bisedimet për përpunimin e statutit të Asociacionit.

"Në momentin që ata t'i zgjidhin këto probleme të brendshme dhe të vijnë te kryeministri me propozimet e tyre, atëherë ne do të konsiderojmë se janë kthyer plotësisht në Qeveri dhe do të jemi të gatshëm që të fillojmë bisedimet lidhur me statutin ( e Asociacionit) sa më parë", theksoi Gecaj.

Sidoqoftë, Begradi zyrtar, me mbështetjen e të cilit është themeluar Lista Serbe në vitin 2014, i ka dhënë Slavko Simiqit mbështetje, si kryetar i kësaj liste. (REL)

The post Asociacioni, peng i problemeve në Listën Serbe appeared first on INSAJDERI.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kërkon falje për gafën me Hitlerin

Posted: 12 Apr 2017 09:01 AM PDT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka kërkuar falje për një deklaratë të tij të bërë më herët gjatë kësaj jave, se Hitleri nuk ka përdorur armë kimike ndaj hebrenjve.

Ai e ka cilësuar këtë gabim si "të pafalshëm" duke thënë se ka folur për një temë që nuk është dashur. "E kam dreqosur", ka thënë ai, njofton BBC.

Duke komentuar sulmin kimik ndaj civilëve në Siri, që nxiti sulmin e SHBA-ve ndaj caqeve të kontrolluara nga presidenti Bashar al-Assad,  Spicer kishte thënë se Assadi është më i ligë se Hitleri, pasi që ky i fundit nuk kishte përdorur armë kimike.

Menjëheër pas deklaratës, disa gazetarë ia kanë rikujtuar atij se Hitleri në fakt ka përdorur armë kimike ndaj hebrenjve, ndërsa Spcier ishte arsyetuar se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë ndaj popullit të tij.

Deklarata e tij ka ngritur reagimin e ashpër të opinionit në Amerikë. Ai ka thënë se me këtë deklaratë e ka zhgënjyer presidentin Donal Trump./Insajderi.com

The post Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë kërkon falje për gafën me Hitlerin appeared first on INSAJDERI.

BE kërcënon Hungarinë rreth mbylljes së universitetit të Sorosit

Posted: 12 Apr 2017 08:49 AM PDT

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë nisma ligjore kundër ligjit hungarez që godet arsimin e lartë, organizatat joqeveritare dhe azilkërkuesit. Zv.presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans tha se është i vendosur të përkrahë vlerat e BE-së.

Mijëra hungarezë kanë protestuar kundër legjislacionit që kërkon mbylljen, veç të tjerash, edhe të një universiteti prestigjioz të themeluar nga George Soros. Hungaria, gjithsesi, përballet edhe me kritika për strehimin me forcë të azilkërkuesve nëpër kontenierë anijesh.

Kemi dyshime serioze, nëse ai ligj është i përshtatshëm me legjislacionin europian, tha Timmermans në një konferencë për shtyp. Ai shtoi se Komisioni mund të konsiderojë hapat e mëtejshëm në javët e ardhshme, e se do të veprojë kudo ku nuk ka zhvillime pozitive.

"Duke parë situatën e përgjithshme në Hungari, ajo është shkak për shqetësim nga Komisioni", tha Timmermans.

Kryeministri gjithnjë e më radikal i djathtë i Hungarisë, Viktor Orban i ka deklaruar "luftë" liberalizmit. Qeveria e tij është kritikuar së tepërmi për trajtimin që u bën azilkërkuesve, përfshi edhe dënimin e së hënës kur Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se kampet e kontenierëve të rrethuar me tela me gjemba mund të "kenë një ndikim të tmerrshëm fizik dhe psikologjik te gratë, fëmijët dhe burrat që, edhe ashtu siç janë, kanë kaluar një kalvar vuajtjesh të paimagjinueshëm".

Grandi tha gjithashtu se ishte "tejet i shqetësuar në lidhje me raportet për incidente serioze në trajtimin e të sëmurëve dhe dhunën e ushtruar kundër njerëzve që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Hungarisë, përfshi atë nga agjentët shtetërorë".

Ligji për Arsimin e Lartë në Hungari, i nënshkruar më herët gjatë javës, do të detyrojë të mbyllet Universitetin e Europës Qendrore (CEU), të themeluar nga filantropisti Soros dhe që renditet mes 200 universiteteve më të mira në botë, në 8 fusha të ndryshme.

Të dielën, Budapesti përjetoi një protestë masive kundër këtij ligji, që ka frymëzuar edhe një fushatë solidariteti ndërkombëtare. Mbrëmjen e së martës, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner i bëri thirrje qeverisë hungareze të pezullojë implementimin e ligjit. Por qeveria ka njoftuar se nuk do t'i përgjigjet kësaj fushate, duke thënë se "CEU" ka një vit kohë për t'iu përmbajtur ligjeve të reja.

The post BE kërcënon Hungarinë rreth mbylljes së universitetit të Sorosit appeared first on INSAJDERI.

Shkodranja që bashkon serbët me nuset shqiptare për 6 mijë euro

Posted: 12 Apr 2017 08:32 AM PDT

Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, e cila studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë.

Telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t'u martuar me shqiptare.

"Më herët kam pasur më tepër kohë, dhe jam marrë aktivisht me këtë punë, sepse fitimet e përkthyesit janë të mira. Edhe tani shkoj ndonjëherë, kur kam më pak detyrime në fakultet", tregon bukuroshja Gordan.

Së pari njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë.

Pastaj e mbushin një formular mbi gjendjen e tij pronësore, a ka qenë i martuar, a ka fëmijë, më pas aranzhohet udhëtimi në Shqipëri, ku vizitohen vajzat. Kur dhëndri vendos për njërën, aranzhohet takimi me familjen e saj, ku gjithqysh përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses.

"Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit potencial atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të".

"Shpesh vjen deri te ngritja e zërit, sidomos kur babai garanton për virgjërinë e nuses, e më vonë dhëndri kumton se ajo megjithatë nuk ishte, dhe jo rrallë shkaktohet kaos", tregon Gordana.

Çmimet e shërbimeve të agjencisë sillen prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij pronësore, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim. Të gjithë tentojnë që të kryejnë punë sa më shpejtë sepse për çdo takim shtesë çmimi rritet për 200 euro.

"Në Shqipëri nëse vajza nuk është e martuar, nuk studion, e ka më tepër se 20 vjet, rrethi i saj e trajton se si "asaj i ka kaluar koha", dhe askush nuk e do më.

Gjithashtu për shqiptaret nuk paraqet problem diferenca në moshë, me rëndësi është se dhëndri të jetë i pasur dhe të respektojë gruan, përcjell Gazeta Metro.

Nëse vajza në shikim të parë është e kënaqur me dhëndrin, atëherë shkohet te ai "për të vërtetuar pasurinë e tij" dhe të konstatohet e gjithë ajo që është shkruar në formular. Shpenzimet e udhëtimit i bart dhëndri.

"Kanë ndodhur disa situata të pakëndshme. E mbaj mend kur nusja është ankuar në burrin se është alkoolist dhe ka kërkuar që të kthehet në shtëpi, sepse burri e ka maltretuar, e në një rast tjetër ajo nuk e ka parë fare burrin sepse ai e ka mbyllur atë në stallë me lopë, dhe kështu ajo e shkreta edhe e ka kaluar natën aty".

"Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61 vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se nëpërmes të njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19 vjeçe të virgjër dhe është martuar me të.

Në Rashkë ka rreth 300 nuse shqiptare, e në një rast kur është martuar shoqja e Gordanës, në dasmën e saj në Shkodër kanë ardhur 200 djem nga Nova Varoshi, kinse shokë të dhëndrit, të cilët kanë ardhur për të gjetur ndonjë vajzë shqiptare.

The post Shkodranja që bashkon serbët me nuset shqiptare për 6 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Lewandowski nuk luan ndaj Realit

Posted: 12 Apr 2017 08:25 AM PDT

Lajm i keq për Bayern-in! Pas mbrojtësit Mats Hummels, skuadra bavareze do të ketë edhe një tjetër mungesë në ndeshjen e sotme kundër Real Madrid-it. Ai është "bomberi" Robert Lewandowski, i cili është i dëmtuar në shpatull dhe nuk do t'ia dalë për të luajtur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Mynih (20:45).

Polaku mori një goditje gjatë ndeshjes së fundjavës me ish-ekipin e tij, Dortmund, dhe që atëherë nuk është stërvitur me ekipin.

Trajneri Carlo Ancelotti e paskësh pritur këtë, sepse në konferencën për shtyp e shprehu hapur shqetësimin e tij.

"Nëse do të ketë dhimbje, nuk do të luajë", tha italiani. Më pas, gjithsesi, ai theksoi: "Mungesa e tij nuk do ta ndryshonte strategjinë dhe vetëbesimin tonë. Ne e dimë se sa i fortë është ai, por skuadra jonë mund të jetë e fortë edhe pa të. Nuk ka dyshime për këtë."

The post Lewandowski nuk luan ndaj Realit appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Kryetarët e LDK-së në komuna kanë përmbushur 90% të premtimeve

Posted: 12 Apr 2017 08:21 AM PDT

Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje ka thirrur Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të diskutuar për zgjedhjet lokale dhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa ka bërë të ditur se në këtë mbledhje marrin pjesë edhe deputetët që nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm si dhe kryetarët e komunave nga kjo parti, raporton lajmi.net.

Kreu i LDK ka thënë se kjo parti duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Ai gjithashtu ka thënë  se kryetarët e komunave nga LDK por edhe nga partitë tjera kanë treguar rezultate të mira. "Ne në nivelin lokal, nëpër komuna kemi përmbushur 90% të premtimeve", ka thënë Mustafa.

Më tej, i pari i LDK-së tha se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për qëndrimin e partisë që ai drejton për çështjen e demarkacionit si dhe për obligimet në procesin e liberalizimit të vizave.

Mbledhja më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

 

The post Mustafa: Kryetarët e LDK-së në komuna kanë përmbushur 90% të premtimeve appeared first on INSAJDERI.

Vetura me tre fëmijë del nga rruga – vdes njëri nga ta

Posted: 12 Apr 2017 08:13 AM PDT

Ka ndërruar jetë një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës

Sipas dëshmitarëve vetura ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Në momentin kur ndodhi aksidenti në veturë ishin 3 fëmijë, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.

The post Vetura me tre fëmijë del nga rruga – vdes njëri nga ta appeared first on INSAJDERI.

Haziri viziton Preshevën pas 20 viteve – premton fonde nga Qeveria dhe një vizitë të rëndësishme

Posted: 12 Apr 2017 08:08 AM PDT

Kryetari i komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shfrytëzuar vizitën e tij pas 20 viteve në Preshevë për të dhënë dy premtime për shqiptarët në këtë komunë.

Ani pse premtimet e dhëna për Preshevën nuk lidhen me Komunën e Gjilanit por me Qeverinë e Kosovës, Haziri i ka thënë kryetares së Preshevës Ardita Sinani.

Sipas një njoftimi për media nga Komuna  e Preshevës, gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për ndihmën institucionale të çdo qyteti, komune dhe institucioni nga Republika e Kosovës.

"Haziri u zotua se do të punojë në intensifikimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkufitar mes komunave Gjilan, Preshevë dhe Kumanovë, të filluar nga koha kur Riza Halimi ishte kryetar i komunës së Preshevës", thuhet në njoftim.

Ky hap sipas njoftimit të Komunës së Preshevës, do të mundësonte që të realizohet premtimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për ndihmë ekonomike, komunës së Preshevës dhënë në takimin e fundit të tij me kryetaren Sinani, që nënkupton se donacionet e Republikës së Kosovës për Komunën e Preshevës do të bëhet përmes komunës së Gjilanit duke tejkaluar pengesat juridiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Zotim i dytë që sipas komunikatës është tejet i rëndësishëm , është ai i kryetarit të Gjilanit, Haziri të dhënë kryetares Sinani është që së shpejti do të organizohet vizita e  Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në Përgjithësi. /Insajderi.com

 

The post Haziri viziton Preshevën pas 20 viteve – premton fonde nga Qeveria dhe një vizitë të rëndësishme appeared first on INSAJDERI.

Historia e kosovarit që rrezikon burg të përjetshëm për vrasjen gruas në Irlandë

Posted: 12 Apr 2017 07:28 AM PDT

Policë të veshur me anti-plumb që përdoren vetëm në raste trazirash mbanin të rrethuar Vesel Jahirin dhe për këtë kishte një arsye të fortë. Herën e kaluar që ai ishte në gjykatë, grushtoi prokurorin e rastit.

Por kjo nuk është e vetmja herë kur një gjykatë në Irlandë u përball me egërsinë e një të akuzuari për vrasjen e ish-të dashurës së tij dhe therri vëllanë e saj.

Vesel Jahiri një kosovar me qëndrim të përhershëm në Irlandë është bërë kryefjala e të gjitha medieve irlandeze por edhe britanike për shkak të historisë tragjike që bëri bujë në të gjithë botën.

Qysh prej shtatorit të vitit 2012, Jahiri u bë një nga personazhet më famëkeqe në Irlandë duke shokuar opinionin publik me paraqitjet e tij prej një kapadai ani pse ai gjykohej për një akt makabër.

Të mërkurën e 12 prillit, pesë vite më pas ai u dënua nga gjykata për vrasjen e Anna Finnegan, nënë e dy fëmijëve të tij në shtëpinë e saj në Clonsilla të Dublinit me 21 shtator 2012.

Se sa vjet burg do të vuaj Jahiri do të merret vesh në një seancë që do të mbahet muajin e ardhshëm, raportojnë mediat në Irlandë.

Megjithatë mediat irlandeze të cilat kanë raportuar që pesë vite për këtë rast duke e ndjekur çdo seancë paralajmërojnë një dënim kapital, të përjashtëm.

Ato shkruajnë se vendimi për Jahirin u mor pas pleqërimit 7 orësh të trupit gjykues.

Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për rastin e Jahirit i cili në seanca e fundit kishte përjashtuar të gjithë ekipin e avokatëve të tij duke vendosur që ta mbrojë vetën.

Kur Jahiri që ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Irlandë që nga viti 1999, ku edhe punon si mekanik, filloi të përfaqësonte vetën në gjykatë, filloi edhe puna më e vështirë për gjykatësin dhe prokurorinë.

Në paraqitjet e tija në gjykatë Jahiri shpeshherë akuzonte prokurorin për çdo gjë që ai thoshte.

Të premten e kaluar,  në seancën e mbajtur në mëngjes, Gjykatësi Paul Coffey i tha jurisë se zoti Jahiri nuk kishte më mundësi që të thërriste më dëshmitar të tjerë.

Në këtë pikë Jahiri bërtiti:"Gjykatësi më ndalon që të thërrasë dëshmitarë. Ky gjykim nuk është duke shkuar përpara. Ju po e thyeni ligjin. Ky gjyq nuk po shkon askund, dhe unë po e lë këtë gjykim".

Gjykatësi pastaj i tha Jahiri se ai i kishte dhënë atij një mundësi që t'i thërriste dëshmitarët sot në mëngjes. E kosovari 35-vjeçar tha se  atij i duhej një telefon që t'i thërriste dëshmitarët e mundshëm: "A jam unë në burgun e Guantanamos".

Në këtë pikë, prokurori i rastit Patrick Marrinan u ngrit në këmbë për të folur, derisa në ato momente Jahiri shkoi para tij dhe e goditi në fytyrë. Gjaku mund të shihej teksa dilte nga hundët e prokurorit.

Por këto skena tashmë kanë marrë fund. Jahiri duket se do të vuaj gjatë për veprimet e tija ndërsa publiku do të stopoj së marri informacione nga një rast që për vite të tëra e bëri Kosovën vend ku burrat vrasin gratë për arsye banale./Insajderi.com

The post Historia e kosovarit që rrezikon burg të përjetshëm për vrasjen gruas në Irlandë appeared first on INSAJDERI.

Shtyhet debutimi i asistentit virtual të Samsung, Bixby

Posted: 12 Apr 2017 07:27 AM PDT

Samsung do të shtyjë debutimin e asistentit virtual Bixby përtej daljes në shitje të Galaxy S8-ës raportoi Wall Street Journal. Sipas burimeve, kjo vonesë do të zgjasë deri në fund të muajit Maj.

Debutimi i Galaxy S8-tës kthehu vëmendjen kryesisht drejt një trendi të ri dizajni ku ekrani zinte pjesën më të madhe të panelit ballor të telefonëve si dhe drejt inteligjencës artificiale.

Bixby ishte një prej yjeve që shkëlqeu në aktivitet i cili ka një buton të dedikuar në Galaxy S8. Asistenti virtual vjen me premtimin se do ti ndihmë përdoruesit të kategorizojnë fotot dhe të qasen në informacione të detajuara përmes komandave zanore.

Modelet e para të Galaxy S8 dhe S8+ do të shiten pa Bixby. Megjithatë asistenti virtual i Google i cili është komponent standart i Android do të jetë i disponueshëm.

The post Shtyhet debutimi i asistentit virtual të Samsung, Bixby appeared first on INSAJDERI.

Merkel e “tmerruar” nga sulmi kundër ekipit të futbollit në Dortmund

Posted: 12 Apr 2017 07:19 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur "e tmerruar" nga sulmi kundër ekipit të futbollit, Borussia Dortmund, ka thënë sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, derisa autoritetet e Gjermanisë po zhvollojnë hetime për lidhjen e mundshme të tri eksplodimeve me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Një person me prejardhje islamiste është arrestuar nga autoritetet e Gjermanisë lidhur me këtë rast.

Nga këto eksplodime të djeshme është dëmtuar autobusi i ekipit.

Shefi ekzekutiv i klubit, Hans-Joachim, tha se mbrojtësi spanjoll i ekipit, Marc Bartra, është lënduar dhe ishte dërguar në spital. Ishte lënduar edhe një polic.

Incidenti ka ndodhur në vendin Hoeshten, afër qytetit Dortmund, derisa ekipi ishte nisur për takimin gjysmëfinal të Kupës së Kampionëve kundër Monakos.

Takimi është shtyrë për sot më vonë gjatë ditës.

"Kancelarja ishte e tmerruar nga lajmi për sulmin në autobusin e ekipit, sikur ishin të tmerruar edhe miliona njerëz çdokund", u tha gazetarëve zëdhënësi Seibert.

Një letër, me të cilën merret përgjegjësia, është gjetur afër vendit të eksplodimeve, ka thënë prokurorja, Sandra Leucke, por pa dhënë detaje të tjera. "Po vërtetohet autenticiteti", tha ajo.

Autoritetet e Gjermanisë nuk e kanë quajtur sulmin si terror i organizuar. Por hetimet janë marrë nga prokurorët federalë, pasi në përgjegjësinë e tyre përfshihen hetimet për terrorizëm.

Ralf Jaeger, ministër i brendshëm i shtetit Vestfalia Rajne Veriore, lidhur me këtë sulm tha:

"Ne po bëjmë çdo gjë të mundshme që prapavija e këtij sulmi, që tash për tash është krejtësisht e paqartë, të mund të shpjegohet sa më shpejtë", tha Ralf Jaeger.

The post Merkel e "tmerruar" nga sulmi kundër ekipit të futbollit në Dortmund appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë kundër avokatit që kërkoi 40 mijë euro ryshfet

Posted: 12 Apr 2017 06:52 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër avokatit Haxhi Çekaj, i cili ishte arrestuar me 15 shkurt të këtij viti.

Insajderi kishte raportuar për arrestimin e avokatit nga Peja, të cilit një ditë më vonë i ishte vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh për avokatin, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe ka mashtruar një klient të tij, e që sipas njoftimit nga Prokuroria, dënohet nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

"Sipas aktakuzës, i pandehuri H. Ç., në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për ti shkaktuar dëme materialë personit tjetër e mashtron të dëmtuarën M.I., dhe atë në kontinuitet duke filluar nga data 06.01.2015 e deri më datën e ndalimit- arrestimit të tij më 15.02.2017", thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Insajderi kishte kuptuar nga burimet e veta se Çekaj kishte kërkuar mbi 40 mijë euro për t'i dhënë ryshfet gjyqtarëve në mënyrë që klienti i tij të shpallet i pafajshëm.

Kështu ka shkruar edhe Prokuroria në njoftimin  saj zyrtar.

"Kështu që i pandehuri H. Ç., nga e dëmtuara M.I., kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, dhe atë në një shumë të përgjithshme prej 43.000,00 (dyzetetremijë) euro, si dhe shumën tjetër të cilën i pandehuri e ka marrë nga e dëmtuara në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë shumën prej 40.000,00 (dyzetmijë) euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit me datën 15.02.2017.  Dëmi i shkaktuar të të dëmtuarës tejkalon shumën prej 50.000,00 (pesëdhjetëmijë) euro", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

 

 

The post Aktakuzë kundër avokatit që kërkoi 40 mijë euro ryshfet appeared first on INSAJDERI.

Edhe Nait Hasani mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë

Posted: 12 Apr 2017 06:48 AM PDT

Mocionin i votëbesimin ndaj Qeverisë së Kosovës i nisur nga Nisma për Kosovën, përveç partive opozitare po mbështetet edhe nga deputetë të PDK-së dhe disa ta pavarur.

Njëri ndër ta është edhe Nait Hasani deputet i PDK-së. Hasani i cili ka qenë kundërshtues i shpeshtë ndaj koalicionit qeverisës, sidomos sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë për lajmi.net se do e mbështesë këtë mocion.

"Unë do ta mbështesë mocionin ashtu siç e kam bërë të qartë edhe më herët", ka thënë ai.

Përveç Hasanit deri më tani nga radhët e PDK-së mocionin për rrëzimin e Qeverisë e ka mbështetur edhe Shukri Buja. Shaip Muja e Gëzim Kelmendi, janë deputetët e pavarur që deri më tani kanë poashtu kanë dhënë mbështetje mocionit.

Opozitës i duhet 40 nënshkrime për thirrjen e një seance ku në rend dite do të ishte mocioni i votëbesimit të Qeverisë, ndërsa për të kaluar mocioni duhen mbi 61 votat e deputetëve./lajmi.net

 

The post Edhe Nait Hasani mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Tifozët e Dortmundit presin në shtëpi ata të Monakos

Posted: 12 Apr 2017 06:31 AM PDT

Futbolli është i mrekullueshëm dhe bëhet unik kur shikon vëllazërinë mes tifozerive të ndryshme para, gjatë dhe pas një ndeshjeje.

"Në fund të fundit, futbolli është ky. Jo titujt, jo golat dhe jo milionat". Me këtë shkrim shoqërohej një nga fotot e mbrëmjes së trazuar të Dortmundit, ku autobusi i skuadrës Borussia Dortmund u trondit nga tre shpërthime pranë tij gjatë rrugës për në stadium, aty ku do të luhej ndeshja ndaj Monaco.

5 tifozë që darkojnë bashkë qetësisht. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, përveç faktit që janë tifozë gjermanë që kanë pritur në shtëpi ata francezë, mbështetës të Monaco, të cilët nuk kishin ku ta kalonin natën pasi ndeshja u shty për sot.

Ishte Borussia Dortmund ajo që mori një iniciativë me "hashtag"-un #bedforawayfans (shtrat për tifozët miq), për të mirëpritur francezët në pritje të ndeshjes së sotme.

Fotot janë postuar nëpër rrjetet sociale. Imazhe vëllazërie, vlerash dhe solidariteti. Ky është futbolli…

The post Tifozët e Dortmundit presin në shtëpi ata të Monakos appeared first on INSAJDERI.

Të hash ujin

Posted: 12 Apr 2017 06:17 AM PDT

Shkencëtarët britanikë kanë realizuar një formulë, e cila e bën ujin jo thjesht të qëndrueshëm si një top, por edhe konsumimi i tij është ndryshe, nuk pihet, por hahet.

Sado e çuditshme që kjo mund të duket, laboratori "Skipping Rocks" synon që të në të ardhmen të eliminojë përdorimin e plastikës, siç janë bidonët, në transportin e ujit që ne konsumojmë.

Kjo për shkak se plastika është një prej arsyeve kryesore e ndotjeve të deteve dhe oqeaneve, çka shumë vende po përpiqen ta eliminojnë.

The post Të hash ujin appeared first on INSAJDERI.