“Ende nuk janë numëruar votat e serbëve nga Kosova, burgu dhe diaspora” plus 2 more Gazeta Tribuna |
- Ende nuk janë numëruar votat e serbëve nga Kosova, burgu dhe diaspora
- Mbi 200 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1”, pastrohet përroska që kundërmonte (Foto)
- Pajtohet Gold AG me Getuar Selimin
| Ende nuk janë numëruar votat e serbëve nga Kosova, burgu dhe diaspora Posted: 03 Apr 2017 12:31 AM PDT Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Serbi, nxori si fitues kandidatin Aleksandar Vuçiq. Votat nga Kosova kanë mbërritur këtë mëngjes në Vranjë dhe Rashkë, por që rezultati i tyre është ende i panjohur, raporton b92. Ndryshe OSBE, gjatë natës së kaluar ka njoftuar se nuk kishte kushte për mundësinë e numërimit të votave të serbëve në Kosovë. The post Ende nuk janë numëruar votat e serbëve nga Kosova, burgu dhe diaspora appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Mbi 200 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1”, pastrohet përroska që kundërmonte (Foto) Posted: 02 Apr 2017 09:03 AM PDT Vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore “Let’s Do It Kosova” kanë realizuar me sukses edhe një aksion, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017. Vullnetarë nga “Let’s Do It Kosova” përfunduan me sukses aksionin për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në Lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Ky aksion ishte nisur me iniciativë të banores së kësaj lagjeje, Vjoza Abazi. Aksioni, i cili nisi nga rrethrrotullimi te Rruga B, u mbështet edhe nga “KaWa Group” të cilët kontribuuan në organizim, ndërsa ndërmarrjet “Niti-N” dhe KRM “Pastrimi” kanë bërë bartjen e mbi 200 thasëve mbeturina, të grumbulluara nga vullnetarë të Let’s Do It Kosova. Në këtë aksion, pjesëmarrës ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ndërsa jemi të indinjuar nga pjesëmarrja e banorëve. Pavarësisht thirrjes që iu bë nga “Let’s Do It Kosova”, vetëm tre banorë i janë bashkuar aksionin, për largimin e mbeturinave nga përroska që gjendet në Lagjen “Mati 1”, e cila kundërmon rëndë.
The post Mbi 200 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1”, pastrohet përroska që kundërmonte (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Pajtohet Gold AG me Getuar Selimin Posted: 02 Apr 2017 06:46 AM PDT Rivaliteti në mes reperëve Gold Ag dhe liderit të Baba Stars, Getuar Selimit, ka qenë aq i lartë, deri në atë pikë saqë kanë pasur dissa njëri me tjetrin.
The post Pajtohet Gold AG me Getuar Selimin appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





