INSAJDERI: “E lidhin dhe e plaçkitin zonjën e shtëpisë: kapen dy hajdutët shqiptarë” plus 19 more

INSAJDERI: “E lidhin dhe e plaçkitin zonjën e shtëpisë: kapen dy hajdutët shqiptarë” plus 19 more


E lidhin dhe e plaçkitin zonjën e shtëpisë: kapen dy hajdutët shqiptarë

Posted: 11 Apr 2017 02:06 PM PDT

Policia ka kapur të hënën me 10 prill në Warstein dy persona që ishin në ikje, të dyshuar për hajni. Ata, siç thotë policia, kishin hyrë në një vilë, duke e befasuar të zonjën 67 vjeçare të vilës.

Pasi kanë hyrë dhunshëm ata, duke ia mbajtur revolen, i kanë mbyllur gojën dhe e kanë lidhur në një karrige, shkruan wdr.de.

Pastaj ata ia filluan të kërkonin gjësende me vlerë dhe dikur ikën. Ndërkohë, e zonja e shtëpisë ia doli të lirohej dhe të alarmonte policinë.

Me helikopter dhe me qenë policorë, policia e ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur në afërsi. Tjetrin ka arritur ta kapte qeni policor në një zonë malore. Të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë./albinfo.ch

The post E lidhin dhe e plaçkitin zonjën e shtëpisë: kapen dy hajdutët shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

Dybala bëhet si Messi, Juventus “shkatërron” Barçën!

Posted: 11 Apr 2017 01:58 PM PDT

Juventus ka arritur një fitore historike, 3-0 ndaj Barcelona, e cila i vë bardhezinjtë e Massimilliano Allegri me një këmbë në gjysmëfinalen e Champions League.

Barça ka treguar se mund të përmbysë edhe katër gola disavantazh, si ndodhi në raundin e kaluar ndaj Paris SG, megjithatë ndeshja e parë në "Juventus Stadium" lë pak shpresa për katalanasit dhe italianët janë favoritë për të shkuar më tej. Heroi i "Zonjës së Vjetër" ishte Paulo Dybala, autor i dy golave në pjesën e parë.

Dybala e shënoi golin e parë, pas vetëm shtatë minutash lojë, kur pas topit të marrë nga Cuadrado, ai e mposhti portierin Ter Stegen me një goditje të saktë.

Në mesin e pjesës së parë, Buffon mbrojti portën e vendasve, pasi Iniesta u shfaq përballë tij, pas pasimit të marrë nga Leo Messi, dhe vetëm një minutë më vonë, bardhezinjtë goditën sërish me anë të Dybala.

Këtë herë argjentinasi e çoi topin në cepin e portës, i shërbyer nga Mario Mandzukic.

Dygolëshi i fundit i një futbollisti të Juventus në Champions kishte qenë ai i Tevez në vitin 2015. Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë, kampionët e Italisë goditën sërish.

Këtë herë ishte Chiellini që fitoi duelin ajror me Mascherano dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë me kokë, pas një goditje nga këndi.

Kjo ishte ndeshja e 48-të radhazi për Juventus që nuk pëson humbje në shtëpi. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në "Camp Nou".

Barcelona nuk arriti të gjente as golin që do t'i jepte një shpresë të vogël për ndeshjen e kthimit ku tanimë frymëzimi i vetëm do të jetë fitorja 6-1 ndaj PSG në 1/8-t e finaleve.

Skuadra e Luis Enrique pësoi humbjen e dytë radhazi, pas asaj në kampionat ndaj Malaga, teksa trajneri ka deklaruar se do të largohet në fund të sezonit.

Nga ana tjetër, Juve është shumë pranë të qenit mes katër ekipeve më të mira të Europës dhe ëndrra Champions po bën e prekshme./ telesport.al

The post Dybala bëhet si Messi, Juventus "shkatërron" Barçën! appeared first on INSAJDERI.

“Kosovarët therin zviceranin” – të enjtën vendimi i gjykatës për partinë zviceriane

Posted: 11 Apr 2017 01:54 PM PDT

Gjykata Federale do të zhvillojë të enjten një seancë publike për të gjykuar lidhur me tekstin e kontestuar. Lëndë e procesit të pritshëm është: a mund të konsiderohet afishja në fjalë si tekst me përmbajtje diskriminimi në bazë race.

Afishja e publikuar në vitin 2011 nga SVP me tekstin tashmë të famshëm "Kosovarët therin zviceranin", edhe pas afër gjashtë vitesh vazhdon të shqetësojë shpirtrat në Zvicër.

Gjykata e Lartë e Kantonit të Bernës e kishte shpallur atë tekst si diskriminues dhe i kishte dënuar dy krerë të SVP-së me dënime me gjobë, duke e shpallur tekstin, diskriminues ndaj kosovarëve, shkruan derbund.ch.

Por, dy të dënuarit, Baltiser dhe Bär nuk janë pajtuar me vendimi, duke bërë ankesë në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo e fundit do të zhvillojë të enjten një seancë publike për të gjykuar lidhur me tekstin e kontestuar, transmeton albinfo.ch. Lëndë e procesit të pritshëm është: a mund të konsiderohet afishja në fjalë si tekst me përmbajtje diskriminimi në bazë race.

Për Gjykatën e Lartë të Bernës çdo gjë është e qartë: afishja si e tërë e identifikon etninë kosovare si të barabartë me ushtruesit e dhunës, me ç`rast është bërë një reduktim i padenjë për dinjitetin njerëzor dhe shprehje me përmbajtje raciste diskriminuese.

Ndërsa sipas Baltisser dhe Bär në afishe vetëm është shkruar për aktin e dhunës që kishte ndodhur në Interlaken në gusht 2011. Siç dihet tashmë, një shtetas i Kosovës i shoqëruar nga një tjetër person, pas një zënke kishte therur me thikë një zviceran (i cili nuk kishte marrë plagë të rënda, v.j.), përcjell albinfo.ch Dhe, sipas tyre, është e qartë se me këtë rast nuk është menduar për kosovarët si tërësi.

Por cilën mënyrë të leximit do ta zgjedhin si të drejtë gjykatësit e Gjykatës Federale? Gazeta shoshit argumentet pro dhe kundër njërit dhe interpretimit tjetër.

Ajo që do të vlerësohet me vendimin që do të sjellë gjykata në fjalë është se si kuptohet ky tekst nga vështruesi ose lexuesi mesatar, transmeton albinfo.ch Pra, vendimi duhet të argumentojë nëse vëzhguesi mesatar e kupton atë sikur të gjithë kosovarët identifikohen si therës ose jo, thuhet veç tjerash në artikull.

Sidoqoftë, mbetet të pritet dita e enjte, 13 prill për të kuptuar vendimin.

The post "Kosovarët therin zviceranin" – të enjtën vendimi i gjykatës për partinë zviceriane appeared first on INSAJDERI.

Për 93 kg kokainë që kushton 18 milionë euro, 16 vjet burg shqiptarit

Posted: 11 Apr 2017 01:49 PM PDT

Një shqiptar i cili në janar të vitit 2016 ishte kapur me 93 kilogramë kokainë, është dënuar me 16 vjet burg. Kjo konsiderohet "preja" më e madhe e kapur deri tash në historinë e Tirolit Jugor, shkruajnë mediat në gjuhën gjermane të këtij regjioni italian.

Policët kishin ndaluar në kufirin Austri-Itali një makinë të tipit Ford Kuga me regjistrim gjerman. Dy personat nga Shqipëria që ishin në makinë kishin pasur sjellje të dyshimtë.

Pas kontrollimit të detajuar, policia, në vendin ku lihen gomat rezervë dhe nën ulëse, gjeti plot 93 kilogramë kokainë, të paketuar në 83 "bukë", siç i quajnë në zhargon njësitë e drogës- vlera në treg e kësaj droge është rreth 18 milionë euro.

Njëri nga të arrestuarit, 42 vjeçari M.A. nga Shqipëria është dënuar të hënën nga Gjykata e vendit në Bolzano (Bozen) me 16 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij, shqiptari 36 vjeçar G.E. do të gjykohet në vjeshtën që vjen./albinfo.ch

The post Për 93 kg kokainë që kushton 18 milionë euro, 16 vjet burg shqiptarit appeared first on INSAJDERI.

Çifti i ri krijon listën e këngëve më të mira të dëgjohen pas ndarjes

Posted: 11 Apr 2017 01:31 PM PDT

Ka listë këngësh për çdo rast, për sport, gatim, madje dhe për të rënë në dashuri. Por ekziston një listë këngësh nga një studente, fanse e One Direction, Kirsten Titus.

Ajo ka krijuar përzgjedhjen e saj të këngëve për t'i thënë ish të dashurit se lidhja e tyre mori fund.

Duke përdorur 10 këngë nga artistë dhe lloje të ndryshme, 19-vjeçarja ka krijuar një tekst që i la të kuptojë të dashurit të saj Wyatt Hall, 20 vjeç, se lidhje e tyre mbaroi.  Ajo lexon: "Dëshiron ende të më puthësh sepse unë dua dikë tjetër, por mund të mbetemi miq".

Kirsten dhe Wyatt, janë student në universitetin e Provo në Utah, dhe prej disa muajsh ishin të lidhur. Teksa nuk është ende e qartë, duket se kanë pasur një sërë ulje ngritjesh në lidhjen e tyre, nuk e ka pritur që kjo listë të bëhej publike.

Megjithatë ka qenë motra e Kirsten, Erika e cila ka postuar në Twitter këtë listë. "Pra, motra ime ka dalë në disa takime me një djalë të quajtur Wyatt, por ajo pëlqen dikë tjetër, kështu që bëri një listë në Spotify dhe…"

Por dhe Wyatt nuk e la me kaq. Ai bëri listën e tij, që në fakt ishte vetëm një këngë, STFU nga duo e hip hopit alternativ, Mansionz. Dhe duke gjykuar nga postimi i tij, ka gjetur një mënyrë me humor për të thënë që dhe ai nuk do të rrijë duarkryq./TCH

The post Çifti i ri krijon listën e këngëve më të mira të dëgjohen pas ndarjes appeared first on INSAJDERI.

Juventusi trefishon epërsinë ndaj Barçës

Posted: 11 Apr 2017 01:14 PM PDT

Giorgio Chiellini ka trefishuar epërsinë e Juventusit në përballje me Barcelonën në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Italiani shënoi me kokë pas harkimit nga rivënia këndore e Miralem Pjaniqit.

Juve po udhëheq 3 me 0 nga minuta e 55-të.

Juventusi trefishon epërsinë ndaj Barçës

The post Juventusi trefishon epërsinë ndaj Barçës appeared first on INSAJDERI.

Xhamia më e madhe në Evropë afër përfundimit

Posted: 11 Apr 2017 01:04 PM PDT

Xhamia e re "Camilca" e cila është në proces të përfundimit, 80 për qind e së cilës është përfunduar me  ikonat e reja Stambollit, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti.

Xhamia është e madhe 57 mijë e 500 metra katrorë, xhamia më e madhe në Evropë.

80 për qind e këtij projekti është përfunduar, duke përfshirë muzetë, galerinë e artit, bibliotekën, dhomat e konferencave dhe parkingun.

Xhamia më e madhe në Evropë afër përfundimit

The post Xhamia më e madhe në Evropë afër përfundimit appeared first on INSAJDERI.

20% e nxënësve në Shqipëri viktima të “bullying”

Posted: 11 Apr 2017 12:49 PM PDT

Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit, publikuan sot studimin e parë kombëtar mbi bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat e Shqipërisë.

Studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit për të matur shpeshtësinë e kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.

Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa 4 deri në klasën e 12 pohuan se janë prekur nga dukuria e bullizmit në shkollë. Afro gjysma e të prekurve vuajnë nga bullizmi psikologjik, rreth 35 për qind nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bullizmi fizik.

Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bullizmi janë djemtë.

Po ashtu 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.

Bullizmi është më shumë i pranishëm në klasat e 5 dhe të 11 dhe vendi ku ndodhin më shumë sjellje të tilla është klasa, kur mungon mësuesja 40 për qind, oborri i shkollës 40 për qind, madje rreth 20 për qind edhe në prani të mësuesve.

Mësuesit e anketuar mendojnë se mendojnë që nxënësit bien pre e bullizmit mbi 70 për qind prej pamjes së jashtme, mbipesha, të dytët nxënësit me vështirësi në të folur dhe të tretërt janë ata që janë më të dobët se sa të tjerët.

Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri./VOA

The post 20% e nxënësve në Shqipëri viktima të “bullying” appeared first on INSAJDERI.

Gjesti i madh i tifozëve të Dortmundit për ata të Monacos

Posted: 11 Apr 2017 12:47 PM PDT

Tifozët e Borussia Dortmundit i kanë ofruar strehim dhe do t’i marrin në shtypitë e tyre për një ditë tifozët e Monacos, pasi ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet dy ekipeve është shtyrë për nesër.

Klubi gjerman ka hapur një iniciativë në Twitter me frazën "strehim për fansat mysafir", duke afruar tifozët e Monacos me ata të Dortmundit.

Ndeshja ndërmjet Monacos dhe Dortmundit është shtyrë pasi një shpërthim goditi autobusin e skuadrës së Dortmundit rreth një orë para ndeshjes. Nga shpërthimi mbeti i lënduar futbollisti Marc Bartra.

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet nesër në orën 18:45. /Insajderi.com

The post Gjesti i madh i tifozëve të Dortmundit për ata të Monacos appeared first on INSAJDERI.

Gafa e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë kur krahason Hitlerin me Assadin

Posted: 11 Apr 2017 12:45 PM PDT

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar se presidenti sirian Bashar al-Assad është më i ligë në krahasim me Adolf Hiterlin, për të cilin ka thënë se nuk ka përdorur armë kimike në vitet 1940.

Një gazetar i habitur me këtë deklaratë i ka rikujtuar atij se Hitleri ka përdorur gazin për të vrarë miliona hebrenj.

Duke e përshkruar këtë horror historik, Spicer ka thënë se Hitleri nuk ka përdorur gazin ndaj popullit të tij, njofton dailymail.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulme ajrore ndaj caqeve të kontrolluara nga Assad, pas një sulmi kimik që la dhjetëra sirianë ët vrarë, përfshirë këtue dhe fëmijë./Insajderi.com

The post Gafa e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë kur krahason Hitlerin me Assadin appeared first on INSAJDERI.

DW: Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake

Posted: 11 Apr 2017 12:22 PM PDT

Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake. Raportet në media flasin për një bllok, i cili do të angazhohet në mbrojtjen e vendit me të gjitha mjetet.

Autoritetet nuk i përgjigjen pyetjes se kush qëndron pas të ashtuquajturit "Fronti Patriotik Maqedonas". Sipas "Deutsche Welle"-s, ministri i Punëve të Brendshme thotë vetëm se "është në rrugë zyrtare", ndërsa të tjerët nuk japin asnjë shpjegim.

Organizmat mediatike qeveritare atje kanë nisur të njoftojnë se "qytetarët po mblidhen vullnetarisht dhe po organizojnë brigadat popullore me qëllim mbrojtjen popullore, nëse socialdemokratët uzurpojnë – sipas tyre, – institucionet".

Përveç "brigadave popullore" që po themelohen, në Maqedoni janë regjistruar e veprojnë edhe rreth 20 të ashtuquajtura shoqata patriotike, të cilat gjithashtu këmbëngulin se kanë për qëllim "mbrojtjen" e vendit.

Grupi "Pere Toshev" nga Prilepi, i përbërë prej 10 anëtarësh, sulmoi një gazetar vendas, Bozhidar Barlakoski, i cili e denoncoi në polici dhunën e ushtruar ndaj tij. "Pere Toshev", – thotë "DW", – dhe 23 organizata të tjera paraushtarake kanë mbajtur në Veles një takim për bashkim forcash, me qëllim "vendosjen e bashkëpunimit strategjik dhe mbrojtjen e interesave vitale nacionale dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë", përcjell top-channel.

"Populli ka nisur të organizohet vet, ashtu siç ndodhi në vitin 1903. Të gjithë maqedonasit duhet të angazhohen kundër qendrave dhe strukturave që veprojnë kundër kombit tonë", thotë Jane Çento, një nga nismëtarët e "Frontit Nacional Maqedonas".

Shenjat se aktivitetet po koordinohen nga një qendër janë paraqitur edhe në një deklaratë të nismës "Për Maqedoni Unike", të postuar në Facebook, ku thuhet: Duhet të jeni të gatshëm, sepse do të vijë koha e fitores përfundimtare.

Ndërkohë, kriza në vend vazhdon dhe, pavarësisht disa seancave të njëpasnjëshme, Parlamenti ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e ri.

The post DW: Në Maqedoni po krijohen struktura paraushtarake appeared first on INSAJDERI.

Ndryshohet rezultati në ndeshjen Juventus – Barcelona [video]

Posted: 11 Apr 2017 12:11 PM PDT

Paulo Dybala ka kaluar Juventusin në epërsi ndaj Barcelonës në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi shënoi gol të bukur në minutën e shtatë për 1 me 0.

Ndryshohet rezultati në ndeshjen Juventus – Barcelona

The post Ndryshohet rezultati në ndeshjen Juventus – Barcelona [video] appeared first on INSAJDERI.

Gjini: Opozita ka përkrahje të mjaftueshme për të iniciuar mocionin

Posted: 11 Apr 2017 12:01 PM PDT

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se partitë opozitare të cilat kanë propozuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës kanë mbështetjen e mjaftueshme  për të iniciuar mocionin në kuvend.

Ai ka thënë se çështja e mocionit mund të vije në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës brenda këtij muaji.

"Nuk mundem ta dimë me data, por po punohet. Shpresoj që brenda muajit me mbërri në situatën në të cilën me pasur vota të mjaftueshme për me shku në zgjedhje," ka thënë ai.

"Ka vota të mjaftueshme me e nisë mocionin", ka shtuar ai në emisionin Komiteti të Gazetës Express që transmetohet në RTV Dukagjini.

Deputetët e Kosovës mund të iniciojnë një votë mosbesimi ndaj qeverisë vetëm pasi që të ketë mbledhur 40 nënshkrime. Pastaj, duhen 61 vota e më shumë që qeveria të mbes pa mandat dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gjini poashtu ka thënë se partitë opozitare duhet të tregohen të kujdeshme, sepse nëse dështon mocioni, atëherë duhen dhe 90 ditë të tjera për të iniciuar një të ri.

Përveç partive opozitare, ai ka treguar se këtë propozim të Nismës e përkrahin edhe deputetët e PDK-së dhe disa deputetë të pavarur.

Nisma për Kosovën ka propozuar javën e kaluar që të iniciohet një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Këtë ide e kanë propozuar edhe dy partitë e tjera opozitare, Vetëvendosje dhe AAK.

The post Gjini: Opozita ka përkrahje të mjaftueshme për të iniciuar mocionin appeared first on INSAJDERI.

Ja si arriti “Sellma” të shesë online mijëra produkte të saj

Posted: 11 Apr 2017 11:58 AM PDT

Linja kozmetike e grimeres më të suksesëshme në trevat shqiptare Sellma Kasumovic ka thyer rekordet e shitjes që nga hapja e dyqanit të saj ONLINE në platormën www.fafi-ks.com

Duke e parë që trendi i përdorimit të internetit, por edhe mënyra e blerjes po shkon drejt online, Sellma vendosi që produktet e saj t'i shes online.

Sellma na tregon se kishte shumë kërkesa për produktet e saj, por e kishte të pamundur të dërgonte në kohë dhe të menaxhonte me promovimin e produkteve dhe shitjen e tyre, si edhe në të njëjtën kohë të kujdesen për Studio Sellma. Në mënyrë që të përmbushte kërkesat e klientëve të saj ajo e zgjodhi platformën www.fafi-ks.com për të shitur produktet e saj.

Por cilat ishin benefitet nga online qe e shtynë drejt plasimit të produkteve të saj online?

Sellma na thotë se: "Shitja online po ma mundëson që në kohë shumë të shkurtë me shit shumë produkte, përveç kësaj platforma Fafi-ks.com kujdeset për promovimin e produkteve, ka shumë vizitorë në sajt, edhe dërgesa e produktit te konsumatorët bëhët nga ta. Kështu që mua po më mbetet kohë e cmuar që të kujdesem për mbarëvajtjen e aktiviteteve në studio, ndërsa shitjet online vetëm sa po rriten".

Çfarë ofroi platforma www.fafi-ks.com për Studio "Sellma" që ajo të thejë rekordet e shitjes?          

Target të gjerë të blerësve – Përmes Fafit ju e shpërndani biznesin tuaj në tërë Kosovën, pa pasur nevojë të hapni dyqane fizike në secilin qytet. Ju zgjeroni audiencën tuaj dhe në të njejtën kohë zgjeroni shitjet e juaja online.

Më pak shpenzime – Duke shitur online, ju i zvogëloni shpenzimet e juaja per operim te biznesit, si dhe shpenzimet për krijimin dhe mirëmbajtjen e uebfaqes tuaj.

Menaxhoni dyqanin tuaj kudo – Çasje e lehtë dhe e shpejtë në biznesin tuaj online. Brenda platformës ju e keni mundësinë ti menaxhoni produktet, shitjet dhe të merrni informata të hollësishme duke i analizuar shitjet e tuaja në kohë reale.

Sistem i sigurtë i shitjes online – Fafi ofron një mundësi të integruar dhe të zgjeruar për biznese, si pjesë të transaksioneve, logjistikes dhe sistemit të sigurtë të pagesave.

Smart Fafi Shipping – Përfito nga rrjeti i transportit në Fafi. Ne marrim produktin tuaj dhe e dërgojmë drejt në duar të klientit. Transport i sigurtë dhe i shpejtë, e tëra kjo me një klik.

Qendra e Kujdesit për klient – Në Fafi ju përfitoni edhe nga Qendra e Kujdesit për klient. Stafi ynë është në shërbim të klientëve tanë çdo ditë pune nga ora 8:00 – 20:00 dhe të shtunën nga ora 09:00 – 14:00 dhe çdo ditë në Facebook.

A do të dëshironit që edhe produktet tuaja të shiteshin online sikurse produktet e Studio "Sellma"?

Atëhere, e gjitha çka duhët të bëni është KLIKONI KËTU, vizitoni platformen e Fafi Business dhe aplikoni për krijimin e dyqanit tuaj ONLINE.

Data e fundit për aplikim është: 30 Prill 2017.

Fafi nuk është thjeshtë një platformë, është partneri juaj në biznes!

The post Ja si arriti "Sellma" të shesë online mijëra produkte të saj appeared first on INSAJDERI.

Tifozët e Monacos thërrasin emrin e Dortmundit në stadium [video]

Posted: 11 Apr 2017 11:57 AM PDT

Tifozët e Monacos kanë shprehur solidaritetin e tyre për klubin e Dortmundit, pas sulmit të sotëm afër autobusit me futbollistë.

Një sulm afër autobusit të klubit gjerman ka shtyrë ndeshjen e planifikuar për sonte në Ligën e Kampionëve për nesër.

Marc Bartra, mbrojtësi i gjermanëve është i lënduar dhe është dërguar në spital.

Pas njoftimit për shtyrje të ndeshjes për nesër, tifozët e Monacos janë dëgjuar duke brohoritur "Dortmund, Dortmund" si shenjë përkrahje për klubin gjerman.

The post Tifozët e Monacos thërrasin emrin e Dortmundit në stadium [video] appeared first on INSAJDERI.

Rihanna sjell koleksion diamantësh

Posted: 11 Apr 2017 11:54 AM PDT

Duke pyetur pse dicka e tillë nuk ndodhi më herët, Rihanna menjëherë sjell përgjigjiet pasi ajo vecse ishte në përfundim të një pune speciale për të.

Kjo pasi ylli i muzikës botërore, Riri, përveç që dikur solli këngën "Diamonds", ajo tashmë ka gati dhe koleksionin e tyre më të ri për t'i vënë në ankand, njofton Klan Kosova.

Sipas raportimeve mbretëresha Rihanna është duke bashkëpunuar me stafin e markës së njohur Chopard.

 

 

gettyimages-635517316-1491578378

The post Rihanna sjell koleksion diamantësh appeared first on INSAJDERI.

44 ditë protesta kundër gjuhës shqipe

Posted: 11 Apr 2017 11:47 AM PDT

Në ditën e 44, nisma "Për Maqedoni të Përbashkët" ka protestuar kundër Platformës siç e quajnë të Tiranës dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë,transmeton Klan Kosova.

Organizatorët e protestave paralajmëruan se nuk do të heqin dorë dhe do të vijojnë protestat deri në momentin kur partitë politike do të përjashtojnë platformën.

Gjuetarët dhe bujqit sot ishin në krye të protestës duke kërkuar maturi dhe durim në këto momente siç i quajtën të vështira për Maqedoninë.  Ata paralajmëruan se nëse është e nevojshme do të mblidhen me mijëra vetë në mbrojtje të shtetit,shkruan almakos.

The post 44 ditë protesta kundër gjuhës shqipe appeared first on INSAJDERI.

Policia: Tre shpërthime ndodhen në afërsi të autobusit të Dortmundit

Posted: 11 Apr 2017 11:47 AM PDT

Në afërsi të autobusit të klubit Borussia Dortmund nuk ndodhi vetëm një shpërthim sot, por kanë ndodhur tre shpërthime.

Kështu ka njoftuar policia gjermane, përmes një kumtese për medie.

"Ne mund të konfirmojmë se tre shpërthime kanë ndodhur në zonën ku po lëvizte autobusi i Dortmundit", ka thënë policia gjermane. /Insajderi.com

The post Policia: Tre shpërthime ndodhen në afërsi të autobusit të Dortmundit appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco

Posted: 11 Apr 2017 11:39 AM PDT

Dortmundi ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e parë çerekfinale ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve është shtyrë për nesër, pas sulmit në afërsi të autobusit të ekipit vendas.

"Ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë. Zhvillohet nesër, e mërkurë, 12 prill, prej orës 18:45. Biletat janë valide", thuhet në njoftim të klubit.

Klubi gjerman po ashtu ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

The post Zyrtare: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco appeared first on INSAJDERI.

Mesazhi i Barcelonës pas shpërthimit që lëndoi ish-lojtarin e tyre

Posted: 11 Apr 2017 11:37 AM PDT

Klubi i Futbollit Barcelona ka reaguar pas lëndimit të ish-futbollistit të tyre, Marc Bartra, pasi autobusi i skuadrës së Borussia Dortmund u godit nga një shpërthim.

Klubi katalanas ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, raporton Insajderi.

“E gjithë mbështetja jonë për Marc Bartrn, Boruddia Dortmundin dhe tifozët e tyre”, thuhet në reagimin e Barcelonës. /Insajderi.com

The post Mesazhi i Barcelonës pas shpërthimit që lëndoi ish-lojtarin e tyre appeared first on INSAJDERI.