INSAJDERI: “Berisha i jep fitoren Terekut pas katër muajsh [video]” plus 19 more |
- Berisha i jep fitoren Terekut pas katër muajsh [video]
- Shteti diktatorial reagon ashpër ndaj Amerikës për sulmin në Siri
- Në Shqipëri zbulohet magazinë me drogë
- Derbi i Madridit pa fitues
- Liverpool fiton me vështirësi ndaj Stoke City
- Shifrat milionëshe të importit rus në Kosovë
- KFC urdhërohet të mos mashtrojë klientët me rritje artificiale të pulave
- Kosova përballë ndikimit të Rusisë
- Të rinjtë e Gjermanisë më mikpritësit e refugjatëve në Evropë
- “Vetëm frikacakët e lënë punën në gjysmë” – Kryeministri reagon ndaj NISMA-s
- Nga UÇK në TMK e FSK, transformimi që s’po mbaron
- Shaqiri asiston në epërsinë e Stoke Cityt ndaj Liverpoolit
- Aktorja e parë shqiptare që u shfaq nudo
- iPhone 7 edhe me ngjyrë të kuqe
- Xhudisti nga Kosova humbë luftën për vendin e tretë
- Mustafa kritikon PDK-në: Ne po paguajmë skandalet e qeverisjes së kaluar
- Rikthimi i mirëpritur i Amerikës
- Gjuriq i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për “kërcënimin me luftë”
- Delawie reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daut Haradinaj
- Termeti në Shqipëri me lëkundje 5.2 shkallë të rihterit
| Berisha i jep fitoren Terekut pas katër muajsh [video] Posted: 08 Apr 2017 09:37 AM PDT Merr fund kriza e Terek Groznit. Ekipi ku luajnë tre futbollistët shqiptarë në Rusi, kishte më shumë se katër muaj që nuk fitonte një ndeshje, duke humbur apo barazuar 10 takime radhazi mes sfidash zyrtare dhe miqësoresh. Kjo kishte bërë që skuadra të kalonte në krizë të plotë dhe të humbte disa pozicione në tabelën e klasifikimit. Kësaj krize i ka ardhur fundi sot, me fitoren 3-1 ndaj Arsenal Tula, ku protagonist me gol ishte edhe Bernard Berisha. Ndeshjen e nisi si titullar vetëm Balaj, i cili provoi në të gjitha mënyrat të gjente rrugën e rrjetës në këtë duel, por ishte i pafat. Në minutën e 71-të, sulmuesi la fushën e lojës, për t'u zëvendësuar nga Mbengue, ndërsa 4 minuta më vonë, në fushë hyri edhe Bernard Berisha. Mesfushorit iu deshën pak minuta për të treguar formën e tij dhe në shtesën e takimit shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1 që i dha sigurinë e fitores ekipit të Terek. Ky ishte goli i parë për Berishën me fanellën e Terek Groznit, skuadër të cilës iu bashkua gjatë merkatos së janarit. /Insajderi.com The post Berisha i jep fitoren Terekut pas katër muajsh [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Shteti diktatorial reagon ashpër ndaj Amerikës për sulmin në Siri Posted: 08 Apr 2017 09:29 AM PDT Koreja e Veriut ka thënë se sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sirisë ishte një "akt agresioni i pafalshëm". Përmes një deklarate për medie të Ministrisë së Jashtme, Koreja e Veriut ka thënë se ky akt i SHBA-ve dëshmon se iniciativa e liderit koreano-verior, Kim Jong-un për zhvillimin e një arme bërthamore është "zgjidhja më e drejtë". “Sulmi i Raketave të SHBA-ve kundër Sirisë është një akt i qartë dhe i pafalshëm agresioni kundër një shteti sovran dhe ne e dënojmë me forcë këtë”, citohet të ketë thënë një zedhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, raporton Reuters. Shteti i izoluar i Koresë së Veriut e konsideron Sirinë një nga aleatet më të rëndësishme të vendit. Siç raporton Reuters, liderët Kim Jong-un dhe Bashar Al-Assad kanë shkëmbyer mesazhe përkrahje mes vete pas sulmit të raketave të SHBA-ve të premten. /Insajderi.com The post Shteti diktatorial reagon ashpër ndaj Amerikës për sulmin në Siri appeared first on INSAJDERI. |
| Në Shqipëri zbulohet magazinë me drogë Posted: 08 Apr 2017 09:18 AM PDT Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme po zhvillojnë prej disa orësh një operacion të madh anti drogë. Kështu, në kuadër të blicit, në një fshat të Përmetit është zbuluar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Magazina në fjalë ndodhet në fshatin Pagri dhe sasia e kanabisit që është gjetur në të, e futur në thasë të zinj, është e konsiderueshme. Në operacion po marrin pjesë edhe agjentë nga Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Policia e Përmetit. /TCh. The post Në Shqipëri zbulohet magazinë me drogë appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 08 Apr 2017 09:14 AM PDT Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Atletico Madridit. Derbi i kryeqytetit spanjoll, i zhvilluar në 'Santiago Bernabeu', ka përfunduar pa fitues 1:1, me të dy golat e shënuara në pjesën e dytë. Pepe në minutën e 52'-të, e kaloi në epërsi Real Madridin. Por, Atletico nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke e arritur barazimin në minutën e 85-të, me anë të Griezmann. Pas këtij barazimi, Reali mban kryesimin me 72 pikë, tre më shumë se Barcelona, që sonte nga ora 20:45 luan në udhëtim te Malaga./Insajderi.com The post Derbi i Madridit pa fitues appeared first on INSAJDERI. |
| Liverpool fiton me vështirësi ndaj Stoke City Posted: 08 Apr 2017 09:05 AM PDT Liverpooli ka fituar me përmbysje në udhëtim te Stoke City me rezultat 2-1. Të parët shënuan vendasit me golin e Jonathan Ëalters në minuten e 44, i cili u asistua nga Xherdan Shaqiri. Por me dy gola të shpejtë nga Philippe Coutinho në minutën e 70 dhe Roberto Firmino 72', Redsat përmbysën gjithçka duke e fituar ndeshjen./Insajderi.com The post Liverpool fiton me vështirësi ndaj Stoke City appeared first on INSAJDERI. |
| Shifrat milionëshe të importit rus në Kosovë Posted: 08 Apr 2017 08:59 AM PDT Kosova vazhdon edhe më tutje të importoj mallra të shumtë nga vendet e huaja. Kosova vetëm në dy vitet e fundit i ka dhuruar 22.3 milionë euro Rusisë për importimin e mallrave në Kosovë. Megjithë këtë Banka Qendrore e Kosovës për sektorin e jashtëm sipas shteteve, të hyrat financiare nga Rusia në Kosovë, sipas zyrtarëve të kësaj banke, janë shumë të vogla. "Të dhënat për Rusinë në databazën tonë, janë kryesisht import i mallit. Importet e mallrave nga Rusia në 2015 ishin 9.9 milionë euro, ndërsa në 2016 ishin 12.4 milionë euro. Nuk kemi të bëjmë me investime. Pra, bëhet fjalë për import të mallrave nga Rusia", thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës për REL. Ndërkohë që njohësit e zhvillimeve ekonomike në vend e kanë vlerësuar minor ndikimin rus në ekonominë e Kosovës, përveç në komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe. Kjo pjesë e Kosovës, sipas tyre, mbetet me interes për politikën ruse. Influencën ruse, ata e shohin të kalojë nëpërmjet Serbisë drejt veriut të Kosovës, duke bartur potencial destabilizues për të ardhmen./Insajderi.com The post Shifrat milionëshe të importit rus në Kosovë appeared first on INSAJDERI. |
| KFC urdhërohet të mos mashtrojë klientët me rritje artificiale të pulave Posted: 08 Apr 2017 08:55 AM PDT Kompania e njohur e ushqimit të shpejtë “Kentucky Fried Chicken” (KFC), është urdhëruar të ndalojë përdorimin e antibiotikëve të njerëzve për shtimin e peshës së pulave. Pula këto të cilat kompania i përdor për të përgatitur mishin. Korporata Yum Brands, e cila ka në posedim rrjetin e restoranteve KFC, ka thënë se do të ulë përdorimin e antibiotikëve në rritjen e pulave, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe kompanitë e tjera të ushqimit të shpejtë. Kompanitë e industrisë së mishit "McDonald", dhe "Subway" kanë premtuar ulje në përdorimin e antibiotikëve tek pulat. Edhe furnizuesit e tjerë si "Perdue Farms" dhe "Tyson Foods" kanë bërë veprime të ngjashme, shkruan Wall Street Journal. Industria e mishit për dekadat tëra ka përdorur antibiotikët për të trajtuar sëmundjet e pulave, dhe për të ndihmuar kafshët që të fitojnë peshë më shpejtë. Këta antibiotikë zakonisht përdoren për njerëz, shkruan Insajderi. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë ka kërkuar ndalimin e përdorimit të antibiotikëve për shtimin e peshës së pulave, që nga fillimi i vitit 2017. Kompania e njohur amerikane “KFC” së fundmi është shtrirë edhe në Kosovë, ku ka hapur dy restorante në Prishtinë e Mitrovicë. /Insajderi.com The post KFC urdhërohet të mos mashtrojë klientët me rritje artificiale të pulave appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova përballë ndikimit të Rusisë Posted: 08 Apr 2017 08:41 AM PDT Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, janë evidente, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve në vend. Megjithatë, sipas tyre, shtrirja e këtij ndikimi në Kosovë, është shumë më i vogël, në krahasim me disa nga vendet e rajonit. Në rubrikën e përjavshme "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, përpjekjet për shtrirjen e influencës ruse në Kosovë ata i shohin më tepër përmes ndikimit në mediet e disa vendeve të rajonit, kryesisht të atyre të Serbisë, të cilat më pas reflektojnë në përpjekje për krijimin e opinionit, në veçanti te komuniteti serb në Kosovë. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë se përpjekjet e Rusisë për të dominuar në rajon tashmë janë të qarta. Në këtë kontekst, sipas tij, përpjekjet për shtrirje të influencës ruse edhe në Kosovë, janë evidente. "Ka të dhëna për fonde të shtuara nga ana e Rusisë, në fusha të ndryshme të veprimtarisë. Ajo që ka qenë shumë evidente është mbulimi mediatik i ngjarjeve nga mediet e fuqishme ruse, të cilat shpeshherë pastaj edhe i kanë shtrembëruar realitetet, ashtu siç u ka konvenuar atyre, ne i kemi pasur disa raste, brenda në Kosovë, por edhe në rajon", thotë Murtezaj. Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se Federata Ruse, në strategjinë, të cilën e ka në të ashtuquajturën "lufta informative", për vendosjen e agjendave në opinionet publike të vendeve të ndryshme, një qasje të tillë e ka të drejtuar edhe ndaj Kosovës. "Kjo, kryesisht ndikohet përmes prodhimit të lajmeve të rrejshme, ndikimit në krijimin e opinionit, në dobësimin e qasjes, përkatësisht perceptimit pozitiv që e ka populli i Kosovës për shtetet perëndimore dhe në rend të parë, në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, pjesa tjetër, sigurisht që është e ndërlidhur me aspektin e biznesit, përkatësisht me praninë e biznesit të kompanive të lidhura me Rusinë". Bazuar në të dhënat statistikore që i posedon Banka Qendrore e Kosovës për sektorin e jashtëm sipas shteteve, të hyrat financiare nga Rusia në Kosovë, sipas zyrtarëve të kësaj banke, janë shumë të vogla. Në një përgjigje nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, i kanë cilësuar të hyrat ruse në Kosovë, "gati të papërfillshme, krahasuar me shtetet tjera". "Të dhënat për Rusinë në databazën tonë, janë kryesisht import i mallit. Importet e mallrave nga Rusia në 2015 ishin 9.9 milionë euro, ndërsa në 2016 ishin 12.4 milionë euro. Nuk kemi të bëjmë me investime. Pra, bëhet fjalë për import të mallrave nga Rusia", thuhet në përgjigjen e Bankës Qendrore të Kosovës. Edhe njohësit e zhvillimeve ekonomike në vend e kanë vlerësuar minor ndikimin rus në ekonominë e Kosovës, përveç në komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe. Kjo pjesë e Kosovës, sipas tyre, mbetet me interes për politikën ruse. Iinfluencën ruse, ata e shohin të kalojë nëpërmjet Serbisë drejt veriut të Kosovës, duke bartur potencial destabilizues për të ardhmen. Ramadani shpreh mendimin se ndikimi rus në Kosovë më shumë është i shprehur në zonat e banuara me komunitetin serb, përfaqësuesit e të cilit janë të lidhur drejtpërdrejt me strukturat e Serbisë. "Besoj që ka ndikim goxha të drejtpërdrejtë në Kosovë, duke mos lejuar, sidomos komunitetin serb, që të besojë në ekzistencën e shtetit të Kosovës", thekson Ramadani. Rusia "larg syve, larg zemrës" Në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, funksionojnë të paktën dy organizata, të cilat janë të regjistruara në Beograd dhe që angazhohen për fuqizimin e bashkëpunimit me Rusinë. Verolub Petroviq, anëtar i shoqatës së miqësisë ruso – serbe, kohë më parë i pati thënë Radios Evropa e Lirë se vizitat nga Rusia në Kosovë, janë të vështira për shkak të problemit të vizave. "Të jem i sinqertë, larg syve dhe larg zemrës, bashkëpunimi tash për tash është i njëanshëm, pra më shumë nga ana e jonë, sesa nga ana e tyre", thotë Petroviq. Marko Jakshiq, nga Partia Demokratike e Serbisë, lider i serbëve të veriut të Kosovës, i cili i takon taborit të kundërshtuesve të integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndikim rus në Kosovënuk është vërejtur. "Rusia e ka zyrën e saj në Prishtinë, por ndonjë veprimtari të madhe, unë nuk e kam vërejtur. Përshtypja ime është që përafërsisht Rusia e mbështet politikën e Beogradit ndaj Kosovës. Vetëm t'ua përkujtoj që rusët i kanë inkurajuar serbët që të dalin në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Kosovës", thekson Jakshiq. Por, autoritetet e Kosovës kanë shprehur dyshimet se veprimet e Serbisë, si dhe serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, në fillim të këtij viti, kanë reflektuar influencën ruse, të paktën në mentalitetin politik të tyre. Zëvendësministri Murtezaj i quan këto veprime si mjaft provokuese. "Ne i kemi parë dy gjestet e fundit që kanë qenë super-provokuese: treni në veri dhe përpjekja për ndërtimin e murit. Ju e keni parë që ai tren është quajtur edhe si 'treni rus'. Pra, të gjitha këto na bëjnë që të besojmë për përpjekjen e Rusisë që të shtrijë ndikimin apo që të destabilizojë. Pra, të shkaktojë një konflikt destruktiv", thekson Murtezaj. Por, Jakshiq, përjashton mundësinë që i ashtuquajturi "treni rus", të cilin autoritetet e Serbisë e kishin nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, me mbishkrimin "Kosova është Serbi", në 20 gjuhë të ndryshme, si dhe me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me freska ortodokse serbe, të ketë qenë vërtet tren që reflekton përpjekjen për influencë ruse. "Sa i përket 'trenit rus', unë mendoj që ai ishte më shumë fushatë marketingu në prag të zgjedhjeve presidenciale. Jo, sepse varet se cilat janë këtu interesat ruse ndaj Kosovës. Çfarë do të thotë kjo? Rusia nuk mundet që në njërën anë ta inkurajojë kthimin e Kosovës në përbërjen e Serbisë, e në anën tjetër ta shkëpusë Krimenë apo pjesët e të ashtuquajturës Rusia e re. Dua të them se Rusia nuk ka asnjë interes që të luftojë që Kosova të kthehet përsëri në përbërje të Serbisë, kur i ka këto probleme", shprehet Jakshiq. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar se shoqëria e Kosovës, si tërësi, përfshirë edhe lidershipin politik dhe institucionet qeverisëse, janë të orientuara plotësisht drejt perëndimit dhe kjo e bën tepër të vështirë ndikimin e Rusisë në Kosovë. Megjithatë, kah mesi i muajit mars, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte paralajmëruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës, për shkak se, siç ka thënë ai, "ngurrimi i Bashkimit Evropian që të përshpejtojë integrimin e Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, u ka hapur rrugë ndikimeve tjera në rajonin e Ballkanit".(REL) The post Kosova përballë ndikimit të Rusisë appeared first on INSAJDERI. |
| Të rinjtë e Gjermanisë më mikpritësit e refugjatëve në Evropë Posted: 08 Apr 2017 08:34 AM PDT Të rinjtë gjerman janë më mikpritësit e emigrantëve në gjithë Evropën, kështu të paktën thuhet sipas një hulumtimi të ri në Gjermani. Studimi që përfshiu më shumë se një milionë 18-34 vjeçar nga 35 vende evropiane, udhëhequr nga transmetuesit gjerman ZDF, SWR dhe Bayerischer Rundfunk, zbulon se shumica e të rinjve nuk kanë besim në qeveritë e vendeve të tyre dhe institucionet fetare, ndërsa më pak se gjysma janë pesimistë për të ardhmen e tyre. Sa i përket emigracionit, më shumë se 200,000 pjesëmarrës nga 11 vende evropiane dhe diku rreth 80% e të rinjve të Gjermanisë besojnë se emigracioni pasuron diversitetin kulturor në vendin e tyre. Në përgjithësi, një mesatare prej 73% e të rinjve evropianë janë pozitiv rreth të qenurit pjesë e një popullsie multi-kulturore./Insajderi.com The post Të rinjtë e Gjermanisë më mikpritësit e refugjatëve në Evropë appeared first on INSAJDERI. |
| “Vetëm frikacakët e lënë punën në gjysmë” – Kryeministri reagon ndaj NISMA-s Posted: 08 Apr 2017 08:18 AM PDT Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr prej tij nuk është frikacake që ta lë punën në gjysmë, si kundërpërgjigje ndaj idesë së Nismës për Kosovës për të mbledhur nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë. NISMA ka bërë të ditur ditë më parë se do të iniciojë në Kuvendin e Kosovës një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. E kryeministri Mustafa, gjatë një tubimi me anëtarë të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime ka thënë se qeveria nuk do ta lë në gjysmë punën e nisur. Mustafa tha se qeveria ka punuar më së miri gjatë udhëheqjes së tij. "Ne jemi që të respektojmë të gjitha proceset demokratike, dhe ne jemi për të mbajtur të gjitha përgjegjësitë para qytetarëve tanë për të përmbushur detyrimet tonë", është shprehur Mustafa. "Vetëm frikacakat dhe të papërgatiturit e lënë punën në gjysmë. Ne në LDK nuk e kemi në mend ta lëmë punën në gjysmë. Nuk shohim arsye ta bëjmë këtë, sepse kemi qeverisur më së miri. I kemi kontribuar vendit më së shumti në zhvillimin e ekonomik. Kemi zhvillimin më të mirë brenda 10 viteve të fundit", ka thënë kryeministri Mustafa. /Insajderi.com The post “Vetëm frikacakët e lënë punën në gjysmë” – Kryeministri reagon ndaj NISMA-s appeared first on INSAJDERI. |
| Nga UÇK në TMK e FSK, transformimi që s’po mbaron Posted: 08 Apr 2017 08:17 AM PDT Në kazermën "Adem Jashari" në kryeqytetin e Kosovës, kadetët e Forcës së Sigurisë presin që ajo të kthehet në Ushtrinë e Kosovës. Në stilin amerikan, ata mësohen të bëhen ushtarë, por titullin nuk e kanë kështu. Për shkak të statusit njësia e tyre quhet FSK. Premtim Shaqiri është një prej kadetëve që jeton në kazermë. "Që i vogël kam pasur dëshirë të jem ushtarak, gjatë studimeve në shkollë të mesme e kam menduar shumë. Në klasë të dhjetë e kam marrë vesh se këtu ekziston qëndra universitare dhe që atëherë nuk kam pasur më dyshim se çfarë doja të bëja me karrierën time", tregon Shaqiri. Kësaj rruge i është futur komandanti i tyre, presidenti Hashim Thaçi. Por, reagimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare nuk ishte shumë pozitiv. FSK që të kthehet në ushtri pret ndryshimin e ligjit apo të Kushtetutës dhe për këtë kërkohen konsultime me Listën Serbe, shkruan Tch. Në kazermë, kadetët i respektojnë ushtarakisht rregullat. Dhomat e pastra janë një rregull, shkelja e të cilit gjobitet. FSK ka bashkëpunim edhe me akademitë e tjera të rajonit dhe shkëmbimi i studentëve është gjë e zakonshme. Akademia ushtarake përgatit çdo vit një grup studentësh që kanë të drejtë edhe studimi në universitete të rëndësishme në Kosovë dhe jashtë. Ata duhet t'i shërbejnë vendit në një kohë të caktuar. Kadeti Shaqiri i është përkushtuar mësimit. Nga qyteti i Vushtrrisë, ai jeton nën komandë larg familjes dhe shpresën e tij është që një ditë të bëhet ushtarak i vërtetë. "Kur kam ardhur në këtë shkollë, ajo që pres është t'i shërbej këtij vendi dhe me padurim presim ditën që ne të jemi në dispozicion për të kryer detyrën tonë", thotë Shaqiri. Forca e Sigurisë së Kosovës ka armatim të lehtë. Përgatitja fizike është e përditshme për secilin. "E kanë pak problem përshtatjen kur vijnë nga jeta civile në atë ushtarake, për t'u përshtatur me rregullat. Por shumë shpejt ata bëhen profesionistë", thotë komandanti i QSU, Avni Kiqina. Por, monopolin ushtarak në Kosovë e ka NATO, si nënshkruese e marrëveshjes për fundin e luftës. Nëntogeri Zoran Stajiç, në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bën fushatë për rekrutimin e serbëve të rinj nën uiformën kosovare në qytetin e Lipjanit. Pagat dhe sigurimi i punës shtyjnë shumë serbë të provojnë fatin. Serbët që i shërbejnë FSK-së thonë se në fillim e kanë patur të vështirë dhe kanë patur provokime. Por tani kanë vetëm respekt dhe interesi i tyre është i lartë, pavarësisht kundërshtisë së Beogradit. "Mësojnë shqip dhe anglisht. Shqip di më pak, por kolegët më ndihmojnë dhe mundohen maksimalisht. Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për komandantin dhe majorin tim", thotë nëntoger Stajiç. Për serbët e rinj mundësitë janë të vogla për punë. Milan Sllavkoviç ka punuar në kompani shqiptare dhe ka dorëzuar dokumentet. "Kam qejf shumë. Nuk besoj se serbët do të thonë gjë për këtë", thotë Sllavkoviç. Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2.500 pjesëtarë profesionistë. Në fund të procesit të transformimit do të duhet të ketë 5 mijë ushtarë të rregullt dhe 3 mijë rezervë. Por, ky transformim është një process politik. Deri atëherë, kadetët e rinj qëndrojnë gatitu. The post Nga UÇK në TMK e FSK, transformimi që s'po mbaron appeared first on INSAJDERI. |
| Shaqiri asiston në epërsinë e Stoke Cityt ndaj Liverpoolit Posted: 08 Apr 2017 08:11 AM PDT Stoke City ka kaluar në avantazh ndaj Liverpoolit në kuadër të xhiros së 32 në Premier Ligë. Ishte Walters ai që shënoi me kokë nga afërsia pas një krosimi të bukur nga Xherdan Shaqiri. Pjesa e parë ka përfunduar me këtë epërsi të Stoke Cityt.
The post Shaqiri asiston në epërsinë e Stoke Cityt ndaj Liverpoolit appeared first on INSAJDERI. |
| Aktorja e parë shqiptare që u shfaq nudo Posted: 08 Apr 2017 08:10 AM PDT Drita Krasniqi, është aktorja e parë shqiptare që është shfaqur nudo para një kamere filmike. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin Express Rozë, ku ka folur për guximin e asaj kohe. Për çudi Drita, rrëfen se në atë kohë kishte më pak paragjykime se sa mund të ketë një aktore sot. Se çfarë thotë më shumë për këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Insajderi.com The post Aktorja e parë shqiptare që u shfaq nudo appeared first on INSAJDERI. |
| iPhone 7 edhe me ngjyrë të kuqe Posted: 08 Apr 2017 08:04 AM PDT iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus zbresin në fushë kundër AIDS me një ngjyrë të re të kuqe, që quhet (Product)red Special Edition. Smartphone me këllëf alumini me ngjyrë të kuqe, feston mbi të gjitha 10 vjetorin e bashkëpunimit mes RED dhe Apple. Përmes shitjeve të tyre do të kontribuojë në fondin botëror të luftës kundër AIDS dhe të ndihmojë për të arritur objektivin e një brezi të lirë nga kjo e keqe. Në të gjithë botën ky produkt mund të porositet online që prej 24 marsit. Ata do të jenë të disponueshëm në modelet prej 128 GB duke nisur nga 909 euro. Puna e RED garanton hyrjen në programet e parandalimit për HIV/AIDS në Afrikën subsahariane, ku gjendet 2/3 e popullsisë së botës me HIV pozitiv. Paratë e mbledhura nga RED do i jepen fondit botëror për luftën kundër AIDS për programe që ofrojnë testime, konsulenca, ilaçe dhe parandalime me objektivin specifik ndalimin e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija. The post iPhone 7 edhe me ngjyrë të kuqe appeared first on INSAJDERI. |
| Xhudisti nga Kosova humbë luftën për vendin e tretë Posted: 08 Apr 2017 08:02 AM PDT Xhudisti Kosovar, Akil Gjakova ka humbur edhe meçin për medaljen e bronztë për vendin e tretë në Antalya Grand Prix. Gjakova u mposht prej xhudistit nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov. Gjakova humbi meçin pasi u penalizma me dy kartonë të verdhë./Insajderi.com The post Xhudisti nga Kosova humbë luftën për vendin e tretë appeared first on INSAJDERI. |
| Mustafa kritikon PDK-në: Ne po paguajmë skandalet e qeverisjes së kaluar Posted: 08 Apr 2017 07:51 AM PDT Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka "thumbuar" partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se LDK-ja po paguan skandalet e qeverisjeve të kaluara. "Ne nuk kemi asnjë skandal por ne po paguajmë skandalet që janë bërë para 10 viteve, por besoj se drejtësia do të duhej ta jepte fjalën e vet", ka thënë Mustafa. Mustafa ka folur edhe rreth iniciativës nga Nismës për Kosovën për mocionin e mosbesimit të qeverisës i cili edhe në këtë rast ka "thumbuar" partnerin e koalicionit duke thënë se vetëm frikacakët e lënë punën në gjysmë. Iniciativa e Nismës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë ka ardhur pas fushatës që tashmë po bëhet haptazi nga kryetari i PDK-së. Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se shpreson tek mbështetja e deputetëve të koalicionit qeverisës, të cilët tashmë edhe publikisht kanë shprehur dëshirën që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Dje gjatë ditës deputeti i PDK-së Shukri Buja, ka bërë të ditur se ai do ta përkrahte iniciativën e Nismës për rrëzimin e qeverisë. The post Mustafa kritikon PDK-në: Ne po paguajmë skandalet e qeverisjes së kaluar appeared first on INSAJDERI. |
| Rikthimi i mirëpritur i Amerikës Posted: 08 Apr 2017 07:47 AM PDT Aspekti më befasues i këtij aksioni ushtarak nga ana e presidentit të ri ishte shpejtësia. Zakonisht, udhëheqësve amerikan do u ish dashur një kohë e konsiderueshme, për të vlerësuar risqet dhe avantazhet e përdorimit të forcës ushtarake, në një mjedis kaq të vështirë e të rrezikshëm. Por, sulmi i shpejtë i Trumpit, donte sigurisht edhe të dërgonte një sinjal të fortë përtej Damaskut, tek IRani dhe grupet terroriste të Lindjes së Mesme, se ai do të veprojë shpejt, për të mbrojtur interesat e SHBA nëse provokohet. Ky ishte një mision … që mori mbështetjen e udhëheqësve europianë dhe arabë. E megjithatë, prirja e Trumpit për të goditur menjëherë dhe vëmendja e pakët ndaj detajeve, si dhe pasojave të paqëllimshme në kohë lufte, mund të sjellë telashe më vonë. Mund të shkaktojë madje edhe një katastrofë në një krizë të ardhshme me një kundërshtar më të fuqishëm, si për shembull Korea e Veriut". The post Rikthimi i mirëpritur i Amerikës appeared first on INSAJDERI. |
| Gjuriq i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për “kërcënimin me luftë” Posted: 08 Apr 2017 07:42 AM PDT Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka dënuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj. Daut Haradinaj, vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, tha dje në një intervistë në RTV Dukagjini se mund të bëhet luftë nëse ekstradohet Ramush Haradinaj në Serbi. "Ne i dënojmë fuqishëm kërcënimet e reja që vijnë me plot ankth nga njerëzit në Kosovë dhe Metohi", ka thënë Gjuriq, raporton agjencia e lajmeve Tanjug. Sipas Gjuriq, Kosovës në këtë situatë nuk i duhet nxitja e dhunës. "Është esenciale që në Kosovë dhe Metohi të jetë një atmosferë e tolerancës dhe respektit të ndërsjell, jo nxitjes së dhunës dhe urrejtjes", ka thënë Gjuriq, njofton Insajderi. /Insajderi.com The post Gjuriq i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për “kërcënimin me luftë” appeared first on INSAJDERI. |
| Delawie reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daut Haradinaj Posted: 08 Apr 2017 07:17 AM PDT Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka dënuar ashpër deklaratën e deputetit të Kosovës, Daut Haradinajt i cili dje tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi atëherë mund të ketë luftë. Ai e ka quajtur këtë si kërcënim për spastrim etnik, pikërisht në ditën kur Kosova festoi ditën e Kushtetutës, dhe se sipas tij një gjuhë e tillë nuk ka vend në Evropë. "Në ditën që ne festuan Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë", ka shkruar në twitter Delawie. Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar mbrëmë dhe sot edhe mediat dhe zyrtarë shtetërorë në Serbisë. Haradinaj dje kur është pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse ekstradohet Ramushi në Serbi ai ka thënë se mund të na futin në luftë. Kjo deklaratë e Daut Haradinajt vije pas shtyrjes për vendim ndaj ekstradimit ose jo të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj është ndaluar në Francë me 4 me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com The post Delawie reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga Daut Haradinaj appeared first on INSAJDERI. |
| Termeti në Shqipëri me lëkundje 5.2 shkallë të rihterit Posted: 08 Apr 2017 07:16 AM PDT Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në qytetin e Tiranës dhe zonat përreth, ndërsa lëkundja ka pasur magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 15:53 minuta me një thellësi 10 km. Epiqendra e tërmetit është 55 kilometra nga Tirana dhe 32 km nga Lezha, shkruaj mediat në Shqipëri. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, apo për dëme materiale. The post Termeti në Shqipëri me lëkundje 5.2 shkallë të rihterit appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






