“16 fermerë ferizajas përftojnë serra dhe sistem të ujitjes” plus 8 more Ferizaj Press

“16 fermerë ferizajas përftojnë serra dhe sistem të ujitjes” plus 8 more Ferizaj Press


16 fermerë ferizajas përftojnë serra dhe sistem të ujitjes

Posted: 04 Apr 2017 07:50 AM PDT

Fermerët ferizajas edhe këtë vit, po përfitojnë serra me nga 300 metra katrorë si dhe sistem të ujitjes. Kështu bëri të ditur drejtori i bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci. Ai tha se ky projekt po realizohet pas procedurave që janë bërë për shpërndarjen e mjeteve për subvencionimin e fermerëve ferizajas.

"Në mesin e muajit shkurt kemi shpallur tenderin për furnizimin e fermerëve me serra dhe sistem të ujitjes pikë-pikë, ku tenderi ka shkuar në mënyrë të rregullt është nënshkruar kontrata. Komisioni ka përfunduar punën e vet, ndërsa janë përcaktuar 16 përfitues që do të përfitojnë nga serrë prej 300 metra katror dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë", ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se përfitues e një serre është edhe shkolla e mesme e agrobiznesit "Zenel Hajdini" në Ferizaj.

Projekti i dytë i Drejtorisë së Bujqësisë për këtë vit, është edhe furnizimi i fermerëve me kulturën lavërtare vjeshtore, respektivisht me kulturën e grurit, ku do të bëhet subvencionimi i fermerëve me herbicit.

"Herbiciti është preparat kimik për luftimin e barojave të këqija të cilat kanë ndikim pozitiv në kualitetin dhe në cilësinë e grurit. Pritet që javën e ardhshme të bëjmë shpërndarjen e "herbicitit sekator" për 1500 hektarë, aq sa e kemi paraparë edhe shpërndarjen e tyre" potencoi Vranovci.

U bë e ditur se ende është duke vazhduar aplikimi për subvencionimin e fermerëve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa aplikimi po bëhet në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj. U tha se deri më tash kanë aplikuar 900 fermerë, për subvencionim të kulturave të ndryshme.

"Gjithashtu projekt tjetër kemi edhe furnizimin e fermerëve me kulturën e mjedrës. Ky projekt është i përbashkët me USAID-in ku kjo organizate do të financojë, përmes partnerit strategjik që është i zgjedhur nga USAID-i-furnizimi me fidanë të mjedrës, kurse komuna do të shpall tenderin për furnizimin e po të njëjtëve fermerë me sistemin e ujitjes pikë-pikë, dhe telin që është i vendosur në shtyllat mbajtëse të tyre. Ky projekt do të realizohet për 25 fermerë me nga 32 ari ku gjithsejte 8 hektarë", ka thënë drejtori Vranovci.

Por, sipas numrit një të Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, projekti më i rëndësishëm sa i përket sektori të bujqësisë e i cili ka filluar të realizohet qysh nga viti i kaluar është aplikimi i kredive përmes bankës.

"Deri më tash kanë përfituar 30 fermerë me mbi 700 mijë euro vlerë monetare, 11 të tjerë veç janë përfitues por, ende nuk ju kanë dal mjetet, dhe janë mbi 50 fermerë që janë në pritje dhe janë kandidatë potencial për ta realizuar këtë kredi. Ky projekt është i realizuar më shumë sukses dhe është duke treguar rezultate shumë të lartë, ku nga interesimi i fermerëve dhe të gjithë atyre që merren me bujqësi, planifikojmë që të deri në fund të vitit me këto mjete që i kemi në dispozicion, dikun t'i fusin në qarkullim mbi 2 milion euro", ka përfunduar drejtori Vranovci.

Shënohet dita e shkollës “4 Prilli” në Zllatar

Posted: 04 Apr 2017 04:59 AM PDT

Ferizaj.04.04.2017. Me këtë rast janë përkujtuar edhe katër viktimat e këtij fshati që ranë për të mos vdekur kurrë me 4 prill të vitit 1999.

Në shënimin e kësaj ditë merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, përfaqësues të institucioneve të tjera, qytetarë, por edhe prindër e mësimdhënës të kësaj shkolle.

Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Ibrahim Sallahu, theksoi se 4 prilli është data që meriton të kujtohet çdo here, sepse sipas tij e gjithë Kosova përballej me terror edhe fshati Zllatar në luftën e fundit dhuroi katër viktima të cilat ishin Admir Topalli, Nexhmije Topalli, Sanije Topalli si dhe Izet Sallahu.

Tutje drejtori Sallahu, ka thënë se në këtë shkollë përballen me probleme të shumta, por njëri ndër ta është problemi i hapësirës shkollore.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka thënë se në ketë ditë shkolle po kujtojnë edhe viktimat që ranë për të mos vdekur kurrë, ata të cilët kanë sjellur edhe lirinë.
“Jemi sot këtu për të festuar ditën e shkollës dhe për të kujtuar viktimat, martirët dhe dëshmoret qe na sjellën lirinë", ka thënë nënkryetari Zariqi, përderisa ka shtuar se arsimimi është njëra ndër prioritetet e Kosovës për integrimin e saj edhe në shtete ndërkombëtare. Ai tha se duhet të gjithë të angazhohen në mënyrë që edhe cilësia e arsimit në asnjë mënyrë të mos mungojë.

"Duhet të bëjmë më shumë për të ndryshuar cilësinë e arsimit, në mënyrë që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të ndritur", ka thënë Zariqi.

Me këtë rast është bërë edhe promovimi i revistës së kësaj shkolle me titull "Lulet e Prillit", të cilin promovimin e bëri profesori i gjuhës shqipe Zymer Haliti.

Me këtë rast u bënë homazhe tek lapidari i viktimave, ndërsa u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

Kosova ka bërë përparim drejt konsolidimit të shtetësisë

Posted: 04 Apr 2017 04:40 AM PDT

Sukseset e fundit të populistëve në zgjedhje në Perëndim, kanë rritur frikën për destabilitet në Evropën postkomuniste dhe Euroazi, ka paralajmëruar në një raport të tij, monitoruesi i demokracisë Freedom House.

Në raportin e Freedom House thuhet se vetëm gjatë vitit të kaluar, vota e britanikëve për t'u larguar nga Bashkimi Evropian, kundërshtimi i votuesve holandezë për marrëveshjen e Asociimit ndërmjet BE-së dhe Ukrainës dhe zgjedhja e Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara, "kanë rritur dyshimet së fundi për rendin e brishtë të pas Luftës së Ftohtë".

Gjetjet u bënë publike në raportin vjetor të grupit me seli në New York për Popujt në Tranzicion me nëntitullin "Premtimet e rreme të populizmit".

"Brexit dhe administrata e re në Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar populistët anti demokratë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan" i tha Radio Evropa e Lirë, drejtori i projektit Popujt në Tranzicion të Freedom House, Nate Schenkkan.

"Tani një masë kritike e liderëve në rajon hapur po e kundërshtojnë idenë e demokracisë liberale dhe ky populizëm po kombinohet gjithnjë e më shumë me nacionalizmin e vrazhdë etnik që në një mënyrë kërcënon paqen ne Evropë", thotë Schenkken, transmeton REL.

Raporti shënon se një "ripërtëritje" e populizmit në Evropë ka ndodhur që prej rikthimit në pushtet të kryeministrit hungarez Viktor Orban më 2010 duke 'hequr' kontrollet dhe balancët në këtë shtet të BE-së dhe ka vazhduar me sulmet mbi shoqërinë civile dhe shtypin në Ballkan.

Në raport thuhet se në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan "vitet e populizmit dhe të korrupsionit kanë gërryer institucionet premtuese demokratike”.

Raporti shënon edhe lëvizjet në vendet në tranzicion duke përmendur edhe Kosovën. Sipas Freedom House Kosova këtë vit ka lëvizur nga një regjim gjysmë autoritar i kosoliduar në një regjim tranzitor/hibrid.

"Kosova ka filluar nga pika më e ulët nga vendet e Ballkanit në anketën tonë dhe gjatë dekadës së kaluar ka bërë përparim drejt konsolidimit të shtetësisë dhe ndërtimit të institucioneve të veta", ka thënë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i projektit për Vendet në Tranzicion, i Freedom House, Nate Shcankkan.

"Por tash e tutje bëhet ende më vështirë", paralajmëroi ai, duke shtuar se "qeveria e vendit dhe partitë politike duhet të rrisin llogaridhënien në çështjen e korrupsionit dhe ata duhet të marrin vendime të vështira politike, në çështjet siç janë përfaqësimi i pakicave dhe integrimi evropian".

Në raport ndërkohë, Serbia është vlerësuar se ka arritur në pikën më të ulët të demokracisë që prej vitit 2003, pavarësisht se ka bërë përparim në negociatat për pranimin në BE.

Ahmetaj: Ky është kushti i vetëm për vizat

Posted: 04 Apr 2017 04:37 AM PDT

Ajo ka thënë se me vizitën e fundit të Mogherinit në Kosovë është thënë se lufta krimit të organizuar dhe korrupsionit është plotësuar dhe kusht i vetëm mbetet Demarkacioni me Malin e Zi"Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë se kriteri i cili duhet përmbushur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Me ardhjen e Frederica Mogherinit në Kosovë, BE-ja e ka vërtetuar se Kosova ka luftuar bindshëm kriterin e luftimin e korrupsionit", tha ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë ngritje të aktakuzave të cilat tregojnë hapur që Kosova po lufton në vazhdimësi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjatë këtij raportimi të pranishme ishin edhe pyetjet e anëtarëve të këtij komisioni të cilat kryesisht ishin të fokusuara në fondet e IPA-së dhe rreth marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadrijaj kanë pyetur për fondet e IPA-së se sa janë komunat të informuara, si aplikohet për ato fonde dhe a ka transparencë, si dhe për implementimin e MSA-së.

Ministrja Ahmetaj është përgjigjur duke thënë se për fondet IPA duhet të aplikohet aplikim ky që sipas saj është në mënyrë transparente. Ajo ka treguar që hierarkia e grupeve punuese është nga komuna e deri tek qeveria e cila është bashkëpunim me komisionin evropianë, pasi që ky i fundit është edhe donator i këtyre fondeve.

"Grupet punuese nuk veprojnë sipas dëshirës por e kanë një hierarki, do të thotë që ata kanë një link punues prej komunës deri te qeveria. Ne ulemi bashkë e draftojmë atë projekt, por gjithmonë edhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, i cili është edhe donator.  Në asnjë moment nuk bëhet me preferenca individuale është transparent dhe është në të mirë të qytetarëve", ka thënë Ahmetaj.

Qeveria e quan mediatike kërkesën e Listës Serbe për Universitetin e Mitrovicës

Posted: 04 Apr 2017 04:37 AM PDT

Megjithatë, nuk mohohet mundësia që secila kërkesë e Listës Serbe të shqyrtohet  dhe më pas të vendoset nëse  të njëjtat janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Këshilltari politik i kryeministri Mustafa, Bajram Gecaj, tha të martën për Express se do të ulën dhe bisedojnë për çdo kërkesë të tyre, pavarësisht se kërkesën e fundit e quajti vetëm mediatike.

"Kjo është kërkesë e tyre. Ne do te ulemi dhe do t'i shqyrtojmë te gjitha kërkesat. Megjithatë, çkado që të pajtohemi do të jetë  në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës", u shpreh Gecaj.

I pyetur nëse kjo nënkupton se Qeveria do të pranojë që të diskutojë edhe për çështjen e Universitetit serb të Prishtinës që funksion në Mitrovicë, që kjo e fundit të përfshihet në ASK, Gecaj nuk ishte i prerë për këtë rast.

"Jo, nuk do të thotë….ajo është tani për tani vetëm kërkesë e tyre, dhe atë mediatike", ka thënë këshilltari i kryeministrit.

 

Kujtojmë se Lista Serbe pas më shumë se 5 muajsh bojkot të institucioneve të Kosovës, janë rikthyer me qëllim themelimin e Asociacionit dhe për ta dhënë votën e tyre për Demarkacionin./Express

Kaçanik, vazhdon implementimi i planit për menaxhimin e mbeturinave

Posted: 04 Apr 2017 03:56 AM PDT

Me kërkesë të qytetarëve, ka vazhduar shpërndarja e kontejnerëve shtëpiak në rrugën "Tefik Raka" si dhe në Fshatin Vatë në lagjet Neziraj dhe Gjinaj.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani tha se ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit "Furnizimi me shporta për mbeturina 120l", me qëllim të rritjes dhe zgjerimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në ekonomitë familjare të pambuluara me shërbim. Implementimi i këtij projekti është në kuadër të objektivave të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave rreth zbatimit të PKMM 2016-2021.

Sipas Planit për Menaxhim të Mbeturinave komuna synon që të mbuloj të gjitha zonat e komunës me shërbim të grumbullimit të mbeturinave me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër.

Sherif Frangu përjetësohet në dokumentar

Posted: 04 Apr 2017 01:03 AM PDT

“Feniksi i pranverës së madhe” është titulluar dokumentari i cili u shfaq sot për nder të 36 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Sherif Frangu.

Neriman Braha, përfaqësues i Shoqatës së të Burgosurve Politik, tha se Sherif Frangu u vra në demonstrata paqësore. Ai tha se Sherifi derdhi gjakun e tij në tokën e Kosovës për të çelur aty një ditë lulet e lirisë.

"Me 3 prill të vitit 1981 në ballë të demonstruesve në Ferizaj  duke brohoritur parullën e famshme Kosova Republikë ra heroikisht Sherif Frangu. Ky djalosh që u vra nga dora vrastare e gjakatare e pushtetit serb, e  derdhi gjakun e tij në tokën e Kosovës për të çelë aty një ditë lulet e lirisë. Sherif Frangu si dhe të gjithë dëshmorët i vranë në demonstrata paqësore, i ndan nga radhët e shumta të demonstruesve të Kosovës, për Kosovën Republikë. Por, në rënien e tyre ata u renditen në radhët e dëshmorëve të kombit tonë", tha ai.

Po ashtu, ai tha se me 1, 2 e 3 prill 1981 në të gjithë Kosovën qindra demonstrues kërkuan që pozita e Kosovës të ngritej në nivelin e Republikës, por që kjo kërkesë kishte hasur në reagim të pushtetit serb.

Braha: Me 1, 2 e 3 prill është kërkuar të ngritët pozita e Kosovës

"36 vjet më parë në Prishtinë e gjithandej Kosovës jehonin fuqishëm kërkesat e shqiptarëve për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të federatës jugosllave. Ndërsa këto kërkesa përmblidheshin në sloganin e njohur ‘Kosova Republikë’. Me 1, 2 e 3 prill të vitit 1981 në Prishtinë e në gjithë Kosovën qindra demonstrues kërkuan zëshëm dhe publikisht para organeve të pushtetit jugosllav që pozita e Kosovës në federatën jugosllave të ngritet në nivelin e republikës dhe të ishte e barabartë me republikat e tjera të saj. Kjo kërkesë legjitime e popullit shqiptar i cili kishte mbetur padrejtësisht në nën sundimin jugosllav hasi në reagimin  e shfrenuar të pushtetit serbomadh", tha ai.

Ai tha se demonstruesi kërkuan konform rrethanave ekzistuese që nw Jugosllavi ta kishin Rrepublikën e tyre ashtu siç e kishin popujt e tjerë.

Sipas tij, 'Kosova Republikë' nuk ishte parullë boshe, ishte vetëm një shprehje e qartë se ky popull ishte vetëdijesuar për të pasur formën e shtetit të vet si popujt e tjerë.

Ndërsa, Kryetari i shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve, dhe vëllai i heroit Afrim Zhitia, Naim Zhitia, tha se ai nuk ka qenë as marksist, as leninist, as stalinist, por kanë qenë lulëkuqet e Kosovës.

Zhitia: Sherifi që nga vrasja ka qenë dëshmorë, por tani edhe juridikisht

"Sherifi që nga vrasja e tij ka qenë dëshmor dhe është respektuar nga populli i Kosovës, bashkë me shokët e vet. Por, tani është edhe juridikisht nga institucionet e Kosovës njihet si dëshmor i kombit dhe tash e tutje bën pjesë në listën e heronjve të Kosovës. Sot këtu nuk mundem pa e përmendur se disa nga zërat që po ulërojnë se gjoja kanë qenë marksist, leninist, stalinist, këta nuk kanë qenë as marksist, as leninist, as stalinist, por kanë qenë lulëkuqet e Kosovës ashtu siç i quante shteti shqiptarë i kohës", tha Zhitia.

Ndërsa në emër të familjes foli trashëgimtari i Sherif Frangut, Sherif i ri, i cili falënderoi të gjithë për këtë film dokumentar.

Sherif Frangu u vra me 3 prill 1981,gjatë demonstratave studentore në Ferizaj.

Posta emeton pullën postare për Enver Hadrin

Posted: 03 Apr 2017 02:00 PM PDT

Prishtinë, 3 prill  2017
Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare që i dedikohet heroit Enver Hadri, një prej veprimtarëve më të shquar të çështjes kombëtare.

Enver Hadri ishte një idealist që u sakrifikua për Kosovën.

I përndjekur nga regjimi jugosllav, në vitin 1972 u detyrua ta lëshojë vendlindjen – Pejën  – dhe të vendoset në Bruksel të Belgjikës.

Atje  punoi pareshtur për  informimin e opinionit ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për kërkesat e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Për këtë qëllim, ai u angazhua për botimin e gazetave edhe në gjuhën frënge, emetimin e programeve në radio, takimet me politikanë perëndimorë, etj. Në vitin 1983 themeloi Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, me seli në Bruksel. Hadri mbante kontakte me zyrtarë dhe përfaqësues me ndikim të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ndër të arriturat e tij është edhe kontributi i drejtpërdrejt për hartimin dhe aprovimin në Parlamentin Evropian të rezolutës së parë dhe të dytë me të cilat denoncohej regjimi jugosllav për shtypjen e shqiptarëve.

Lufta e gjatë politike Enver Hadrit i kushtoi me jetë. U vra më 25 shkurt 1990, në Bruksel, nga shërbimi i fshehtë i regjimi jugosllav.

Për kontributin dhe veprimtarinë patriotike, është dekoruar me urdhrin "Hero i Kosovës"  nga presidenti Ibrahim Rugova, në vitin 2006.

Pulla postare kushtuar heroit Enver Hadri është emetuar nga Filatelia e Postës të dielën më 2 prill, në 76 vjetorin e lindjes së tij.

Komuna e Ferizajt dërgon 90 maturant për vizitë në Itali

Posted: 03 Apr 2017 01:25 PM PDT

Ferizaj.03.04.2017. Në një takim të mbajtur me drejtor të shkollave të mesme ,kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa ,ka njoftuar se gjatë vizitës në Itali ka arritur një marrëveshje që 90 maturantë pë 15 ditë do të vizitojnë Italinë dhe të shohin edhe mundësitë për studime.
“Gjatë vizitës në Itali,në takime me Don Sandro Shaboletën, mikun e ferizajasve, kemi arritur një marrëveshje që 90 maturant të Ferizajt të vizitojnë Italinë nga 11 deri më 25 Qershor. Gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë vende të ndryshme, kolegje dhe Universitete të njohura të Italisë. Është kjo një mundësi e mirë që maturantët tanë të njoftohen edhe për mundësi të studimeve në drejtime deficitare apo në Universitete me traditë” ka thënë  Svarqa në këtë takim.
Me këtë rast Svarqa ka bërë të ditur se shpenzimet e udhëtimit do të paguhen nga Komuna e Ferizajt ndërsa shpenzimet e qëndrimit për 15 në Itali do të paguhen nga organizatori, nën përkujdesjen e Don Sandro Shaboletës.
“Numri i maturantëve të cilët do të jenë përfitues të këtij ekskursioni do të jetë proporcional me numrin e maturantëve nëpër shkolla. Por kërkoj nga drejtorët e shkollave që përfitues të jenë vërtetë nxënësit që e meritojnë” ka thënë Svarqa.