“Zgjedhja e kryetarit shqiptar, Kuvendi maqedonas vazhdon punimet” plus 9 more 24 ore lajme

“Zgjedhja e kryetarit shqiptar, Kuvendi maqedonas vazhdon punimet” plus 9 more 24 ore lajme


Zgjedhja e kryetarit shqiptar, Kuvendi maqedonas vazhdon punimet

Posted: 28 Mar 2017 07:25 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë pritet të rinisë punimet për seancën e konstituimit dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit maqedonas. Dita e djeshme u karakterizua nga polemikat mes VMRO-së së Nikolla Gruevskit dhe LSDM-së së Zoran Zaev. Por, qëndrime të kundërta pati edhe mes partive shqiptare, pasi Lëvizja Besa deklaroi se nuk e ...

BESA kundër BDI, s’pranon Xhaferrin për kryeparlamentar

Posted: 28 Mar 2017 07:19 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë kërkon zgjidhje për krizën politike pas thellimit të saj në fillim të seancës konstituive pasi ajo u kthye në një maratonë fjalimesh politike dhe akuzash për destabilizimin e këtij vendi. Partitë politike thonë se zgjidhja e këtyre problemeve duhet diskutuar. Por, VMRO e Nikola Gruevskit, do të vazhdojë të bllokojë foltoren e ...

Drake përfundon në spital

Posted: 28 Mar 2017 07:14 AM PDT

Sipas rrjeteve sociale, Drake ka anuluar koncertin e tij në Amsterdam për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Reperi madje u dërgua menjëherë në spital dhe si pasojë nuk ka mundur ta japë koncertin e tij. Ka qenë një promovuese e koncertit ajo që i ka dhënë audiencës këtë lajm të trishtueshëm, e cila ...

Call center-at po ikin, pezulluan aktivitetin 30 kompani

Posted: 28 Mar 2017 07:07 AM PDT

Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive. "Mbi 2 apo 3 mijë vende pune kanë qenë nga call center-a që kanë qëndruar mbi 5 vjet në Shqipëri, të cilat kanë patur një kontratë ekskluzive me një multinacionale ...

LSI kërkesë KQZ-së, dorëzon regjistrimin si subjekt zgjedhor

Posted: 28 Mar 2017 07:02 AM PDT

Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin për zgjedhjet që do të mbahen në 18 qershor. LSI ka kërkuar të regjistrohet si subjekt zgjedhor, ndërsa KQZ-ja do të shqyrtojë këtë kërkesë për regjistrim. Partia Socialiste është regjistruar si subjekt zgjedhor pak ditë më parë, ndërsa ...

Lekaj: Autoritetet franceze t’i japin fund shkarravinave të Serbisë, Haradinaj duhet të lirohet

Posted: 28 Mar 2017 06:43 AM PDT

Gjykata në Colmar të Francës pritet që gjatë javës së ardhshme, më 6 prill të marrë vendimin për ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte. Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku Haradinaj është shpallur ...

Hyseni dhe Asselborn bisedojnë për bashkëpunimin Kosovë-Luksemburg

Posted: 28 Mar 2017 06:32 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn. Me këtë rast, ministri Hyseni e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Republikës së Kosovës. Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve ...

Qeveria lejon vizitën e Vuçiqit nën shumë kërkesa e kushtëzime

Posted: 28 Mar 2017 06:23 AM PDT

Pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver ...

Hoxha: Le të mos fshihemi pas të pamundshmes, por ta luftojmë korrupsionin

Posted: 28 Mar 2017 06:20 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në tryezën e organizuar kundër korrupsionit me temën "Luftimi i korrupsionit, 'peshqit' e vegjël zihen, të mëdhenjtë lihen të lirë". Kosova nuk bën përjashtim sa i përket pranisë së korrupsionit, theksoi ministrja Hoxha, në fjalën e saj në këtë tryezë dhe shtoi se korrupsioni dëmton qytetarin, institucionet dhe ...

Përfundon “saga” italiane, për TAP-in nuk ka më pengesa

Posted: 28 Mar 2017 06:03 AM PDT

Protestat e banorëve, të sindikatave apo edhe shoqatave ambientaliste në San Foca të Italisë, ishin kthyer në një kërcënim serioz për mbarëvajtjen e ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP). Por, më në fund, duket se gjithçka është zgjidhur. TAP ka arritur të marrë të gjitha lejet për ndërtimin e pjesës së gazsjellësit në Itali. ...