INSAJDERI: “KFOR-i portugez ndihmon fëmijët e dy shkollave në Kosovë” plus 19 more |
- KFOR-i portugez ndihmon fëmijët e dy shkollave në Kosovë
- Chelsea befasohet nga Crystal Palace
- Presidenti i Malit të Zi: Ratifikimi i demarkacionit, interes i Kosovës
- Pas 16 ditësh me aktakuzë, kryeministri zotohet se do ta shkarkojë Jevtiqin
- Paralajmërohen tensione nga veteranët pas akuzave nga Gjykata Speciale
- De Biasi tha që është i lënduar, por Abrashi jep kontribut për Freiburgun
- 13 persona ende të pagjetur në 18-vjetorin e masakrës së Lybeniqit
- Luftë për një pikë në derbin e Ruhrit [video]
- Lista Serbe nuk biem pre e presionit të Thaçit për ushtrinë
- Bayern i shënon gjashtë gola Augsburgut [video]
- Hoxhaj sërish kundërshton idenë e tregut të përbashkët rajonal
- Vendet më të mira për të jetuar, sipas OKB-së
- Dua tregon për synimet e saj
- Vuçiq, fitore të sigurt në zgjedhjet serbe për president
- Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër
- Shënoi golin e parë me Kosovën, por Nuhiu “zhduket” në Angli
- Mustafa: Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me kushtetutën
- Lazio nuk bindet nga oferta e Atalantas për Berishën
- Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për terrorizëm
- Vushtrri, perleshen dy persona me lopatë
KFOR-i portugez ndihmon fëmijët e dy shkollave në Kosovë Posted: 01 Apr 2017 10:14 AM PDT Një personel ushtarak i KFOR-it portugez në Kosovë ka shpërndarë donacione për fëmijë në dy shkolla të Kosovës në Obiliq dhe Babimoc. Këto donacione përmbanin gjëra për shkollë, lodra, rroba dhe materiale higjenike, shkruan faqja portugeze exercito.pt. Aksioni ishte ndërmarr në dy shkolla, njëra shkollë me shumicë të etnitetit shqiptar ndërsa tjetra me shumicë të etnitetit serb. /Insajderi.com The post KFOR-i portugez ndihmon fëmijët e dy shkollave në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
Chelsea befasohet nga Crystal Palace Posted: 01 Apr 2017 09:39 AM PDT Chelsea ka bërë një hap fals drejt titullit të Premierligës, duke pësuar humbje 1:2 nga Crystal Palace. Wilfried Zaha shënoi për 1:1 në minutën e nëntë, në minutën e 11-të Christian Benteke shënoi për t'i shokuar vendasit për rezultatin 1:2, duke e bërë të pavlefshëm golin e Cesc Fabregas, që e shënoi në minutën e pestë. Chelsea mbetet në kuotën e 69 pikëve, tani vetëm me shtatë me pak se përcjellësi më i afërt Tottenhami. /Insajderi.com The post Chelsea befasohet nga Crystal Palace appeared first on INSAJDERI. |
Presidenti i Malit të Zi: Ratifikimi i demarkacionit, interes i Kosovës Posted: 01 Apr 2017 09:17 AM PDT Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i demarkacionit nga ana e Kosovës është në interesin e tyre. Siç ka bërë të ditur ai, demarkacioni është i rëndësishëm pasi nga kjo varet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. "Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit", ka thënë Vujanoviq. Siç shkruan Blici serb, Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve, shkruan Express. Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave. Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t'i përmirësojë këto raporte. /Insajderi.com The post Presidenti i Malit të Zi: Ratifikimi i demarkacionit, interes i Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
Pas 16 ditësh me aktakuzë, kryeministri zotohet se do ta shkarkojë Jevtiqin Posted: 01 Apr 2017 09:09 AM PDT Dalibor Jevtiq nuk ka rrugëdalje. Ministrit për Kthim dhe Komunitete do t’i duhet të dorëhiqet para se atë ta shkarkojë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Në një mbledhje të organizuar sot për të shënuar një vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian, kryeministri Mustafa ka premtuar se do ta shkarkojë Jevtiqin. Edhe pse nuk e ka shkarkuar prej 16 ditësh, që kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj ministrit Jevtiq, shefi i qeverisë i bëri thirrje anëtarit të Listës Serbe që të japë dorëheqje para se të shkarkohet nga qeveria. "Është një praktikë që e kemi instaluar në qeverisje që çdo ministër i akuzuar duhet të tërhiqet vetë ose ta shkarkojmë. Tani që Lista Serbe është rikthyer në institucione, ne do të bisedojmë për këtë rast. Jo që të bëjmë kompromise por që ta realizojmë qëllimin ashtu siç kemi vepruar me ministrin (Ferid) Agani dhe me zëvendësministrin Gashi që janë tërhequr vetë. Kështu që z. Jevtiq duhet të dorëhiqet vet ose do ta shkarkojë atë", ka thënë Mustafa. Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq është akuzuar nga Prokuroria nën dyshiminin se kreu veprën penale "Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar". Sipas aktakuzës së ngritur 16 ditë më parë, në cilësinë e personit zyrtar Jevtiq ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojë dëme ministrisë përkatëse. Ministri Jevtiq, në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, kishte nxjerr vendimin me të cilin i jepte në shfrytëzim të përhershëm të një automjeti zyrtar një kompanie private serbe në Kosovë, "përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë". Pas publikimit të raportit të përpiluar nga Transparency International për Kosovën në fillimin e këtij viti, kryeministri deklaronte me krenari se "suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë" është rezultat, që sipas Mustafës tregonte hapat konkrete që kishte ndërmarrë Qeveria e Kosovës. "Përmirësimi i renditjes së Kosovës në raportin e TI-së është rezultat i hapave konkret që kemi ndërmarrë duke filluar që nga suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, te reformat strukturale siç është prokurimi elektronik, e deri te fakti se gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive", deklaroi Mustafa më 25 janar të këtij viti. Kryeministri Mustafa, vitin e kaluar e kishte liruar nga detyra ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, pasi ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga prokuroria për aferën "Stenta". Këtë vendim, kryeministri Mustafa e kishte marrë më 20 qershor të vitit 2016. Agani ishte liruar nga detyra pasi një ditë më parë ai u gjet në mesin e 64 të akuzuarve ndaj të cilëve prokuroria ngriti aktakuzë për aferën "Stentat', që lidhet me trajtimin e të sëmurëve në spitalet private brenda dhe jashtë Kosovës gjatë kohës sa Agani ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin e kaluar të qeverisë. Zyra e kryeministrit së fundmi – në muajin shkurt të këtij viti – ka pezulluar nga detyra edhe Zahir Bajramin, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa në kryeministri. Bajrami ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar ryshfet për zgjidhjen e një lënde në gjykatë. The post Pas 16 ditësh me aktakuzë, kryeministri zotohet se do ta shkarkojë Jevtiqin appeared first on INSAJDERI. |
Paralajmërohen tensione nga veteranët pas akuzave nga Gjykata Speciale Posted: 01 Apr 2017 08:58 AM PDT Ngritja e aktakuzave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, do të sjellë reagime të ashpra nga shoqatat e dala nga lufta. Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati, muaj më parë ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen, deri sa ka sqaruar se përse diçka e tillë nuk është kërkuar para votimit të Gjykatës. "Asnjë pjesëtarë i UÇK-së nuk e ka pasur atë mundësi që të kryej krime lufte, apo krime ndaj njerëzimit, atë e ka pasur vetëm policia dhe ushtria serbe. Ne në Parlament kemi kërkuar që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit, që të futet në rend dite, këtë na kanë premtuar se Gjykata do të jetë e dyanshme”. “Nuk ka të drejtë të formohet një gjykatë vetëm për një etni, janë shkelur Konventat ndërkombëtare. Nuk mundem t`i akuzoj shokët e mi, ish-kryetarët që kanë qenë, se ka pasur reagime me disa komunikata, por është dashur të reagohet më shumë, më fortë, e të mos lejohet që Parlamenti ta votojë këtë Gjykatë", ka thënë ai. Edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, deklaroi se ngritja e aktakuzave të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së do të mund të sjellin reagime në vend. "Po fillimin e ngritjes të aktakuzave ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së,nga Gjykata Speciale,e shohim si një padrejtësi, si aktakuza të qëllimshme dhe politike” “Pra është një tendencë dhe një qëllim, i Bashkësisë Ndërkombëtare që ta njollosin luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar,dhe në anën tjetër, ta fshehin një krim të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë, në popullatën e pafajshme shqiptare", ka thënë ai për Indeksonline. The post Paralajmërohen tensione nga veteranët pas akuzave nga Gjykata Speciale appeared first on INSAJDERI. |
De Biasi tha që është i lënduar, por Abrashi jep kontribut për Freiburgun Posted: 01 Apr 2017 08:47 AM PDT Amir Abrashi ka luajtur 46 minuta lojë në humbjen e sotme me rezultat 5 me 2 të skuadrës së tij, Freiburg ndaj Werder Bremen. Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk kishte luajtur në ndeshjen e kombëtares shqiptare të premten e shkuar ndaj Italisë. Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi kishte thënë se futbollisti është i lënduar. Madje, Abrashi nuk ishte paraqitur as në ndeshjen miqësore ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës të martën e kësaj jave, pasi kishte lënë grumbullimin menjëherë pas ndeshjes me Italinë. "Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju", kishte thënë De Biasi, kur ishte pyetur rreth arsyes së largimit të Abrashit dhe Xhakës. Abrashi luajti sot, vetëm katër ditë pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bosnjës. Ai u zëvendësua pas pjesës së parë të ndeshjes. /Insajderi.com The post De Biasi tha që është i lënduar, por Abrashi jep kontribut për Freiburgun appeared first on INSAJDERI. |
13 persona ende të pagjetur në 18-vjetorin e masakrës së Lybeniqit Posted: 01 Apr 2017 08:37 AM PDT Në Lybeniq të Pejës është përkujtuar 18 vjetori i njërës prej masakrave më të mëdha të luftës së fundit në Kosovë. Në këtë pervjetor, bashkë me familjarët dhe të afërmit, viktimat e Lybeniqit u përkujtuan edhe nga figura të skenës politike, shkruan Express. Me 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë të këtij fshati në mesin e të cilëve gra shtatzëna, fëmijë të moshës dy vjeçare dhe pleq mbi të nëntëdhjetat. Për disa nga familjarët e të vrarëve dhimbja është akoma më e madhe për shkak se trupat e 13 personave të vrarë janë ende të pagjetur. Në Lybeniq të Pejës, edhe më 25 maj të vitit 1998, forcat paramilitare serbe kishin pushkatuar 9 burra të këtij fshati. Ndërsa, pas gati një viti, më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë tjerë. The post 13 persona ende të pagjetur në 18-vjetorin e masakrës së Lybeniqit appeared first on INSAJDERI. |
Luftë për një pikë në derbin e Ruhrit [video] Posted: 01 Apr 2017 08:35 AM PDT Edhe pse u zhvillua një ndeshje e luftuar, siç edhe ishte pritur, derbi më i madh lokal i Gjermanisë, ai ndërmjet Schalke 04 dhe Dortmund është mbyllur në barazim 1-1. Pierre-Emerick Aubameyang shënoi i pari në ndeshje në minutën e 53-të të ndeshjes, derisa festoi me një maskë në fytyrë. Me këtë gol, sulmuesi gabonez e kaloi në epërsi Dortmundin. Por, në minutën e 77-të të takimit ishte sulmuesi i ri Timo Kehrer që barazoi rezultatin në 1-1, dhe ia siguroi një pikë Schalkes. Me këtë barazim, të dy skuadrat nuk kanë ndryshuar pozita në renditje. “Milionerët” ndodhen në vendin e katërt në renditje, ndërsa Schalke mbetet në vendin e tetë të Bundesligës. /Insajderi.com The post Luftë për një pikë në derbin e Ruhrit [video] appeared first on INSAJDERI. |
Lista Serbe nuk biem pre e presionit të Thaçit për ushtrinë Posted: 01 Apr 2017 08:29 AM PDT Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq e ka përsëritur edhe një herë se nuk do ta votojnë ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Ai ka thënë se nuk do të bien në asnjë presion të presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se nuk do ta shesin besimin ndaj serbëve për një darkë. "Lista Serbe është një brez me përfaqësues të ri politik. Kur bëhet fjalë për transformimin e FSK-së në Ushtri ne nuk do të biem pre e asnjë presioni apo mekanizmi tjetër. Lisat Serbe nuk do të votojë për këtë ligj", ka thënë Simiq për 'Blicin' e Serbisë. "Për strukturat tjera politike serbe ne nuk mund të garantojmë, por ne u bëjmë thirrje publikisht atyre që shesin interesim për një darkë, që të mos e bëjnë këtë", është shprehur Simiq. I pyetur nëse do të mbështeste ligjin për Ushtrinë e Kosovës në pako me Asociacionin ai është përgjigjur negativisht. "Asociacioni është në pronësi të serbëve që jetojnë në Kosovë, kjo është shumë e rëndësishme për institucionet tona gjë e cila është e përcaktuar me marrëveshjet në Bruksel", ka shtuar kreu i Listës Serbe. Ky reagim vjen pas deklaratave të Hashim Thaçi se nëse Lista Serbe nuk e përkrah këtë transformim, atëherë Ushtria do të bëhet pa ndryshime kushtetuese. The post Lista Serbe nuk biem pre e presionit të Thaçit për ushtrinë appeared first on INSAJDERI. |
Bayern i shënon gjashtë gola Augsburgut [video] Posted: 01 Apr 2017 08:28 AM PDT Bayern Munich ka mposhtur me rezultat 6:0 Augsburgun në derbin lokal të rajonit të Bavarisë. Skuadra e Carlo Ancelottit nuk ka i la asgjë në duar fatit, derisa bindshëm triumfoi ndaj Augsburgut në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane. Me tre gola të Lewandowskit, dy të Thomas Muller dhe një të Thiago Alcantaras, Bayern arriti fitore të bindshme ndaj Augsburgut. Me këtë fitore Bayern Munich blindon pozitën e parë me 56 pikë, ndërsa Augsburg ndodhet e 16-ta me 26. /Insajderi.com The post Bayern i shënon gjashtë gola Augsburgut [video] appeared first on INSAJDERI. |
Hoxhaj sërish kundërshton idenë e tregut të përbashkët rajonal Posted: 01 Apr 2017 08:14 AM PDT Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kundështuar sërish idenë e tregut rajonal të përbashket, që po përkrahet nga Shqipëria dhe Serbia. Deri tek kjo deklaratë ka ardhur pas një takimi sot në Prishtinë me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizaten Botërore të Doganave. “Me Kryeministrin Isa Mustafa sot shënuam anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botrore të Doganave që do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për Kosovën, asnjë treg i përbashkët paralel në rajon nuk do të mund të zëvendsësoj integrimin tonë në tregun e përbashkët të BE-së, siç parashihet në MSA” ka shkruar Hoxhaj në Twitter. The post Hoxhaj sërish kundërshton idenë e tregut të përbashkët rajonal appeared first on INSAJDERI. |
Vendet më të mira për të jetuar, sipas OKB-së Posted: 01 Apr 2017 07:52 AM PDT Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e zhvillimit njerëzor, i cili rendit vendet ku është më së miri për të jetuar. Zgjedhja e vendeve ku jetohet më së miri është bërë bazuar në jetëgjatësinë e popullsisë, arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies financiare. Lista duket kështu: 11. SHBA-ja 10. Kanadaja 9. Islanda 8. Irlanda 7. Holanda 6. Singapori 5. Danimarka 4. Gjermania 3. Zvicra 2. Australia 1. Norvegjia Raporti i OKB-së tregon se 800 milionë njerëz të uritur çdo ditë shkojnë në shtrat. Për 25 vjet, mbi një miliard njerëz arritën të dalin nga varfëria. Duke theksuar se ka intolerancë dhe diskriminim. The post Vendet më të mira për të jetuar, sipas OKB-së appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 01 Apr 2017 07:49 AM PDT Një nga këngëtaret shqiptare që po shijon sukseset në skenën ndërkombëtare është Dua Lipa. Ajo është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në skenën muzikore. Ajo në një intervistë për revistën 'Interview' tregon për synimet e saj, por edhe karrierën e deritanishme. Dua shpërtheu me këngën "Hotter Than Hell", por edhe shumë hite të tjera, përcjell albinfo.ch. 21-vjeçarja është duke u përgatitur për albumin e saj debutues, dhe ajo për të qenë e sinqertë ka thënë se dëshiron të jetë 'një libër i hapur' për fansat e saj. "Unë jam duke u përpjekur që të jem sa më e lirë me audiencën". Ajo kohët e fundit ka qenë vetëm në industrinë e muzikës dhe nëse nuk do të kishte një qëllim do ta humbiste atë që e dëshiron. "Unë kurrë nuk e kisha një Plan B. Gjithmonë duhet që vëmendjen tuaj ta përqendroni në synimet që keni. Kjo është shumë e rëndësishme për mua, duke mos harruar qëllimin tim. Kurrë nuk ndalem së punuari. Nëse e dëshironi diçka, atëherë duhet të punoni shumë dhe të mos dorëzoheni", është shprehur 21-vjeçarja e lindur në Angli, por me prejardhje nga Prishtina. Ajo është shprehur entuziaste për albumin e ti që do të dalë më 2 qershor dhe beson se do të jetë i suksesshëm, si dhe një përvojë e paharrueshme në karrierën e saj. The post Dua tregon për synimet e saj appeared first on INSAJDERI. |
Vuçiq, fitore të sigurt në zgjedhjet serbe për president Posted: 01 Apr 2017 07:33 AM PDT Në fillim të fushatës, Aleksandar Vuçiç u tha serbëve se Serbia duhet të shkojë vetëm në një drejtim. Gjatë fushatës ai ka numëruar projektet e arritura, duke kërkuar të jetë në krye të shtetit. Por, se cili do të jetë mesazhi i tij i fundit nuk dihet. Bojan Klacar, nga organizata për monitorimin e zgjedhjeve CESID, është i bindur se Vuçiç fitoren e ka të sigurtë, njopfton Top-channel. "Askush nuk mund të jetë tjetër përveç Vuçiç. Pyetja më e madhe e zgjedhjeve është nëse do të fitojë në raundin e parë, pasi sondazhet e deritanishme i sigurojnë atij mbi 50 për qind. Por varet se çfarë votuesish do të dalin më shumë në zgjedhje", thotë Klacar. Vuçiç gjatë fushatës takoi kancelarën gjermane Angela Merkel, por vulën ia dha takimi vetëm një javë para zgjedhjeve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në fushatë kanë qenë 11 kandidatë, shumica prej të cilëve nuk përbëjnë rrezik për njeriun e fortë të Serbisë. Bllloku i Serbisë qytetare ka ish-Avokatin e Popullit si kandidat të pavarur. Për Sasha Jankoviç, teoritë liberale si demokratët e dikurshëm që duan një Serbi tjetër kanë irrituar më së shumti partitë në pushtet. Ndërsa të tjerët janë edhe më radikalë sesa vetë radikalët. Vuk Jeremiç, ish-shefi i diplomacisë që provoi fatin edhe për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, në qytetin e Nishit u ka folur qytetarëve se si nuk duhet ndërtuar autostrada deri në Tiranë, pasi shqiptarët mund të blejnë shtëpi në Serbi. Rajoni pret të shikojë se si do të zhvillohet politika pas mbërritjes së avionëve rusë që pritet ta forcojnë mbrojtjen e Serbisë. "Natyrisht që partneritet strategjik do të ketë edhe me Rusinë. Vuçiç hapur shpreh simpati ndaj Gjermanisë kur bëhet fjalë për BE-në, ndërsa më parë ishte krijuar ideja se Tomisllav Nikolliç ishte lidhja me Rusinë. Por edhe në fushatë duket se BE-ja nuk është në plan të parë nga asnjë kandidat dhe nuk duhen nënvlerësuar lidhjet e Vuçiç me Moskën dhe Pekinin", thotë Jankoviç. Serbia është një vend që aspiron Bashkimin Evropian, por Vuçiçit shpesh i pëlqen ta krahasojnë vetëm me liderin jugosllav Josip Broz Tito. The post Vuçiq, fitore të sigurt në zgjedhjet serbe për president appeared first on INSAJDERI. |
Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër Posted: 01 Apr 2017 07:31 AM PDT Policia në Britaninë e Madhe thotë se ka liruar personin e fundit, që ishte marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist të 22 marsit. Një burrë 30-vjeç, që ishte arrestuar në Birmingam, nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, është liruar sot. Policia ka thënë se asnjë aksion i mëtejmë nuk është planifikuar ndaj tij ose ndaj 11 personave të arrestuar për hetimet e sulmit terrorist në Londër. Autoritetet britanike kanë thënë se besojnë se Khalid Masood ka vepruar i vetëm, kur ai goditi me makinë njerëzit në urën Ëestminister, duke vrarë tre persona. Më pas ai theri për vdekje një polic në Parlamentin britanik. Policia beson se Masood, 52-vjeçar, i lindur në Britani, ishte inspiruar nga ideologjia ekstremiste edhe pse autoritett kanë thënë se nuk ka asnjë dëshmi që e lidh atë më grupin militant Shteti Islamik apo me Al-Kaidën. The post Lirohet personi i fundit i arrestuar për sulmin në Londër appeared first on INSAJDERI. |
Shënoi golin e parë me Kosovën, por Nuhiu “zhduket” në Angli Posted: 01 Apr 2017 07:11 AM PDT Atdhe Nuhiu nuk figuroi as në përbërjen e skuadrës së Sheffield Wednesday që udhëtoi sot tek Barsnley, në xhiron e 39-të të kategorisë së dytë angleze. Futbollisti nga Presheva që shënoi golin e tij të parë me Kosovën në debutimin ndaj Islandës më 24 mars, është lënë sërish jashtë ekipit me të cilën është nën kontratë, Sheffield Wednesday. Nuhiu ka luajtur vetëm një minutë lojë me skuadrën angleze në vitin 2017, njofton Insajderi. Trajneri portugez i Sheffieldit nuk po e preferon 27-vjeçarin. Nuhiu ka luajtur vetëm 307 minuta tërë këtë edicion. Sheffield Wednesday barazoi sot si mysafir i Barsnleyt me rezultat 1-1. Skuadra e sulmuesit shtatlartë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë, çka ia siguron Wednesdayt play-offin për Premier Ligë. /Insajderi.com
The post Shënoi golin e parë me Kosovën, por Nuhiu “zhduket” në Angli appeared first on INSAJDERI. |
Mustafa: Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me kushtetutën Posted: 01 Apr 2017 06:45 AM PDT Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejtë dhe si e tillë duhet ratifikuar. Këto komente ai i ka bërë në shënimin e njëvjetorin të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe pranimit të Doganës në Organizatën Botërore të Doganave Kryeministri Mustafa ka thënë se do t'i bëjnë përgatitjet për të mbledhur votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje. "Do ti bëjmë përgatitjet, do ta përcjellim në Kuvend. Kam kërkuar po ashtu në Maltë që të rishqyrtohet edhe një herë ky kriter, sepse është një kriter i tepërt për Kosovën. Shpresoj të gjendet një alternativë që kriteri të modifikohet në mënyrë që të mos aplikohet si kusht strik që do duhej ta plotësojmë dhe pastaj të marrim të drejtën e liberalizimit, por që ai të jetë kusht që për një periudhë kohore ne ta plotësojmë atë se do të na tërhiqet liberalizimi", ka thënë ai. "Shpresoj që edhe ky propozim të trajtohet në institucionet e Bashkimit Evropian, por sot nuk mund të premtoj se çfarë përgjigje do të kemi sepse varet prej tyre, por ne duhet ta bëjmë punën ton sepse sido që të jetë ne duhet ta ratifikojmë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi", ka thënë Mustafa. Po ashtu, kreu i Qeverisë deklaroi se, në qoftë se Demarkacioni nuk ratifikohet tani, BE-ja nuk do ta këtë Kosovën në agjendë edhe për një kohë të gjatë. "Unë pra qëndroj në atë se kjo Marrëveshje është e drejtë, se nuk ka asnjë gabim në caktimin e vijës kufitare, se flitet më tepër për objektiva politike dhe kauza politike të cilat na kanë penguar dhe të cilat më tutje nuk mund ti vazhdojmë për arsye se po i mbajnë peng qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të mundohemi që bashkarish të krijojmë një ambient në Kuvend që do ta votojmë dhe do ta kemi liberalizimin e vizave", ka thënë Mustafa.. Sa i përket Asociacionit, Mustafa ka thënë se, do ta diskutojnë këtë çështje, duke shtuar se janë të gatshëm ta fillojnë me hartimin por, në bazë të Gjykatës Kushtetuese, njofton zeri.info "Ne do të ulemi me Listën dhe përfaqësuesit e BE-së, OSBE-së, Ambasadës Amerikane dhe do ta diskutojmë këtë çështje. Ne jemi të gatshëm që të fillohet me statusin e hartimit të Asociacionit mirëpo, duke respektuar në tersi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një proces i cili konsiderojmë se nuk do ta shikojmë si proces të shkurt sepse do të zgjatë, kurse ne jemi të gatshëm që çdo moment ta fillojmë këtë proces, por gjithmonë të ruajmë aspektin kushtetues në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës", ka thënë Mustafa.
The post Mustafa: Statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje me kushtetutën appeared first on INSAJDERI. |
Lazio nuk bindet nga oferta e Atalantas për Berishën Posted: 01 Apr 2017 06:33 AM PDT Sipas asaj që raporton faqja e specializuar "Tuttomercatoweb", Atalanta i ka bërë një ofertë të parë klubit bardhekaltër për Berishën. Në Bergamo ai i ka bindur të gjithë. Një meritë të padiskutueshme në suksesin e Atalantës gjatë këtij sezoni e ka pikërisht ai, Etrit Berisha. I transferuar nga Lazio te skuadra zikaltër në formë huazimi, portieri i kombëtares shqiptare është kthyer në një lider të vërtetë te Atalanta. Falë edhe sigurisë që ka përcjellë 28-vjecari mes shtyllave në 20 takimet që është aktivizuar në këtë sezon, Atalanta ka arritur të zhvillojë një sezon fantastik dhe po luftonon me Lazion, Interin e Milanin për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Atalantës kanë gjetur Berisha portierin për të cilin kishin nevojë dhe tashmë kanë nisur për të blerë përfundimisht kartonin e kuqeziut nga Lazio. Sipas asaj që raporton faqja e specializuar "Tuttomercatoëeb", Atalanta i ka bërë një ofertë të parë klubit bardhekaltër për Berishën, por 4 milionë Eurot e vendosura në pjatë nga drejtuesit bergmaskë janë konsideruar shumë pak nga presidenti i Lazios, Lottito dhe drejtori sportiv Igli Tare. Për të lënë përfundimisht të lirë lojtarin, bardhekaltërit kërkojnë 7 milionë Euro gati dyfishin e shumës së orfuar nga Atalanta për 28-vjecarin, njofton supersport. Megjithatë duke patur parasysh dëshirën e Berishës për të vazhduar karrirerën në Bergamo gjasat janë që dy klubet të gjejnë një rrugë të mesme duke arritur një marrëveshje. Atalanta dhe Lazios do të ulen sërish në një tryezë për të biseduar pas festës së Pashkëve dhe gjasat janë që Etrit Berisha të shndërrohet në cdo efekt një futbollist i klubit zikaltër. The post Lazio nuk bindet nga oferta e Atalantas për Berishën appeared first on INSAJDERI. |
Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për terrorizëm Posted: 01 Apr 2017 06:20 AM PDT Irani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të bashkuara se Republika Islamike vazhdon të jetë sponsori kryesor i terrorizmit dhe ka sugjeruar se burimi kryesor i sponsorizimit të terrorizmit është rivali kryesor, Arabia Saudite, që është aleat i SHBA-së. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis u tha të premten gazetarëve se Irani vazhdon të jetë "eksportues i terrorizmit" dhe "sponsor i terrorizmit". Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi ka thënë sot se "disa shtete, të udhëhequra nga Amerika janë të vendosur të injorojnë burimin kryesor të terrorizmit dhe ekstremizmit Takfiri-Wahhabi". Ai iu referua grupeve sunite myslimane dhe shkollës zyrtare të islamit Wahhabi në Arabinë Saudite. "Dhënia e adresës së gabuar, kur flitet për rrënjët, burimet financiare dhe intelektuale të terrorizmit, është arsyeja kryesore e mungesës së suksesit në përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit", ka thënë Ghasemi.(rel) The post Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për terrorizëm appeared first on INSAJDERI. |
Vushtrri, perleshen dy persona me lopatë Posted: 01 Apr 2017 06:06 AM PDT Policia ka arrestuar dy persona në Vushtrri, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar me lopatë dy persona të tjerë. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Njoftohet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. The post Vushtrri, perleshen dy persona me lopatë appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |