“BE e shqetësuar me sjelljet e Serbisë ndaj Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press

“BE e shqetësuar me sjelljet e Serbisë ndaj Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press


BE e shqetësuar me sjelljet e Serbisë ndaj Kosovës

Posted: 07 Apr 2017 10:21 AM PDT

KE ka konstatuar se dita zgjedhore në Serbi ka kaluar kryesisht pa probleme serioze, ndonëse me disa parregullësi. "Por fushata parazgjedhore ka qenë shumë problematike, sepse Vuçiqi ka dominuar totalisht mediat", thuhet në këtë dokument, të cilin e posedon edhe DË.

Protestat në Beograd dhe rreth 20 qytete të tjera në Serbi nuk janë trajtuar në këtë takim, sepse ato ende nuk kanë qenë temë e mediave ndërkombëtarë në kohën e mbajtjes së tij.

Vendet e BE shpresojnë se Vuçiqi do të vazhdojë rrugën proevropiane dhe do të bëjë reformat e duhura. Me 27 prill në Beograd do të mbahet takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi. Në formulimin përfundimtar po punohet ende, por shumë vende të BE janë të shqetësuara për shkak të përhapjes gjithnjë e më të madhe të imazhit negativ të BE në Serbi. "Pala evropiane do të paralajmërojë Serbinë për pasojat nga pasqyrimi negativ i BE-së në këtë vend, sepse BE është partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Serbisë", thuhet në protokolin e takimit. Autoritetet serbe e kanë për detyrë të promovojnë vlerat evropiane.

Në takimin e Beogradit do të konfirmohet përcaktimi i BE-së për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor, por në dokument nuk përmendet askund '"zgjerimi i BE".

Kontestuese mbetet politika e jashtme e Serbisë

Në dokument theksohet rëndësia e përparimit në sektorin e sundimit të shtetit juridik, si dhe liria e mediave. Nënvizohen si të domosdoshme edhe proceset kundër personave që kanë kryer krime dhe kërkohet bashkëpunimi pa rezerva me Tribunalin e Hagës. Në dokument nuk thuhet qartë, por autoritetet evropiane janë të pakënaqura me Serbinë, për shkak se refuzon ekstradimin e tre radikalëve të akuzuar në Hagë për krime. Ndërsa, si çështja e të gjithë çështjeve përmendet "normalizimi i raporteve me Kosovën".

Shikuar nga debatet e brendshme, në këtë grup nuk ka pasur një qëndrim unik për politikën e sigurisë dhe të jashtme. Serbia nuk po i mbështetë sanksionet kundër Rusisë. Polonia dhe Lituania kërkojnë që Serbia t'i respektojë këto sanskione dhe ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së. /DW/

Fizibiliteti për Trepçën në fund të prillit

Posted: 07 Apr 2017 10:20 AM PDT

Mustafa u prit nga drejtuesit e Bordit të Drejtorëve dhe të Menaxhmetit të kësaj agjencie, ku fillimisht vlerësoi punën dhe proceset të cilat po zhvillohen në AKP.

"Ka filluar tani një punë shumë e rregullt e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procedimin e valëve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Ajo që na gëzon është se ka filluar po ashtu edhe përmbushja e detyrimeve ndaj punëtorëve, të cilat patën ngecur për një periudhë të gjatë kohore. Ka filluar lirimi i pronave të uzurpuara që është po ashtu një aktivitet tepër i rëndësishëm i AKP-së, me suksese të shënuara në vitin e kaluar dhe me procedim edhe në këtë vit", tha kryeministri, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka vlera e aseteve të liruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për Buxhetin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa tha se duhet të punohet shumë më tepër në aktivizimin e Dhomës së Veçantë në trajtimin e lëndëve të cilat kanë mbetur, duke shprehur përkushtimin që në këtë drejtim të punohet së bashku me Gjykatën Supreme, me Kuvendin e Kosovës dhe me të gjitha institucionet.

"Qëllimi i ardhjes sot këtu, është që ne të identifikojmë pasuritë me të cilat qeverisë AKP-ja, të cilat ne mund t'i orientojmë si pasuri potenciale për investitorët strategjikë. Ne morëm një propozim shumë të dobishëm dhe të vlefshëm, me një punë që kishte bërë Agjencia e Privatizimit me identifikimin e këtyre pasurive, si pasuri minerare dhe pasurive të tjera tokësore dhe hoteliere, të cilat mendoj se janë shumë të qëlluara në këtë fazë", tha kryeministri.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa tha se do të organizohet një takim edhe me asociacionet e bizneseve të brendshme dhe të jashtme, me përfaqësuesit ekonomikë dhe diplomatikë në Kosovë dhe nga vendet tjera, si dhe me të gjitha kanalet e bizneseve në mënyrë që të bëhet një prezantim i këtyre pasurive si ofertë e parë, duke theksuar interesimin që të gjitha potencialet e fjetura ekonomike të aktivizohen në funksion të prodhimit vendor, në funksion të zhvillimit ekonomik, të zëvendësimit të importeve me eksport dhe të rritjes së potencialit eksportues të vendit.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi u shpreh i kënaqur me vizitën e kryeministrit Mustafa.

"Diskutuam për zhvillimet në AKP gjatë vitit të fundit, por edhe t'jua prezantojmë këto potencialet kryesore që janë nën përgjegjësinë, apo nën ombrellën tonë që pastaj t'i koordinojmë punët në mënyrë që të gjejmë investitorët më potencialë që të krijojmë efekte sa më të mëdha ekonomike" tha Gashi.

Mustafa iu përgjigj edhe interesimit të medieve lidhur me asetet të cilat do të privatizohen si dhe për çështjen e Trepçës.

Lidhur me asetet që do të nxirren në privatizim dhe gjetjen e investitorëve strategjikë, kryeministri Mustafa u shpreh se tash për tash, këto asete të mbahen si asete potenciale.

"Ne do të zbatojmë procedurën ligjore dhe nëse lypset do të kërkojmë vendim nga Kuvendi i Kosovës, dhe në qoftë se do të kemi investitorë potencialë ne pastaj do ta marrim përgjegjësinë edhe vetë si Qeveri që t'i plotësojmë kushtet ligjore që ato t'i nxjerrim nga procesi i privatizimit, t'i kompensojmë për aq sa duhet dhe t'i japim në shfrytëzim për investitorët strategjikë. Mirëpo, tani është fjala vetëm për identifikim, por në të gjitha rastet ne do t'i zbatojmë procedurat e plota ligjore pranë Agjencisë sepse është fjala për një Agjenci të pavarur me të cilin do të kemi relacione ligjore", tha kryeministri.

Sa i takon procesit të hartimit të studimit të fizibilitetit për Trepçën, kryeministri Mustafa tha se ky studim do të bëhet në fund të muajit prill.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se ky studim do të tregoj se çfarë do të ndodhë me fazat përcjellëse të Trepçës, si mund të aktivizohet shkritorja e plumbit, elektroliza e zinkut, industria kimike dhe mundësisht fushat tjera, se cilat do të jenë burimet më të mira të financimit ato publike, apo të përziera publike dhe private apo do të jenë private dhe cila do të jetë periudha në të cilën duhet të aktivizohet fazat e finalizimit të produkteve të Trepçës.

"Tani mbetet që ne të procedojmë konkursin për Bordin e Trepçës, në mënyrë që pastaj të përgatitet statuti dhe të kemi përfaqësimin e rregullt në bord, në mënyrë që të sigurohet qeverisja koorporative sepse është një kompani e cila do të bazohet mbi këtë qeverisje. Mendoj se kjo është në një fazë të mirë, AKP po e bënë punën mirë dhe pati vlerësime shumë të mira edhe për Ferronikelin, që në bashkëpunim të mirë të ministrive përkatëse, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Industrisë, të Financave me AKP-në, arritëm që ta zgjidhim vitin e kaluar edhe problemin e Ferronikelit dhe të shpëtojmë 900 punëtorë që ata të vazhdojnë punën. Por, po ashtu, ta përmirësojmë sivjet edhe bilancin me jashtë, sepse në mungesë të eksportit ne patëm dëmtuar edhe GDP-në në vitin e kaluar", tha kryeministri Isa Mustafa.

Mustafa: Vendimi i Trumpit për bombardimin e Sirisë mbron vlerat njerëzore

Posted: 07 Apr 2017 10:20 AM PDT

"Vendimi i Presidentit Trump për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë për shkak të përdorimit të armëve kimike, mbron vlerat njerëzore. Kosova e përkrah këtë veprim", ka shkruar kryeministri Mustafa.

Trump sot dha urdhër për bombardimin e Sirisë, pas dyshimit se regjimin i presidentit Bashar al-Assad, përdori armë kimike në sulmet e së martës në Siri. 

HandiKos organizon aktivitet ndërgjegjësues për autizmin

Posted: 07 Apr 2017 10:03 AM PDT

Ferizaj.07.04.2017. Ndërkombëtarisht Prilli është muaji i ndërgjegjësimit për autizmin.
Sot është realizuar aktiviteti ndërgjegjësues për komunitetin në përgjithësi me qëllim të kuptimit, pranimit dhe përfshirjes së fëmijëve me Autizëm. Pjesëmarrës ishin 75 persona fëmijë të cilët trajtohen në qendrën e HandiKos-it, prindër, familjar, mësues, shok e shoqe të tyre si dhe nxënës të shkollave fillore të Ferizajt.
Gjatë këtij aktivitetit është punuar “Pema e Autizmit” ku pjesëmarrësit kane pasur mundësinë që përmes kartelave në forme puzzle ( si simbol i Autizmit ) të lexojnë një thënie për autizmin dhe në anën tjetër të kartelës ta vizualizojnë atë duke përdor ngjyra.
Aktiviteti u mbajtë në Palestrën e Sporteve “Bil Clinton” Ferizaj.

Aliu ngushëllon familjen e gazetarit Idrizi. “Pusho i qetë, Skënder!”

Posted: 07 Apr 2017 09:52 AM PDT

Pusho i qetë, Skënder!

Mbrëmë qytetit tonë iu shua një yll. Iku vrullshëm dhe pa zhurmë, ashtu edhe siç jetoi. Mbrëmë nga ne u nda qytetari shembullor, gazetari i mirënjohur dhe mësimdhënësi i pa lodhur Z. Skënder Idrizi. Ne, Partia Demokratike, dega në Ferizaj, duke çmuar punën dhe veprën e tij sublime dhe të pa lodhur, duke çmuar kontributin dhe profesionalizmin e tij, si në rrafshin personal, po ashtu edhe në atë profesional, dëshirojmë të shprehim dhembjen dhe ngushëllimet tona familjes, farefisit, shokëve dhe gjithë qytetit tonë për të cilët nuk u kursye kurrë. Skënderi ishte dhe do të mbetet shembull për ne dhe për të gjithë qytetarët tonë se si jetohet, punohet dhe kontribuohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të palodhshme për komunitetin, shoqërinë dhe gjithë vendin në të mirë të zhvillimit, prosperimit dhe avancimit të proceseve në edukim, gazetari, kulturë, e shumë e shumë të tjera. Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për të gjithë Ferizajn dhe më gjerë. Ai, puna dhe vepra e tij do të kujtohen me pietet përherë në qytetin tonë, ku gjurmët dhe shkëlqimi i tij do të mbeten të pa shlyera përgjithmonë.

Me respekt dhe dhembje të thellë!

Partia Demokratike -dega në Ferizaj
Kryetari, Agim Aliu

Asambleistja Hysnije Mustafa-Shamolli me nxënës organizon ditëlindjen e parë të Lejlas

Posted: 07 Apr 2017 09:51 AM PDT

Asambleistja Hysnije Mustafa Shamolli organizoi ditëlindjen e parë të Lejlas, familja e së cilës është rast social dhe është ndihmuar edhe më parë nga ajo dhe nxënëset e saj.
Ajo bashkoi njerëz profesional dhe ditëlindja e parë e Lejlas doli një festë e vërtetë.
“Nëna e Lejlas më tregoi që vajza ka ditëlindjen e parë dhe si nënë që jam e kuptoja dëshirën e saj që të kishte tortën dhe fustanin e duhur e ti bënte ndonjë fotografi. Ajo thjeshtë më kërkoi që ti gjej një fustan të vajzës sime për vajzën e saj sa ta vishte bukur në ditëlindjen e parē, por më eci puna mirë dhe me kaq shumē njerëz të mirë rreth meje arritëm ta gëzonim kaq shumë një nënë të re. Bisedova me nxënësit e mi dhe ata vendosën të grumbullojnë pak para për tortën. Ndërkohë, fotografja e njohur Bardha Goga pranoi ti bënte një set fotografish pa pagesë, zonja Shpresa Rexhepi nga “Gelato Cakehouse” na e bëri tortën dhuratë, Fatmir Hoxha na e dha sallën e restauruan “Ujëvara” pa pagesë dhe Ina Shaqiri nga “In Alb Decor” na ofroi dekorin pa pagesë. Të gjithë pranuan me shumë kënaqësi të bashkëpunonim që Lejla e vogël të kishte kujtime të bukura nga ditëlindja e saj e parë dhe prindërit e saj të ndjeheshin të gëzuar sot. Kështu, bëmë një ekipë profesionale me njerëz kaq tē mirë dhe dhuruam sadopak gëzim! Si nënë, sot ndjehem jashtëzakonisht e përmbushur kur gëzuam një nënë tjetër” ka thënë Hysnije Mustafa Shamolli.

Modelja sulmohet egërsisht nga një bandë e femrave (Video)

Posted: 07 Apr 2017 06:24 AM PDT

Në video shihet përvoja e hidhur e modeles Angie Silva e cilat rrahet me grushta për disa minuta.

Një grup i femrave të një klubi të natës në Santiago de Guayaquil në Ekuador, shihen duke e rrahur egërsisht modelen Silva, ndërkaq kalimtarët nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar, transmeton lajmi.net

Është zbuluar se ajo deri vonë ishte në një kirurgji, nga sulmet që kishte marrë vitin e kaluar nga një rrahje tjetër. Por siç duket rrahjet ndaj saj po vazhdojnë.

Motra e saj Gabriela ka thënë: "Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si një modele, por tani kirurgët janë thjesht duke u përpjekur për të ruajtur fytyrën e saj."

Angie shihet në video duke u zvarritur nëpër rrugë dhe duke u goditur nga femrat tjera.

Përfundimisht femrat tjera largohen duke e lënë atë në rrugë të përgjakur dhe pa mbrojtjen e askujt.

Modelja më vonë publikoi një foto që tregon lëndimet që kishte pësuar, dhe ka thënë se ajo vazhdon të marrë kërcënime me vdekje.

Adelina në klipin e ri, kopjon këngëtaren serbe (Foto)

Posted: 07 Apr 2017 06:16 AM PDT

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.

Ajo tashmë është në realizimin e klipit të saj, transmeton Gazeta Express.

Këtë e ka bërë të ditur Adelina në profilin e saj në Instagram ku ka postuar një video dhe tregon së shpejti fansat e saj do ta shohin klipin e saj më të ri.

Adelina në këtë klip do të duket shumë e bukur në bazë të videos që ka publikuar. Mirëpo ajo që bie në sy është se veshja dhe flokët e saj ngjajnë shumë me pamjen e këngëtares së njohur serbe Jelena Karleusa. Këtë madje e ka vërejtur edhe një komentuese e cila i ka thënë se duket si ajo.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret shqiptare e kopjojnë Jelenën

Këto sëmundje i lufton dardha

Posted: 07 Apr 2017 06:05 AM PDT

Dardha jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ky frut ju ndihmon të parandaloni edhe një sërë sëmundjesh.

Shumë studime kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin në disa aspekte.

1. Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

2.Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

3.Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

4. Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

5. Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.

6. Dardha ul kolesterolin në gjak.

7. Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me veprimtari ushqimore antioksidantësh.

8. Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

9. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

Ibuprofeni ndikon shumë pozitivisht te duhanpirësit, ja pse

Posted: 07 Apr 2017 05:57 AM PDT

Ne e dime se qetësuesi i dhimbjeve, një bar josteroidal, lehtëson inflamacionin në trup.

Hulumtuesit në Ohio State University kanë gjetur prova të qarta se – marrja në doza të vogla në intervale të rregullta – mund të largojë inflamacion që çon drejt tumoreve në mushkëri.

Ky është një nga studimet e para që kanë shqyrtuar lloje të veçanta të barërave anti inflamatore dhe si ato ndikojnë në rrezikun e kancerit te duhanpirësit, shkruan Daily Mail.

Për të testuar efektin, një ekip i udhëhequr nga Dr. Marisa Bittoni ka konsultuar të dhënat e 10.735 pjesëmarrësve në studimin e tretë egzaminues kombëtar për shëndet dhe ushqim.

Të dhënat bazë për pirjen e duhanit, përdorimi i  barërave jo steroidale dhe anti inflamatore (NSAID) dhe variablave të tjera të jetesës janë mbledhur për pjesëmarrësit në mes të viteve 1988 dhe 1994.

Studimi përcaktoi edhe statusin e vdekshmërisë së çdo personi duke përdorur indeksin kombëtar të vdekjeve që nga viti 2006.

Gjatë 18 viteve të përcjelljes, 269 persona kanë vdekur nga kanceri në mushkëri, nga të cilët 252 (93.6 për qind) janë raportuar me histori të prijes së duhanit.

Meqë përveç 17 prej tyre, nga grupi prej 269, pati shfaqje të të kancerit fatal të mushkërive, që kanë ndodhur në mesin e duhanpirësve të tanishëm apo të mëparshëm, vlerësimet e efekteve NSAID janë konstatuar nga një nëngrup i individëve prej 5,882 sosh që raportuan një histori të kaluar apo aktuale te pirjes së duhanit.

Dr Bittoni gjeti se të dhënat e mundshme nga studimi treguan se në mesin e të rriturve me një histori të pirjes së duhanit, të kaluar apo aktuale, marrja Ibuprofen u shoqërua me një ulje të konsiderueshme (48 për qind) të rrezikut të vdekjes nga kanceri i mushkërive.

Efektet e Aspirinës dhe Acetaminophen nuk ishin statistikisht të rëndësishme.

“Këto rezultate tregojnë se përdorimi i rregullt i NSAID të caktuara mund të jetë i dobishëm për nëngrupet me rrezik të lartë të duhanpirësve si një strategji për parandalimin e kancerit të mushkërive”, tha Bittoni.

Të dhënat janë paraqitur në Konferencën e 17-të botërore të kanceri mushkërive (WCLC) në Vjenë, Austri.