INSAJDERI: “Vdes i paraburgosuri në Lipjan” plus 19 more |
- Vdes i paraburgosuri në Lipjan
- “Kanë dalë fjalë dhe i kemi bllokuar ndeshjet” – rrëfehet drejtori i kompanisë së basteve
- Reagon klubi që dyshohet se kurdisi ndeshjen e Superligës
- Ndahet nga jeta Françesk Radi
- Sulmuesi i Serisë A që nuk kursen shkelmat ndaj shqiptarëve [video]
- Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani
- Personi i dyshuar për sulmin në Shën Petersburg
- Kosova solidarizohet me viktimat e shpërthimit në Rusi
- Njeriu i skandaleve në zyrën e presidentit Thaçi
- Shpërthen kanalizimi midis sheshit
- Hoxhaj bashkëpunon me Naim Tërnavën për njohje nga vendet myslimane
- Mbyllen aplikimet për edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, mblidhet juria
- Hadergjonaj në formacionin e javës në Bundesliga
- Një person dënohet me 7 vite burgim për vrasje
- Klosi del kundër ish-shefave të tij, Berishës dhe Majkos për armët e UÇK-së
- Putin reagon pas shpërthimit në Shën Petersburg
- 39 për qind të serbëve në Kosovë votuan për zgjedhjet në Serbi
- Hoxhaj e quan “të papranueshme” deklaratën e OSBE-së për mungesë sigurie
- Muhaxheri: Alfabeti i Veqilharxhit sot mund të përdoret për simbole kombëtare
- Pamje nga shpërthimi që la të vdekur 10 persona në Rusi [video]
| Vdes i paraburgosuri në Lipjan Posted: 03 Apr 2017 09:34 AM PDT Ka vdekur sot në emergjencë i paraburgosuri i Qendrës së Paraburgimit të Lipjanit me inicialet N.M. Sot, më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në ndihmë", pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit. Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
The post Vdes i paraburgosuri në Lipjan appeared first on INSAJDERI. |
| “Kanë dalë fjalë dhe i kemi bllokuar ndeshjet” – rrëfehet drejtori i kompanisë së basteve Posted: 03 Apr 2017 09:25 AM PDT Kompania e basteve "Eurolive", e cila prej kohësh u jep mundësi klientëve të saj që të vënë baste për ndeshjet e Superligës së Kosovës, kishte bllokuar mundësinë e vënies së basteve në ndeshjet e xhiros së 23-të. Arsye për këtë "bllokim" të ndeshjeve të Superligës së Kosovës janë dyshimet për trukimin e dy sfidave. Ndeshja Ferronikeli – Drenica dhe ajo Besa – Trepça janë të dyshuara për kurdisje. E drejtori i kompanisë "Eurolive", Pleurat Kastrati thotë që ndeshjet e Superligës janë bllokuar në pikat e basteve të kësaj kompanie për shkak të fjalëve që kishin dalë para ndeshjes. "Kanë qenë në bastore këto dy ndeshje, por kanë qenë të bllokuara. Por te ne janë të kufizuara shumat e ndeshjeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë bllokuar nga frika, por diçka konkrete nuk ka pasur" "Shumicën e rasteve del një fjalë dhe nga frika që ne mos me dalë ne në minus shumë të madh, dhe në momentin që kemi kuptuar e kemi bllokuar. Ne nuk do i kishim bllokuar për shkak të klientazhës, por këtu bëhej fjalë për shuma shumë të mëdha", deklaroi për Insajderin drejtori i kompanisë "Eurolive", Pleurat Kastrati. Kastrati më tej zbulon edhe një detaj tjetër. Ai thotë se ndeshjet e Superligës së Kosovës nuk kanë qenë të bllokuara gjatë javëve të kaluara. "Gjatë javëve të kaluara nuk kanë qenë të bllokuara këto ndeshje", tregon ai. Para ndeshjes Besa-Trepça e cila u zhvillua të dielën në Pejë, ishin hapur dyshime se është manipuluar. Madje alarmin për këtë trukim e kishte përhapur kryetari i grupimit të tifozerisë "Plisat", Albert Kastrati, i cili deklaroi se rezultati i kësaj ndeshje është i ditur para se të filloj ndeshja. Kreu i "Plisave" tha se informacioni se kjo ndeshje është trukuar ka arritur jashtë Kosovës. Ndërkaq, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu ka thënë sot se federata e ka dërguar në prokurori rastin e ndeshjes Besa-Trepça. Ai ka thënë se trupimi i ndeshjeve është dukuri që prish imazhin e futbollit të Kosovës. Klubi i Besës ka reaguar për ndeshjen në fjalë, derisa përmes një komunikate dërguar medieve ka thënë se mirëpret vendimin e FFK-së për dërgimin e ndeshjes në prokurori. "Për të mos e zgjatur shumë me arsyetime, deklarojmë se e mirëpresim vendimin e FFK-së që rastin ta dërgoj në prokurori dhe në instancat tjera relevante dhe njëherë e mirë të vërtetohet kjo gjë", thuhet në reagimin e KF Besës. /Insajderi.com The post "Kanë dalë fjalë dhe i kemi bllokuar ndeshjet" – rrëfehet drejtori i kompanisë së basteve appeared first on INSAJDERI. |
| Reagon klubi që dyshohet se kurdisi ndeshjen e Superligës Posted: 03 Apr 2017 08:58 AM PDT Klubi i Futbollit Besa ka reaguar pas vendimit të FFK-së që ta hetojë ndeshjen ndërmjet skuadrës pejane dhe Trepçës, e cila dyshohet së është kurdisur. Ndeshja të cilën Trepça e fitoi me rezultat 3-1 ndaj Besës është dyshuar si e kurdisur. Madje për këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka thënë se rasti do të dërgohet në prokurori. Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, ka thënë sot se është turp që ëndë pa u bërë një vit që Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA kemi gjëra të tilla. Ky vendimi i FFK-së ka bërë që me anë të një komunikate të reagoi edhe KF Besa, e cila i gëzohet këtij lajmi, pasi besojnë se kështu do të mësohet e vërteta dhe nuk do të ketë dyshime. “Duke marrë shkas shkrimet tendencioze dhe intrigat nga rrjetet sociale, ku helmua opinioni publik dhe instancat me te larta të futbollit me informacione të rrejshme dhe te dëmshme për ne si KLUB, ne dalim me këtë reagim. Duke qenë të prirur të ndjekim drejtësinë dhe mos të biem pre e këtyre dezinformatave, ne vendosem te mos reagojmë dje, sepse u deshtë të lejmë dezinformuesit dhe dashakeqët te bëjnë të vetën me trillime”, thuhet në reagimin e KF Besës. Klubi pejan pretendon se e humbi ndeshjen për shkak të formës së dobët që po kalon skuadra. “Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se ndeshja e ditës së djeshme ndaj KF Trepça ishte një ndeshje e rëndomtë për ne si klub dhe ne asnjë forme apo rrethanë ne nuk kemi bëre kalkulime. Ndaj KF Trepça në ketë edicion të garave i kemi zhvilluar deri me tani tri takime, dy për ndeshjet kampionale dhe një për kupë: 1. Ndeshja Kampionale: KF Besa 1 – 2 KF Trepça; (KF Besa në këtë ndeshje ishte me përbërjen komplete dhe kjo ishte ndeshja pas të cilës neve humbëm hapin për titullin kampion). 2. Ndeshja e Kupës: KF Trepça 2 – 2 KF Besa. 3. Ndeshja Kampionale: KF Besa 1 – 3 KF Trepça; (KF Besa në këtë ndeshje ishte me 6 lojtar jo standard shkaku i lëndimeve dhe penalitetëve tjera)”, njofton KF Besa. “Për të mos e zgjatur shumë me arsyetime, deklarojmë se e mirëpresim vendimin e FFK-së që rastin ta dërgoj në prokurori dhe në instancat tjera relevante dhe njëherë e mirë të vërtetohet kjo gjë”, thuhet në reagimin e KF Besës. The post Reagon klubi që dyshohet se kurdisi ndeshjen e Superligës appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 Apr 2017 08:52 AM PDT Ndërron jetë kantautori i njohur Françes Radi. Prej disa ditësh ai ishte i shtruar në spital si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Françesk Radi gjendej në spital prej një jave. Këngëtari ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare. Ai ndodhej në spitalin Nënën Tereza. Radi vuajti nga një goditje e rëndë në tru, prej të cilës nuk mundi të shpëtonte. The post Ndahet nga jeta Françesk Radi appeared first on INSAJDERI. |
| Sulmuesi i Serisë A që nuk kursen shkelmat ndaj shqiptarëve [video] Posted: 03 Apr 2017 08:33 AM PDT Mauricio Pinilla bëhet gati për pezullimin e tij të dytë të gjatë për gjeste antisportive që kur ka mbërritur në kampionatin italian të futbollit. Sulmuesi i Genoas, dje u bë protagonist me një faull në sulm kundër Etrit Berishës në ndeshjen ndaj Atalantës. Kartonit të verdhë për këtë ndërhyrje, iu shtua edhe një i dytë për protesta absurde kundër gjyqtarit dhe ai u largua me të kuq nga fusha. Për të parashikohet një pezullim i gjatë, pasi kjo nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla antisportive. Në sezonin 2014-2015, ai bënte një gjë shumë më të rëndë ndaj një tjetër futbollisti shqiptar, Migjen Bashës.
Pinilla asokohe vishte fanellën e Atalantës dhe gjatë një momenti nervozizmi shtyu Bashën. Ky i fundit reagoi dhe sulmuesi kilian nuk i kurseu një shkelm nga mbrapa mesfushorit shqiptar. Të dy u detyruan të linin fushën e lojës me karton të kuq, por Pinilla u dënua me tre ndeshje pezullim për atë që kishte bërë. Tani, në Itali janë të sigurt se sulmuesi do të mungojë për një kohë të gjatë në radhët e Xhenoas, e cila aktualisht po kalon një krizë rezultatesh pas tre humbjesh radhazi The post Sulmuesi i Serisë A që nuk kursen shkelmat ndaj shqiptarëve [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani Posted: 03 Apr 2017 08:22 AM PDT Të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtshtetit të dështuar të korrikut, për të cilin Turqia e fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtshtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë. The post Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani appeared first on INSAJDERI. |
| Personi i dyshuar për sulmin në Shën Petersburg Posted: 03 Apr 2017 08:16 AM PDT Të paktën 10 persona janë vrarë në një shpërthim që ndodhi në metronë e Shën Petersburgut në Rusi, derisa në qytet po qëndronte për vizitë presidenti rus Vladimir Putin. Një imazh i kamerave të sigurisë së metrosë në Shën Petersburg ka arritur që të kap të dyshuarin, raporton The Telegraph. Një dëshmitar deklaroi se bomba mund të ketë qenë e vendosur në një çantë nga një njeri që më pas u largua nga metroja. Zyrtarët konfirmuan se një pajisje e dytë e pashpërthyer është gjetur në metro dhe është çaktivizuar, njofton Insajderi. Një imazh i kamerave të sigurisë shfaq të dyshuarin për shpërthimin në Shën Petersburg. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. /Insajderi.com The post Personi i dyshuar për sulmin në Shën Petersburg appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova solidarizohet me viktimat e shpërthimit në Rusi Posted: 03 Apr 2017 08:01 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e tij pas sulmit që ndodhi në stacionin nëntokësor në Shën Petersburg. Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shprehur solidaritetin me familjarët e viktimave të cilët ndërruan jetë gjatë sulmit. "Kosova solidarizohet me familjarët e viktimave nga shpërthimi që ndodhi sot në Shën Petersburg në Rusi", ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se nuk mund të kenë ndodhur dy shpërthime, me një të dytë në stacionin afër Institutit të Teknologjisë, transmeton Klan Kosova. The post Kosova solidarizohet me viktimat e shpërthimit në Rusi appeared first on INSAJDERI. |
| Njeriu i skandaleve në zyrën e presidentit Thaçi Posted: 03 Apr 2017 07:44 AM PDT Bashkim Smakaj, i cili ishte detyruar të jepte dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës në janar të vitit të kaluar, ka fituar post në zyrën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Smakaj është emëruar këshilltar politik në kabinetin e presidentit Thaçi. Në faqen e Presidencës, për ish-kryespiunin, sikurse edhe për anëtaret tjerë të kabinetit të Presidentit nuk jepen të dhëna tjera e as biografi, përveç emrit dhe pozitës. Pavarësisht të kaluar së tij të errët dhe të përshkuar me plot skandale në AKI, Thaçi ia ka besuar Smakajt një post në presidencë. Bashkim Smakaj ishte detyruar të japë dorëheqje nga kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës më 6 janar të vitit 2016. Këtë vendim e kishte marrë presidentja Atifete Jahjaga për shkak të skandaleve dhe shkeljeve ligjore nga Smakaj. Arsyeja kryesore për të cilën ishte shkarkuar Smakaj ka qenë rasti i të miturit Erion Zeka për të cilin AKI kishte thënë se e ka kthyer nga Siria, derisa nuk kishte lidhje fare me këtë operacion. Kthimin e tij e kishte bërë një xhihadist kosovar që kishte vendosur ta braktiste Sirinë. Atij i janë numëruar edhe skandalet tjera para shkarkimit, raporton Insajderi. Më 31 janar të vitit të 2015, Smakajt i ishte vazhduar mandati i dytë pesë-vjeçar nga presidentja Jahjaga dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi. Ish-drejtori i AKI-së ka qenë i përfshirë në shkumë shkelje ligjore. Madje vëllai i tij ishte arrestuar për vjedhje nafte në stacion të Policisë në Gjakovë. Gjatë kohës sa AKI-ja drejtohej nga Smakaj, nuk kishin munguar skandale të tjera që lidheshin me agjencinë. Në prill të vitit 2015 policia kishte arrestuar Isuf Lumin, zyrtar i lartë në AKI, për shkak të diplomës false të shkollës së mesme. Ai kishte tri diploma të shkollës së njëjtë. Isuf Lumi (1966) nga Bllaca e Suharekës ishte zbuluar se nuk e kishte të kryer fare shkollën e mesme. Por si dëshmi njëherë për t'u punësuar pastaj për t'u bërë hetues, dhe më vonë për gradë, kishte sjellë tri diploma, me numra të ndryshëm protokolli, të prezantuara si dublikatë. Arsyeja pse ishin prezantuar si të tilla ka qenë asgjësimi i arkivit gjatë luftës. Skandal tjetër gjatë udhëheqjes së Smakajt në AKI ka qenë arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të AKI-së nga autoritetet turke me të dalë nga aeroporti i Stambollit, tetorin e vitit të vitit 2015. Barlet Gashi, drejtor i operacioneve në Agjencisë e Kosovës për Inteligjencë dhe Driton Fetahu – drejtor i analizës kishin hyrë në Turqi në mënyrë të paligjshme në kohën kur pritej kthimi i të miturit Erion Zeka nga Siria. Kthimin e tij e kishte marrë përsipër Fitim Lladrovci me kusht që kur të vinte në Kosovë të kishte lehtësira në procedurën penale. AKI-ja nuk ishte e implikuar në këtë rast, por kishte ndërhyrë për ta marrë atë si operacion të saj. Ligji për AKI-në ndalon veprimet e këtij shërbimi jashtë territorit të Kosovës. /Insajderi.com
The post Njeriu i skandaleve në zyrën e presidentit Thaçi appeared first on INSAJDERI. |
| Shpërthen kanalizimi midis sheshit Posted: 03 Apr 2017 07:18 AM PDT Ka shpërthyer një gypi i kanalizimin në sheshin "Nënë Tereza" në Prishtinë, i cili ka vërshuar sheshin. Kjo u ka shkaktuar telashe qytetarëve dhe disa lokaleve që janë aty afër./Insajderi.com The post Shpërthen kanalizimi midis sheshit appeared first on INSAJDERI. |
| Hoxhaj bashkëpunon me Naim Tërnavën për njohje nga vendet myslimane Posted: 03 Apr 2017 07:09 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin kanë biseduar për koordinimin në lidhje me zhvillimet në vend dhe jashtë Kosovës në fushën e politikës së jashtme. Ministri Hoxhaj e ka falënderuar Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka treguar, ndërsa kanë diskutuar në lidhje me koordinimin për njohje dhe lobim me vendet myslimane. "Për një lobim sa më efektiv kur është fjala për njohjen nga vendet me shumicë myslimane, pa dyshim që nevojitet një koordinim sa më i madh me Bashkësinë Islame të Kosovës. E falënderova Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij procesit të njohjeve, i cili është shumë i rëndësishëm për Kosovën", ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj dhe Tërnava kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë vendit, dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë. The post Hoxhaj bashkëpunon me Naim Tërnavën për njohje nga vendet myslimane appeared first on INSAJDERI. |
| Mbyllen aplikimet për edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, mblidhet juria Posted: 03 Apr 2017 07:05 AM PDT Janë mbyllur aplikimet e edicionit të pestë të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit Albanian ICT Awards mbrëmjen e së Premtes, dy muaj nga hapja e edicionit jubilar. U mbajtën 20 takime me të rinj, studentë, profesorë, dhe të pasionuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Shkodër, Preshevë dhe Gjakovë. 106 aplikime të kuafilikuara mbërritën pranë organizatovëve të garës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore dhe Diaspora. Gara qëndroi e hapur deri në mesnatën e datës 31 Mars në tetë kategori: ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe ICT Siguria Kibernetike. Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards Ashtu siç ishte parashikuar, dita e parë e muajit Prill shënoi fillimin e procesit të vlerësimeve nga ana e jurisë së Albanian ICT Awards e cila përfaqësohet nga figura të shquara në fushën e teknologjisë dhe informacionit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni. Këtë vit juria përbëhet nga: Julia Goga-Cooke, Mirlinda Karçanaj, Anila Hoxha Tollkuçi, Anni Dasho Sharko, Jonida Çerekja, Altin Petre, Visar Jasiqi, Mareglen Biba, Jeton Siqeca, Azir Aliu, Sokol Vladi, Gjergji Mulla dhe Endri Xhina. Mesditën e së Shtunës, u mblodh për herë të parë juria e edicionit të pestë të Albanin ICT Awards. Në këtë mbledhje të jurisë traditë me çdo edicion, anëtarët diskutuan dhe analizuan në mënyrë të detajuar të gjitha kriteret e vlerësimit, si dhe votuan procese të ndryshme për mbarëvajtjen e këtij procesi. Gjatë mbledhjes zunë vend diskutime rreth kritereve të vlerësimit të kategorisë Cyber Security si një kategori e themeluar për herë të parë. Kontributi i jurisë është si përherë i thelbësor në adaptimin e këtyre kritereve me qëllim që të inkurajohen sa më shumë profesionistë të kësaj fushe. Me unanimitet të plotë, u vendos që kryetarja e jurisë së këtij edicionit të jetë zj. Mirlinda Karçanaj, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ndërsa nënkryetar u votua z. Sokol Vladi, drejtor ekzekutiv i Microsoft Albania. Që të dy u shprehën të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rëndësinë e lartë që bartin këto role si dhe shprehën vullnetin, dëshirën dhe kënaqësinë e tyre për të përfaqësuar jurinë në proceset në vijim. Takimi i radhës i jurisë do të mbahet të Shtunën e datës 15 Prill ku do të prezantohen aplikimet. Organizatorët e garës do të mbajnë të gjithë kandidatët të informuar edhe në forma të drejtpërdrejta komunikimi. Edicioni i pestë i Albanian ICT Awards hapi aplikimet më 27 Janar në tetë kategori. Organizuar nga shtëpia botuese ICTSmedia dhe vlerësuar me çmimin Bleta e Artë në Kategorinë ICT për kontributin e çmuar në drejtim të promovimit të sipërmarrjes dhe zhvillimit në këtë sektor, kjo garë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albsoft. Rreth Albanian ICT Awards Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit. Rreth ICTSmedia ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes "Albanian ICT Awards V.” The post Mbyllen aplikimet për edicionin e pestë të Albanian ICT Awards, mblidhet juria appeared first on INSAJDERI. |
| Hadergjonaj në formacionin e javës në Bundesliga Posted: 03 Apr 2017 07:01 AM PDT Java e 26-të në Bundesliga ka përfunduar me sukses për mbrojtësin nga Deçani, Florent Hadergjonaj i cili ka shkëlqyer ditën e djeshme me skuadrën e tij Ingolstadt. Sipas Whoscored, Hadergjonaj ishte titullar si gjithnjë në fitoren 2-1 ndaj skuadrës Mainz 05, duke i shtuar gjasat ekipit të tij për mbijetesë. Falë golit të shënuar për fitoren 2-1, Hadergjonaj është futur edhe në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga. Kjo është hera e katërt që Hadergjonaj futet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga. Përpos Hadergjonajt, në formacionin më të mirë të javës janë edhe yjet si Thiago Alcantara, Robert Lewandowski e Jorome Boateng./Insajderi.com The post Hadergjonaj në formacionin e javës në Bundesliga appeared first on INSAJDERI. |
| Një person dënohet me 7 vite burgim për vrasje Posted: 03 Apr 2017 06:43 AM PDT Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor të akuzuarin P.R për vrasjen e të ndjerit F.G, duke shqiptuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Rasti kishte ndodhur me 29 nëntor të vitit 2010 ku në lokalil "Te Shfaba" në Prishtinë pas një konflikti F.G së bashku me tre persona të tjerë kishin filluar të një përleshje fizike mes tyre duke përdorur grushte, shqelma dhe shishe të birrës. P.R, kishte marrë lëndime trupore si pasoj e kësaj përleshje, ndërkaq i ndjeri F.M me tre të pandehurit ishte larguar nga lokali. Personi i dënuar kishte marr revolen dhe kishte gjuajtur në drejtim të tyre, ku edhe kishte qëlluar të ndjerit. Personit në fjalë i është shqiptuar dënimi sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 29 nëntori i viti 2011./Insajderi.com
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor të akuzuarin P.R për vrasjen e të ndjerit F.G, duke shqiptuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Rasti kishte ndodhur me 29 nëntor të vitit 2010 ku në lokalil "Te Shfaba" në Prishtinë pas një konflikti F.G së bashku me tre persona të tjerë kishin filluar të një përleshje fizike mes tyre duke përdorur grushte, shqelma dhe shishe të birrës. P.R, kishte marrë lëndime trupore si pasoj e kësaj përleshje, ndërkaq i ndjeri F.M me tre të pandehurit ishte larguar nga lokali. Personi i dënuar kishte marr revolen dhe kishte gjuajtur në drejtim të tyre, ku edhe kishte qëlluar të ndjerit. Personit në fjalë i është shqiptuar dënimi sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga 29 nëntori i viti 2011./Insajderi.com The post Një person dënohet me 7 vite burgim për vrasje appeared first on INSAJDERI. |
| Klosi del kundër ish-shefave të tij, Berishës dhe Majkos për armët e UÇK-së Posted: 03 Apr 2017 06:28 AM PDT Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (ShIK), Fatos Klosi ka demantuar ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ish-kryeministrin shqiptar asokohe, Pandeli Majko, rreth furnizimit me armatim të UÇK-së. "Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë blerë. Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇK-ja", ka thënë Berisha. Përderisa Berisha thotë se depot e armatimit i kishte hapur për ta armatosur UÇK-në, ish-shefi i ShIK-ut, Faton Klosi, thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka thënë se fillimisht UÇK-ja bleu armë nga njerëz të ndryshëm në Shqipëri, kurse më vonë shteti shqiptar e bëri këtë falas. "Faza e parë ka qenë kështu. Ka pasur një fazë tjetër që ka qenë krejtësisht ndryshme. Kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë, shteti shqiptar ndryshoi absolutisht qëndrimin në marrëdhënie me UÇK-në, dhe trajtuam ata dhe qeverinë që qe ndërtuar pas Rambujesë si partnerë të barabartë edhe në këtë çështje", ka thënë ish-kryeministri Majko në emisionin "Zona Express", prodhim i Gazetës Express. Por Klosi mohon deklarimet e Majkos, duke thënë se lufta në Kosovë asnjëherë nuk u furnizua nga Shqipëria. "Lufta në Kosovë nuk u furnizua nga Shqipëria. Është absolutisht e gabuar. Jemi përpjekur ta bëjmë këtë dhe s'e kemi bërë dot", ka thënë Klosi. Ish-kryeministri Pandeli Majko, insiston që qëndrimin e tij, duke shtuar se nuk është sekret të thuhet kjo. "Nuk është sekret të thuhet se shteti shqiptar e ka ndihmuar falas me të gjithë atë që ka pasur në depot e veta", ka shtuar Majko. Klosi nuk heziton të thotë se ish-kryeministri po gënjen rreth të vërtetës. "Zotëri Majko gënjen. Nuk e ka bërë asnjëherë. Bile pas fillimit të bombardimit ne jemi përpjekur që të mos hynin më njerëz në Kosovë. Problemi kishte marrë fund, dhe futja e njerëzve të armatosur në Kosovë ishte e pakuptimtë", ka thënë ai. Ai ka thënë se dy grupe të mëdha që po stërviteshin, u mbajtën në Shqipëri, duke i gënjyer se gjoja duhet të stërviteshin edhe pak, që të mos futeshin në Kosovë. "Ishte koha kur ishte kryeministër Majko, dhe ai po ia fut kot", ka thënë ndër tjera ai./Insajderi.com The post Klosi del kundër ish-shefave të tij, Berishës dhe Majkos për armët e UÇK-së appeared first on INSAJDERI. |
| Putin reagon pas shpërthimit në Shën Petersburg Posted: 03 Apr 2017 06:23 AM PDT Të gjitha shkaqet e mundshme për shpërthimin në metronë e Shën Petersburg ut janë duke u shqyrtuar duke përfshirë edhe ato të lidhura me terrorizmin, tha presidenti rus Vladimir Putin. "Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë përcaktuar ende, kështu që është shumë herët për të folur për shkaqet e mundshme. Hetimi do të tregojnë. Sigurisht, ne do të konsiderojmë të gjitha variantet, të përbashkëta, kriminale para së gjithash, ato të natyrës terroriste, "tha ai. Shpërthimi që la të vdekur 10 persona dhe 50 të tjerë të plagosur ka ndodhur në mes të stacionit Sennaya Ploshchad dhe Institutit Teknologjik rreth orës 14:40 me kohën lokale. The post Putin reagon pas shpërthimit në Shën Petersburg appeared first on INSAJDERI. |
| 39 për qind të serbëve në Kosovë votuan për zgjedhjet në Serbi Posted: 03 Apr 2017 06:18 AM PDT Një zëdhënës i misionit të OSBE- Senad Saboviç ka thënë se në zgjedhjet presidenciale serbe të djeshme të cilat u lejua të mbaheshin edhe në Kosovë, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 39,21 për qind dhe se të drejtën e votës për të shfrytëzuar votën kishin 41,537. Saboviç tha për RTV Kim se pas mbylljes së qendrave të votimit, në rajonin e Prishtinës ka shënuar një pjesëmarrje prej 28.34 për qind, apo 6,217 votues. Në rajonin e Mitrovicës është nga 44.27 për qind, ose 20,155 votues. Në rajoni i Gjilanit përfshirë Shtërpcë numri i votuesve është 48,65 për qind (12.985) i zgjedhësve që kanë votuar. Në rajonin e Pejës që përfshin Gorazhdeci dhe Hoçen e Madhe, votuan për 26.53 për qind ose 1.116 votues. Në Prizren i cili përfshin edhe Dragash pjesëmarrja arriti në 13.91 për qind, që është, 1.064 votuesve. OSBE-ja ka qenë monitoruese e zgjedhjeve për Presidentin e Serbisë në Kosovë./Insajderi.com
The post 39 për qind të serbëve në Kosovë votuan për zgjedhjet në Serbi appeared first on INSAJDERI. |
| Hoxhaj e quan “të papranueshme” deklaratën e OSBE-së për mungesë sigurie Posted: 03 Apr 2017 06:11 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e djeshme të OSBE-së, në lidhje me kushtet e sigurisë për numërimin e votave të presidencialeve serbe në Kosovë. Kryediplomati kosovar Hoxhaj ka thënë që “nuk ka asnjë arsye që të vihen në dyshim kushtet e sigurisë për numërimin e votave të serbëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës.” Sipas Hoxhajt, vetë fakti që Kosova ka lejuar që edhe serbët e Kosovës të votojnë në këto zgjedhje dhe ka garantuar kushtet e sigurisë flet për përkushtimin e institucioneve të vendit tonë për një proces pa probleme. Në anën tjetër, edhe Komandanti i KFOR-it ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe është përmirësuar dukshëm. The post Hoxhaj e quan “të papranueshme” deklaratën e OSBE-së për mungesë sigurie appeared first on INSAJDERI. |
| Muhaxheri: Alfabeti i Veqilharxhit sot mund të përdoret për simbole kombëtare Posted: 03 Apr 2017 05:53 AM PDT Edon Muhaxheri është student i cili vite më parë fitoi bursë nga programi Fullbright, ndërsa ekspozitën e ka hapur si pjesë e diplomimit në Maryland Institute College of Art. Muhaxheri ka hapur ekspozitën, e cila i kushtohet Naum Veqilharxhit, ideatorit të Rilindjes Kombëtare dhe autorit të Abetares së parë Shqipe. "Unë e kam një pasion të veçantë për kulturën shqiptare. Gjatë hulumtimit për temën e diplomës kisha dëshirë me lidhë punën time me automatë dhe kulturën shqiptare. E sfidova veten me nderimin e një prej automatoneve më të komplikuara, atë që shkruan" tregon më shumë detaje vetë Edon Muhaxheri, për KultPlus. Shkolla ku ai diplomon me projektin shqiptar është shkolla më e vjetër e artit në Amerikë. Studimet e tij janë fokusuar në dizajnimin dhe punimin e lodrave mekanike të njohura si Automatone. Këto "lodra", mekanike kanë qenë prezente gjatë pjesës më të madhe të historisë, ndërsa kulmi i krijimit të tyre është arritur në vitet 1700-1800 nga orëpunuesit evropianë. Ai tregon se gjatë hulumtimit, e vërejti se Naum Veqilharxhi e ka dizajnuar një alfabet të veçantë, ndërsa pasi u konsultua me linguistë të ndryshëm, Edoni kuptoi se ai alfabet kishte humbur. Me një kërkim të thjeshtë online, ai thotë se gjeti pamje sado të mangëta të një alfabeti të ndryshëm prej atij latin, grek ose arab. Edoni më pas e siguroi një kopje të origjinalit të botimit të parë të Ëvetarit të vitit 1844. "U mahnita me kreativitetin e Naum Veqilharxhit. U shokova me faktin që askush nuk flet për këtë pasuri kombëtare. Fillova punën për identifikimin e shkronjave origjinale shqipe dhe zbërthimin e tyre në elemente tipografike – thjeshtëzimin deri në realizimin e tij përmes lëvizjeve më të thjeshta të dorës" tregon Muhaxheri. Tregimi i tij është mbresëlënës, pasionant për një djalë të ri që me ngulje dhe dedikim dëshiron të deshifrojë e të ruajë diçka nga e kaluara shqiptare. "Më pas e digjitalizova shkrimin e Naumit dhe krijova familje fontesh moderne, që Vithkuqi (sic e quan Naumi alfabetin e tij, sipas fshatit nga vjen) të mund të përdoren për rekreacion edhe sot" tregon Edoni. Ai thotë se e kupton që ky alfabet sot nuk mund të futet në përdorim në gjuhën shqipe por gjithsesi padyshim paraqet një pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare, dhe duhet të ndriçohet e shfrytëzohet tutje qoftë edhe vetëm për botën e dizajnit, ndoshta edhe për simbole kombëtare. Ai planifikon ta botojë edhe librin, muajin tjetër, ku do të paraqitet hulumtimi i detajuar i një historie të shkurtër të ngjarjeve që sollën deri te tentativat për krijimin e një Alfabeti origjinal shqip. "Aty e kam përshkruar udhën e shkronjave greke, romake, sllave dhe krijimin e Alfabetit Shqiptar. Studimi në vete rikonfirmon përmes akteve historike se ilirët dhe shqiptarët janë popull i njëjtë, që në kohë të ndryshme u quajtën ndryshe nga popujt përreth. Në ndërkohë punimet për automatonin që shkruan janë në fazën finale" tregon Muhaxheri. Një version më i madh i ekspozitës do të hapet në Washington në fund të muajit, me një automaton funksion, për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen e galerive të artit botëror ndaj kulturës shqiptare. The post Muhaxheri: Alfabeti i Veqilharxhit sot mund të përdoret për simbole kombëtare appeared first on INSAJDERI. |
| Pamje nga shpërthimi që la të vdekur 10 persona në Rusi [video] Posted: 03 Apr 2017 05:52 AM PDT Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e metrosë në Shën Petersburg të Rusisë duke lënë të paktën 10 të vrarë. Siç raporton Reuters, ka pasur shpërthime në dy stacione metrosh. Sipas mediave ruse tri stacione janë mbyllur.
The post Pamje nga shpërthimi që la të vdekur 10 persona në Rusi [video] appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |













