“Horoskopi ditor” plus 9 more GazetaBlic |
- Horoskopi ditor
- Mbi 80.000 libra në Panairin e Librit në Maqedoni
- Kodi telefonik kërkon ndërrim të SIM kartelave nga konsumatorët
- Tri shenjat e horoskopit që i bëjnë paratë ‘rrush e kumbulla’
- Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
- Këshilltari i presidentit Trump paralajmëron mundësin e një sulmi të ri në Siri
- Heroi që parandaloi një tragjedi më të madhe në Suedi
- Dalin pamjet, shikoni si ruhet magazina me 12 ton kanabis në Përmet
- BB9, rrëfim i Musës: U largova nga shtëpia pasi nëna gjeti të dashur
- Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer!
| Posted: 09 Apr 2017 10:20 PM PDT Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Sot duhet të ndiheni sikur jeni mbushur plot me energji dhe do të veproni me impulsivitet. Ata qe janë ne një lidhje mirë është të shtojnë dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruajnë gjithë kohës harmoninë. Beqarët do jenë shumë pozitivë se më parë dhe nuk do i refuzojnë ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do jeni luftarake dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Demi Gjatë kësaj dite mund të arrini të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për çiftet mund të ketë disa momente të tensionuara, por gjendja do përmirësohet shumë shpejt. Për beqaret, kjo nuk do jetë një ditë shumë e favorshme, kështu që duhet të bëni durim. Shëndeti ka për të qenë i mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup. Binjakët Kohët e fundit ndiheni sikur jeni në një periudhë tranzicioni dhe nuk po kuptoni çfarë po ndodh me veten tuaj. Megjithatë, do i kaloni pa shumë mundim sfidat dhe vështirësitë që do ju dalin. Beqarët do i kenë të gjitha mundësitë për të realizuar takimet e ëndërruara. Shëndeti në disa momente mund të jetë delikat. Shpenzimet duhet t'i kryeni gjithmonë me llogari. Gaforrja gjatë kësaj dite do tregoheni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar mirë. Do merren edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ata qe janë në një lidhje do bëjnë të pamundurën që te qëndrojnë sa më pranë atij që dashurojnë. Beqaret do e kenë shumë të vështirë ta joshin dhe ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë here pas here probleme shëndetësore. Luani Gjatë kësaj të hëne do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë të madhe që t'iu gjendeni pranë herë pas here. Për çiftet ka për të qenë një ditë shumë romantike dhe pasionante. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata kanë ëndërruar. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t'i rregulluar problemet. Virgjëresha Një e hënë rutinë ku nuk pritet ndonjë gjë interesante. Jeta në çift do jetë disi e ndërlikuar dhe në disa momente mund të ndiheni edhe keq. Mundohuni sa më shumë të kaloni kohë me atë që keni në krah. Për shëndet më të mirë duhet ta dëgjoni pak më tepër trupin tuaj dhe nuk duhet ta teproni kurrsesi me lodhjen. Në punë do iu jepen mundësi të shkëlqyera. Priten gjëra pozitive. Peshorja gjatë kësaj të hëne në punë mund t'ju lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni ne një lidhje do e vlerësoni edhe me tepër partnerin/en tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Beqarët do kenë një periudhe disi të ndërlikuar, mund të marrin refuzime nga ata që do joshin. Gjendja shëndetësore do mbetet e mirë. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll. Në punë çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Akrepi Sot do bëni te pamundurën që të shmangni gjatë gjithë kohës konfliktet dhe debatet. Qetësia për ju do jetë si ajri dhe vetëm ajo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata që janë vetëm do kenë mundësi për takime dhe do jetë i sigurtë ndryshimi i statusit. Shëndeti nuk do jetë aspak i keq, përkundrazi do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Buxhetin do dini si ta menaxhoni. Shigjetari Ditë e paqëndrueshme do jete kjo e hënë për Shigjetarin. Do ketë çaste të bukura dhe çaste të tensionuara. Mundohuni që në çdo çast të ruani ekuilibrin dhe nga ana tjetër të bëni kujdes nga disa persona. Ata që janë në një lidhje do kenë një periudhe disi konfuze, nuk do dinë çfarë të bëjnë. Financat do përmirësohen falë një investimi që do bëni. Në punë do jeni të logjikshëm dhe nuk do gaboni asnjë moment. Bricjapi Optimizmi, karizma dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite në jetën tuaj. Do gjeni kohën e nevojshme për të kaluar me të afërmit, me miqtë dhe me personat e zemrës. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime. Këshillohuni me specialistët dhe merrni kurat e duhura. Financat mund të jenë gjithashtu problematike. Në pune do merreni vesh me kolegët tuaj dhe kjo do ju ofrojë qetësi. Ujori Gjatë kësaj dite çdo problem i juaj do sqarohet dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit/es dhe do e mbani më pranë vetes. Beqarët do jenë të palogjikshëm dhe ka rrezik të hedhin hapa të gabuara. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Në punë do filloni projekte afatgjata. Peshqit Gjatë kësaj dite do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Të gjithë do i marrin parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatojnë këshillat tuaja. Jeta në çift ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin/en. Beqarët do joshin, do flirtojnë dhe do guxojnë edhe të fillojnë lidhje me disa persona që pëlqejnë. Financat nuk do jenë të këqija. Në punë do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni. The post Horoskopi ditor appeared first on GazetaBlic. |
| Mbi 80.000 libra në Panairin e Librit në Maqedoni Posted: 09 Apr 2017 10:20 PM PDT Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të Librit në Maqedoni, i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit e që solemnisht është hapur më 4 prill. Panairi i Librit do të jetë i hapur për vizitorët deri më 10 prill nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia do të prezantohet përmes Ambasadës së saj me stendë për promovimin e letërsisë për fëmijë. Midis ngjarjeve promovuese do të jetë edhe prezantimi i projekteve nga sfera e integrimeve evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, më 6 prill dhe prezantimi i platformës poetike Versopolis në bashkëpunim me 'Netët strugane të poezisë'. Risi, sivjet është që pjesa ekspozuese-shitëse e panairit është zgjeruar dhe në sallën e dytë do të prezantohet letërsia për fëmijë dhe të rinj dhe do të ketë kënd edukativ për fëmijë. Biletat janë me çmim prej 30 denarësh, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara ose grupore. The post Mbi 80.000 libra në Panairin e Librit në Maqedoni appeared first on GazetaBlic. |
| Kodi telefonik kërkon ndërrim të SIM kartelave nga konsumatorët Posted: 09 Apr 2017 10:11 PM PDT Janë bërë për pak ditë katër muaj prej kur Kosovës i është ndarë kodi telefonik +383 dhe thirrjet tashmë në mes telefonive mobile mund të bëhen me këtë kod. Më 2 shkurt Agron Mustafa, drejtor i Valës dhe Telekomit, realizoi thirrjen e parë me kodin telefonik +383, shkruan sot Koha Ditore. Prej atëherë përdoruesit e telefonave mobilë kanë mundur të realizojnë dhe të pranojnë thirrje me këtë kod. Mirëpo të gjithë përdoruesve të telefonisë mobile Vala, do t'u duhet që në të ardhmen t'i ndërrojnë SIM kartelat, gjë që nuk është specifikuar se kur. The post Kodi telefonik kërkon ndërrim të SIM kartelave nga konsumatorët appeared first on GazetaBlic. |
| Tri shenjat e horoskopit që i bëjnë paratë ‘rrush e kumbulla’ Posted: 09 Apr 2017 10:06 PM PDT Sa herë që dëgjoni parashikimin e yjeve, i kushtoni rëndësi çdo detaji shëndetit, dashurisë, punë, miqësisë dhe parave. Dhe duke u ndalur tek paratë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç e prisni, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, e të tjerë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Por në mesin e zodiakëve, janë tre shenja që jo vetëm i harxhojnë parate, por duket sikur i grijnë. Le të njihemi më nga afër me to: Binjakët Luani Akrepi The post Tri shenjat e horoskopit që i bëjnë paratë 'rrush e kumbulla' appeared first on GazetaBlic. |
| Të shtëna me armë zjarri në Vlorë Posted: 09 Apr 2017 02:35 PM PDT Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit. Shkaqet e plagosjes me armë janë të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë appeared first on GazetaBlic. |
| Këshilltari i presidentit Trump paralajmëron mundësin e një sulmi të ri në Siri Posted: 09 Apr 2017 02:29 PM PDT Këshilltari i presidentit amerikan, Herbert Raymond McMaster e ka lënë të hapur mundësinë e sulmit të ri ushtarak në Siri. Ai theksoi se SHBA nuk dëshiron të veprojë vetëm, për të përmbysur presidentin Bashar al-Assad. Në intervistën e parë për 'Fox News', McMaster ka thënë se SHBA ka 'dy gola' për të mposhtur shtetin islamik dhe për të hequr presidentin sirian Bashar al-Assad nga pushteti, transmeton lajmi.net. McMAster sugjeroi që Trump të kërkoj përgjigje globale politike për ndryshimin e regjimit në Siri, gjithashtu edhe të Rusisë. "Është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë lëvizje politike duhet të përdoret për të përcaktuar nëse regjimi i Assadit të vazhdoj", theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë ndryshim. Sipas tij, edhe vendet tjera duhet të bëjnë pyetjen se pse duhet mbështetur regjimi që kryer vrasje masive ndaj qytetarëve të saj. The post Këshilltari i presidentit Trump paralajmëron mundësin e një sulmi të ri në Siri appeared first on GazetaBlic. |
| Heroi që parandaloi një tragjedi më të madhe në Suedi Posted: 09 Apr 2017 02:25 PM PDT Roja 27-vjeçar, Santiago Cueva, me një akt heroik ka parandaluar pasoja më të mëdha të sulmit terrorist të së premtes në kryeqytetin e Suedisë, kur një uzbek që simpatizon ISIS-in, me mjet të fuqishëm kaloi në turmën e kalimtarëve. Katër persona vdiqën e 15 u plagosën me këtë rast. Cueva me siguri deri në fund të jetës do të pyes se çfarë do të ndodhte nëse në drekë me kolegun e tij do të rrinte disa minuta më shumë, për çka nuk do ta vërente me kohë kamionin në hov, transmeton Telegrafi. "Kam parë njerëzit duke fluturuar në ajër. Ndjeva se kamioni me siguri po shkon drejtë ndërtesës së Parlamentit", ka thënë ai. Mendimi i tij i parë ishte ta mbronte Parlamentin suedez i cili ndodhet 500 metra larg, kështu që me furgonin e tij u nis t'i dalë para kamionit. "Nuk kisha frikë. Ishte një ndjenjë e çuditshme. Kamioni vinte drejtë meje e unë veç doja të mbroja disi njerëzit. Kështu e çova furgonin para kamionit që ta ndalja të mos shkonte tutje", tha ky ekuadoras i cili që nga viti 1996 jeton në Suedi. Ky veprim e pengoi terroristin, meqë e humbi kontrollin e timonit. Kamioni në fund shkoi te një qendre tregtare ku u kaplua nga zjarri. Santiago kërceu nga furgonin dhe nxitoi të ndihmonte viktimat. "Terroristi ndoshta e shfrytëzoi turmën dhe panikun për të ikur nga vendi i ngjarjes", ka thënë ai. "Ishte detyra ime kjo. Isha i veshur me uniformë dhe njerëzit presin diçka nga dikush që ka uniformë. Jo njëjtë si nga polici, por dëgjojnë p.sh. kur u them të largohen. Ndjehem mirë që provova të bëja diçka". The post Heroi që parandaloi një tragjedi më të madhe në Suedi appeared first on GazetaBlic. |
| Dalin pamjet, shikoni si ruhet magazina me 12 ton kanabis në Përmet Posted: 09 Apr 2017 02:05 PM PDT Këto janë pamjet që tregojnë se si polica mban nën ruajtje magazinën ku u zbuluan plot 12 kanabis sativa në fshatin Pagri të Përmetit. Në pamjet e publikuara nga Juguneës.net duket se magazina e braktisur nga shteti në vitet '90, shërbente për magazinimin e hashashit të korrur nga lartësitë. Madje ata shprehen se as nuk kanë vënë re lëvizjet e mjeteve që magazinonin në ish depot e kooperativës, sasinë e hashashit. Askush nuk mund t'i afrohet magazinës me drogë, por vetëm efektivët e antidrogës dhe prokurori përkatës. Banorët thonë se magazina ku ishte depozituar sasia e marijuanës, nuk është pronë e askujt por ka shërbyer si depo e drithërave në kohën e ish-kooperativave. The post Dalin pamjet, shikoni si ruhet magazina me 12 ton kanabis në Përmet appeared first on GazetaBlic. |
| BB9, rrëfim i Musës: U largova nga shtëpia pasi nëna gjeti të dashur Posted: 09 Apr 2017 02:00 PM PDT Musa u flet banorëve të tjerë për problemet familjare që ka kaluar jashtë. Ai thotë që është larguar nga e ëma. "Pata një problem familjar dhe qëndrova vetëm me mamin. Mami gjeti një të dashur dhe unë nuk shkoja mirë me të, kështu që u largova", thotë ai. "Një shoku im i ngushtë përfundoi në burg dhe aty kuptova që jeta është një gjë tjetër, nuk është rruga. Ika në Milano ku gjeta një punë", thotë ai. The post BB9, rrëfim i Musës: U largova nga shtëpia pasi nëna gjeti të dashur appeared first on GazetaBlic. |
| Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer! Posted: 09 Apr 2017 01:59 PM PDT Me siguri nuk keni imagjinuar se sa sheqer fusni në organizëm derisa hani pemë. Frutat janë një grup ushqimor që mund t'i bëjë konfuzë ata që hanë ushqime me pak karbohidrate apo diabetikët. Ato nuk kanë sheqer artificial të shtuar, por, megjithatë, ju duhet të keni një ide të qartë të sasisë së sheqerit që e merrni kur i konsumoni këto pemë. Vlerat e mrekullueshme ushqyese dhe kurative të frutave kanë një kusht të vetëm: "t'i hash në masën e duhur", shkruan Telegrafi. Qershia aziatike Fiku Mango Qershia Rrushi Banania The post Shijojini, por me kujdes: Pemët që përmbajnë më së shumti sheqer! appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











