Qeveria kusare me ne krye Ramen dhe marioneten e saja ne Bregdet, Goron, kane deshtuar totalisht. Bene nje shetitore pacavure, i vodhen dhe parate dhe fondet e shetitores duke mbushur xhepat e tyre me para.
Nderkohe "Himara e Re" e Rilindur, eshte me keq se Himara e Vjeter. Himara vazhdon te jete pa drita dhe uje dhe biznesmenet e pakte ne Himare rropaten duke mbushur uje ne Borsh per klientet e tyre, sepse ne Himare s'ka uje te rrjedhshem, dhe uji qe vjen eshte uje i papijshem dhe i kripur. Kjo situate ka vazhduar per shume vjet por Rilindja mashtruese tha qe do ta zgjidhte problemin e ujit por nuk arriti te siguroje as uje e as drita ne Himare ndaj kerkon me deshperim turizem low-cost.
Ja si genjeu Jorgo Goro per sezonin turistik ne Himare ne Qershor te vitit 2015, duke thene qe do ta zgjidhte perfundimisht problemin e ujit dhe do ta furnizonte Himaren me energji elektrike dhe uje.
http://shqiptarja.com/lajme%20shkurt/2749/jorgo-goro-prezanton-programin-viti-tjet-r-do-e-gjej-himar-n-destinacionin-m--atraktiv-n--shqip-ri-297284.html
Papritur tanin ne Mars 2017 dy muaj para zgjedhjeve mashtruesit filluan te bejne sikur po rregullojne tubacionet e ujit ne unazen e Himares, dhe ne u dashkemi t'i besojme. E cfare do sjellin? Uje deti me shpejtesi astronomike ne Himare?
https://www.facebook.com/Ujesjellesihimare sic e shikoni Ujesjellsi e zhduku faqen e tija
Me poshte eshte deshmia e nje personi qe ka biznes ne Himare qe ne vitin 2012
Për çdo gjë le të drejtohen për verifikim pranë zyrave të shtetit”, thotë Robert Rondo. I kthyer pas 20 vitesh nga Greqia, ai po ndërton një hotel në Himarë, vetëm pak metra larg bregdetit. I pëlqen se si ka ndryshuar vendlindja e tij gjatë dy dekadave të fundit, por ka edhe shumë rezerva. “Tensioni i energjisë është shumë i dobët. Unë mezi mbaj pajisjet shtëpiake në punë, nuk e di se si do t’ia bëj kur të vë në funksionim hotelin. Për shkak të mbingarkesës në rrjet, dritat ikin shpesh, ndërsa edhe uji i pijshëm është problem. Përveçse është me kufizim në orare, është edhe shumë i kripur. Sikur vjen direkt nga deti”, vë në dukje Rondo. Një konstatim që vjen jo vetëm nga pronarët dhe biznesmenët e tjerë të Himarës, por nga të gjithë qytetarët. Për ta verifikuar, hapëm një rubinet uji pranë një lokali. E rrotulluam deri në fund, por nuk doli. U rikthyem në të njëjtin vend pas 3 orësh. Uji tashmë kishte ardhur, por i afrohej shijes së shëllirës… /
Ne kete raport te pergatitur nga DEA STUDIO |THYMIO PAPAYANNIS & ASSOCIATES INC. kompani qe ne fakt ka marre piket me te larta ne tendera nga vete Bashkia Himare, ne nentor te 2016 pranohet qe Himara vuan nga uji i kripezuar dhe uje jo sanitar:
SHËRBIM KONSULENCE, PËR HARTIMIN E PLANEVE TË PËRGJITHSHME VENDORE, PËR KATËR BASHKI, VLORË, SARANDË, HIMARË, KONISPOL
"Uji i pijshëm (burimet dhe puset). Në Bashkinë Himarë burimet e ujit të pijshëm janë të origjinave të ndryshme duke filluar nga ato me origjinë karstike, nëntokësore, ujërat në mjedisin e detar, burime të pasura minerale etj. Duke u bazuar në disa studime që lidhen me zonën ujërat janë të një cilësie të mirë dhe që mund të përdoren pasi kanë marrë trajtimin e duhur. Pjesa më e madhe e këtyre burimeve të ujit të pijshëm gjenden në fshatrat Pilur, Kudhes, Dhërmi, Vuno, Qeparo-fshat, Ilias, Jal, Borsh dhe Lukove dhe që praktikisht duke u nisur nga pozicioni i tyre ato mund të quhen të mbrojtura nga ndotësit e mundshëm pasi gjenden larg zonave urbane dhe atyre në zhvillim. Sidoqoftë mungon monitorimi dhe matjet e parametrave të ndryshëm sipas ligjit në fuqi si nga ana e Bashkisë ashtu edhe nga institucionet përgjegjëse. Analiza sporadike janë kryer për disa nga parametrat fiziko-kimik të burimeve të mësipërme, por që janë krejtësisht të pamjaftueshme për ta bërë ujin e këtyre fshatrave të pijshëm. Vetëm shtatë parametra janë matur nga 48 të tilla që duhen monitoruar në bazë të normave kombëtare dhe ndërkombëtare.Situata paraqitet më shqetësuese në burimet që ndodhen në Himarë, Livadh, Porto Palermo dhe Qeparo-fushë, pasi ato nuk plotësojnë kushtet e zonës sanitare. Furnizimi i rregull me ujë të pijshëm në të gjitha zonat paraqet vështirësi sidomos në sezonin vero. Në fshatin e Jalës nuk ka asnjë metër tubacion për ujin e pijshëm dhe çdo shtëpi e merr atë nëpërmjet puseve individualisht. Situata e furnizimit me ujë në qytetin e Himarës është e pakënaqshme si në cilësi ashtu edhe në sasi. Ujërat në zonë janë të rrezikuar edhe nga kripëzimi. Një burim ujor i kërcënuar është ai që gjendet në pjesën veriore të Himarës, i cili gjendet në fushën e fshatit Livadh, në zonën e ullishtës ku uji ka një shije lehtësisht të kripur(efekti Venturi), pa erë dhe transparent. Ngarkesa mikrobike e tij mbetet për tu analizuar. Zona përreth ka ndërtime (kryesisht vila një dhe dy katërshe) në një distance rreth 100 metra larg. Ujërat e zeza të këtyre shtëpive derdhen në gropa septike të ndërtuara jo sipas standardeve ndërkombëtare, pa kurrfarë trajtimi paraprak. Në pjesën jugore të tij qyteti furnizohej nga pusi, i cili gjendej në Potam. Uji i pompuar ishte transparent, pa erë dhe me shije kripe (efekti Venturi) nga uji i detit. Ngarkesa mikrobike e tij mbetet për tu analizuar. Pranë këtij pusi, gjendja e ndërtimeve (shumëkatëshe), e gropave septike të ndërtimeve të reja ishte edhe më e rëndë se ajo e pusit tjetër në Spile." (faqe 40)
Dokumenti i plote http://docdro.id/8t4IP6F
Irakliu u ankua shume per ujin po pastaj e mbylli gojen kur erdhi Gorua se i bejne matrapazlleqet bashke
Sa gjendje e bukur ne Himare kur uji eshte mizerje. Dhe ne kohen e luftes puset funksiononin me mire dhe kishte uje. Kurse tani Himarjotet rropaten lart e poshte ne Bregdet qe te marrin uje. Po lum si ne qe kemi ca shetitore/nevojtore me te cilat mburremi dhe sic thote Jorgua i Gorres do ta zbukurojme dhe me shume.
Ne projektin e mesiperm thuhet qe jane te shqetesuar qe ndotja e ujit mund te sjelle largimin e zogjve, por me sa duket jo te njerezve. E ca turizmi do beje Rilindja kusare me keto kushte me te keqia se ne Xhibuti?
Po Jorgo Goro cfare ben? Mos pi uje te kripur per vete Jorgo Goro si dhite qe kujton se Himarjotet duhet te pijne uje te tille?
Harruam qe ai eshte i zene duke vjedhe me Rondon ose duke u fshehur sokakeve te Himares https://dhunimi.blogspot.com/2016/04/ta-pastrojme-himaren-nga.html









