“Edi Rama i gatshëm për dialog me PD-në” plus 9 more GazetaBlic

“Edi Rama i gatshëm për dialog me PD-në” plus 9 more GazetaBlic


Edi Rama i gatshëm për dialog me PD-në

Posted: 04 Apr 2017 11:01 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook se është I gatshëm për dialog.

Duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, Kryeministri Rama është shprehur se është i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo.

"Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën", ka shkruar kryeministri Rama.

Edi Rama ka reaguar kështu pas deklaratës së partnerit të tij qeveritar, Ilir Metës, që ky subjekt nuk shkon në zgjedhje pa PD-në e cila ka kërkuar shtyerje të procesit zgjedhor për tre muaj.

The post Edi Rama i gatshëm për dialog me PD-në appeared first on GazetaBlic.

Lot dhe vaj në xhaminë e Bardhit të Madh, familja Gashi i falin gjakun familjes Tërmkolli (Video)

Posted: 04 Apr 2017 10:56 PM PDT

Në fshatin Bardh i Madh (Bellaqevcë), gjegjësisht në xhaminë e këtij fshati të Fushë Kosovës ka ndodhur pajtimi ndërmjet familjes Gashi dhe Tërmkolli.

Ky akt pajtimi, ka ndodhur në prezencën e shumë hoxhallarëve dhe të pranishmëve të tjerë, në mesin e lotëve dhe vajit.

Gjithashtu në këtë pajtim ka qenë e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

Bëhet fjalë për një falje gjaku të bërë nga familja Gashi për familjen Tërmkolli.

Ndryshe, në vitin 2014, Shaban Termkolli, e kishte vrarë Labinot Gashin.

The post Lot dhe vaj në xhaminë e Bardhit të Madh, familja Gashi i falin gjakun familjes Tërmkolli (Video) appeared first on GazetaBlic.

Ngjet vetëm në Kosovë: depoisti që u bë sekretar ambasade!

Posted: 04 Apr 2017 10:56 PM PDT

Nuk është lajm 1 prilli. Në këtë datë një depoist i Qeverisë ka nisur karrierën diplomatike në një gradë të nivelit të lartë – sekretar i parë, shkruan sot Koha Ditore.

Me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga dita e parë e këtij muaji Xhelal Gega është bërë anëtar i Shërbimit të Jashtëm. Ai është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Pragë të Çekisë. Vendimi për këtë është marrë të njëjtën ditë kur Gega është graduar si diplomat.

Gega ka qenë militant dhe anëtar i forumeve lokale të Partisë Demokratike, zëvendëskryetar i të cilit subjekt politik është ministri Hoxhaj. Ai është nga Suhareka, po sikurse ministri. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë refuzuar të tregojnë nëse gradimi është diktuar nga rrethanat e kësaj afërsie të Gegës me Hoxhajn.

The post Ngjet vetëm në Kosovë: depoisti që u bë sekretar ambasade! appeared first on GazetaBlic.

78 vjet nga lindja e Leka Zogu I

Posted: 04 Apr 2017 10:52 PM PDT

Sot bëhen 78 vjet nga lindja e Leka Zogu I, pretendent për fronin mbretëror.

Ai lindi më 5 prill 1939 dhe ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I dhe Mbretëreshës Geraldina. La trashgimtar një djalë të vetëm Leka Zogu II pretendet për Fronin Mbretëror të shqiptarëve.

Pas largimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik "Victori Collegie" të Aleksandrisë dhe më pas në "British Boys School", të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954.

Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16-vjeçar, regjistrohet në kolegjin e Olon-it në Zvicër, ku mori edhe diplomën në vitin 1956.

Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të

Sund'hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në "Universite De Sorbone" të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Më 9 prill 1961, pas vdekjes së Ahmet Zogu, Leka Zogu bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin "Bristol" të Parisit, në prani të ish-deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata. Ne vitin 1975 Leka Zogu I u martua me Mbretëreshën Suzan.

Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Ne vitin 1993, vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe.

Në 11 prill 1997, vjen sërish në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit. Merr pjesë në referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria. Rikthehet për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri me 28 qershor 2002. Kthimi i Familjes Mbretërore u krye me ftesën e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë jetës në emigracion, Leka Zogu është angazhuar në biznesin e konstruksioneve të porteve detare dhe import-eksportin e lëndëve të para, duke kryer veprimtarinë e tij njëkohësisht në Spanjë e në Britaninë e Madhe me shtrirjen e aktivitetit që nga SHBA e Kanadaja, në Lindjen e Mesme dhe deri në Japoni e Australi.

Në vitin 1972, Leka bëhet nismëtar i Kuvendit të Madridit për të bashkuar të gjitha forcat politike të emigracionit shqiptar sipas motos "Atdheu mbi të gjitha!" Gjatë këtyre viteve Leka I, zhvilloi takime me shqiptarët kudo në botë.

Gjatë viteve të fundit, Leka I ishte tërhequr nga jeta aktive politike e shoqërore. Funksionet publike kryheshin në vend të tij nga i biri, Princ Leka, dhe përfaqësues të Partisë Lëvizja e Legalitetit.

,Leka Zogu I vdiq në moshën 72 vjeçare duke qenë pretendent për fronin mbretëror.

Pas shumë ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës, ai pati ndërruar jetë. Ishte një duhanpirës rekord, ka pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar.

The post 78 vjet nga lindja e Leka Zogu I appeared first on GazetaBlic.

KOMF paraqet gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale

Posted: 04 Apr 2017 10:47 PM PDT

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencën për media në lidhje me gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale në Kosovë në mungesë të një mekanizmi të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale.

Në konferencë prezantohet edhe dokumenti mbi "Financimin e Shërbimeve Sociale në Kosovë" në vazhdën e përpjekjeve për të lobuar për rritje të buxhetit për shërbime sociale direkte për fëmijë.

Takimi mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë.

The post KOMF paraqet gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale appeared first on GazetaBlic.

Komuna e Prishtinës flet për ndarjen e banesave sociale

Posted: 04 Apr 2017 10:37 PM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për media.

Në konferencë do të flasin mbi procesin e deritanishëm të ndarjes së banesave sociale.

The post Komuna e Prishtinës flet për ndarjen e banesave sociale appeared first on GazetaBlic.

Inaugurohen objektet e renovuara të trashëgimisë kulturore

Posted: 04 Apr 2017 10:35 PM PDT

Inaugurohen objektet e renovuara në Ferizaj për promovimin e trashëgimisë kulturore "Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore", të financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë kësaj ngjarjeje, do të bëhet inaugurimi i renovimeve dhe ripërdorimi i ish-selisë së Dioqezës së Kishës Katolike si një muze.

Gjatë ngjarjes do të mbahet një ekspozitë për nder të Shën Nënë Terezës të Kalkutës dhe punës së saj në Kosovë. Pas ngjarjes ceremoniale, një turne udhërrëfyes do të ofrohet në kompleksin e xhamisë Mulla Vesel Guta dhe Kishës Ortodokse Serbe Shën Uroshi.

The post Inaugurohen objektet e renovuara të trashëgimisë kulturore appeared first on GazetaBlic.

18 vjet nga masakra e Rezallës

Posted: 04 Apr 2017 10:15 PM PDT

Sot bëhen 18 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.

Pas identifikimeve të fundit, janë edhe 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ku 8 janë nga data 5 prill 1999, pra të zhdukur në të njëjtën datë më 28 personat që u rivarrosën dy vjet më parë.

Trupat e tyre të pajetë u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve .

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konflikit në Kosovë.

The post 18 vjet nga masakra e Rezallës appeared first on GazetaBlic.

Sot në Kuvend mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Posted: 04 Apr 2017 10:15 PM PDT

Sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje të rregullta gjashtë komisione parlamentare, shkruan Indeksonline.

Këto janë komisionet që mblidhen:

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behën konsultimet rreth shqyrtimit të projektligjit për mbrojtjen nga zhurma. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30) – Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

– Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, znj. Mimoza Ahmetaj raportojn në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr.05/L-122, për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit për Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00) – Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 11:00).

The post Sot në Kuvend mblidhen gjashtë komisione parlamentare appeared first on GazetaBlic.

Ministrat Stavileci, Hoxha, Bajrami e Ahmetaj raportojnë në Komisionin për Stabilizim Asociim

Posted: 04 Apr 2017 10:13 PM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj do të raportojnë sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim do të mbaj edhe një takim pune me anëtaret e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci dhe Laszlo Juhasz, Shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari

The post Ministrat Stavileci, Hoxha, Bajrami e Ahmetaj raportojnë në Komisionin për Stabilizim Asociim appeared first on GazetaBlic.

Related Posts: