
Vasfi Samim Visoka
Jeta dhe vepra e tij janë botuar në 28 vëllime dhe është vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhri "Mjeshtër i Madh", viti 2008. Samimi është përfaqësues i asaj gjenerate profesionistësh intelektualë të formuar në Turqi dhe Gjermani, të cilët jetësuan lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës. Renditet ndër themeluesit e shërbimit veterinar e zooteknik në Shqipëri dhe si njëri nga futbollistët e parë shqiptarë që ka luajtur jashtë vendit në Turqi në një sezon të rregullt futbollistik para Riza Lushtës dhe Loro Boriçit në Itali.
Nëna Kosovë është një nga përshkrimet e sinqerta dhe romantike të autorit për vitet 1938-43. Libri çelet me shprehjen poetike: "Kam Shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor.Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj ësht mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saja të shenjta valon një fuqi magjiplote."
"SHQIPËRIJA E VERTETË, NËNA KOSOVË" (1938-1943), (Njenja dhe mendime), Tiranë:1995
"Ky libër i dedikohet martirëve të motshëm e të rinjë, kohrave të kaluara e të ditëve te sotshme, që kanë ra dëshmorë për lirin e kombit e t’atdheut.Në këtë libër nuk ka politikë, shovinizëm dhe pamje të nji-anshëm, por ka vetëm nji parashtrim i sinqert i nji të vërtete të shenjtë njerëzore!..."