“‘’Ambienti’’ nis pastrimin e hapësirave publike” plus 9 more Ferizaj Press

“‘’Ambienti’’ nis pastrimin e hapësirave publike” plus 9 more Ferizaj Press


‘’Ambienti’’ nis pastrimin e hapësirave publike

Posted: 01 Apr 2017 09:46 AM PDT

Aksionin e parë për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ndërmarrja "Ambienti" , e filloi me pastrimin e hapësirës tek palestra e sporteve "Bill Clinton".

Së bashku me punëtorët, për të pastruar kishte dalë edhe drejtori i ndërmarrjes "Ambineti" Izet Rushiti, i cili tha se tash e tutje Ferizaj do të jetë më i pastër.

"Sot kemi dalë bashkë me të gjithë punëtorët e kompanisë "Ambienti", në pastrimin e kësaj pjese të parkut sepse kishte nevojë, sot është 1 prilli, dita e parë e fillimit të punës në tenderin që kemi fituar mbi mirëmbajtjen e të gjitha parqeve, varrezave të dëshmorëve të qytetit, parkut "Liria", dhe kështu do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera në aksion por edhe punëtorët e rregullt që do të jenë të ngarkuar për mirëmbajten e këtyre parqeve",tha Rushiti.

Edhe punëtorët e kësaj kompanie thanë se aksione të tilla do të ndërmarrin çdo ditë.

 "Sot është dita e parë e fillimit të kompanisë për pastrimin e parqeve dhe sot kemi dalë që të pastrojmë parkun "Bill Clinton", dhe ky program do të vazhdojë tashmë rregullisht",tha Nusret Halili.

Ndërmarrja Publike "Ambienti", ka filluar punën në  muajin shkurt të këtij viti, ndërsa ende është duke vazhduar konsolidimin e brendshëm të saj, transmeton Televizioni Tema.

Në Colmar të Francës protestohet për lirimin e Haradinajt

Posted: 01 Apr 2017 09:33 AM PDT

Është kjo protesta e fundit që shqiptarët organizojnë para seancës së radhës, me 6 Prill kur Gjykata e Apelit në Colmar do të shqyrtojë rastin e Haradinajt i cili në këtë shtet po mbahet nga 3 Janari i këtij viti me kërkesë të Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj ka kaluar në dy Procese në Hagë nga të cilat është liruar si i pafajshëm.Ndalimi i tij në Francë ka ngjallur valë solidariteti nga shqiptarët në krejt Europën.

Hidrocentrali i vëllait të Shaip Mujës merr mbështetjen e Kaçanikut të PDK’së

Posted: 01 Apr 2017 09:33 AM PDT

Përpjekjet e vazhdueshme të dy organizatave jo-qeveritare në Kaçanik, shoqatës së peshkatarëve "Trofta e Lepencit", dhe organizatës për mbrojtjen e mjedisit "Gjethi" rezultuan të pasuksesshme përballë kërkesës së vëllait të deputetit të PDK-së, Shaip Mujës.

Komuna e Kaçanikut, e udhëhequr nga Besim Ilazi i PDK-së, vendosi në favor të kërkesës së kompanisë "Afa Energy", në të cilën është aksionar Fatmir Muja.

Kompania, më 31 mars të këtij viti, mori aprovimin e asamblistëve të Kaçanikut për të ndërtuar hidrocentral me kapacitet prej 4.9 megavatesh në pellgun e lumit Lepenc.

Refuzimin e kërkesës së kësaj kompanie e kishin kërkuar me ngulm dy organizatat jo-qeveritare dhe dhjetëra banorë të fshatit Kotlinë, ku do të ndërtohet hidrocentrali.

Mos refuzimi i kërkesës së kësaj kompanie, në të cilën është hisedar vëllai i deputetit Shaip Muja, do të sjellë dëme zonës përreth hidrocentralit, vlerësojnë drejtues të këtyre organizatave.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit "Gjethi", nëpërmjet një reagimi publik, ka pohuar se ndërtimi i këtij hidrocentrali do t'i sjellë dëme ekonomisë lokale, duke rezultuar në mungesë të ujit për të punuar tokat dhe për të mirëmbajtur serrat e ngritura me subvencione qeveritare, të cilat gjenden përreth lumit.

"Në atë zonë mungesa e ujit do të thotë mungesë e florës dhe faunës dhe çdo gjëje tjetër që e karakterizon zonën. E ardhmja duket edhe më e ngrysur kur dihet mungesa e mekanizmave dhe niveli i zbatimit të ligjeve në Kosovë duke e bërë jo të besueshëm informacionin se lumi do të vazhdojë ta mbajë 30% të sasisë ekologjike të tij", thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Sipas kësaj organizate, kompania nuk ka marrë përkrahjen e komunitetit për të ndërtuar hidrocentralin në këtë zonë dhe, po ashtu, autoritetet komunale lejuan zmadhimin e kapaciteteve të këtij hidrocentrali. Fillimisht, autoritetet komunale kishin dhënë pëlqimin vetëm për ndërtimin e hidrocentralit me kapacitet prej 2.3 megavatesh, por më vonë ndërruan mendjen, duke u bazuar në kërkesën e kompanisë private.

Muja: Ata që kundërshtojnë kanë interesa personale

Insajderi ka kontaktuar Fatmir Mujën, aksionar në kompaninë që do ta ndërtojë hidrocentralin në pellgun e lumit Lepenc, në Kaçanik. Ai ka thënë se njerëzit që reagojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit të tij, e bëjnë këtë për interesa personale.

"E kemi ndjekë ligjin edhe legjislaturën e cila është në fuqi në Republikën e Kosovës. Kurgja jashtë ligjit nuk kemi vepru", ka thënë Muja.

Ka shtuar se kompania do ta mbrojë florën dhe faunën përreth zonës, në të cilën do të ndërtohet hidrocentrali.

"Fshatarët kanë interesa personale që kërkojnë me u ba të pasur prej tij (v.j hidrocentralit). Ne nuk mundemi me i plotësu qëllimet e individëve që janë aty nëpër fshat, që sillen. Qikaq", ka pohuar Muja.

Kompania "Afa Energy", ku është aksionar Muja figuron se është në regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në shkurt të vitit 2015. Shënohet se ka vetëm dy punëtorë, ndërsa pronarë janë tre. Muja, Azbi Ibrahimi, dhe kompania Olimpia Energy Sh.P.K. Drejtor i kompanisë "Afa Energy" , është Paolo Di Benedetto. I njëjti, Benedetto, është edhe drejtor në "Olimpia Energy".

 

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

Posted: 01 Apr 2017 09:32 AM PDT

Ai ka thënë se me durim po presin nga Kosova që të vendosin për ratifikimin.

 "Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit", ka thënë Vujanoviq.

Siç shkruan Blici serb, Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.

Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t'i përmirësojë këto raporte.

PDK: LDK përgatitet për të pushtuar shkollat e Ferizajt me militantë

Posted: 01 Apr 2017 09:25 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar se ka pranuar nga një qytetar listën me emra të kandidatëve, militantë të LDK-së, të rekomanduar nga komisioni për arsim i kësaj partie, për të ndjekur trajnimet e organizuara nga MASHT, të cilat janë të obligueshme për kandidatët potencial për drejtorë të shkollave.

''Në këtë listë shihet qartë se si LDK ka planifikuar që për drejtorët e ardhshëm në Ferizaj, të përgatisë militantët e saj me rekomandim nga njerëzit e besueshëm të partisë. Përveç të tjerëve janë edhe emrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Hysnie Shamolli, Arta Tahiri dhe Shpëtim Sojeva, dy nga ta të blerë nga z. Muharrem Svarqa'', thuhet në komunikatën e PDK-së.

Shoqëria civile në Ferizaj nuk e përkrahë përfaqësuesin e zgjedhur nga KK në komisionin komunal për dhënien e pronave në shfrytëzim

Posted: 01 Apr 2017 06:15 AM PDT

Organizatat dhe aktivistë të shoqërisë civile shprehin shqetësim të thelllë dhe kundërshtojnë mënyrën e përzgjedhjes së anëtarit nga shoqëria civile për komisionin vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.
Kuvendi komunal në mbledhjen e fundit ka votuar një anëtarë, i cili është propozuar në mënyrë të njëanshme nga shefi i grupit paralementar të LDK-së, pa u konsultuar fare dhe pa e pasur përkrahjen e shoqërisë civile të Ferizajt.
Kryesuesi i komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale është dashur që të ftoj përfaqësuesit e shoqërisë civile që të nominojnë kandidatët e tyre për përzgjedhje në këtë komision sipas procedurave demokratiike dhe transparente të vendimmarrjes dhe në asnjë mënyrë ta procedoj për kuvend propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarit nga shoqëria civile pa pasur asnjë kanditaturë legjitime.
Kësisoj, kryesuesi i komisionit njëherësh edhe drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj së bashku me kuvendin komunal me ketë veprim kanë dëshmuar edhe një herë se nuk janë të interesuar të bëjnë punë efikase dhe efektive në interes të qytetarëve duke garantuar profesionalizëm dhe sundim të parimeve fundamentale të qeverisjes së mirë për të përfshirë shoqërinë civile në trupa vendimmarrese komunale.
Përbërja e komisionit vlerësues është përcaktuar qartë nga Ligji Nr.04/L-144 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale, në nenin 8, pika 2, ku thotë se komisioni përbëhet nga tre (3) anëtarë të ekzekutivit të propozuar nga kryetari i komunës, tre (3) anëtarë të subjekteve të ndryshme politke të përfaqësuara në kuvendin komunal dhe një (1) anëtar ekspert nga shoqëria civile.
Rrjedhimisht, për plotësimin e komisionit me një (1) anëtarë ekspert nga shoqëria civile, kryetari
i komunës së bashku me kryesuesin e komisionit është dashur që të koordinohen me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të hapin diskutimet për propozimin e kandidaturave.

Ne i rikujtojmë kuvendit komunal se përfaqësuesi i shoqërisë civile, tashmë i dorëhequr, ka pasur përkrahjen dhe konfirmimin e të gjithë anëtarëve aktiv të organizatave jo-qeveritare, medieve, grupeve të interesit dhe qytetarëve të tjerë aktiv në komunën tonë.
Konsiderojmë se kjo logjikë e imponimit dhe vendimmarrjes së njëanëshme është tejkaluar në komunën tonë dhe është vendosur praktikë e mirë e përfshirjes së shoqërisë civile në trupa komunale, siç kishtë ndodhur në fillim të themelimit të këtij komisioni.
Andaj, ne nuk e përkrahim përfaqësuesin e sapo zgjedhur për arsye të mënyrës së propozimit të tij, si dhe në frymën kolegiale të bashkëpunimit i kërkojmë që të tërhiqet nga ky propozim-votim i njëanshëm.
Gjithashtu, kërkojmë nga kuvendi komunal që ta tërheqë këtë vendim dhe të ftoj ekspertë nga shoqëria civile që të përzgjedhin përfaqësuesin e tyre për këtë komision.
Organizatat dhe aktivistët përkrahës të deklaratës:
Iniciativa për Progres (INPO)
QM Tema
Tv Liria

Në Ferizaj po jepen viza të rrejshme për Gjermani

Posted: 01 Apr 2017 06:06 AM PDT

Në Ferizaj po jepen viza të rrejshme për Gjermani

Policia e Kosovës përmes një raporti ditor ka treguar se në Ferizaj, është arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar viza pune në Gjermani.

Me urdhër të gjykatës kompetente është bastisur banesa e të dyshuarit me ç' rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy vula te firmës se tij te cilat dyshohet se janë te falsifikuara , printer, skaner, kartela te ndryshme bankare dhe dokumente te ndryshme.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Halili: Bashkëpunimi në fushën e arsimit me prioritet për komunën e Ferizajt

Posted: 01 Apr 2017 05:38 AM PDT

Drejtori Arsimit në Ferizaj po vazhdon vizitën në SHBA, ku sot ka takuar kryetaren e komunës se Nashville zonj. Mangan Barry. Ku në kete takim janë shkëmbyer përvojat e qeverive lokale, e gjithashtu janë dakorduar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, e në veçanti ne fushen e arsimit.

“Po ashtu gjatë ditës kemi realizuar edhe një takim me Kryetarin e komunës së Chattanooga z.Andrew Lawrence Breke, dhe shefin e policisë z.Fred Fletcher” ka thënë Muhamet Halili për FerizajPress.

Njerëzit në Gjermani po paguhen për të harxhuar rrymë

Posted: 31 Mar 2017 04:15 PM PDT

Siç u vërejt nga Quartz, që citoi të dhëna nga 'Agora Energiewende' në Gjermani, panelet diellore dhe hidrocentralet prodhuan 56.5GW energji, ku rreth 80% e saj u konsumua nëpër gjithë vendin.

Si rezultat i kësaj, çmimi i energjisë ra dhe ofruesit e energjisë në thelb u paguan nga prodhuesit për ta marrë energjinë elektrike nga duart e tyre, transmeton Gazeta Express.

Arsyeja për rënien e çmimit të energjisë është për shkak të jofleksibilitetit në sistem. Me burimet e energjisë së rinovueshme që prodhojnë kaq shumë energji, disa prej furnizimeve konvencionale me energji u fikën përkohësisht.

Për fat të keq, energjia e rinovueshme nuk mund ta furnizojë tërë vendin në të njëjtën kohë. Në një ditë normale, burimet e energjisë së rinovueshme prodhojnë rreth gjysmën e gjithë energjisë elektrike në Gjermani.

Ligji për legalizimet gati muajin e ardhshëm (Video)

Posted: 31 Mar 2017 04:15 PM PDT

Nga pesë shkurti i këtij viti është ndërprerë legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje me arsyetimin se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka përgatitur ligjin e ri për këtë çështje.

Ky ligj është në qeveri dhe pritet të miratohet muajin e ardhshëm.

Me ligjin e ri për legalizimet qytetarët do të paguajnë për shtëpitë e tyre vetëm 1 Euro për metër katror, kurse për shtëpitë e ndërtuara deri në vitin 2004 nuk do të ketë taksa fare./21Media