“Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (FOTO)” plus 9 more GazetaBlic |
- Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (FOTO)
- Mbahet manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”
- Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë
- Serbët e Beogradit e pranojnë pavarësinë e Kosovës (Video)
- Ja parashikimi i motit për ditën e sotme
- 9 arsye pse seksi është më i mirë në mëngjes
- Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur
- 25 ide praktike që çdo prind duhet t’i dijë
- Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm
- Ronela: U zhvesha nga policia që të më kontrollonin imtësisht
| Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (FOTO) Posted: 08 Apr 2017 10:42 PM PDT Internet tashmë është mbushur me foto iluzion që testojnë trurin tuaj. Por fotografia e fundit ka zhvendosur këtë sfidë në një nivel krejt tjetër. Kjo pikturë është bërë nga Sandro del Prete dhe titullohet 'Mesazhi i Dashurisë së Delfinëve'. Dhe ekziston arsyeja pse delfinët janë të përfshirë. Po të shikoni më mirë në këtë imazh do të shihni se aty gjenden 8 delfinë. 'The Independent' ka postuar këtë foto-iluzion dhe ka dhënë rezultatin. Sipas gazetës angleze, të rriturit janë të prirë të shohin dy trupa njerëzisht të zhveshur kurse fëmijët shohin delfinët. The post Çfarë po shihni në këtë foto? Iluzioni që teston mendjen tuaj, 90 % japin rezultatin gabim (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
| Mbahet manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes” Posted: 08 Apr 2017 10:38 PM PDT Sot në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional "Ditët e Shqipes", për nder të betejës së Koshares. Beteja e Kosharës, është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku për herë të parë luftëtarë e UÇK-së u ndeshën në një luftë frontale në kufirin shqiptaro-shqiptar, kundër forcave të armikut. Homazhet fillojnë në ora 10:00, ndërsa tubimi përkujtimor fillon në ora 12:00. The post Mbahet manifestimit tradicional "Ditët e Shqipes" appeared first on GazetaBlic. |
| Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë Posted: 08 Apr 2017 10:35 PM PDT Sot shtetasit turq do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren. Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1275 shtetas turq. Votimet do të fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren. The post Shtetasit turq sot votojnë në Kosovë appeared first on GazetaBlic. |
| Serbët e Beogradit e pranojnë pavarësinë e Kosovës (Video) Posted: 08 Apr 2017 10:29 PM PDT Ndryshe nga zyrtarët shtetëror në Serbi, qytetarët e Beogradit e pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Disa qytetarë të intervistuar nga emisioni "Udhëve" në RTK, janë shprehur kundër politikës në Serbi. Ata thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosoves dhe se institucionet në Beograd duhet t'i kërkojnë falje Kosovës për viktimat civile të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998-99. Ata kritikojnë qasjen që e kanë institucionet e Serbisë karshi Kosovës. Për ta, pak ka rëndësi nëse Kosova është shtet i pavarur apo jo, por sipas tyre është e rëndësishme që Serbia të pranoj këtë realitet dhe të marrë përgjegjësi për të bëmat e së kaluarës. Susic: Ka shumë urrejtje të panevojshme mes shqiptarëve dhe serbëve RTK: A mund të më thoni si i shihni raportet mes shqiptarëve në Kosovë dhe serbëve në Serbi? Vladana Sushiq: Mendoj se ka shumë urrejtje të panevojshme mes tyre. Të gjithë jemi njerëz dhe s'kemi nevojë ta urrejmë njëri tjetrin. RTK: Ju mendoni se duke u nisur nga fakti se jemi njerëz ne duhet të jetojmë së bashku në paqe? Vladana Sushiq: Po. Jo bashkë, por mund të jetojmë jetët tona dhe të mos ngatërrohemi aq shumë me të tjerët. RTK: Sipas mendimit tuaj si serbe, si e shihni Kosovën, siç e dini Kosova është një vend i pavarur. Vladana Sushiq: Në rregull. RTK: E shihni si të tillë? Vladana Sushiq: Nuk mendoj për atë punë, por mendoj se është vend i pavarur dhe se duhet të pajtohemi me këtë fakt. RTK: A mendoni se Qeveria e Serbisë duhet të ndryshojë në këtë pikë? Vladana Sushiq: Për faktin se Kosova është vend i pavarur, apo? RTK: Po. Në fakt, a duhet Serbia ta njohë Kosovën si shtet tash? Me qëllim që të jetohet në paqe, jo me urrejtje. Vladana Sushiq: Nuk e di. Mendoj se Serbia nuk do ta bëjë këtë sepse nuk është pajtuar me këtë fakt. Mbase do të duhej se kjo është e vërteta. Nuk mund të ndryshojë. RTK: A mendoni se Serbia duhet t'i kërkojë falje Kosovës me qëllim që të dy vendet të ecin para? Vladana Sushiq: Nuk e di nëse Serbia mund të kërkojë falje, sepse nuk e di. Duhet të kërkojë falje, por nuk e di nëse Serbia do ta bëjë këtë. RTK: Cili është mendimi juaj për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova? Katarina Jevtiq: Nuk i përcjell lajmet aq shumë, mendoj që gjendja atje është e keqe. Vetëm ma merr mendja, kam telashe të miat, fundja asnjë vend nuk i ka punët aq mirë, mendoj se medalja i ka dy anë. Mendoj se të dy palët kanë të drejtë për disa gjëra, dhe asnjëra palë nuk ka të drejtë për disa të tjera. Ky është vetëm mendimi im publik. RTK: Si e shihni Kosovën, tash Kosova është një vend i pavarur. Cili është mendimi juaj për këtë. A e shihni ju Kosovën si një vend sovran? Katarina Jevtiq: Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet ta shoh ndryshe. Po të isha dikush që ka një mendim më të mbyllur ose po ta urreja dikë, me gjasë mendimi im do të ishte 'kjo nuk është në rregull', nuk di si ta them ndryshe. RTK: Do të thotë se aktualisht ju e pranoni Kosovën si shtet. Katarina Jevtiq: Po. Nuk e shoh si problem pse është shtet, nuk e kuptoj pse nuk duhet të jetë shtet. RTK: A mendoni se Serbia duhet ta njohë Kosovën? Katarina Jevtiq: Duhet, por mendoj se nuk do të ndodhë. RTK: Pse? Katarina Jevtiq: Ju e njihni Serbinë, ajo është mjaft e mbyllur. RTK: A mendoni që për të ecur para, a duhet Serbia të bëjë diçka për t'i vënë para drejtësisë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë, pasi që ajo nuk e ka bërë këtë në të vërtetë. Katarina Jevtiq: Natyrisht se duhet të ketë kërkim falje nga Serbia. Nuk jam aq mirë e informuar për situatën, por mendoj se nuk varet aq shumë nga kërkimi i faljes sa është me rëndësi që njerëzit t'i kuptojnë gabimet që i kanë bërë dhe që të punojnë t'i korrigjojnë ato. Nadezda Saviq: Unë nuk mendoj fare për Kosovën RTK: A mund të na thoni si i shihni raportet e tashme mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve në Serbi? Nadezda Saviq: Në fakt nuk po shoh asnjë lidhje. E kam një shoqe, ajo është artiste dhe më ka treguar se i ka bërë disa ekspozita atje dhe disa shokë nga Beogradi kanë shkuar në Prishtinë për disa pajisje, kështu që janë vetëm disa veprime të pakta, në fakt unë nuk kam qenë kurrë atje, nuk kam ide se si jetoni atje. Nuk kam kurrfarë emocionesh për të. Unë vetëm kam dëgjuar nga ajo ana e pikëpamjes së artistëve. Kjo është e tëra. Ata kanë kaluar mirë dhe kanë shokë atje tash. RTK: Siç e dini, Kosova tash është një vend i pavarur, si e shihni Kosovën si qytetare e Beogradit, a e shihni Kosovën si vend sovran tash? Nadezda Saviq: Në të vërtetë nuk mendoj fare për të. Nuk e di. E di se është por nuk kam ide për të. RTK: Çfarë mendoni se të dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të bëjnë për ta arritur një marrëveshje paqësore dhe që të ketë më pak urrejtje mes dy komuniteteve? Nadezda Saviq: Mbase duhet të fillojnë ta njohin njëri tjetrin. Nuk e di, ndoshta përmes kulturës, për t'i bërë disa gjëra së bashku. RTK: Nuk e di a jeni e informuar për luftën e vitit 1998-1999. Nadezda Saviq: Po, po. RTK: Ka pasur më shumë se 13,000 civilë të vrarë nga forcat serbe. A mendoni se Serbia duhet t'i kërkojë falje Kosovës. Nadezda Saviq: Ne nuk kemi pasur rast t'i dëgjojmë këto shifra, këtë të vërtetë. RTK: Kur mendoi se do të vijë ky moment? Nadezda Saviq: Kur ta gjejmë dikë të mençur në krye të shtetit. Nuk e di. RTK: Kështu që ju nuk pajtoheni me politikën aktuale? Nadezda Saviq: Aspak. RTK: Aspak. A duhet Serbia ta njohë Kosovën? Nadezda Saviq: Mbase po. Pse jo. Qëndrime të ngjashme kanë edhe shumë serb të cilët jetojnë në Kosovë. Qasja e Beogradit zyrtarë karshi Kosovës, ka bërë që sidomos integrimi i veriut të Kosovës, të jetë njëra nga sfidat kryesore për institucionet e vendit. Presioni i institucioneve serbe, ka shkaktuar edhe telashe të integrimit të serbëve të Kosovës në shoqërinë kosovare. The post Serbët e Beogradit e pranojnë pavarësinë e Kosovës (Video) appeared first on GazetaBlic. |
| Ja parashikimi i motit për ditën e sotme Posted: 08 Apr 2017 10:25 PM PDT Qarkullimi i masave ajrore nga Jugperëndimi i Europës do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqëerojë edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 25 gadë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohen dallgëzim i ulët. The post Ja parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on GazetaBlic. |
| 9 arsye pse seksi është më i mirë në mëngjes Posted: 08 Apr 2017 10:15 PM PDT Gazeta britanike "Metro" ka paraqitur 11 arsyet pse seksi është më i mirë në mëngjes. 1. Pse jo? Jeni të zhveshur, të eksituar dhe në shtrat – seksi në mëngjes në këtë rast duket obligativ. 2. Spontaniteti është seksi 3. Është i shpejtë 4. Do të jeni më të lumtur 5. Do të jeni në formë më të mirë fizike 6. Do të jeni më të shëndetshëm 7. Jeni më seksi në mëngjes 8. Meshkujt janë më të eksituar në mëngjes 9. E ke gjithë ditën që ta kujtosh The post 9 arsye pse seksi është më i mirë në mëngjes appeared first on GazetaBlic. |
| Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur Posted: 08 Apr 2017 10:08 PM PDT Një herë në javë freskojëni lëkurën me maskë të cilën do ta përgaditni për disa minuta. Shumica e femrave pinë disa filxhanë kafe për çdo ditë. Shfrytëzoni përparsitë e kafesë së zezë dhe telben (copëza kafeje që fundrrojnë në filxhan) pa sheqe bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kofeina absorbohet shpejt dhe ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura. Nevojiten: 1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qumështin që pastroni fytyrën që të fitoni masë të yndyrshme. Përdorimi Vendoseni butësisht masën në fytyrë dhe në dekolte. Më pas me pëllëmbë të lagura në mënyrë rrethore fërkoni maskën nëpër lëkurë. Lereni që maska të rrijë 10 minuta në mënyrë që kofeina dhe mjalta të bëjnë efektin e tyre. Kofeina me antioksidantin e vet largon toksinën nga lëkura, zvogëlon qeskat nën sy, eliminon skuqjen dhe ngadalëson plakjen, derisa mjalta rigjeneron lëkurën dhe e bën më të butë. Shpërlajeni fytyrën dhe dekoltenë me ujë të vakët. Thajeni me pecetë. The post Reçetë shtëpiake: Pilling nga kafeja-Maskë për lëkurë të lodhur appeared first on GazetaBlic. |
| 25 ide praktike që çdo prind duhet t’i dijë Posted: 08 Apr 2017 10:01 PM PDT Rritja e fëmijëve është puna më e vështirë në botë. këtu po ju paraqesim disa këshilla që do t'ua lehtësojnë punën prindërve dhe njëkohësisht të sjellin buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tuaj. Kënaquni dhe mos harroni të merrni shënime për praktikimin e tyre.
Foto:architecturendesign The post 25 ide praktike që çdo prind duhet t'i dijë appeared first on GazetaBlic. |
| Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm Posted: 08 Apr 2017 03:20 PM PDT Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm Siç njoftuan mediat shtetërore ruse, anija "Admiral Grigorovich" iu bashkua flotës prej të paktën gjashtë anijeve luftarake. "Shfaqja e tillë i muskujve mund të ketë pasoja të mëdha", thotë analisti Fyodor Lukyanov. "Por, është edhe ana pozitive. Për Trumpin, bisedimet për Sirinë ishin të vështira me Rusinë, sepse vepronte nga pozita e dobët. Tash mund të themi se, kur Amerika e tregoi fuqinë, ai kthehet në bisedimet të cilat nuk do të jenë më të njëanshme. Pra, tash asnjëra palë nuk do të dominojë". Zëdhënësit e Putinit kanë thënë se sulmin amerikan e cilësojnë si "agresion kundër shtetit të pavarur dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare". Ndërkaq, sot është deklaruar edhe Koreja e Veriut që këtë akt e quan "agresion që tregon se duhet të shtojmë forcën ushtarake – që dhunës t'i përgjigjemi me dhunë". CNN ka analizuar rreziqe e drejtpërdrejtë me rastin e sulmit amerikan në bazën siriane, transmeton Telegrafi. Sulmet mund të ketë mbështetje nga lojtarët perëndimorë, nga Turqia dhe aleatët e saj. Uniteti dhe entuziazmi i këtyre lojtarëve kyçë nuk është diçka që shpesh e kemi parë gjatë luftës gjashtëvjeçare në Siri. Tash, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Turqia besojnë se ka ardhur koha që të zhduket pakënaqësia globale për mos reagim. Bashar al-Assadi me siguri do të reagojë, sepse këtë gjithmonë e bën. Reagime ndoshta nuk do të jenë si sulmet amerikane në Siri, por mund të sulmojë caqet amerikane që janë në afërsi, p.sh. në Liban. Trumpi do të duhet të përballet me pasojat e papritura dhe të paparashikueshme. Pa dyshim, qëllimi kryesor i ndërhyrjes ruse në Siri ishte për të forcuar pozicionin e Moskës në skenën botërore, sidomos pas pasojave të rrezikshme që sanksionet evropiane kishin në ekonomin e saj. Tash Rusia ka nevojë të gjejë përgjigje të përshtatshme – ndoshta nuk do të jetë një ndërhyrje ushtarake, por mund ta bëjë diçka p.sh. në Libi apo në Ukrainë. Autoritetet në Damask kanë marrë vendim të gabuar kur vendosën të testojnë presidentin e papërvojë amerikan në lidhje me sulmet kimike, duke gjykuar keq edhe gatishmërinë e tij për të reaguar. Me vite sirianët po kryejnë sulme ajrore, duke vrarë qindra-mijëra njerëz. Sulmi amerikan mund të detyronte Assadin të tërhiqet nga kjo aventurë, sepse një dështim i ngjashëm do të ishte i papranueshëm për të, transmeton Telegrafi. Luftërat zakonisht përfundojnë për shkak se një nga palët e përfshira mbetet pa trupa, pa armë apo para. Sirinë e ndjek një tjetër mallkim – fakti se në territorin e saj ka luftëtarë të huaj. Gjithmonë aty është një grup i ri nga jashtë, i gatshëm për të mbështetur njërën nga palët në konflikt – bash kur fuqia e asaj pale nis të bie. Damasku është duke fituar betejën kundër kryengritësve. Nëse vazhdojnë aksionet amerikane në Siri, ato mund të dobësojnë Assadin e të ndihmojnë kryengritësit, gjë që do të çonte në zgjerimin e dhunës dhe të luftës së përgjakshme në Siri. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë kaos, më shumë refugjatë, më shumë fëmijë të vrarë… The post Analizë e CNN-it, pas sulmit amerikan në Siri: Skenarët e mundshëm të një kaosi të përgjakshëm appeared first on GazetaBlic. |
| Ronela: U zhvesha nga policia që të më kontrollonin imtësisht Posted: 08 Apr 2017 03:18 PM PDT Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të rezervuara sa i përket jetës personale. E ftuar në 'Xing me Ermalin' ajo ka treguar për herë të parë një episod që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Malin e Zi për një koncert. Ajo rrëfeu se e ndaloi policia kufitare pasi konkurentët e klabit ku ajo do të këndonte kishin sinjalizuar policinë qëllimisht për lëndë narkotike që Ronela së bashku me grupin Babastars të vonoheshin për koncertin. 'Unë isha në një makinë me shoqen time, ndërsa djemtë e Babastars në një makinë tjetër. Sigurisht që policia nuk gjeti asgjë, por ama unë u zhvesha nga një police femër që t'më kontrollonin imtësisht, po ashtu edhe një nga djemtë e grupit, të cilët do më 'vrasin' që po e them', tha këngëtarja në studio. The post Ronela: U zhvesha nga policia që të më kontrollonin imtësisht appeared first on GazetaBlic. |
| You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






























