INSAJDERI: ““Nxirrini jashtë” – fjalia që mund ti kushtojë Donald Trumpit” plus 19 more |
- “Nxirrini jashtë” – fjalia që mund ti kushtojë Donald Trumpit
- Bahtiri kërkon që eshtrat e ish-kryeministrit të Shqipërisë të kthehen nga Stambolli në Mitrovicë
- Haradinaj për AFP: Jam viktimë e një persekutimi politik
- Ky është tregtari shqiptar që u ekzekutua në Greqi
- Hadërgjonaj shënon golin më të mirë të javës në Bundesligë
- Temperaturat deri në 22 gradë, ngrohja qendrore nuk ndalet deri më 15 prill
- Besa mposhtet në shtëpi nga Trepça
- Flyn ndryshon deklarimin e pasurisë; përfshin pagesat ruse
- 5 sjellje të mira që çdo fëmijë duhet të mësojë
- Gabimi qesharak i Donnarummas i kushton Milanit [video]
- Dyfishohet numri i votuesve serbë nga Kosova
- Policia në Moskë arreston 29 protestues
- Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Loja me ushtrinë iu kthye në bumerang Thaçit
- 6 yje që ju përfundon kontrata në verë
- Shpërndarësi i gazetave në Gjermani e vret klientin pasi ishte ankuar
- Në Gjermani të paguajnë për të konsumuar energjinë
- Sekuestrohen mbi 350 kg kanabis në Dibër
- Dalja e serbëve në zgjedhje, më e ulët se në vitin 2012
- Ka vdekur poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko
- Në Austri çdo ditë kërkojnë azil 72 refugjatë
| “Nxirrini jashtë” – fjalia që mund ti kushtojë Donald Trumpit Posted: 02 Apr 2017 10:33 AM PDT Procesi gjyqësor kundër Donald Trumpit për nxitje dhune kundër protestuesve do të vazhdojë, pasi një gjykatës federal doli me vendimin se argumenti i zotit Trump për të drejtën e lirisë së fjalës nuk qëndron në këtë rast. Gjykatësi federal David Hale në Luisville të Kentakut mundëson hapjen e procesit gjyqësor pas padisë së tre protestuesve ndaj zotit Trump, fushatës së tij presidenciale dhe tre përkrahësve të tij. Akuzuesit thonë se u bënë objekt dhune fizike nga përkrahësit e zotit Trump, në një tubim në mars 2016 në Luisville, pasi zoti Trump kishte nxitur turmën me fjalët "Nxirrini jashtë". Avokatët e zotit Trump kanë ngritur argumentin se komentet e tij mbrohen nën amendamentin për lirinë e fjalës dhe se ish-kandidati presidencial nuk po i nxiste përkrahësit të përdornin forcë, por gjykatësi tha se komentet e zotit Trump ishin një udhëzim i qartë për protestuesit. The post "Nxirrini jashtë" – fjalia që mund ti kushtojë Donald Trumpit appeared first on INSAJDERI. |
| Bahtiri kërkon që eshtrat e ish-kryeministrit të Shqipërisë të kthehen nga Stambolli në Mitrovicë Posted: 02 Apr 2017 09:51 AM PDT Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka nisur punën për riatdhesimin e eshtrave të atdhetarit e intelektualit nga Mitrovica, Rexhep Mitrovica, të cilët aktualisht pushojnë në varrezat e Stambollit. Bahtiri u ka dërguar letër ditë më parë presidentit Hashim Thaçit, ministrit të Kulturës Kujtim Shala dhe ambasadës së Turqisë në Prishtinë, me qëllim që të ndihmojnë në këtë drejtim. Në letrën dërguar në adresat e lartpërmendura, kryetari Bahtiri ka shkruar se Komuna e Mitrovicës, synon që me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të ish kryeministrit të Shqipërisë, Rexhep Mitrovica (1887-1967), të kthejë eshtrat e tij nga Stambolli në vendlindjen e tij Mitrovicë, për rivarrim. "Kërkojmë nga ju që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe të kontribuoni tek autoritetet e Republikës së Turqisë, që të bëjnë të mundur realizimin e kërkesës së Komunës së Mitrovicës për t'i kthyer eshtrat e këtij patrioti në vendlindje", thuhet tutje në letër. Përveç tjerash, me këtë letër kryetari Bahtiri kërkon këta të japin edhe kontributin e tyre material për mbulimin e shpenzimeve të rivarrimit. Sipas njoftimit për media të Komunës së Mitrovicës, lidhur me këtë nismë kryetari Bahtiri thotë se është humane dhe shumë e qëlluar, por gjithsesi e vonuar. Ai e vlerëson lartë Rexhep Mitrovicën, duke thënë se është një tjetër figurë e madhe e Mitrovicës, me kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare. "Është shumë humane dhe e natyrshme që eshtrat e tij të prehen këtu në vendlindje dhe që qytetarët e komunës dhe të tjerët të frymëzohen nga veprimtaria e tij atdhetare e intelektuale. Nëse përpara, në ish sistemin dhe në kohën kur Kosova ishte nën okupim, ka pas pengesa për këtë, tani nuk ka asnjë pengesë që eshtrat e patriotit të madh Rexhep Mitrovica të kthehen në vendlindjen e tij. Besoj se edhe kjo nismë do të përfundojë me sukses", thotë ai.
The post Bahtiri kërkon që eshtrat e ish-kryeministrit të Shqipërisë të kthehen nga Stambolli në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI. |
| Haradinaj për AFP: Jam viktimë e një persekutimi politik Posted: 02 Apr 2017 09:10 AM PDT Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk pret që Gjykata e Apelit në Colmar të marrë një vendim për ekstradimin e tij në Serbi.
"Ndjenja ime është që kjo gjykatë nuk do të nxitoj. Gjykata do të shqyrtojë informacionin e kërkuar nga Beogradi dhe vendimet mund të merren javën e ardhshme", ka thënë Haradinaj në një intervistë për AFP, transmeton lajmi.net. Haradinaj është shprehur i bindur se ai do të lirohet. "Unë nuk mund të imagjinoj se do të dërgohem në Serbi, me një kërkesë për ekstradim e cila nuk ka bazë dhe unë jam viktimë e një persekutimi të vërtetë politik, për shkak të angazhimit tim në një Kosovë të pavarur", ka shtuar Haradinaj, transmeton Indeksonline. Ai ka thënë gjithashtu se e respekton sistemin e drejtësisë franceze, por thekson se ai nuk mund ta kuptojë ngadalësinë e gjithë këtij procesi. "Të gjithë e kanë kuptuar se rasti im është politik, unë shpresoj se kësaj çështje shpejtë t'i vije fundi", ka theksuar Haradinaj. Lideri AAK-së, ka cilësuar dialogun me Serbinë si "dështim" dhe sipas tij liderët serbë kanë inkuruajur shtim të tensioneve në Kosovë, vetëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Haradinaj nuk ka nguruar të komentojë edhe transformimin e FSK-së në Ushtri, duke deklaruar se është qëllim legjitim i vendit. "Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon, terroristët shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në shmangien e gjithë kësaj", ka vazhduar Haradinaj. Kujtojmë se seanca ndaj Ramush Haradinajt pritet të mbahet këtë të enjte. The post Haradinaj për AFP: Jam viktimë e një persekutimi politik appeared first on INSAJDERI. |
| Ky është tregtari shqiptar që u ekzekutua në Greqi Posted: 02 Apr 2017 09:05 AM PDT Një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e djeshme në Athinë të Greqisë. Sipas policisë greke, shqiptari u qëllua me armë në gjoks brenda makinës së tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 dhe kanë qenë dëshmitarët që lajmëruan policisë. Ndërkaq një dëshmitari okular i cili ka dyqanin e tij pranë vendit ku ndodhi ngjarja, thotë se atij dhe klientëve u tërhoqi vëmendjen një zhurmë e madhe. Sapo shkuan në cep të rrugës, ata panë shqiptarin 35-vjeçar të gjakosur brenda makinës. Sipas dëshmisë së tij, shqiptari u qëllua nga ana e shoferit 3-4 herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mediat greke kanë publikuar edhe foton e shqiptarit të vrarë, ndërsa shkruajnë se ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Sipas shtypit grek, shqiptari ishte tregtar makinash dhe shkaqet nuk janë ende të njohura. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet. The post Ky është tregtari shqiptar që u ekzekutua në Greqi appeared first on INSAJDERI. |
| Hadërgjonaj shënon golin më të mirë të javës në Bundesligë Posted: 02 Apr 2017 08:43 AM PDT Florent Hadergjonaj po shkëlqen në futbollin elitar në Gjermani. Por jo vetëm në mbrojtje, pasi anësori i djathtë ka shpërthyer edhe në sulm duke shënuar gol. Skuadra e tij Ingolstadt ka zhvilluar një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Mainz 05, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2-1. Talenti i madh kosovar, arriti të shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 73-të të ndeshjes. Mbrojtësi i djathtë shënoi nga krahu i djathtë i sulmit duke befasuar portierin mysafir. Në rrjetet sociale, tifozët gjerman e kanë cilësuar si ndër golat më të mirë të vitit, duke komentuar se mund të zgjidhet më i miri në Bundesliga për këtë stinorë. Pas kësaj fitore, Ingolstadt mbanë gjallë shpresat për mbijetesë pasi ndodhet në pozitën e 17-të me 22 pikë të grumbulluara. The post Hadërgjonaj shënon golin më të mirë të javës në Bundesligë appeared first on INSAJDERI. |
| Temperaturat deri në 22 gradë, ngrohja qendrore nuk ndalet deri më 15 prill Posted: 02 Apr 2017 08:28 AM PDT Përveç temperaturave të larta të gjithë qytetarët e Prishtinës që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore "Termokos", po vazhdojnë të ngrohen edhe më tutje nga kjo ngrohtore. Sipas parashikimi të motit temperatura të ngjashme pritet të jenë edhe gjatë ditëve në vijim, nga çka nënkuptohet se këta qytetarë do të përballen me një nxehtësi edhe më të madhe sepse ngrohtoret nuk do të ndalen të paktën edhe dy javë, shkruan Express. Zëdhënësja e ngrohtores "Termokos", Afërdita Uka – Fejzullahu, ka thënë se lëshimi dhe ndajla e ngrohtores është e rregulluar me ligj, ndërsa për shkak të vikendit, Uka ka kërkuar që për detaje të tjera të kontaktohet ditën e hënë. Përndryshe qytetarë të shumtë po ankohen për ngrohje sepse sipas tyre në këto temperatura nuk është e nevojshme të ngrohen nga Termokosi. The post Temperaturat deri në 22 gradë, ngrohja qendrore nuk ndalet deri më 15 prill appeared first on INSAJDERI. |
| Besa mposhtet në shtëpi nga Trepça Posted: 02 Apr 2017 08:17 AM PDT Skuadra e Besës së Pejës është mposhtur me rezultat 3-1 nga Trepça në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës. Trepça shënoi nga një gol për çdo pjesë. Ishte Muja ai i cili në minutën e 45′ të ndeshjes kaloi në epërsi Trepçën. Golin e dytë për skuadrën e njohur mitrovicase e shënoi Sahiti në minutën e 65-të. Me këtë fitore Trepça arrin në kuotën e 16 pikëve dhe mbetet ende në pozitën e parafundit në tabelë, ndërsa Besa mbetet në vednin e pestë me 37 pikë. /Insajderi.com The post Besa mposhtet në shtëpi nga Trepça appeared first on INSAJDERI. |
| Flyn ndryshon deklarimin e pasurisë; përfshin pagesat ruse Posted: 02 Apr 2017 08:13 AM PDT Michael Flynn, gjenerali amerikan në pension, i cili u lirua nga detyra si këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Trump, ka ndryshuar deklarimin e pasurisë, duke nxjerrë në pah lidhjet e tij me Rusinë. Në versionin e ndryshuar përfshihet pagesa prej 45 mijë dollarësh që ai ka marrë nga grupi mediatik Russia Today për një fjalim me rastin e 10-vjetorit të themelimit të kësaj organizate. Po ashtu në dokumente përfshihen dy pagesa të tjera prej disa mijëra dollarësh që ai ka marrë nga kompani ruse për fjalimet që ka mbajtur. Avokati i zotit Flynn tha se dokumentat fillestare që kishte paraqitur ish-zyrtari i administratës Trump ishin variant i papërfunduar dhe tani ai kishte paraqitur variantin përfundimtar. Dokumentet u paraqitën të premten në mbrëmje si bashku me deklaratat e gjendjes financiare të personelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Fillimisht mungesa e këtyre pagesave që Michael Flynn kishte marrë nga Rusia, në dokumentet financiare që ai kishte paraqitur u vërejt gjatë hetimeve të FBI-së dhe procesit hetimor të komisioneve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 dhe kontaktet e personelit të Shtëpisë së Bardhë me Rusinë. Michael Flynn mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare për Presidentin Trump vetëm 24 ditë. Ai u detyrua të japë dorëheqjen pasi u bënë të ditura takime që kishte zhvilluar me ambasadorin rus në SHBA. The post Flyn ndryshon deklarimin e pasurisë; përfshin pagesat ruse appeared first on INSAJDERI. |
| 5 sjellje të mira që çdo fëmijë duhet të mësojë Posted: 02 Apr 2017 08:06 AM PDT Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i edukuar. Por, në cilën moshë një fëmijë është i gatshëm që të ulet kur e urdhërojnë, ose të vendosë lodrat në vendin e caktuar apo të jetë i sjellshëm? Cila është mënyra më e mirë që të përvetësojë disa sjellje të mira? Sekreti është që të filloni t'i mësoni fëmijës sjelljet e mira qysh kur ai është shumë i vogël, apo disa muajsh. 1) Mësojeni të thotë "të lutem" dhe "faleminderit" Fëmijët mësojnë më mirë përmes shembullit, kështu që kujtohuni ju të parët të përdorni mënyrat e mira me të! Madje edhe foshnjat mund të kuptojnë konceptin e "faleminderit", ju duhet vetëm ta përforconi të kuptuarit e tij, por si? Duke e falënderuar gjithmonë, çdo herë që ju sjell diçka. Në këtë mënyrë, fëmija thjesht ju kopjon dhe imiton. 2) Lajini mirë duart përpara se… Zakoni i larjes së duarve para ngrënies duhet t'i mësohet fëmijës pak më përpara se ai të fillojë të zvarritet. Sekreti është që të përpiqeni ta bëni këtë gjë në mënyrën sa më argëtuese. 3) Mos harroni asnjëherë të lani dhëmbët T'i lani dhëmbët një fëmije të vogël mund të jetë një gjë mjaft e vështirë, por bëhet fjalë për një sjellje shumë të rëndësishme, e cila nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë. Këshilla e rastit është që ta lini fëmijën ta bëjë vetë këtë gjë, shkruan Gazeta-shqip. 4) Nuk luhet me ushqimin kur është në tavolinë Mënyra më e mirë për t'i mësuar fëmijës tuaj sjelljet në tavolinë është që ai duhet të qëndrojë në të me të gjithë familjen. Në këtë mënyrë, i vogli do të ketë mundësinë të shohë se si sillen të tjerët e pak nga pak, edhe ai do të mësojë të sillet në tavolinë. Kur të mbushë 1 vjeç, vogëlushi do të ketë mësuar të mbajë lugën dhe më pas të hajë vetë. 5) Vënia e lodrave në vendin e tyre pasi fëmija ka mbaruar lojën Sipas ekspertëve, ky është një rregull i cili duhet t'i mësohet fëmijës kur ai është i vogël. Qysh 18 muajsh ai mund të argëtohet duke ju ndihmuar të vendosni lodrat në vendin e tyre. Natyrisht shumicën e punës duhet ta bëni ju deri sa fëmija të bëhet 4 apo 5 vjeç. Ju duhet të përpiqeni t'i bëni të qartë fëmijës tuaj që nëse ai i rregullon shumë mirë lodrat, do të jetë më e lehtë për t'i gjetur ato. The post 5 sjellje të mira që çdo fëmijë duhet të mësojë appeared first on INSAJDERI. |
| Gabimi qesharak i Donnarummas i kushton Milanit [video] Posted: 02 Apr 2017 07:59 AM PDT Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen që e zhvilloi si mysafir i Pescaras në Serie A. Por, një moment qesharak ndodhi në golin e epërsisë së Pescarës, kur Donnarumma nuk arriti të ndalë pasimin e Palettas në minutën e 12. E pas këtij momenti, Milani arriti të barazonte shifrat në 1-1, katër minuta para fundit të pjesës së parë. Pasaliq realizoi në minutën e 41. /Insajderi.com The post Gabimi qesharak i Donnarummas i kushton Milanit [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Dyfishohet numri i votuesve serbë nga Kosova Posted: 02 Apr 2017 07:52 AM PDT Numri i votave për president të Serbisë në Kosovë është dyfishuar prej të dhënave të fundit që kanë dalë orë më parë. Sipas OSBE-së, deri në orën 15 kanë votuar 20.24 për qind e serbëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova. Për këto zgjedhje janë hapur 90 vendvotime edhe në Kosovë, që tu mundësohet serbëve me dy shtetësi që të bëhen pjesë e këtij procesi e numri i të cilëve kalon mbi 100 mijë. The post Dyfishohet numri i votuesve serbë nga Kosova appeared first on INSAJDERI. |
| Policia në Moskë arreston 29 protestues Posted: 02 Apr 2017 07:43 AM PDT Policia në Rusi ka thënë se ka arrestuar 29 protestues opozitarë në qendër të Moskës. Arrestimet e sotme vijnë vetëm një javë pasi mbi 1 mijë persona u arrestuan në protestat e organizuara nga aktivisti kundër korrupsionint Alexei Navalny. "29 persona janë arrestuar nga Policia", thuhet në njoftimin e policisë. Navalny, i cili është duke qëndruar në burg, pasi u dënua me 15 ditë burgim, sipas autoriteteve, ka distancuar veten nga protestat e sotme. "Ai nuk di absolutisht asgjë për këtë", ka thënë zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh. Qeveria ruse ka thënë më 1 prill se ka nisur hetime penale ndaj një personi të paidentifikuar, i cili ka bërë thirrje për protestë për 2 prill. The post Policia në Moskë arreston 29 protestues appeared first on INSAJDERI. |
| Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Loja me ushtrinë iu kthye në bumerang Thaçit Posted: 02 Apr 2017 07:36 AM PDT Një zyrtar i LDK-së po e sheh si lojë idenë e Thaçit dhe të PDK-së për të themeluar ushtrinë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Sali Asllanaj po thotë se një veprim i tillë po iu kthehet bumerang PDK-së dhe Presidentit. Asllanaj ka thënë për Gazetën Express se nëse shkohet në zgjedhje të reja, Isa Mustafa do të jetë përsëri kandidat për Kryeministër. Kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, Sali Asllanaj ka thënë se loja me ushtrinë i është kthyer bumerang Hashim Thaçit dhe PDK-së. Ai ka thënë se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe jo të mbetet e izoluar dhe pa asnjë përkrahje. "Shihet një tentim i kryetarit Thaçi, por mendoj se nganjëherë të kthehet si bumerang dhe ato iniciativa të pa qëlluara dhe të pastudiuara mirë ktehen si bumerang ndaj subjektit të tij politik ndaj Thaçit dhe PDK-së", ka thënë Asllanaj, për Express, të dielën. Presidenti Thaçi më 5 mars kishte bërë publike themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve të Ligjit të FSK'së. Kundër kësaj nisme kanë dalë SHBA dhe NATO. Ligji është proceduar në Qeveri dhe ende nuk ka një vendim për porcedim në Parlament. Në këtë situatë, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Mbrojtjes së Amerikës, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka kërkuar të mos procedohet ndryshimi i Ligjit të FSK'së në Kuvend, por ushtria të themelohet me ndryshime kushtetuese. Sidoqoftë, anëtari i Kryesisë së LDK'së, Sali Asllanaj thotë se Kosovë nuk i duhet një ushtri e izoluar nga ndërkombëtarët. "Neve na duhet një ushtri që do të jetë pjesë e planit global të sigurisë në Evropë dhe në botë, dhe jo një ushtri e izoluar dhe pa përkrahje nga partnerët që na kanë ngrit FSK-në dhe Kosovën si shtet. Ajo tregon një mosmirënjohje të thellë ndaj gjithë faktorit ndërkombëtar që ka qenë shumë dominant në këtë proces shumë vjeçar", ka thënë ai. Ndryshe, ky zyrtar i LDK-së ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke thënë se përsëri do të shkojmë me Isa Mustafën si kandidat për Kryeministër. "Kryeministri Mustafa është kryeministër aktual, edhe kryetar i partisë. Ai do të jetë kandidati i LDK-së për Kryeministër", ka treguar ai. Ndërkohë, Asllanaj s'ka treguar nëse do të rikandidojë për të udhëhequr Suharekën me arsyetimin se janë duke i pritur vendimet e nivelit qendror të LDK-së. The post Anëtari i Kryesisë së LDK-së: Loja me ushtrinë iu kthye në bumerang Thaçit appeared first on INSAJDERI. |
| 6 yje që ju përfundon kontrata në verë Posted: 02 Apr 2017 07:28 AM PDT Merkato e verës është ende larg por kjo nuk do të thotë se drejtuesit e klubeve po presin të përfundoj sezoni futbollistik për të filluar bisedimet me lojtarët që synojnë të afrojnë për të përforcuar skuadrën. Vlerat e futbollistëve janë rritur shumë, edhe pse disa ndoshta nuk e meritojnë çmimin që paguhet për ta dhe këtë e vërtetojnë me performancat e tyre në fushë. Rasi i fundit është ai i mesfushorit francez Paul Pogba që u transferua te Man.United nga Juventus për një shifër rekord. Vlerat e tij nuk diskutohen por në sezonin e tij të parë ai nuk ka mundur të përsëris atë që bënte te bardheznjitë, shkruan Telesport. Historia e futbollit na ka mësuar se edhe yje të mëdhenj e kanë patur të vështirë të përshtaten kur ndryshojnë ambient. Drejtuesit po bëhen gati të shpenzojnë sërish shuma të mëdha në merkato, por ka edhe disa futbollist që mund të afrohen me kosto zero pasi u përfundon kontrata me klubet respektive. Daniele De Rossi Fernando Torres Mario Balotelli Pepe Zlatan Ibrahimoviç Yaya Toure
The post 6 yje që ju përfundon kontrata në verë appeared first on INSAJDERI. |
| Shpërndarësi i gazetave në Gjermani e vret klientin pasi ishte ankuar Posted: 02 Apr 2017 07:16 AM PDT Policia gjermane ka bërë të ditur se një shpërndarës gazete e ka therur me thikë për vdekje një klient në qytetin verior gjerman, Lueneburg, për shkak se ishte ankuar vazhdimisht për probleme me shpërndarjen e gazetave. Shpërndarësi i gazetës, 42-vjeçar, u fjalos me konsumatorin 51-vjeçar jashtë shtëpisë së konsumatorit të shtunën në mbrëmje, dhe e tera përfundoi me vrasje, ka treguar policia gjermane, shkruan Express. I dyshuari e theri me thikë shumë herë konsumatorin. Ndërkohë, një i afërm i viktimës, i moshës 23-vjeçare, dëshmitar i rastit, e kishte kapur të dyshuarin dhe mbajtur deri sa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi atë. Identiteti i dy personave nuk u zbuluar në bazë të ligjit gjerman. The post Shpërndarësi i gazetave në Gjermani e vret klientin pasi ishte ankuar appeared first on INSAJDERI. |
| Në Gjermani të paguajnë për të konsumuar energjinë Posted: 02 Apr 2017 07:08 AM PDT Gjermania është ndër vendet lider në Europë në shumë fusha dhe njëra prej tyre është edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme. Vendi ka njohur një superprodhim vitet e fundit në këtë sektor, aq sa në maj të vitit të kaluar çmimi ra me 130 euro për MWh. Në atë kohë, erërat e forta bënë që impiantet që e shfrytëzojnë atë për prodhim energjie të tejkalonin kërkesën e tregut. Kjo detyroi disa shpërndarës që operonin në treg që të zeronin çmimin e madje edhe të paguanin shtresa të caktuara që të konsumonin energjinë e prodhuar. Periudha të tilla përsëriten herë pas here dhe këtyre u shtohen edhe investimet e vazhdueshme në këtë sektor, që ka njohur një rritje të madhe në dekadën e fundit. The post Në Gjermani të paguajnë për të konsumuar energjinë appeared first on INSAJDERI. |
| Sekuestrohen mbi 350 kg kanabis në Dibër Posted: 02 Apr 2017 07:02 AM PDT Mbi 350 kg kanabis u sekuestruan nga policia e shtetit në Mat, gjatë kontrolleve që po vijojnë në mbarë vendin prej më shumë se një muaji. Droga u gjet në një tunel në njësinë Administrative Baz, në afërsi të lagjes Daci. Droga ishte fshehur rreth 25 metra në brendësi të tunelit dhe ishte ndarë në disa thasë. Ajo dyshohet se ishte bërë gati për trafikim, ndërkohë që kanë nisur hetimet mbi poseduseit e saj. Policia sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov gjatë këtij operacioni. The post Sekuestrohen mbi 350 kg kanabis në Dibër appeared first on INSAJDERI. |
| Dalja e serbëve në zgjedhje, më e ulët se në vitin 2012 Posted: 02 Apr 2017 06:51 AM PDT Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale në Serbi për 14 orë është 29 përqind, shkruajnë mediat serbe. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në raundin e parë deri në ora 14:00 kanë votuar 32.01 përqind, shkruan RTS. Kujtojmë që pjesëmarrja e votuesve këtë mëngjes ka qenë 10.256 % ndërsa në vitin 2012 ajo arriti deri në 11.04%. The post Dalja e serbëve në zgjedhje, më e ulët se në vitin 2012 appeared first on INSAJDERI. |
| Ka vdekur poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko Posted: 02 Apr 2017 06:49 AM PDT Poeti i njohur rus, Yevgey Yevtushenko, ka vdekur në një spital në Tusla të Oklahomës në moshën 84-vjeçare. Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, i ka thënë agjencisë TASS më 1 prill se "pesë minuta më parë, Yevgeny Aleksandrovich ka ndërruar jetë". Yevtushenko ishte dërguar në spital gjatë 31 marsit. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitry dhe Yevgeny, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë, transmeton rel. Për vdekjen e Yevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij. "Yevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse", ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. I lindur në Siberi më 1932, Yevtushenko ka publikuar përmbledhjen e parë poetike më 1952. Po atë vit, në moshën 20-vjeçare, ai u bë anëtari më i ri i Unionit të Shkrimtarëve sovjetikë. Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak. The post Ka vdekur poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko appeared first on INSAJDERI. |
| Në Austri çdo ditë kërkojnë azil 72 refugjatë Posted: 02 Apr 2017 06:43 AM PDT Edhe pse rruga e Ballkanit është mbyllur zyrtarisht, në Austri për çdo ditë 72 emigrantët aplikojnë për azil. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të këtij muaji autoritetet kanë regjistruar 6.500 kërkesa për azil, që do të thotë që çdo ditë paraqiten mesatarisht j 72 aplikacione për azil. Nga ana tjetër janë kapur një total prej 7.500 emigrantëve të paligjshëm. Gjysma e tyre, sipas gazetës ditore në Vjenë "Kronen Zeitung" kishin ardhur nëpërmjet Detit Mesdhe ose rrugës ballkanike, gjysma tjetër nga Italia, përcjell albinfo.ch. Për shkak të rritjes së temperaturave, autoritetet austriake presin një rritje të numrit të azilkërkuesve. The post Në Austri çdo ditë kërkojnë azil 72 refugjatë appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












