INSAJDERI: “Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual që beson në islam” plus 19 more |
- Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual që beson në islam
- Dyshime se Putin po shfrytëzon burrin e ish-gruas së tij për shpëlarje parash
- Ideja e Thaçit për dialog të brendshëm, vështirë e realizueshme
- Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri
- Nisma propozon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë
- Lojtarët më të shpejtë të Barcelonës
- Serbia e painformuar që Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe
- Shkarkimet e ujërave të zeza ndotin ujin në Durrës
- Kosovari arrestohet nga policia gjermane për vjedhje të një xhaketë 70 eurosh
- Melanie Griffith tregon pse u nda nga Banderas
- Rusia kundërshton rezulutën për sulmin e dyshuar kimik në Siri
- Vulin-Thaçit: Nëse Serbia ka kryer gjenocid, Gjykata Speciale nuk do të ishte kundër UÇK-së
- Një muaj paraburgim për shtetasin turk që kontrabandoi njerëz në Kosovë
- Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s
- Ndihma gjysmë milionëshe që dyshohet se u shfrytëzua për të financuar krimin
- Kështu mund të shkarkoni Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës
- Xhaka më i shtrenjti në kombëtaren zvicerane
- Në botë ka më shumë se 60 mijë lloje të pemëve
- Stoltenberg -Vuçiqit: Jeni personi i duhur për president
- Hoxha paralajmëron rezultatet e autopsisë për Makollin
Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual që beson në islam Posted: 05 Apr 2017 10:18 AM PDT Sipas të gjitha religjioneve, edhe tek ai islam ekziston ideja se nuk mund të jesh edhe homoseksual dhe besimtar në fe, në të njëjtën kohë. "Është e rëndësishme të tregohet se ekzistojnë pikëpamje të cilat janë të pajtueshme, të jesh i pazakontë dhe mysliman në të njëjtën kohë," tha ajo për projektin e saj "Being Queer. Feeling Muslim", ku ajo pasqyron luftën e seksualitetit në fe. Këto janë tri rrëfimet e muslimanëve homoskseual: Sara, Nju Jork Ludoviç, Paris "Në vitin 2012, pas shumë përpjekjeve për të gjetur një hoxhë të vetëm në Francë i cili ishte i gatshëm për të varrosur një mysliman transeksual, kam themeluar një xhami në Paris e cila është e hapur për të gjithë. Reagimet ishin mjaft të forta. Të jesh mysliman, arab dhe homoseksual dhe një anëtar i disa grupeve minoritare, mua mi hapë sytë. Minoritetet janë duke u diskriminuar veçanërisht në kohën e krizës ekonomike. Ne duhet të dimë më shumë për Islamin dhe ne duhet të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, në mënyrë që të luftojmë homofiobinë." Joey, Los Angeles "Unë kam qenë një ateist mjaft i fortë dhe pas një kohe kam hasur në një novelë të Michael Muhammed Knight, 'The Taqwacores' ku bëhet fjalë për një lëvizje myslimane imagjinare punk, e cila njëfarë mënyre u bë realitet pasi u botua. Unë e kam blerë librin dhe leximi i saj vetëm për disa ditë më hapi sytë shumë në lidhje me këtë religjion. Në një mënyrë, në mendimet e mia isha shumë ortodoks, kur bashkoja komunitetin LGBT dhe Islamin. Sepse në shikim të parë, pamja duket e errët kur shikon në librin e shenjtë Kur'anit dhe hadithet. Por pastaj mund të lexosh burime tjera, vargje nga Kur'ani dhe hadithe, e cila qartëson se puna qëndron tërësisht në mënyrën se si vendos ta interpretosh atë." Marrë nga dazeddigital.com, përtkheu Insajderi.com The post Rrëfime nga besimtarët: Si është të jesh homoseksual që beson në islam appeared first on INSAJDERI. |
Dyshime se Putin po shfrytëzon burrin e ish-gruas së tij për shpëlarje parash Posted: 05 Apr 2017 09:55 AM PDT Kur Lyudmila Putin, 59, u divorcua me presidentin rus Vladimir Putin dhe u martua me drejtorin e një organizatë jo-fitimprurëse ruse, ajo mund të ketë pritur që ditët e saj luksoze kanë përfunduar. Gazetarët nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë zbuluar se, së bashku me burrin e saj të ri, ish-zonja Putin zotëron një mini-pallat në afërsi të qytetit francez turistik Biarritz, që mund të jetë me vlerë deri në 7 milion eurosh. Ky është i njëjti rajon bregdetar ku një anëtare tjetër e familjes ka pjesën e saj – Katerina Tikhonova, e cila është raportuar gjerësisht të jetë vajza e presidentit. Sipas të dhënave të komunës, kjo vilë luksoze – e cila tani është në një proces renovimi masiv – formalisht i takon Artur Ocheretny, burrit të ri të Lyudmila. Nuk ka asgjë në të kaluarën e Ocheretny, që dëshmon se si mund të ketë zotëruar një objekt të tillë. Për më tepër, të ardhurat dhe asetet deklarative të Lyudmila të dorëzuara gjatë martesës së saj me Presidentin Putin tregojnë shuma relativisht modeste. Kjo është arsyeja pse prona e blerë papriturnga Artur, ngritë pyetje në lidhje me pasurinë e pazbuluar të familjes së parë të Rusisë. Blerja e vilës luksoze ndodhi pikërisht rreth të njëjtës kohë kur ai u martua me ish-gruan e presidentit Putin. Kjo është arsyeja pse janë ngritur pyetje rreth kësaj çështje. Deri në mesin e vitit 2013, ajo ishte e martuar me Presidentin Putin, dhe Lyudmila ishte e detyruar sipas ligjit rus, të deklarojë pasurinë dhe të ardhurat e saj. Por ajo kurrë nuk ka deklaruar një shumë të madhe. Sipas deklarimit të të ardhurave të saj, gjatë gjithë vitit 2012 ajo fitoi vetëm 121.000 rubla (3 mijë e 800 dollarë), një vit para se vila është blerë. Në vitin 2011, ajo deklaroi 424,000 rubla (14 mijë dollarë), dhe në vitin 2009 ajo ka deklaruar vetëm 582 rubla (18 dollarë). Në deklaratën e vitit 2010 – një vit parazgjedhor gjatë së cilës kërkesat e raportimit ishin më të rrepta – kursimet e saj treguan 8 milion rubla (270 mijë dollarë). Pronat e deklaruara të familjes Putin ishin dy apartamente, një pjesë e tokës, një garazhë, dhe tre vetura – të cilat mbetën më burrin e saj pas divorcit të tyre. Nëse deklaratat e ish zonjës se Putinit janë të sakta, paratë për vilë franceze duhet të kenë ardhur nga burri saj i ri. Mirëpo, Artur Ocheretny vështirë mund të quhet një biznesmen i suksesshëm. Sipas "Spark-Interfax", një bazë e të dhënave publike, Ocheretny ka qenë i regjistruar si pronar i tri kompanive, të gjitha të shuara tani. Duke gjykuar nga të dhënat e disponueshme publikisht, asnjëri nga bizneset arriti sukses. Kësisoj mbetet e paqartë sesi Ocheretny bleu vilën në Francë. Mediat në Rusi nuk kanë raportuar për këtë gjë. As Putin nuk ka folur për këtë çështje e as ish-gruaja e tij. The post Dyshime se Putin po shfrytëzon burrin e ish-gruas së tij për shpëlarje parash appeared first on INSAJDERI. |
Ideja e Thaçit për dialog të brendshëm, vështirë e realizueshme Posted: 05 Apr 2017 09:40 AM PDT Dialogu i brendshëm politik i paralajmëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për zgjidhjen e çështjeve, për të cilat nuk ka pajtueshmëri ndërmjet faktorëve politikë në vend, shihet me rezerva nga njohësit e zhvillimeve politike në vend, shqiptarë dhe serbë. Përkushtimin për dialog, në nivele të ndryshme, presidenti Thaçi e ka paralajmëruar që nga fillimi i mandatit të tij, thekson Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se presidenti do të jetë adresa në të cilën mund të kërkohet dialogu, si dhe ai do të jetë protagonist për të ndërmjetësuar ndërmjet palëve, për promovimin e dialogut si mjet për zgjidhjen e problemeve që i ka vendi. Mbi këtë frymë, sipas tij, pritet të zgjidhet edhe çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, të cilin transformim e kundërshtojnë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës në institucionet e vendit. "Prandaj është i nevojshëm dialogu gjithmonë dhe sigurisht që si rezultat i këtij dialogu do të gjenden gjithmonë zgjidhjet, që ndoshta nuk janë gjithmonë, qind për qind, të kënaqshme për njërën palë apo për palën tjetër. Por, e mira është që me anë të dialogut të gjenden zgjidhjet dhe jo me format tjera, jo me imponim të zgjidhjeve, të ideve, por, me anë të një dialogu në mes të disa palëve, duke marrë parasysh interesat, shqetësimet e secilës palë dhe duke gjetur një zgjidhje që është më e pranueshmja për të gjitha palët". Politologu Belul Beqaj, profesor i shkencave politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për dialog të brendshëm është e natyrshme dhe e qëndrueshme, por, sipas tij, kjo kërkesë nuk mund të vihet në praktikë, përderisa, siç thotë ai, "presidenti Thaçi ka kontribuar më së shumti në ndasitë e krijuara në skenën politike dhe shoqërore". "Situata është shumë më komplekse sesa që mendojmë ne. Kur flasim për dialogun e brendshëm, unë kryesisht po mendoj për subjektet politike shqiptare brenda Kosovës. Brenda Kosovës janë edhe pakicat, posaçërisht komuniteti serb. Por, komuniteti serb ka kohë që ka dalë jashtë mendimit dhe ndikimit të brendshëm. Ata janë drejtpërdrejtë pjesë e dialogimit të jashtëm, pra, dialogimit me Serbinë. Personi i cili nuk ka arritur t'i bëjë unik shqiptarët brenda Kosovës, nuk ka gjasë teorike që ta bëjë një unitet dhe dialogim edhe me serbët, të cilët janë instrumente të Beogradit". Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, duhet t'i qasen këtij dialogu të brendshëm. Por, sipas tij, lidhur me çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, vështirë se do të gjendet gjuhë e përbashkët për një zgjidhje. "Mendoj se këtu do të jetë shumë vështirë që të gjendet zgjidhja, ndonëse unë mendoj që serbët duhet të marrin pjesë aktivisht në gjithë këtë rrëfim. Por, ne tash kemi edhe disa sinjale nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët në njëfarë mënyre janë kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. Serbët do ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë situatë dhe të veprojnë. Në qoftë se Prishtina zyrtare nuk e gjen mënyrën, që kërkesën për transformimin e FSK-së ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, atëherë mendoj se nuk do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje", tha Nojkiq. Presidenti Thaçi ka porositur se institucionet e Kosovës "kanë në dispozicion kohën e mjaftueshme që bashkërisht të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese". Hapat në vijim, sipas tij, do të përfshijnë bisedimet me serbët e Kosovës, që edhe ata të jenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe themelimit të Forcave të Armatosura./REL
The post Ideja e Thaçit për dialog të brendshëm, vështirë e realizueshme appeared first on INSAJDERI. |
Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri Posted: 05 Apr 2017 09:31 AM PDT Në prag të sezonit të ri turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit në 2016 ujërat larës bregdetarë rezultojnë të jenë shumë të pastër me përjashtim të 3 pikave të cilat kanë qene problematike ndër vite. Bëhet fjalë për kanalin e Çukës, shkollën e Marinës dhe kompleksin Giardino. Nëse jeni duke menduar për t'i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra. Plazhet e Velipojës, Shëngjinit, Orikumit, Dhërmiut dhe Himarës rezultojnë që edhe këtë vit të jenë ndër plazhet me cilësinë e ujit më të mirë larës në të gjithë vendin. Sipas raportit të monitorimit të plazheve nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ku janë monitoruar 98 plazhe, rezulton se ka një përmirësim të cilësisë së ujërave krahasuar me 1 vit më parë ndërsa këtë vit pritet të shtohen edhe më shumë pika monitorimi. Ashtu sikundër edhe një vit më parë sërish në plazhet tona kemi cilësi shumë të keqe të ujërave në po të njëjtat pika të monitorimit si ato të Kanalit të Çukës në Sarandë, shkolla e Marinës në bregdetin e Vlorës si dhe Kompleksi Giaardino në bregdetin Durrës Kavajë. Sipas Agjencisë cilësia e dobët e këtyre ujërave vjen si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza. Me cilësi të mirë të ujërave larës rezultojnë plazhet: plazhi i vjetër, kampi i pionierëve, plazhi i ri në Vlorë, Radhimë, Hotel Grand, Restorant Freskia, Kompleksi Orikum dhe Bar -Restorant Aleksandër.(Gazeta-Shqip)
The post Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri appeared first on INSAJDERI. |
Nisma propozon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Posted: 05 Apr 2017 09:16 AM PDT Nisma për Kosovën ka thënë të mërkurën se ka ardhur koha për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, meqë sipas kësaj partie opozitare, të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale. “Si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike. Kjo qeveri nuk arriti të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Kemi një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar “, thuhet në një komunikatë për media të Nismës. “Përfundimisht ka ardhur koha që të nisim iniciativën parlamentare për mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, ” thuhet tutje në këtë komunikatë. “E tërë kjo klimë më së miri po shpërfaqet tash e sa kohë në parlament, ku ky koalicion qeverisës edhe me afro 90 deputetë të cilët i ka, që disa herë nuk arrin që të ketë kuorum as për votimin e ligjeve të qeverisë së tyre, e po ashtu kemi edhe shumë nga deputetët e këtij koalicioni që edhe janë deklaruar kundër vazhdimit të këtij koalicioni qeverisës.” The post Nisma propozon mocion mosbesimi ndaj Qeverisë appeared first on INSAJDERI. |
Lojtarët më të shpejtë të Barcelonës Posted: 05 Apr 2017 09:01 AM PDT Neymar Jr është futbollisti që kap shpejtësinë maksimale më të lartë gjatë këtij sezoni te Barcelona. Braziliani arriti 34.83 km për orë kundër Sporting de Gijon, një shifër që nuk u kap dot nga asnjë prej shokëve të ekipit. Aftësia e tij për të shpërthyer është një nga virtytet e tij të mëdha. Stili i tij i lojës bazohet te një miks perfekt midis shpejtësisë dhe aftësisë, gjë që e ka kthyer në një prej lojtarëve më të vështirë në botë për t'u mbrojtur. Lojtari që iu afrua më shumë Neymar ishte një befasi për të gjithë. Mathieu ka arritur të kapë shifrën 34.25 km/orë ndaj Deportivo-s. Francezi ka mundur Aleix Vidal, Mascherano dhe Jordi Alba, i cili është në vend të pestë. Ekipi spanjoll ka në përbërje disa prej lojtarëve më të shpejtë. Lojtari më i ngadaltë i Barça është pikërisht kroati Rakitic. Shpejtësia maksimale e tij ka qenë 30.66 km / orë. Është një konstante për sa i përket mesfushorëve qendrorë. Në shifra të përafërta lëvizin edhe Iniesta, Rafina dhe Arda Turan. Përjashtimin e bën Busquets, i cili arrin 33.64 km/orë, megjithëse mesatarja e tij zbret në 28, njofton telesport. Suarez dhe Messi nuk bien në sy si më të mirët. Leo ka vrapuar poshtë 30 km / orë dhe shifra e tij më e keqe ka qenë në ndeshjen ndaj Alaves, ku me zor kaloi 25 km/orë. The post Lojtarët më të shpejtë të Barcelonës appeared first on INSAJDERI. |
Serbia e painformuar që Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe Posted: 05 Apr 2017 08:41 AM PDT Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk ka asnjë informacion që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq është përsëri në krye të Listës Serbe. Vulin ka shtuar, se deputetët e Lëvizjes socialiste janë gjithmonë të mbështetur nga Qeveria e Serbisë. I pyetur nëse Aleksandër Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe ai tha, se nuk ka informacion për këtë lajm, por si do të jetë do e mbështesin fuqishëm atë. Drejtori i zyrës për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë, Miradi Mavriq ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Beta se sot i janë transferuar përgjegjësit e Slavko Simiq kryetarit të më hershëm Aleksandër Jabllanoviq. Kujtojmë, se Jabllanoviq më parë ishte Ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Ai u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa në shkurt të 2015 pas deklaratës fyese ndaj nënave të Gjakovës, që i quajti "egërsira".(lajmi.net)
The post Serbia e painformuar që Jabllanoviq është në krye të Listës Serbe appeared first on INSAJDERI. |
Shkarkimet e ujërave të zeza ndotin ujin në Durrës Posted: 05 Apr 2017 08:34 AM PDT
Një ndotje masive e ujërave të basenit portual është konstatuar ditën e sotme nga peshkatarët e Durrësit. Ata kanë njoftuar autoritetet e Mjedisit portual për situatën e krijuar nga një derdhje e dyshimtë e ujërave të zeza në kalatën lindore të portit, ku ndodhet dhe kalata e peshkimit. Menjëherë inspektorë të Mjedisit dhe Shëndetit Publik kanë nisur hetimet për të zbuluar burimin e kësaj ndotjeje me qëllim marrjen e masave ndaj personave përgjegjës. Paraprakisht dyshohet se ndotja është rezultat i shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza nga gropat septike të hotelerisë në plazh, njofton Top Channel. Ndërkohë po bashkëpunohet edhe me Ujësjellës Kanalizimet për verifikimin e burimit të kësaj ndotjeje, por inxhinierët e ujësjellësit mohojnë mundësinë e derdhjes së ujërave të zeza nga qyteti në ujërat portuale. The post Shkarkimet e ujërave të zeza ndotin ujin në Durrës appeared first on INSAJDERI. |
Kosovari arrestohet nga policia gjermane për vjedhje të një xhaketë 70 eurosh Posted: 05 Apr 2017 08:23 AM PDT Të martën në mbrëmje, policët në Shtutgart e kanë arrestuar një 20 vjeçar nga Kosova i cili është kapur mat duke vjedhur një xhaketë në vlerë prej 70 eurove në një dyqan në Königstraße. Ngjarja ka bërë bujë në mediat lokale të Shtutgartit për shkak të mënyrës sesi është kapur ky 20 vjeçar. "I dyshuari është ulur së bashku me shokun e tij, në orën 19:35 dhe teksa shoku i tij interesohej për një bluzë, ai heq nga kukulla xhaketën duke ia hequr edhe çmimin dhe e ka veshur atë duke dalë nga dyqani. Por punëtorët e dyqanit e kanë hetuar dhe e kanë ndalur personin", thuhet në komunikatën e policisë rajonale të Shtugartit. Punëtorët më pas e kanë mbajtur të dyshuarin mbyllur në dyqan për më shumë se një orë derisa ka ardhur Policia. "Ai fillimisht ka rezistuar duke u treguar edhe i dhunshëm me punëtorët por më pas është qetësuar me të marrë vesh se Policia është duke ardhur", tha një punëtore e dyqanit, raportojnë mediat lokale në Shtutgart. I dyshuari është liruar nga Policia pasi është kryer procesi i intervistimit./Insajderi.com
The post Kosovari arrestohet nga policia gjermane për vjedhje të një xhaketë 70 eurosh appeared first on INSAJDERI. |
Melanie Griffith tregon pse u nda nga Banderas Posted: 05 Apr 2017 08:14 AM PDT Ajo është martuar dy herë me Don Johnson, e lidhur me Steven Bauer, dhe e divorcuar nga bashkëshorti i tretë i saj, Antonio Banderas. Dhe Melanie Griffith rrëfen se martesat e saj të dështuara e kanë bërë të jetë "e rezervuar' përballë meshkujve në një intervistë për revistën "Porter". Aktorja 59-vjeçar ka folur mbi fundin e dashurisë më të madhe të jetës së saj në një intervistë të re, duke pranuar se kishte "ngecur" në romancën e saj me Antonio, me të cilin ka një vajzë, Stella. "Pjesë e arsyes pse martesa ime mori fund është sepse… personalisht ngeca dhe nuk dua që kjo të ndodh sërish, dua të shijoj jetën, dua të bëj çfarë unë dua. Tani jam e turpshme me meshkujt, shumë e rezervuar. Nuk kam dalë me askënd në këto dy vite pas divorcit", ka rrëfyer Melanie. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar shoqen e saj më të mirë, Kris Jenner të përpiqet ta ndihmojë. The post Melanie Griffith tregon pse u nda nga Banderas appeared first on INSAJDERI. |
Rusia kundërshton rezulutën për sulmin e dyshuar kimik në Siri Posted: 05 Apr 2017 08:11 AM PDT Ministria e Jashtme e Rusisë ka kundërshton draft-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKV-së, që dënon sulmin e dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona. Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova ka thënë se rezoluta, e cila është hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca është "kategorikisht e papranueshme" dhe se pa dyshim është hartuar me nxitim. Këshilli i Sigurimit është paraparë që të mbajë një mbledhje urgjente, për të diskutuar sulmin e dyshuar kimik. "Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është anti-siriane dhe mund të çojë në përshkallëzim të situatës në Siri dhe në rajon", ka thënë Zakharova, njofton rel. Nga sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhoun që kontrollohet nga rebelët, kanë vdekur të paktën 72 persona.
The post Rusia kundërshton rezulutën për sulmin e dyshuar kimik në Siri appeared first on INSAJDERI. |
Vulin-Thaçit: Nëse Serbia ka kryer gjenocid, Gjykata Speciale nuk do të ishte kundër UÇK-së Posted: 05 Apr 2017 07:57 AM PDT Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin i është përgjigjur deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi mbi mundësinë që Prishtina zyrtare të paditë Serbinë për gjenocid duke thënë se kjo është vetëm një tentativë e radhës e Thaçit për të sulmuar serbët. Por Vulin nuk është ndalur vetëm në këtë pikë. "Para se gjithash, Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë. Arsyeja është e thjeshtë. Nëse Serbia do të kishte kryer gjenocid atëherë Gjykata Speciale ndërkombëtare nuk do të formohej për krimet e UÇK-së por për ne. Thaçi me këto pohime po dëshiron ta mohoj këtë gjykatë që vet e ka votuar", ka thënë Vulin. Ai ka thënë gjithashtu se Thaçi duhet ta ketë parasysh, se padi mes dy shteteve mund të bëjnë vetëm dy shtete, duke ia përmendur Rezolutën 1244./Insajderi.com The post Vulin-Thaçit: Nëse Serbia ka kryer gjenocid, Gjykata Speciale nuk do të ishte kundër UÇK-së appeared first on INSAJDERI. |
Një muaj paraburgim për shtetasin turk që kontrabandoi njerëz në Kosovë Posted: 05 Apr 2017 07:38 AM PDT Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit T.B. shtetas i Republikës së Turqisë. I pandehuri dyshohet se më 3 prill 2017, në pikën kufitare në Han të Elezit duke drejtuar automjetin – kamionin, në rimorkion e tij pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, janë gjetur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Afganistanit të cilët ishin vendosur në kamion nga qyteti i Stambollit ku kishin qenë si refugjat. " Me këto veprime i pandehuri T.B. dyshohet se ka kryer veprën penale "Kontrabandimi me migrant" nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 3 prill 2017 dhe do të zgjas deri më 2 maj 2017", thuhet në komunikatën për media. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
The post Një muaj paraburgim për shtetasin turk që kontrabandoi njerëz në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s Posted: 05 Apr 2017 07:24 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka thënë se Kosova së shpejt do ta ketë Ushtrinë e saj e cila do të bëhet edhe pjesë e NATO-s. Thaçi këto komente i ka bërë në ceremoninë e organizuar për 18 vjetorin e masakrës së Rezallës. "Tani, shtetin po e forcojmë, kemi njohje të reja, do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera ndërkombëtare, do ta kemi shumë shpejtë në të ardhmen e afërt edhe Ushtrinë e Kosovës, do ta kemi edhe pjesë të NATO-s, do ta ruajmë edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë Thaçi. Më tutje Thaçi në përkujtimin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës, kryetari i Kosovës ka thënë se shteti, shoqëria kosovare dhe gjithë kombi shqiptar nderon dhe respekton martirët e lirisë të Rezallës dhe gjithë Kosovës, që dhanë jetën e tyre për liri, për pavarësi. Thaçi kishte dorëzuar iniciativën e tij për krijimin e ushtrisë kryetarit të kuvendit, Kadri Veselit, javë më parë duke shmangur ndryshimet kushtetuese. Lidhur me këtë mënyrë të krijimit të Ushtrisë së Kosovës NATO, ShBA-të dhe aleat të tjerë të Kosovës u deklaruan haptazi se janë kundër krijimit të ushtrisë në këtë mënyrë. Thaçi ditë më parë ka thënë se Kosova së bashku me aleatët e saj po bënë përpjekjet e fundit të saj për të bindur Listën Serbe që të votoj pro transformimin e FSK-së në ushtri./Insajderi.com The post Thaçi: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s appeared first on INSAJDERI. |
Ndihma gjysmë milionëshe që dyshohet se u shfrytëzua për të financuar krimin Posted: 05 Apr 2017 07:20 AM PDT Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, mund të përballet me drejtësinë në Zvicër lidhur me keqpërdorimin e një pensioni afër gjysmë milioni frangash, para të cilat dyshohet t'i ketë shfrytëzuar për të financuar një grup kriminal në Kosovë. Syla kishte përfituar rreth 480 mijë franga zvicerane në formë ndihme sociale për shkak se konsiderohej si person me aftësi të kufizuara mendore, në kohën kur në Kosovë ai kishte mbajtur edhe pozita të larta politike, siç është ajo e deputetit. Në vitin 2012, prokuroria zvicerane i kishte thënë autoriteteve kosovare se e konsideron si të çuditshme që një person me një prapavijë politike të profilit të lartë dhe një histori të heroit të luftës, njihej në Zvicër si një person me 'aftësi të kufizuar mendore'. Insajderi ka raportuar gjatë vitit 2016 – duke u bazuar në pretendime të prokurorisë së Kosovës – se paratë të cilat Syla dyshohet t'i ketë përfituar jashtëligjshëm në Zvicër i ka përdorur për të financuar një grup kriminal në Kosovë. Në mars të vitit të kaluar, Insajderi raportoi se Prokuroria ka mbledhur prova të mjaftueshme për ta çuar në burg Sylën duke u bazuar në pretendimet e dy dëshmitarëve, njëri prej të cilëve është Nazim Bllaca. Në të kaluarën, Bllaca ka qenë anëtar afatgjatë i grupit dhe i ka njohur në tersi anëtarët e grupit të Sylës si dhe aktivitetet e biznesit, para se të bëhej dëshmitar bashkëpunues i Prokurorisë. Ai dyshohet se është tentuar të vritet nga bashkëpunëtorë të afërt të Azem Sylës. Për kokën e Bllacës, 100 mijë euro i ishin dhënë Hysri Ramës nga ana e Fahredin Gashit. "Kur Nazim Bllaca ka hyrë në konflikt me anëtarët tjerë të grupit, përkatësisht me Fahredin Gashin, grupi ka angazhuar Hysri Ramën për ta vrarë duke i ofruar 100 mijë euro për kryerjen e vrasjes", thotë Prokuroria. "Dëshmitari u detyrua të largohet dy vjet nga vendi dhe u kthye pas më shumë se dy vjetësh, kur filloi bashkëpunimin e tij me Prokurorinë Speciale", ka sqaruar prokuroria lidhur me këtë rast. Emri i ish-deputetit të PDK-së, përmendet edhe në planin për të vrarë deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj. Emri i Sylës ishte përmendur në një aktgjykim ku ka qenë i përfshirë Bllaca, të njohur si rasti Bllaca 2. Aty flitet për Azem Sylën, ndonëse nuk ishte i akuzuar. Dy faqe të plota të aktgjykimit flasin për rolin e tij si udhëheqës i grupit. Thuhet se Syla urdhëroi vrasjen e Adem Salihajt. Në këtë aktgjykim theksohet se Azem Syla, nuk ka qenë i pandehur në këtë rast dhe nuk ka pasur akuza të krimit të organizuar kundër secilit të pandehur, megjithatë, trupi gjykues gjeti se provat në lidhje me këto pika janë mjaftë tronditëse. "Gjykata ka gjetur të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se arma, (me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi v.j.) i është dhënë Fahredin Gashit nga një person në makinë, ku ndodhej Azem Syla", thotë ai. Në këtë aktgjykim të citur nga prokurori thuhet se Gjykata ka gjetur të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se urdhri për ta vrarë Adem Salihajn ka ardhur nga Azem Syla./Insajderi.com The post Ndihma gjysmë milionëshe që dyshohet se u shfrytëzua për të financuar krimin appeared first on INSAJDERI. |
Kështu mund të shkarkoni Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës Posted: 05 Apr 2017 07:19 AM PDT Metoda e parë zytare për të shkarkuar Përditësimin e shumëpritur të Krijuesve të Windows 10-ës përtej programit Windows Insider fillon ditën e sotme. Pikërisht sot të gjitha ata që kanë të instaluar Përvjetorit me numër 1607 mund të shkarkojnë "Windows 10 Update Assistant" dhe të kalojnë në versionin më të fundit të Windows 10-ës. "Update Assistant" është shumë i lehtë në përdorim. Shkarkoni skedarin .EXE nga Microsoft dhe me një dopjoklik instalojeni. Nëse përditësimi është i disponueshëm, ky aplikacion do të ju drejtojë në hapat në vijim. Sipas Microsoft ky opsion është për përdoruesit e avancuar. Në të vërtetë nuk është një proces aspak i vështirë ose përndryshe prisni datën 11 Prill kur përditësimi ofrohet përmes Windows Update. Një tjetër opsion ngelet shkarkimi i ISO-ve të Windows 10-ës më 11 Prill përmes Media Creation Tool. The post Kështu mund të shkarkoni Përditësimin e Krijuesve të Windows 10-ës appeared first on INSAJDERI. |
Xhaka më i shtrenjti në kombëtaren zvicerane Posted: 05 Apr 2017 06:56 AM PDT Kombëtarja e Zvicrës, ka mjaftë lojtar të talentuar por në dhjetëshen e tyre si futbollistët e tyre më të shtrenjtë është, kosovari dhe lojtari i Arsenalit, Granit Xhaka. Duke shikuar vlerën e tyre sipas "Transfermarkt.ch", në vendin e parë është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i vlefshëm 38 milionë franga zvicerane, kurse në vendin e katërt është Xherdan Shaqiri, i cili kushton 16 milionë. Xhaka kaloi nga Borussia Moenchengladbach në Arsenal për rreth 45 milionë euro, kurse Shaqiri nga Interi në Stoke për 17 milionë euro, përcjellë albinfo.ch. Në vendin e dytë është Breel Emoboli i Schalkes me 21 milionë, ndërsa Ricardo Rodriguez i treti me 18 milionë. Në këtë listë mungon Valon Behrami.
1.Granit Xhaka: 38 milionë 2.Breel Embolo: 21 milionë 3.Ricardo Rodriguez: 18 milionë 4.Xherdan Shaqiri: 16 milionë 5.Yann Sommer: 9,6 milionë 6.Roman Brki: 8 milionë 7.Silvan Ëidmer: 8 milionë 8.Nico Elvedi: 7,5 milionë 9.Remo Freuler: 5,8 milionë 10.Eren Derdiyok: 5,8 milionë The post Xhaka më i shtrenjti në kombëtaren zvicerane appeared first on INSAJDERI. |
Në botë ka më shumë se 60 mijë lloje të pemëve Posted: 05 Apr 2017 06:49 AM PDT Të dhënat e mbi 500 organizatave të cilat veprojnë brenda Unionit për mbrojtjen e kopshteve botanike, flasin se në botë aktualisht ka 60.065 lloje të pemëve. Studimi flet se nga shtetet me numrin më të madh të pemëve, kryeson Brazili, me gjithsej 8.715 lloje. Numri më i vogël i pemëve, duke përjashtuar zonat polare ku rritja e pemëve nuk është e mundur, është regjistruar në Amerikën e Veriut, që ndodhet në afërsi të Polit të Veriut. Studimi i zbatuar ka ardhur në përfundim se 300 lloje kanë nga më pak se 50 trungje, që vë në rrezik ekzistencial këto lloje. Pema e llojit "Karomia gigas" e cila rritet në Tanzani është pranë zhdukjes së plotë, meqë disa muaj më parë ishin regjistruar vetëm gjashtë pemë. Rezultatet e studimit janë publikuar në magazinën “Journal of Sustainable Forestry”, dhe të njëjtat do të duhet të shërbejnë si vegël për identifikimin e llojeve të rrezikuara, në mënyrë që ato të mbrohen para se të zhduken tërësisht. The post Në botë ka më shumë se 60 mijë lloje të pemëve appeared first on INSAJDERI. |
Stoltenberg -Vuçiqit: Jeni personi i duhur për president Posted: 05 Apr 2017 06:45 AM PDT Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka uruar kryeministrin Aleksandar Vuçiq për zgjedhjen e tij president të Serbisë, duke shtuar se Vuçiq është personi i duhur për këtë rol në një kohë të vështirë për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimor. "Funksioni që do të bartni ka ndikim të rëndësishëm politik dhe autoritet moral. Ju jeni padyshim personi i duhur për këtë rol të rëndësishëm në kohë të vështirë për Serbinë dhe për Ballkanin Perëndimorë ka thënë Stoltenberg, raporton B92. Stoltenberg theksoi se në vitet e fundit, në sajë të udhëheqjes së Vuçiqit, partneriteti me NATO-n dhe Serbia është përmirësuar dukshëm dhe ka ftuar atë për vizitë në selinë eNATO-s. “Unë nuk dyshoj se ju do të vazhdoni të punoni në drejtimin e bashkëpunimit më të ngushtë me Aleancën e NATO-s për përfitim reciprok. Do të jetë nder i madh dhe kënaqësi për të ju ftuar ta vizitoni selinë e NATO-s", thuhet në mesazh urimin e Stoltenberg. /Insajderi.com The post Stoltenberg -Vuçiqit: Jeni personi i duhur për president appeared first on INSAJDERI. |
Hoxha paralajmëron rezultatet e autopsisë për Makollin Posted: 05 Apr 2017 06:41 AM PDT Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të dalin rezultatet e autopsisë për vdekjen e Naser Makollit. Ajo tha se autopsia ka përfunduar dhe se shumë shpejt do të dilet me raport zyrtar, nga i cili do të mësohet për shkaqet që dërguan në vdekjen e tij, raporton EO. "Rasti Makolli, prokuroria është duke u zhvilluar hetimet. Hetimet janë duke vazhduar dhe besoj që më kohë do të informoheni për gjendjen. Autopsia është përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin ", ka thënë Hoxhaj. Sipas raportëve mjekësore Makolli ka vdekur pas problemeve shëndetësore që kishte qysh prej kohës sa ishte arrestuar. Ndërkaq sipas KMDLNj-së Makolli asnjëherë nuk është ankuar për gjendjen shëndetësore. Naser Makolli ka vdekur me 3 prill në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Makolli, ishte dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli, po mbahej në paraburgim si i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Sopijë e Suharekës./Insajderi.com The post Hoxha paralajmëron rezultatet e autopsisë për Makollin appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |