INSAJDERI: “Kërkesa e Trump ndaj gjeneralëve: Më sillni “opsionet” kundër Koresë” plus 19 more

INSAJDERI: “Kërkesa e Trump ndaj gjeneralëve: Më sillni “opsionet” kundër Koresë” plus 19 more


Kërkesa e Trump ndaj gjeneralëve: Më sillni “opsionet” kundër Koresë

Posted: 10 Apr 2017 10:30 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar këshilltarëve të tij të vendosin mbi tryezë listën e "opsioneve" për t'i dhënë fund kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjeneral-lejtnanti McMaster deklaroi të dielën se shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte njoftuar ekipin e tij të sigurisë teksa grupi goditës amerikan i kryesuar nga "USS Carl Vinson" drejtohej për nga gadishulli korean. Ai nuk tha se cilat mund të jenë opsionet që mund t'i prezantohen presidentit Trump, por ekspertët besojnë se sulmet parandaluese mund të jenë njëra prej tyre, shkruan Top-channel.

McMaster, edhe ky një këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, e përshkroi vendimin për devijimin e grupit goditës të Vinsonit drejt detit të Japonisë si "të matur", duke pasur parasysh modelin e sjelljes provokuese të Koresë së Veriut.

Duke folur për "Fox News", McMaster tha: "Është tejet e matur, apo jo? Presidenti i mëparshëm dhe presidenti Trump kanë rënë dakord se sjellja e tyre është e papranueshme, por edhe për atë që duhet medoemos denuklearizimi i gadishullit korean. Presidenti na ka kërkuar të jemi të gatshëm, të ofrojmë një sërë opsionesh për ta eliminuar këtë kërcënim".

Lajmi vjen pasi Trump urdhëroi goditjen me raketa "Tomahawk" të një baze ajrore siriane gjatë javës së kaluar, duke shënuar herën e parë që Shtetet e Bashkuara shënjestrojnë drejtpërdrejt regjimin e Assadit gjatë luftës civile 6-vjeçare në Siri.

Koreja e Veriut e denoncoi sulmin e Trumpit si një "akt të patolerueshëm agresioni" dhe një të tillë që "justifikon miliona herë shtysën e tyre drejt të qenit një pengesë bërthamore".

Të shtunën, admirali Harry Harris, komandant i Komandës amerikane të Paqësorit, devijoi kursin e "USS Carl Vinson" nga Singapori drejt Australisë, për në lindje të gadishullit korean. Grupi goditës i Marinës amerikane pritet "të operojë në Paqësorin perëndimor", në vend që të shkonte drejt porteve australiane, siç ishte planifikuar.

Lëvizja e Trumpit vjen edhe një javë pasi ai paralajmëroi Kinën se do të ishte i gatshëm të vepronte edhe i vetëm në zgjidhjen e problemit të Koresë së Veriut. Edhe pse presidenti nuk e bëri të qartë se çfarë zgjidhjeje mund t'i jepte, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka këmbëngulur prej atëherë se nuk ekziston alternativa e rrëzimit të regjimit të Kim Jong-un.

The post Kërkesa e Trump ndaj gjeneralëve: Më sillni "opsionet" kundër Koresë appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Deklaratat kërcënuese ndaj etnive joshqiptare nxisin urrejtje

Posted: 10 Apr 2017 10:07 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se deklaratat kërcënuese ndaj etnive joshqiptare në Kosovë nxisin urretje, mllef dhe hakmerrje.

Përmes rrjetit social Facebook, Thaçi reagoi ndaj deklaratës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se “mund të ketë luftë në Kosovë”.

“Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vëjnë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se “ne nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron”. /Insajderi.com

The post Thaçi: Deklaratat kërcënuese ndaj etnive joshqiptare nxisin urrejtje appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimet e të mbijetuarve nga sulmi në kishat e Egjiptit

Posted: 10 Apr 2017 09:51 AM PDT

Së paku 44 persona janë vrarë kur dy bomba vetëvrasëse ndaras njëra me tjetrën janë detonuar në kishat e qyteteve Tanta dhe Aleksandria. Viktimat dhe dëshmitarët tregojnë për përjetimet e tyre të momentit të shpërthimeve në një reportazh të Al Jazeera.

"Po mbaja dorën e birit tim i cili ishte me mua brenda në dyqan, ai më tha: 'Babi nuk dua të vdes'. Ma mbante dorën dhe thoshte: 'Nuk dua të vdes'. Imagjino të jesh duke mbajtur dorën e djalit tënd dhe ai është duke të thënë që nuk do të vdesë".

Besimtarët ishin duke festuar të dielën e dafinave në kohën e sulmeve. Disa kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim të madh, shumë janë duke marrë tretman mjekësorë.

"Isha i ulur në radhën e parë dhe papritur gjithçka u errësua. U alivanosa dhe dikush më shtyu nga ulësja ime. Disa sekonda më vonë u zgjova dhe pashë trupa rreth e rreth meje", thotë njëri prej viktimave duke marrë ndihmë mjekësore.

"Burra të rinj dhe fëmijë vdiqën, ka mish njeriu përgjatë gjithë vendit. Betoni është shkatërruar nga shpërthimi, kështu që imagjino se çfarë i ka ndodhur njerëzve dhe fëmijëve", shprehet duke qarë një viktimë tjetër e shpërthimeve në Aleksandri.

ISIS thotë që është përgjegjëse për sulmet. Ndërsa presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi ka deklaruar një gjendje emergjente tre muajsh.

Qytetarët nuk i vënë fajin feve, por sulmeve kriminale terroriste. Ata myslimanët dhe të krishterët i shohin si të bashkuar.

"Myslimanët dhe të krishterët janë si një. Myslimanët dhe të krishterët janë të bashkuar, dhe ne të gjithë duhet ta themi këtë. Ky është një aksion kriminal. Islami nuk ka asgjë të bëjë me çfarë ka ndodhur, sepse myslimanët dhe të krishterët kanë qenë gjithmonë një", thotë një qytetar./Insajderi.com

The post Rrëfimet e të mbijetuarve nga sulmi në kishat e Egjiptit appeared first on INSAJDERI.

Kosova ka Kushtetutë jofunksionale, thonë ekspertët

Posted: 10 Apr 2017 09:45 AM PDT

Nëntë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktin më të lartë juridik vazhdojnë ta përcjellin sfida të pakalueshme të ndryshimit.

Për këto nëntë vjet, u ndërmorën disa nisma për ndryshimin dhe amendamentimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.

Si shtet shumëetnik, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Si e tillë, Kushtetuta e Kosovës, sipas ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, në disa raste e ka bllokuar vendin në shumë procese të rëndësishme. Aktualisht, ndryshimet kushtetuese po e mbajnë peng formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ish-diplomati amerikan dhe shef i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Kosovën në vitin 2000, Louis Sell, i tha Radios Evropa e Lirë se bashkësia ndërkombëtare ia ka përshkruar Kosovës, në një mënyrë, një Kushtetutë jofunksionale dhe tani duhet t'i ndihmojë Kosovës që përmes procedurave kushtetuese ta krijojë ushtrinë.

Sell thotë se është e kuptueshme që Kosova e do ushtrinë e saj, por ky proces varet nga marrëdhëniet e saj me vendet perëndimore dhe prandaj Kosova duhet ta kuptojë seriozisht atë që i thonë miqtë – që ky proces të kryhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

"Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare është ajo që, në një mënyrë, e ka ngarkuar Kosovën me një Kushtetutë jofunksionale, e cila një grupi i mundëson që nën udhëzimet e një shteti tjetër të bllokojë ndryshimet e mëdha, siç janë këto".

"Tani varet nga bashkësia ndërkombëtare që duhet të përcjellë procedurat kushtetuese për të gjetur mënyrën se si të ndodh kjo. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Kosova duhet të shoh interesat e saj", tha Sell.

Sipas tij ‘Kosova duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare gjithnjë deri sa ajo të luan drejt’.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i në Qeverinë e Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta, që nga miratimi i saj është sfiduar, por sipas tij, janë ndërtuar edhe mekanizma që e mbrojnë Kushtetutën nga sfidimet.

“Ka nevojë që Kushtetuta të jetë edhe më evolutive se sa që është norma juridike. Natyrisht veçantia e ndryshimit ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve shtetërore. Kjo ka ndodhur edhe më herët. Por, tani ka të bëjë sa u përket kapaciteteve të armatës së Kosovës. Ajo çka dua të them që shtrirja e saj, respektimi i saj, është për tërë territorin e vendit, por njëkohësisht kërkohet, po e quaj, respektim nga të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës pa marrë parasysh etninë e tyre”, tha Kuçi

Kuçi tha se Kushtetuta e vendit ka lejuar që të vihen bazat e shtetit sovran dhe demokratik dhe, siç tha ai, aty janë të parapara mundësitë dhe detyrat që të inkorporohen minoritetet në kuadër të institucioneve dhe shoqërisë.

“Ndryshimet politike që kanë ndodhur në vitin 2014 me Listën Serbe, kanë krijuar pengesa të tilla, e kundërta ka qenë më herët, kur asnjë pengsë në ndërtimin e institucioneve tona nuk ka ndodhur”, tha Kuçi.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute, rrjedh nga Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, i presidentit Marti Ahtisaari, ku u janë përshkruar të drejtat e veçanta grupeve minoritare.

Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se në vend se Kushtetuta të shtyjë dhe ndihmojë proceset zhvillimore, ajo paraqitet si bllokuese dhe pengues e proceseve.

“Koha ka dëshmuar, pas kaq vitesh aplikimi të Kushtetutës, që thjesht ato mekanizma janë më tepër bllokues dhe barriera krijues sesa shtytës, ndihmues dhe mobilizues të zhvillimit dhe të avancimit të proceseve edhe politike edhe të zhvillimit ekonomik- social dhe gjithëpërfshirës. E po ashtu edhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës. Instrumentet e instaluara në këtë Kushtetutë kanë vend në udhëkryq zhvillimin e mëtejmë të vendit, por edhe nxjerrjen ose miratimin e vendimeve me karakter dhe interes vital për vendin”, tha Baraliu.

Mekanizmat normativ që janë inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, thotë Baraliu, kanë qenë politikë dhe imponues, andaj, sipas tij, ato tani duhet ndryshuar.

“Kjo Kushtetutë, përkundër anësisë që ka historike, përkundër faktit që është një libër i shenjtë, ose do të duhej trajtuar si një lloj libri i shenjtë, ajo për faktin se është një produkt i imponuar apo më mirë thënë është produkt i një projekti politik i cili është tejkaluar, po flas për propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, i cili është i tejkaluar, andaj kjo Kushtetutë duhet domosdoshmërish të rishkruhet fill dhe fund”, u shpreh Baraliu.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumëtnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera

The post Kosova ka Kushtetutë jofunksionale, thonë ekspertët appeared first on INSAJDERI.

AAK i qëndron prapa kërcënimit të Haradinajt për “pastrim etnik të serbëve”

Posted: 10 Apr 2017 09:20 AM PDT

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, sapo kishte marrë lajmin se vendimi për  vëllanë e tij, Ramush Haradinaj, ishte shtyrë për 27 prill, dhe shfrytëzoi një paraqitje televizive për të dhënë një kërcënim të pastër, në rast se gjykata franceze vendos ta ekstradojë në Serbi.

"Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare", kishte thënë Haradinaj për RTV Dukagjini.

Deputeti i AAK-së që ka paralajmëruar kandidaturën për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e këtij viti, përmendi minoritetin serb si komuniteti që të vuaj pasojat e një vendimi të mundshëm të gjykatës në Collmar të Francës për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Një deklaratë e tillë ngjalli reagime të ashpra nga Ambasada Amerikane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të cilët e kanë konsideruar një deklaratë të tillë si kërcënuese për minoritetin serb.

Por pavarësisht se deklarata luftënxitëse e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, është dënuar nga Ambasada e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston se ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi "do ta trazoj Kosovën".

Kërcënimet për luftë të deputetit të AAK-së Daut Haradinaj në rast të ekstradimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Lekaj, në një bisedë me Insajderin, ka thënë se "AAK nuk ka asgjë kundër serbëve lojal të Kosovës" por ka shtuar kërcënimet derisa është shprehur se "Kosova do të destabilizohet" në qoftë se Haradinaj ekstradohet në Serbi.

"Nëse ndodh ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, le ta dijë çdo njeri se atëherë nuk ka çfarë të pritet, sepse Kosova do të jetë ndryshe, por edhe rajoni", ka thënë Pal Lekaj në një bisedë me Gazetën Insajderi.

Sipas Lekajt, komuniteti serb në Kosovë është njëri ndër komunitetet me më së shumti të drejta në rajon. Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës është shprehur se "destabilizimi nuk do të ndodh me qytetarët lojal serb të Kosovës".

"Ne do ta trajtojmë barabartë [komunitetin serb të Kosovës], por nuk do të lejojmë që dikush të bëjë hajgare me gjeneralët tanë", ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se arrestimi i liderit të AAK-së në Francë, është "puro politik".

Reagimet e zyrës së BE-së dhe Ambasadës amerikane në Prishtinë

Deklaratat luftënxitëse të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i kanë dënuar edhe partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në ditën e Kushtetutës së Kosovës, më 8 prill, reagoi ndaj deklaratës së Daut Haradinajt.

Sipas Delawie, përdorimi i gjuhës së rrezikshme nuk ka vend në Evropë, transmeton Klan Kosova.

"Në festimin e ditës së Kushtetutës së Kosovës, një politikan kërcënoi me spastrim etnik. Një gjuhë kaq e rrezikshme nuk ka vend në Evropë", shkroi Delawie në Twitter.

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. BE-ja, përmes zyrës së saj në Kosovë, ka dënuar deklaratat që "kërcenojnë komunitetet" në Kosovë.

"BE dënon deklaratat që kërcënojnë komunitetet dhe Kosovën multi-ektnike. Këto nxisin urrejtje ndaj komuniteteve të minoritetit dhe pengojnë pajtimin dhe dialogun", thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian në Twitter.

Deklaratat e tilla dëmtojnë procesin gjyqësor ndaj Haradinajt

Analisti politik Imer Mushkolaj i ka parë si të panevojshme deklaratat e AAK-së rreth "mundësisë së luftës" në rast se ndodh ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi.

Sipas Mushkolajt, shteti i Serbisë i shfrytëzon këto deklarata për të ndërtuar propagandë kundër Kosovës.

"Deklaratat e tilla Serbia i shfrytëzon për propagandë kundër Kosovës, duke i konsideruar si kërcënim për spastrim etnik të serbëve. Ramush Haradinajt dhe Kosovës i ndihmojnë deklaratat e veprimet e matura, e jo ato që mund të mbjellin frike e kërcënim te kushdoqoftë", ka thënë Mushkolaj për Insajderin. /Insajderi.com

The post AAK i qëndron prapa kërcënimit të Haradinajt për "pastrim etnik të serbëve" appeared first on INSAJDERI.

Historike për United: një mysliman bëhet kapiten për herë të parë

Posted: 10 Apr 2017 09:15 AM PDT

Fitorja 3-0 kundër Sunderlandit, përveç tri pikëve të rëndësishme në garën për Ligën e Kampionëve, kishte edhe një domethënie të veçantë për Manchester United.

Bëhet fjalë për shiritin e kapitenit, të cilin dje e mbajti Marouane Fellaini. Mesfushori u bë i pari mysliman që udhëheq në fushë "Djajtë e Kuq".

Në mungesë të Michael Carrick dhe Wayne Rooney, trajneri Jose Mourinho ia besoi shiritin mesfushorit belg me origjinë marokene.

29-vjeçari iu bashkua Unitedit nga Evertoni në verën e vitit 2013 për rreth 32 milionë euro.

The post Historike për United: një mysliman bëhet kapiten për herë të parë appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti thotë se nuk po sheh “dritë në fund të tunelit”

Posted: 10 Apr 2017 09:12 AM PDT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë para pak çastesh është shprehur tejet pesimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Ahmeti me këtë rast ka deklaruar se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ndërkohë derisa ka komentuar kërcënimet e Nikolla Gruevskit, Ahmeti është shprehur decidiv se problemet nuk zgjidhen me kërcënime, raporton Alsat M.

Ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të tërheq ministrat e tij nga qeveria aktuale, nën arsyetimin se kjo nuk do të kontribuonte në zgjidhjen ngërçit politik.

The post Ahmeti thotë se nuk po sheh "dritë në fund të tunelit" appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Me senatorin amerikan nuk e diskutuam njohjen e Kosovës

Posted: 10 Apr 2017 09:05 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me senatorin amerikan, John McCain me të cilin ka biseduar për tema të vështira, siç është edhe dialogu me Kosovën, por edhe për njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ka kërkuar senatori McCain nga Beogradi që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe t'i vë sanksione Rusisë, Vuçiq ka thënë se me zyrtarin amerikan ka biseduar në mënyrë të "sinqertë dhe të hapur" por se asnjëra prej këtyre çështjeve "nuk është hapur", shkruan "Tanjug".

"Unë kam thënë se dua neutralitet ushtarak. Kemi bashkëpunim partneriteti me NATO-n, zhvillojmë ushtrime edhe me rusët edhe me amerikanët. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me Rusinë por strategjikisht jemi në rrugën evropiane. Kjo është politika jonë e vërtetë, dhe për këtë arsye Serbia është partner i besueshëm dhe për këtë arsye na respektojnë në Moskë, Ëashington e Bruksel", ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Ai ka shtuar se e ka njoftuar senatorin amerikan me sfidat që Beogradi i ka përpara në vazhdimin e procesit të dialogut me Kosovën.

"Senatori McCain ka shfaqur respekt të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë siç është edhe obligim yni që të tregojmë respekt ndaj superfuqive siç është SHBA", ka treguar Vuçiq.

The post Vuçiq: Me senatorin amerikan nuk e diskutuam njohjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

A është serbo-kroatishtja një gjuhë?

Posted: 10 Apr 2017 08:48 AM PDT

17 milionë njerëz në Bosnjë, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi flasin variacione të gjuhës e cila është quajtur më parë serbo-kroate apo kroato-serbe.

Zyrtarisht, gjuha e cila më parë kishte bashkuar Jugosllavinë, ashtu si edhe vendi, nuk ekziston më. Në vend të saj, tani ka katër emra: gjuha boshnjake, serbe, kroate dhe malazeze. Por a janë këto e njëjta gjuhë?

Përgjigja sipas një grupi të linguistëve dhe OJQ-ve nga katër vendet, është një "po" kumbuese. Duke punuar nën banderolën e një projekti të quajtur "Gjuha dhe Nacionalizmi", grupi ka lëshuar një "deklaratë për gjuhën e përbashkët" më 30 mars, shkruan The Economist.

Deklarata thotë që të katër gjuhët së bashku përbëjnë një gjuhë "policentrike", ngjashëm si anglishtja, gjermanishtja dhe arabishtja. Ata thonë që përderisa ekzistojnë dialekte të ndryshme, këto janë variacione të të njëjtës gjuhë pasi që folësit e kësaj gjuhe e kuptojnë njëri tjetrin.

Me të vërtetë, kjo i bën këto katër gjuhë më të ngjashme se sa dialektet e shumë gjuhëve tjera policentrite, njofton Insajderi.

Autorët e konsiderojnë këmbënguljen nga institucionet publike dhe të edukimit përdorimin e vetëm njërës nga katër variacionet si "shtypëse, të pa nevojshme dhe të dëmshme". Qëllimi i deklaratës është të nxiten diskutimet për gjuhën "pa bagazhin nacional dhe të kontribuojë në procesin e pajtimit", thotë Daliborka Uljareviq, partnerja nga Mali i Zi e deklaratës.

Insistimi në emërimin e katër gjuhëve të ndryshme Serbo-Kroate qon në absurditete. Fëmijët të cilët jetojnë në të njëjtin qytet në Bosnje shkojnë në shkollë në të njëjtën ndërtesë por në klasë me gjuhë të ndryshme. Portali i qeverisë boshnjake është publik në katër gjuhë: anglisht, boshnjake dhe kroate, të cilat janë me shkronja latine, dhe Serbisht, me cirilike.

Por sërish politikanët e regjionit nuk kanë nevojë për përkthime kur kanë takime. Kur kriminelët e luftës janë në gjykim përballë tribunalit të Hagësm ata marrin interpretime të folura nga dialekti i përkthyesit i cili qëllon të ketë qenë në punë.

Një frazë e njohur boshnjake thekson absurditetin: një paketë cigaresh që përsërit "pirja e duhanit vret" dy herë në shkronja latine dhe një herë në cirilike, të gjitha shqiptohen njëjtë.

Si në shumë pjesë të botës, përleshja për gjuhë është politike. Nacionalistët Serbë shohin deklaratën e re si një tentim për të dobësuar lidhjen mes serbëve në Serbi, serbëve boshnjakë dhe malazezë. Me çaktivizimin e problemit të gjuhës do të largohej edhe mjeti të cilin nacionalistët e kanë përdorur për të nxitur probleme; thekson dallimet.

Ata kanë frikë për shembull që nëse të gjithë do të mendonin që flasin të njëjtën gjuhë në Bosnje atëherë kjo do të dobësonte ambicien politike për të shkatërruar eventualisht shtetin.

Kroatët nacionalistë theksojnë luftën për pavarësi, ku prapa në të 60-at akademikët kishin thënë që kroatishtja ishte gjuhë me vete. Dhe nëse është gjuhë më vete, kroatët duhet të jenë të ndarë nga jugosllavët.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve të rëndomtë nuk u intereson dhe aq shumë për këtë problem. Kur i pyet nëse e flet gjuhën e tyre, ata shpesh e quajnë thjeshtë naški, "tonë". /Insajderi.com

The post A është serbo-kroatishtja një gjuhë? appeared first on INSAJDERI.

Biznesmeni mysliman që i dërgoi letër proteste Trumpit

Posted: 10 Apr 2017 08:04 AM PDT

Një investitor mysliman kërkon ta bëjë zërin e tij të dëgjohet në epokën e Donald Trumpit. Aktivizmi i aksionerëve është fenomen i rrallë në financën Islame, megjithatë menaxheri i kamur Bashar Qasem kërkon të ndryshojë stereotipet.

Ai ishte i vetmi përfaqësues islamik mes aksionerëve që i dërguan një letër proteste presidentit amerikan, mbi urdhrin e ndalimit të fluturimeve.

"Na kërkohet të qëndrojmë në krah të drejtësisë, të jemi të përgjegjshëm e të dëshmojmë të vërtetën. Dhe kjo është një nga parimet themelore të investimit dhe të parave. Trumpi i fitoi zgjedhjet, megjithatë një pjesë e mirë e popullatës nuk pajtohet me të. Kjo është demokracia. Duhet të ketë ndonjë lloj konsiderate për tjetrin dhe për shumëllojshmërinë e mendimit", tha Bashar Qasem, investitor mysliman.

Qasem kërkon ta përdorë aktivizmin e tij prej aksioneri për të kthyer disa prej urdhrave ekzekutivë të Trumpit, që përmbysën politikat e kohës së Obamës mbi rregullat bankare dhe ndryshimet klimatike.

Ai dëshiron të shohë nëse edhe investitorë të tjerë myslimanë në Shtetet e Bashkuara do të duan t'i bashkohen kësaj nisme. Siç rrëfen dhe vet, klientët e tij, shumica e të cilëve myslimanë dhe gati gjysma emigrantë, e mirëpresin rolin e tij publik në rritje.

"Nuk e imagjinoj dot veten të ulur këtu, pa thënë asnjë fjalë e të shoh të ndodhin gjëra për të cilat mund të ofroj ndihmën time. Kur je në pozitën të promovosh të mirën dhe të ndikosh gjërat pozitivisht, mendoj se nuk duhet të hezitosh", tha Qasem.

Por ndërsa urdhri i ndalimit të fluturimeve e shqetëson, perspektivën ekonomike të Shteteve të Bashkuara, Qasem e sheh me optimizëm. Arsyeja është e thjeshtë. "Të mos harrojmë, – kujton menaxheri, – që Donald Trumpi në fund të fundit është biznesmen"./Insajderi.com

The post Biznesmeni mysliman që i dërgoi letër proteste Trumpit appeared first on INSAJDERI.

BE dënon deklaratat e zyrtarëve të AAK-së: Po nxisni urrejtje kundër minoriteteve

Posted: 10 Apr 2017 07:49 AM PDT

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj dhe Rasim Selmanaj për "mundësinë e luftës" në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi.

BE-ja, përmes zyrës së saj në Kosovë, ka dënuar deklaratat që "kërcenojnë komunitetet" në Kosovë, raporton Insajderi.

"BE dënon deklaratat që kërcënojnë komunitetet dhe Kosovën multi-ektnike. Këto nxisin urrejtje ndaj komuniteteve të minoritetit dhe pengojnë pajtimin dhe dialogun", thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian në Tëitter.

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë të premten se "në Kosovë mund të ketë luftë" në rast se ish-kryeministri i Kosovës ekstradohet në Serbi". Haradinaj ka marrë mbështetje edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj.

Ramush Haradinaj po gjykohet në Francë rreth disa aktakuzae të lëshuara nga Serbia. Ai u arrestua më 4 janar në Mulhouse të Francës. /Insajderi.com

The post BE dënon deklaratat e zyrtarëve të AAK-së: Po nxisni urrejtje kundër minoriteteve appeared first on INSAJDERI.

Google me ekrane të reja OLED të lakuara në telefonat LG

Posted: 10 Apr 2017 07:29 AM PDT

Siç duket, edhe Google do të prezantojë një telefon me ekran të lakuar i cili do të zëvendësojë Pixel dhe Pixel XL.

Sipas një raporti të mediumit korean Electronic Times, kompania ka investuar 880.29 milion dollar në LG për ndërtimin e ekraneve OLED për telefonat e ardhshëm Pixel.

Samsung prej kohësh përdor ekrane të lakuara në telefonat e rangut të lartë Galaxy ndërsa Apple pritet ti implementojë për herë të parë në iPhone-t e ardhshëm.

Ndërsa, as LG e as Google nuk komentuan këtë raport të Electronic Times.

The post Google me ekrane të reja OLED të lakuara në telefonat LG appeared first on INSAJDERI.

McCain: Vazhdimi i dialogut kërkon guxim

Posted: 10 Apr 2017 07:23 AM PDT

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, ka thënë se duhet të kihet guxim që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë

"Duhet të keni guxim që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë", është shprehur McCain, gjatë një konference për media, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Serbisë, Alenksandar Vuçiqin.

Megjithatë, mediet në Beograd citojnë senatorin amerikan ta ketë thënë se Serbia ka rol vital në rajon.

"Serbia luan një rol vital si një 'forcë e pajtimit' dhe të ekonomive kryesore të regjionit", ka thënë të hënën në Beograd McCain, shkruan Tanjug.

"Jam i sigurt që presidenti e di mënyrën që të ketë progres të mëtutjeshëm në këtë rrugë, duhet të ketë më shumë punë", ka shtuar McCain.

Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vizitën e McCain është shprehur i kënaqur duke e cilësuar si një "drekë pune të suksesshme", duke shtuar se biseda kishte shkuar në tri drejtime.

"Së pari, problemi i mbajtjes se stabilitetit në regjion. Së dyti, relacionet tona bilaterale. Së treti, pjesëmarrja e Serbisë në ngjarjet globale dhe pozita jonë në çështjet e rëndësishme botërore", ka thënë Vuçiq./Insajderi.com

The post McCain: Vazhdimi i dialogut kërkon guxim appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti serb nderon ushtarët e mbijetuar nga Beteja e Koshares

Posted: 10 Apr 2017 07:21 AM PDT

Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun priti delegacionin e ushtarëve serbë që ruanin kufirin në Koshare, e që kishin mbijetuar nga Beteja e Koshares.

Drecun priti një delegacion të mbijetuar të rojeve të kufirit të kullës së Koshares, nga Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999.

Milovan Drecun ka theksuar se ka emocione të forta për atë periudhë kohe, derisa ka nderuar “heroizmin, patriotizmin dhe sakrificën e të gjithë anëtarëve të ushtrisë dhe policisë të cilët luftuan atje”, shkruan Tanjug.

Beteja e Koshares njihet së njëra nga betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj ish-Republikës Federative të Jugosllavisë. /Insajderi.com

The post Parlamenti serb nderon ushtarët e mbijetuar nga Beteja e Koshares appeared first on INSAJDERI.

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Posted: 10 Apr 2017 06:59 AM PDT

Shqiptarët kanë qenë protagonistët kryesorë të kësaj javë në kampionatin zviceran të futbollit dhe këtë e tregon më së miri fakti se tre prej tyre janë rreshtuar në formacionin ideal të ndeshjeve të fundit.

Nuk mund të mungonte Armando Sadiku, i cili e ka bërë rrugë tashmë praninë në formacionin më të mirë, meqë shënon me një rregullsi të admirueshme (6 gola në 8 ndeshje).

"Partneri ideal i Alioskit në sulm. Jo plotësisht në formën më të mirë fizike dhe gjithsesi vendimtar, me asistin te goli i dytë i Alioskit dhe golin e shkëlqyer të 4-2", shpjegon e përditshmja "Blick".

Sigurisht që aty ishte edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Alioski, me tre golat e tij dhe asistin për golin e Sadikut. Një sinjal i qartë se po kthehet edhe ai në formën më të mirë pasi kishte shënuar vetëm 1 herë në 11 ndeshjet e mëparshme në kampionat.

Emri i tretë është ai i Benjamin Kolollit, i cili po shkëlqen me fanellën e Lozanës. Mbrojtësi i Kosovës cilësohet si një nga futbollistët më me perspektivë në kampionatin zviceran të futbollit dhe tregoi talentin e tij me një supergol në fundjavë.

Ndërkaq, kishte një shqiptar edhe mes zhgënjimeve të javës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Vaduzit, Albion Avdiaj, i cili pas disa paraqitjeve shumë pozitive, zhgënjeu në humbjen ndaj Lucernës duke shpërdoruar një mundësi të pastër para portës. /Insajderi.com

The post Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

QKUK-ja mjekoi mbi dy mijë fëmijë të shtrirë për tre muaj

Posted: 10 Apr 2017 06:54 AM PDT

Në bazë të raportit tremujor të punës, rezulton se Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka qenë ndër klinikat më të ngarkuara për nga numri i rasteve të trajtuara.

Sipas raportit zyrtar të kësaj klinike, vërehet vëllim i madh i punës, ku vetëm për këtë tremujor, ka pasur 2123 fëmijë te hospitalizuar, në 151 shtretër të kësaj klinike, ku mes tjerash hyn edhe emergjenca pediatrike me 7117 fëmijë që kanë kërkuar mjekim.

“Të gjitha këto shërbime janë kanë ofruar në 14 reparte të ndryshme nga 39 pediatër dhe 129 infermier/e, 62 specializantë dhe konsultantët të tjerë”, njofton QKUK.

Sipas reparteve ka qenë ky numër i fëmijëve të hospitalizuar,  Reparti neurologji pediatrieke, me 277, hemato-onkologji me 144, gastroenterologji me 324, neefrologji 226, endokrinologji me 177, kujdesi intensiv me 156, kardiologjia me 190 dhe pulmologjia me 307 fëmijë të hospitalizuar.

Statistika tregojnë se në të gjitha ambulancat specialistike të kësaj klinike është bërë punë e madhe, ku në të gjitha janë bërë 5.057 vizita ambulantore. /Insajderi.com

The post QKUK-ja mjekoi mbi dy mijë fëmijë të shtrirë për tre muaj appeared first on INSAJDERI.

Buja akuzon prokurorinë se po e pengon të kandidojë për Lipjanin

Posted: 10 Apr 2017 06:39 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike të Lipjanit, Shukri Buja, thotë se po ngriten aktakuza ndaj zyrtarëve publik, vetëm për t'i penguar njerëzit në politikë.

"Aktakuza tashmë është bërë modë që të ngritën", thotë Buja teksa brengoset se edhe një aktakuzë e ngritur ndaj tij, është bërë me qëllim pengimin e karrierës së tij politike.

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit shprehet i bindur se aktakuza e ngritur kundër tij nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për "keqpërdorim të detyrës zyrtare" dhe "marrjes së ryshfetit", ka një prapavijë të dyshimtë.

Buja brengoset se kjo aktakuzë do të ia pamundësojë kandidimin për kryetar të Komunës së Lipjanit. Post për të cilin ai ka synime të qarta, e që i ka bërë të ditura publikisht para ngritjes së aktakuzës nga prokuroria, raporton Insajderi.

"Në bazë të vlerësimeve të mia është me inicime politike, sepse dikujt po i pengon kandidimi im në Lipjan. E atij që i pengon dihet se kujt i pengon. Dhe realisht kjo aktakuzë shumë shpejt do të shihet se nuk ka ndonjë bazë e cila mund të dënohem… Po ngritën aktakuza për me mujt me i pengu njerëzit në politikë", ka thënë Buja në një intervistë me KosovaPress.

Ish-lideri i Komunës së Lipjanit i cili akuzohet nga prokuroria edhe për "punime ndërtimore të paligjshme", ka thënë se dikush qëndron prapa ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

"Vetëm nga statistikat mund ta nxirrni se sa aktakuza ngritën për zyrtarët publik. Janë 1 mijë e 489 aktakuza të ngritura në vitin 2016. Ndërsa të dënuar janë vetëm 169. Realisht nuk i bjen mbi 10 për qind të dënuar. Por ngritje të aktakuzave ka të shumta. Edhe kjo aktakuzë  është në vazhdën e aktakuzave si duket për zyrtarë publik,  për të përmbushur një statistikë që kërkohet nga dikush", u shpreh Buja.

Insajderi ka publikuar më parë dokumente që vinin në pah faktin sesi Komuna e Lipjanit, përmes një aktvendimi kishte vendosur që të ndryshonte planin zhvillimor urban të qytetit për t'i dhënë mundësi biznesmenit nga Lipjani, Fahri Retkoceri, që të ndërtonte një objekt të banimit kolektiv.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë më 12 shkurt të këtij viti Bujës dhe kundër nëntë të pandehurve të tjerë për veprat penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, "Dhënia e Rryshfetit", "Marrja e Ryshfetit", dhe "Ushtrimi i ndikimit", "Punimet ndërtimore të kundërligjshme".

Buja ndryshoi planin urbanistik që t’i lejonte biznesmenit të ndërtojë banesa në vend të fabrikës

Buja akuzon prokurorinë se po e pengon të kandidojë për Lipjanin

Aktakuza ishte ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t'i shpallë fajtorë dhe t'i gjykojë sipas ligjit. /Insajderi.com

The post Buja akuzon prokurorinë se po e pengon të kandidojë për Lipjanin appeared first on INSAJDERI.

Kërcënohet gazetarja Arbana Xharra, i vizatohen kryqe në muret e banesës

Posted: 10 Apr 2017 06:05 AM PDT

Kryeredaktorja e gazetës "Zëri", Arbana Xharra, është kërcënuar përmes një mesazhi që i është lënë në hymjen e objektit të banimit.

Kërcënuesit kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jashtë banesës së saj kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën, njofton Gazeta Zëri.

Xharra ka treguar në detaje se si ka ndodhur rasti, derisa ka thënë se kërcënimi në formë kryqi është vizatuar pasi që ajo ka dalë nga apartamenti.

"Andini (bashkëshorti) kur ka dalë prej banesës dhe e ka pa te dera këtë shenjë. Kanë dalë me pa nëse ka kamera diku rrotull. Tu kërku kamera e kane pa që edhe në parking ku unë e parkoj veturën është e njëjta shenjë", ka thënë Xharra.

Kryeredaktorja e "Zërit", ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici, e cila po merret tani me hetimet, shkruan Insajderi.

Për këtë kërcënim ndaj gazetarës Xharra, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Ka shprehur shqetësim për këtë sulm ndaj kryeredaktores së Zërit.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim lajmin se kolegia Arbana Xharra është duke u ndier e kërcënuar pasi persona të njohur sipas saj, ia kanë vizatuar një simbol në formë kryqi me ngjyrë të kuqe në hyrje të banesës", thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës që sa më parë ta hetojë këtë rast.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do ta përcjellë me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase nga organet e rendit", përfundon reagimi. /Insajderi.com

 

The post Kërcënohet gazetarja Arbana Xharra, i vizatohen kryqe në muret e banesës appeared first on INSAJDERI.

“Po filloj një epokë të re të boksit gjerman”

Posted: 10 Apr 2017 05:37 AM PDT

Për boksierin me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi, meçi ndaj ish-kampionit të botës Arthur Abrahm do të ketë më shumë se vetëm një domethënie. Do të jetë ndeshja e jetës për të.

Boksieri nga Juniku planifikon jo vetëm mposhtjen e armenit me nënshtetësi gjermane Arthur Abraham, por edhe fillimin e një epoke të re në karrierën e tij.

"Dua të filloj një epokë të re. Do të jetë një ndryshim në sportin e boksit në Gjermani", ka thënë Krasniqi për gazetën gjermane Bild.

Nëse Krasniqi fiton ndaj Abraham, ai do të ketë mundësi që të "luftojë" për fitimin e titullit Kmapion Bote në versionin WBO, raporton Insajderi.

Njëri nga kundërshtarët me të cilin mund të përballet 30-vjeçari nga Kosova, në rast se fiton ndaj Abraham, është Dominic Bosel. Momentalisht, gjermani Bosel është kampion në tri versione.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Abraham do të zhvillohet më 22 prill në Gjermani. /Insajderi.com

The post “Po filloj një epokë të re të boksit gjerman” appeared first on INSAJDERI.

Messi me kërkesë për largimin e 5 futbollistëve nga Barcelona

Posted: 10 Apr 2017 05:18 AM PDT

Humbja me Malagan ka kthyer tensionin në radhët e Barcelonës ku tani duket se ekziston një problem që e ka emrin Lionel Messi.

Sipas mediave spanjolle, ky i fundit ka identifikuar lojtarët të cilët sipas tij nuk janë në lartësinë e Barcelonës ndaj kërkon mosaktivizimin apo largimin e tyre.

Sipas mediave në Spanjë, Mesi pas ndeshjes i ka kërkuar llogari Luis Enrikes se pse aktivizoi në duelin ndaj Malagës futbollistët Andre Gomes, Jeremy Mathieu dhe Denis Suarez.

Ndërkaq, mendohet se ai ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk do të dëshironte si shokë skuadre Arda Turan, Jermyeremi Mathieu, Andre Gomes, Lucas Digne dhe Paco Alcacer.

Barcelona humbi me rezultat 2-0 ndaj Malagas të dielën në La Liga. /Insajderi.com

 

The post Messi me kërkesë për largimin e 5 futbollistëve nga Barcelona appeared first on INSAJDERI.