“Bashkimi Europian nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit për liberalizim të vizave!” plus 9 more GazetaBlic |
- Bashkimi Europian nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit për liberalizim të vizave!
- A do të marrin përsipër dialogun Prishtinë – Beograd, Thaçi dhe Vuçiq?
- ‘Nusja’ e Ermalit është shfrenuar, ekspozon aq shumë të pasmet (FOTO)
- Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane
- Thaçi flet sot në forumin “FOL Hapur”
- Kërkon të kthehet në Kosovë kur mëson se s’ka të drejtë pune në Gjermani
- Sulmuesi i Shën Petersburg ishte nga Azia Qendrore
- E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot
- Bashkëshortja e Astrit Deharit ende në zi, kjo është foto me të cilën ajo e kujton burrin (FOTO)
- Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën e parë
Bashkimi Europian nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit për liberalizim të vizave! Posted: 03 Apr 2017 11:00 PM PDT Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kthim mbrapa sa u përket kritereve që Kosova ka marrë përsipër t'i përmbushë në synimin drejt lëvizjes pa viza në zonën Schengen. Kryeministri Isa Mustafa tha në fundjavë se gjatë vizitës në vendet e BE-së ka kërkuar që të modifikohet kriteri i demarkacionit, në mënyrë që fillimisht të mundësohet lëvizja pa viza, pastaj të zgjidhet çështja e demarkacionit. Kur janë pyetur nëse janë të gatshëm ta modifikojnë kriterin e demarkacionit, Zyra e BE-së në Prishtinë ka përmendur obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për viza, të cilat janë mishëruar në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2016, shkruan sot "Koha Ditore". "Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave më 4 maj 2016 në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe të ketë forcuar regjistrin e vet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", i është përgjigjur pyetjes zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Dinka Zhival, nëse mund të ketë modifikim të kriterit të demarkacionit, ashtu siç kërkoi kryeministri Isa Mustafa… The post Bashkimi Europian nuk tërhiqet nga kriteri i demarkacionit për liberalizim të vizave! appeared first on GazetaBlic. |
A do të marrin përsipër dialogun Prishtinë – Beograd, Thaçi dhe Vuçiq? Posted: 03 Apr 2017 10:57 PM PDT Fitorja dhe zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, mund të ndikojë edhe në dialogun që po zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, thonë njohësit e rrethanave politike. Sipas tyre, ky dialog, tani mund të ngritet në nivel të presidentëve, marrë parasysh rolin në rritje në këtë proces të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Petrit Zogaj, analist politik, thotë se është problematike të thuhet që Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të procesit të normalizimit të marrëdhënieve dhe se ka mbetur që niveli aktual i dialogut të kalojë në nivel presidentësh në mënyrë që të arrihet një finale. Sipas analistit Driton Selmanaj, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi është dizajnuar nga Bashkim Evropian që në fund të jetë në nivel presidentësh dhe të përmbyllet me një traktat paqeje. Ai thotë se pavarësisht që nuk ka një sukses të kënaqshëm të dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve, procesi mund të kalojë në një nivel të ri të përfaqësimit, atë të presidentëve. “Kalimin e Thaçit në pozitën e presidentit dhe të Vuçiqit, po në pozitën e presidentit, i shoh në kontekst të atij dizajni në të cilin besoj që është menduar që nga fillimi nga akterët e përfshirë në proces të zgjedhur nga BE-ja dhe eventualisht edhe nga SHBA-të. Unë e shoh që protagonistët kryesor që kanë filluar këtë dialog edhe do t’i japin epilog”, tha Selmanaj. Në takimet e fundit në Bruksel, BE-ja, kishe ftuar përfaqësuesit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq dhe presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, për të shtensionuar situatën e muajve të fundit mes dy vendeve dhe për t'ju kërkuar palëve të heqin dorë nga retorika nxitëse. Analisti Selmanaj mendon se takimet e fundit në Bruksel kanë treguar se çfarë drejtimi mund të marr dialogu dhe përfaqësimi në të. “Dialogu, në mos këto muaj ose këto ditë, mendoj se në periudhë krejt afat shkurtër do të kalojë në stad tjetër, ku edhe presidentët… të mos them se presidentët do ta marrin timonin kryesor të procesit dhe do të vazhdojnë tutje me dialogun”, tha Selmanaj. Ndërkohë, analisti politik nga Beogradi, Dushan Janjiq, i tha Radios Evropa e Lirë se pritet që pas zgjedhjes në detyrën e presidentit, Aleksandar Vuçiq bisedimet me Prishtinën në kuadër të dialogut të Brukselit t'i vazhdojë në kapacitetin e ri të tij. Janjiq tha se nga përvoja e procesit të deritashëm është dëshmuar se negocimi ka qenë jo efikas, se pushteti ekzekutiv dhe shumica prej atyre që kanë marrë pjesë në dakordimin e çështjeve politike i kanë komplikuar ato marrëveshje dhe pastaj e kanë bllokuar zbatimin e tyre. “Nga Vuçiqi pritet që të përshpejtojë procesin. Në thelb nëse shikohet një agjendë e mundshme e marrëveshjes së Brukselit, kanë mbetur 4 deri në 5 tema të mëdha që pritet të hapen. Dhe, mbi të gjitha të bëhet presion dhe kontroll mbi zbatimin e asaj që është dakorduar". "Kjo natyrisht është e ndërlidhur me problemin e përgjegjësisë së presidentit; në aspektin kushtetues ai këtë nuk mund ta bëjë. Por, duket se do të duhet të vijë deri tek riorganizimi, ta themi i ekipit, në mënyrën si është bërë në Prishtinë, me zgjedhjen e negociatorit politik që do t'i ndihmonte presidentit dhe natyrisht me riorganizimin e këtij segmenti të përgjegjësit të Zyrës për Kosovë", ka theksuar Janjiq. Sipas tij, nga Vuçiq, pritet shumë dhe se ai do të duhej të merrte pjesë në procesin e dialogut, por problemi qëndron te harmonizimi me Kushtetutë dhe harmonizimi me interesin rreth pushtetit ekzekutiv. Kuvendi i Kosovës, pak javë më parë, miratoi një rezolutë me të cilën kërkoi pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës. Vendimi i Kuvendit të Kosovës u përcoll menjëherë me respektim nga Qeveria e vendit. (REL) The post A do të marrin përsipër dialogun Prishtinë – Beograd, Thaçi dhe Vuçiq? appeared first on GazetaBlic. |
‘Nusja’ e Ermalit është shfrenuar, ekspozon aq shumë të pasmet (FOTO) Posted: 03 Apr 2017 10:56 PM PDT Bukuroshja Ariana Fejzullahu, çdo ditë e më shumë po tregon jetën e saj luksoze qe po benë. Ajo në rrjetin social Instagram, përveç gjithë fotografive që publikon të luksit të saj, ajo tani ka filluar edhe të ekspozoj trupin e saj seksi, transmeton GazetaBlic.com Së fundmi Ariana ka publikuar një foto ku ekspozon të pasmet e saja shumë seksi! The post ‘Nusja’ e Ermalit është shfrenuar, ekspozon aq shumë të pasmet (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane Posted: 03 Apr 2017 10:54 PM PDT Komisioni për Integrime Evropiane po sot do të bejë shqyrtimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2017-2021. The post Ministrja Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane appeared first on GazetaBlic. |
Thaçi flet sot në forumin “FOL Hapur” Posted: 03 Apr 2017 10:52 PM PDT Lëvizja FOL organizon diskutimin në forumin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Diskutimi do të fillojë nga ora 10:00. Para Thaçit në këtë forum pjesëmarrës ishte ambasadori amerikan, Greg Delawie. The post Thaçi flet sot në forumin "FOL Hapur" appeared first on GazetaBlic. |
Kërkon të kthehet në Kosovë kur mëson se s’ka të drejtë pune në Gjermani Posted: 03 Apr 2017 10:49 PM PDT Me rastin e kërkimit të azilit atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune. Kosovari ka thënë se ai ka menduar që kërkesa për azil nënkupton automatikisht edhe të drejtën e punës, shkruan wochenblatt.de. I riu 19 vjeçar i ka treguar policisë se në Gjermani kishte ardhur nga Kosova po atë ditë, i trafikuar me një kamion, transmeton albinfo.ch. Pastaj është paraqitur në qendrën e pranimit të refugjatëve ku ka dorëzuar dokumentin e tij kosovar të identifikimit. Me atë rast atij i është thënë se gjatë periudhës sa zgjat procedura e kërkimit të azilit nuk kishte të drejtë pune. Për këtë arsye ai dëshiron që menjëherë të kthehet në Kosovë pasi që edhe nuk kishte bazë për azil duke qenë se në vendin e tij nuk ishte i përndjekur. Por, duke qenë se i janë marrë dokumentet kosovare, ai tash nuk kishte mundësi të kthehej në Kosovë menjëherë, përcjell albinfo.ch. Ai është detyruar të paguajë një gjobë për qëndrim ilegal në Gjermani dhe duhet ta lëshojë vendin. The post Kërkon të kthehet në Kosovë kur mëson se s’ka të drejtë pune në Gjermani appeared first on GazetaBlic. |
Sulmuesi i Shën Petersburg ishte nga Azia Qendrore Posted: 03 Apr 2017 10:48 PM PDT Personi i dyshuar për vrasjen e 11 njerëzve në një tren Shën Petersburg është rreth të 20-tave dhe nga Azia Qendrore, sipas mediave ruse. Të paktën 45 të tjerë u plagosën në shpërthim ndërmjet dy stacioneve nëntokësore të hënën pasdite. Agjencitë e lajmeve Interfax dhe Tass thonë se është identifikuar i dyshuari, por ka raporte kontradiktore nëse ai ishte sulmuesi vetëvrasës. Autoritetet në Shën Petersburg kanë shpallur tri ditë zie. Presidenti Vladimir Putin, i cili ishte në qytet, kur ndodhi shpërthimi, ka vizituar vendin e ngjarjes të hënën në mbrëmje dhe vendosi lule në një vend të shenjtë të improvizuar. Hetuesit rusë e kanë përshkruar sulmin si “akt i terrorist”, por kanë dhënë pak detaje. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë. Kryeministri Dmitry Medvedev tha në një postim në Facebook se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”. The post Sulmuesi i Shën Petersburg ishte nga Azia Qendrore appeared first on GazetaBlic. |
E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot Posted: 03 Apr 2017 10:38 PM PDT Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Mënyra se si do të nisni ditën do të jetë vendimtare për shumë prej jush. Do të keni mundësi të mira që të qëlloni në shenjë me një objektiv tuajin në fushën e ndjenjave. Parashikohet përmirësim i disa raporteve që janë në krizë. Do i lehtësoni gjërat duke ndjekur zemrën tuaj. Demi Kjo ditë nuk është e duhura për gustot tuaja të rafinuara. Yjet, në mënyrë të veçantë Hëna, nuk do ju favorizojnë. Nëse keni lindur në ditë të enjte ose të premte, do të dini që t'i merrni me maturi vendimet drastike. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime mbresëlënëse që do i bëjnë të lumtur. Binjakët Do të jeni nën presionin e Mërkurit dhe për këtë arsye dita do të ikë për inerci, pa mundur që të ndikoni në përmirësimin e saj. Mos i jepni shkak partnerit/es për të krijuar zënka të kota. Kujdes me xhelozinë. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në vendimet që do marrin. Financat do jenë të mira. Gaforrja Të lindurit e kësaj shenjë janë më të favorizuarit e ditës, sidomos në fushën e ndjenjave. Situatat konfliktuale ose të komplikuara do gjejnë zgjidhje lehtësisht. Më në fund do të gjeni relaksin që prisnit. E vetmja gjë që duhet t'i kushtoni pak më shumë rëndësi gjatë kësaj të marte është shëndeti tuaj paksa delikat. Luani Me shumë mundësi, dikush prej jush me qëllim do të heqë dorë nga besimi i një mrekullie, e cila mund të ketë ndikim të madh në ekonominë tuaj. Këshillohet që të bëni kujdes, pasi pikërisht ajo të cilën nuk e prisni dhe jeni gati të hiqni dorë, qëndron pas dere. Çiftet do kenë një ditë të qetë nën shoqërinë e njeri-tjetrit. Virgjëresha Do të jetë një ditë shumë e dobishme dhe e frytshme për shumë prej jush. Situata më e mirë do të paraqitet në raportin me familjarët, fëmijët apo partnerin/en. Bujaria juaj do të dhurojë kënaqësi të shumta dhe pse jo edhe ndonjë shpërblim. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë edhe për pak kohë. Peshorja Do jetë një ditë e kënaqshme për shumë situata, mes tyre për faktin se do arrini të kaloni pa problem një situatë që ju ka shqetësuar së fundmi. Kundërshtia e Uranit dhe Venusit, do të ndikojë në ndjenjat tuaja duke i trazuar ato. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit. Bëni kujdes me shëndetin. Akrepi Kjo është një periudhë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos deri në mesditë. Parashikohet të lini pas problemet që ju kanë shqetësuar dhe të veproni me qetësi. Nxitimi nuk ju ndihmon aspak. Kjo këshillë vlen edhe për ata që janë në një marrëdhënie në çift, po ashtu dhe për beqarët. Shigjetari Dita do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës, Marsit dhe Neptunit. Do të gjeni mbështetjen që kërkoni tek një mik dhe do arrini të kaloni çdo pengesë, pa më të voglën vështirësi. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për kryer shpenzime. Edhe shëndeti nuk paraqet asnjë problem. Bricjapi Kjo është një periudhë e zbehtë, me shumë pak alternativa për t'iu ndihmuar. Disa prej jush do ta gjejnë veten në vështirësi. Ajo që këshillohet është që të "armatoseni" me durim. Çiftet do kalojnë një ditë të bukur ku në mbrëmje mund të përballen me një surprizë. Shëndeti do të jetë i mirë. Ujori Kjo e martë është një ditë perfekte për t'u shijuar me dikë të nivelit tuaj dhe që ju mbush me kënaqësi dhe vëmendje. Në fushën ekonomike, yjet kanë përgatitur një surprizë speciale për ju. Çiftet do kenë një ditë të zakonshme, gjithsesi dashuria e partnerit/es nuk do ju mungojë. Peshqit Kjo ditë nuk do të jetë aspak e keqe, sidomos në punë dhe në fushën e ndjenjave. Horoskopi këshillon që të përfitoni sa më mirë nga disa situata. Lërini mënjanë fjalët e kota dhe shfrytëzojini momentet e tilla. Financat do vijnë duke u përmirësuar, nuk keni pse shqetësoheni nëse bëni edhe disa shpenzime The post E pabesueshme çka thotë horoskopi për ju sot appeared first on GazetaBlic. |
Bashkëshortja e Astrit Deharit ende në zi, kjo është foto me të cilën ajo e kujton burrin (FOTO) Posted: 03 Apr 2017 10:34 PM PDT Arta Dehari bashkëshortja e të ndjerit Astrit Dehari, tash e sa kohë mbanë profilin e saj në Facebook me fotografi të zezë, ajo është në zi për bashkëshortin e saj. Dhe tani vetëm para pak ditësh ajo ka bërë publike një fotografi së bashku me Astritin, foto në të cilën duken shumë bukur dhe të dashuruar, transmeton Gazetablic.com
The post Bashkëshortja e Astrit Deharit ende në zi, kjo është foto me të cilën ajo e kujton burrin (FOTO) appeared first on GazetaBlic. |
Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën e parë Posted: 03 Apr 2017 10:21 PM PDT Sot Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mban konferencën e parë për media, ku do të flitet për arsyet e themelimit, funksionimin dhe objektivat e Odës. Konferenca mbahet në zyrat e OAK-së në qytezën Pejton në Prishtinë. The post Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën e parë appeared first on GazetaBlic. |
You are subscribed to email updates from GazetaBlic. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |