“Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme!” plus 3 more Gazeta Tribuna

“Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme!” plus 3 more Gazeta Tribuna

Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme!

Posted: 31 Mar 2017 01:05 AM PDT

Gjykata Speciale është njëra prej arsyeve se pse po kërkohet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kjo pasi që funksionalizimi i tërësishëm i kësaj Gjykate pritet ta godasë skenën politike, gjegjësisht disa figura të cilat janë pjesë përbërëse e partive politike në Kosovë.

Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët konsiderojnë se po qe se shkohet në zgjedhje para aktakuzave të para, atëherë partitë në pushtet, veçanërisht PDK-ja, mund t'i fitojë sërish zgjedhjet, në të kundërtën, sipas tyre, mund të ngelet edhe në opozitë.

Nga ana tjetër, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë miratuar para dy dite rregullat e Procedurës dhe të Provave, dy muaj pas emërimit të gjyqtarëve të saj.

Si rrjedhojë e kësaj njohësit e çështjeve juridiko-kushtetuese konsiderojnë se aktakuzat e para mund të ngrihen shumë shpejt.

Sipas tyre, ndërrim të skenës politike do të ketë, por jo destabilizim të situatës.

The post Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme! appeared first on Gazeta Tribuna.

Specialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme!

Posted: 31 Mar 2017 12:58 AM PDT

Ligjet e shëndetësisë, politike

Posted: 31 Mar 2017 12:56 AM PDT

Të paktën 22 ligje në fushën e shëndetësisë, janë aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe megjithëse Ministria e Shëndetësisë thotë se ato po zbatohen në një masë të kënaqshme, sindikalistët e thonë të kundërtën. Sipas tyre ligjet janë politike dhe të përshtatura për interesa partiake.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka raste kur ligjet hasin në vështirësi sa i përket zbatimit, por ato në vazhdimësi po monitorohen.

"Ligjet në sektorin e shëndetësisë e ndajnë fatin me ligjet në sektorët e tjerë. Ka disa që zbatohen në tërësi, por ka edhe të tilla që kanë vështirësi në zbatimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë, bashkë me institucione të tjera, duhet të jenë përveç si sponzorizues të ligjeve edhe monitorues dhe aty ku ka vështirësi të bëhen përshtatje. Ajo çka vërehet; në aspektin legjislativ po punohet shumë dhe po vie duke u fuqizuar zbatueshmëria e ligjeve", ka thënë Hoti.

Por, për sindikatën ligjet varen nga bartësit e institucionit, dhe varësisht nga ndërrimet në Ministri edhe varet zbatimi i tyre.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë se ligjet asnjë ministër i shëndetësisë nuk e vazhdon punën e ministrit paraprak. Si rrjedhojë, thotë ai, kjo e ka sjellur sistemin shëndetësorë në nivelin që është.

"Sa i përket ligjeve dhe implementimit të tyre është tragjedi. Miratohet në parlament dhe si të vjen partia tjetër duke i kushtëzuar interesat e veta partiake, i ndërprejnë ato ligje dhe fillojnë amandametimin e ligjeve. Kjo po ndodhë qe 17 vjet. Asnjë ministër nuk e vazhdon punën e një ministri paraprak, për të zbatuar interesat partiake", tha Syla.

Sipas tij disa ligje nuk janë transparente dhe prekin edhe qytetarët edhe mjekët njëkohësisht.

"Ligji i sigurimeve shëndetësore nuk zbatohet. Ligji i shëndetësisë që është në amandamentim, është një ligj që gjatë tërë kohës nuk ka qenë transparent. Mjafton t'i përmendim këto dy ligje e që janë duke e dëmtuar sistemin shëndetësor", ka thënë Syla.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë të mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por ka vlerësuar se zbatueshmëria e tyre është vënë në pikëpyetje.

Janë disa ligje, sipas OBSH-së, që nuk kanë arritur të zbatohen dhe vec tjerash përmendet Ligji për Duhanin, i cili siç thuhet pati nisur mirë, por zbatimi i tij kohët e fundit ka nisur të zbehet.

The post Ligjet e shëndetësisë, politike appeared first on Gazeta Tribuna.

Rikthehen NR

Posted: 30 Mar 2017 10:49 AM PDT

Në intervistën për emisionin "E' Zone" në Tribuna Channel, hip hop artisti BimBimma rrëfeu për planet e tij e njëkohësisht edhe për ish grupin e tij NR.

Rikthimi i tyre është planifikuar, por a do të sjellin një album apo do të rikthehen me një koncert, do të mund ta kuptoni të shtunën me fillim ne ora 18:00, në E' Zone të Tribuna Channel

Nr, ishte në përbërje të BimBima, Ergen, Real 1 dhe Dj.Blunt.

The post Rikthehen NR appeared first on Gazeta Tribuna.