“Çako- Martinu: Bashkëpunim i shkëlqyer me Europol” plus 9 more 24 ore lajme

“Çako- Martinu: Bashkëpunim i shkëlqyer me Europol” plus 9 more 24 ore lajme


Çako- Martinu: Bashkëpunim i shkëlqyer me Europol

Posted: 04 Apr 2017 07:10 AM PDT

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me zv.drejtorin e Europolit Oldrich Martinu. Çako-Martinu vlerësuan dhe konfirmuan bashkëpunimin mjaft të frytshëm dhe të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Europol, si dhe diskutuan mbi çështje të ndryshme të bashkëpunimit të Policisë Shqiptare me Europol në tema si: lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve ...

Roman Polanski rrezikon arrestimin

Posted: 04 Apr 2017 07:06 AM PDT

Regjisori fitues i çmimit Oskar Roman Polanski, dështoi në përpjekjen e tij për ta mbyllur një herë e mirë betejën e gjatë gjyqësore me drejtësinë amerikane. Polanski u shpall fajtor për përdhunimin e një 13-vjeçareje në vitin 1977 në Kaliforni dhe u arratis për t'i shpëtuar dënimit. Tani, pas 40 vjetësh një gjykatë e Los ...

Mos u ngatërro me Naomi Watts

Posted: 04 Apr 2017 07:02 AM PDT

Naomi Watts është e njohur për jetën e saj larg Hollivudit, por nuk është e mbrojtur nga fotot e rastësishme që i bëhen në Nju Jork. Aktorja 48-vjeçare është hakmarrë ndaj një fansi të saj që postoi një foto të saj në metro, duke e postuar për 667 mijë ndjekësit e saj në Instagram. Në ...

E vërteta për vdekjen e Tupac

Posted: 04 Apr 2017 06:56 AM PDT

Suge Knight thotë se ai ishte objektivi i vërtetë në atentatin e vitit 1996 ku mbeti i vrarë reperi i famshëm Tupac Shakur, dhe se ish gruaja e tij dhe shefi i sigurisë së "Death Row Records" ishin pas kësaj. Në një betim të nënshkruar, avokati i Knight, Thaddeus Culpepper thotë se prodhuesi i muzikës ...

Maqedonia thërret urgjent ambasdorin tonë: Bëni kujdes!

Posted: 04 Apr 2017 06:50 AM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka thirrur për bisedë urgjente ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka. Në komunikatën e MPJ-së thuhet se shkak janë "deklaratat ofenduese të shpeshta dhe komentet nga persona zyrtarë të Republikës së Shqipërisë drejtuar Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj". "Në takim është diskutuar mbi ...

Shqiptarët ikin jashtë dhe “harrojnë” të kthehen

Posted: 04 Apr 2017 06:45 AM PDT

Që pas vitit 2011, kur u hoqën vizat për të udhëtuar në vendet e Schengen, shqiptarët ikin dhe "harrojnë" të kthehen, duke arritur rekordin e moskthimit në 2015-n. Nga të dhënat e daljeve të shtetasve shqiptarë dhe hyrjeve të tyre, rezulton se në vitin 2011, daljet e shqiptarëve jashtë vendit arritën në rreth 4.1 milionë, ...

Freedom House: Kanabizimi ndikim negativ në bujqësi, tregun e punës dhe kriminalizimin e ekonomisë shqiptare

Posted: 04 Apr 2017 06:39 AM PDT

"Çështja urgjente e krimit të organizuar u shfaq edhe në fushën e kultivimit të kanabisit. Dy vjet e gjysmë pas goditjes që qeveria i bëri një prej zonave kryesore, tregtarët e kultivimit të drogës mbollën rreth 2.4 milionë fara kanabisi në të gjithë vendin, ndërsa trafiku i marijuanës përtej kufijve arriti në miliarda dollarë. Ekspertët ...

Industria e turizmit të kroçerave, grekët: Ka interes edhe për Shqipërinë

Posted: 04 Apr 2017 06:30 AM PDT

Numri i turistëve të kroçerave që ndalojnë në Greqi pritet që të bjerë më tej, sipas Panayiotis Kampouroglou, drejtor ekzekutiv i ICTS Hellas dhe zëvendëspresident i ICTS Europe, i cili është i përfshirë me sigurinë e transportit detar dhe ajror. Konfederata e Turizmit Grek (SETE) ka projektuar një rënie me 20% të trafikut të turistëve ...

TAP, mbërrin në Kuvend marrëveshja e rishikuar e shtetit pritës; Ja çfarë ndryshon

Posted: 04 Apr 2017 06:25 AM PDT

Marrëveshja e rishikuar e vendit pritës mes Shqipërisë dhe projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline pritet të marrë miratimin e Kuvendit për të nisur nga zbatimi. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me shprehjen e vullnetit të TAP për: – Rishikimin e periudhës së stabilitetit fiskal që i jep të drejtën shtetit shqiptar të marrë më ...

Lansohet hulumtimi “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”

Posted: 04 Apr 2017 06:17 AM PDT

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka lansuar sot hulumtimin "Iniciativa për Integritet Gjyqësor", i cili është pjesë e programit "Kërko Drejtësi" që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga NCSC. Qëllimi i këtij hulumtimi është që t'u ofrojë mundësinë akterëve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që në mënyrë anonime të ndajnë ...